Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 100
  1. #41
    cmitizuese Maska e zerbina
    Anėtarėsuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    S`e di me thane
    Postime
    129
    Sa lajm i mire ! Ishalla po na i heqin vizat. Se ne shqiptaret nuk jemi si turqia apo kroacia qe kane vite qe presin. Ne jemi si Norvegjia apo Islanda qe futemi fet e fet. Kaq ishte puna sa te fusnim kembet.Kjo se jemi vend i vogel dhe mjaft ne perendim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga zerbina : 17-11-2009 mė 11:56
    Ich bin Chef
    Ich habe immer recht
    Du tust was ich sage

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga tvsh Lexo Postimin
    ahaha
    ata sjellin para ne shtepine e tyre, ti kerkon para prej tyre.

    ti ja fut por-dhes kot. psh cfare interesi ke ti personalisht te futesh ne miqesi me nje lypes?

    Ta thom une. Jo sepse keshtu don saura.


    Por-dhet e tua nuk i perkthej dot ,se je shume filozofik
    Keshtu na la dashnori yt Enveri leckaman..... ,por per te lypur nuk kemi lypur neper Europe ,mund te kene qene ca kokerra qe kane vjedhur ,pjesa tjeter me e madhe ,punon dhe jeton mbase dhe me mire se Europianet vete...
    Qe kemi politike sharlatane nuk e mohoj ,qe politikanet tane behen inferior ndaj Europianeve dhe kete se mohoj ,duhet t'ia shtrengosh dhe dhembet me dinjitet Europianeve ,duke ja treguar vendin (siē bejne emigrantet ne shume vende )
    se ndryshe te marrin per budalla, te hypin ne qafe europianet e ''kulturuar'....'
    por per kete duhet te kesh palle ....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e majla
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    245
    Mire eshte dhe shpresojme qe te vazhdoje me ritme me te shpejta. Me shume per keta njerez qe nuk kane mundur te shkojne e te shikojne se ku jetojne femijet e tyre.

  4. #44
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    do te duhet te kalojne disa vite para se te hyjme ne BE.
    shpresoj qe jo me shume se 5. le te hiqen vizat si fillim.
    as serbet akoma nuk hyjne ne europe pa viza...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    BE, po kerkeses se Shqiperise per anetaresim

    Rozeta Rapushi
    E Marte, 17 Nentor 2009

    Bashkimi Evropian, pranoi zyrtarisht dje kerkesen e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Ministrat e Jashtem te BE-se, te mbledhur diten e djeshme ne Bruksel, vendosen te pranojne aplikimin e Shqiperise per statusin kandidat, duke kerkuar tashme qe te pergatitet opinioni dhe te hapen negociatat. Mbremjen e djeshme, Keshilli i Ministrave te Bashkimit Evropian i kerkoi Komisionit qe te pergatise menjehere opinionin, mbi gatishmerine e vendit per te fituar statusin kandidat ne Bashkimin Evropian dhe hapjen e negociatave per anetaresim. Sipas procedures, Komisioni Evropian, do te jete ai qe do te dergoje pyetesorin qindra faqesh per autoritetet shqiptare. Pas kesaj faze, do te duhet shume kohe, rreth 18 muaj, qe Komisioni te publikoje opinionin per kete ceshtje pas marrjes se pergjigjeve te pyetesorit nga Tirana zyrtare. Me marrjen e pergjigjeve, komisioni do te vleresoje nese Shqiperia eshte apo jo ne gjendje per te kaluar ne fazat e tjera drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Pak dite me pare, ishte Komisioni Evropian ai qe i hapi rruge Shqiperise, per statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Perfaqesuesit e perhershem te vendeve anetare te Bashkimit Evropian, rane dakord per te pranuar kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat, duke u dhene fund dilemave te deritanishme. Ambasadoret e 27 vendeve anetare te BE-se, vendosen qe t'i kerkojne shume shpejt Komisionit Evropian, qe te pergatise nje vleresim per gatishmerine e Shqiperise, per te nisur bisedimet per anetaresim ne bllok. Vendimi i krereve te diplomacise evropiane, u miratua dje nga ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian. Prej kohesh, nderkombetaret kane dhene sinjale te shumta mbi marrjen ne konsiderate te kerkeses se Shqiperise. Vetem pak dite me pare ministri i Jashtem italian, Franko Fratini gjate nje takimi me zv/kryeministrin, Ilir Meta premtoi se qe nga pranvera e ardhshme shqiptaret do te udhetojne pa viza drejt Evropes, fale nje procesi te pershpejtuar, duke qene se blloku eshte i kenaqur me progresin e Shqiperise qe deri me tani, po permbush ne terma te kenaqshem kushtet e vendosura nga Brukseli per liberalizimin e vizave. Vendi yne aplikoi ne 28 prill te ketij viti, per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Por shqyrtimi i kerkeses nga ana e vendeve anetare te BE-se, u shty per shkak te zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Zgjedhje qe luajten nje rol kyc ne marrjen ne shqyrtim te kerkeses, si dhe marrjen e vleresimeve nga ana e faktorit nderkombetar.

    "Pranimi i kerkeses per statusin e kandidatit ne BE, vleresim per ne"


    Presidenti Bamir Topi pershendet pranimin nga ana e anetareve te Keshillit te Bashkimit Evropian, te kerkeses se Shqiperise per statusin e kandidatit ne Bashkimin Evropian. "Ky vendim shume i rendesishem, eshte nje vleresim dhe besim ndaj perpjekjeve serioze te Shqiperise dhe shqiptareve, per te arritur qellimin madhor integrues, per t'u bere pjese e Evropes se Bashkuar", ka qene deklarata e djeshme e Presidentit Bamir Topi. "Sot duhet te jemi te gezuar, krenare edhe te ndergjegjshem, sepse ndodhemi me afer integrimit, me afer miqve tane dhe me afer popujve, te cilet standardet demokratike i kane busull te ndertimit te shoqerive te tyre. Dita e neserme eshte fillimi i nje angazhimi te ri cilesor dhe te pergjegjshem, per te gjithe shqiptaret. Une mendoj se ne, te gjithe bashke, jemi gati te perballemi me te", u shpreh kreu i shtetit shqiptar ne deklaraten e tij pershendetes, per kete hap historik te Shqiperise ne rrugetimin e saj integrues per ne "gjirin e familjes" se madhe evropiane.

    KJ

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2009
    Postime
    9

    Red face

    nuk jam optimist per nji pranim te shpejte ne BE.mos ta rrejme vedin se boll po na rren politika.vizat mund te hiqen ma shpejt se kjo nuk i prish ndonji pune europes.e kete e shoh ma shume si nje hapje e tregut europian nga ballkani ku perfitimet ma te medha do ti kete vete europa e ma pak na. :

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    BE: Arsimi nė Shqipėri, niveli i Uzbekistanit

    BE: Arsimi nė Shqipėri, niveli i Uzbekistanit


    Niveli i arsimit nė Shqipėri ėshtė i krahasueshėm me atė tė vendeve tė tilla si Uzbekistani, Taxhikistani, Algjeria, Territoret e Pushtuara Arabe etj. Bashkimi Evropian ka publikuar njė raport mė 25 nėntor tė kėtij viti me tė dhėna tė detajuara pėr tė gjitha vendet e Bashkimit Evropian nė fushėn e arsimit dhe ka pėrfshirė nė kėtė raport edhe disa tė dhėna pėr vende tė tjera. Pėrpos njė shqetėsimi tė rritur nė Bashkimin Evropian mbi nivelin e leximit nė vendet e Bashkimit Evropian, ku pėrqindja e tė rinjve qė numėrohen si lexues mediokėr ėshtė rritur nga 21,3 nė 21,4%, raporti jep treguesin e arsimit pėr vende tė tjera. Shqipėria, sipas kėtij raporti, nė vitin 2005 kishte njė indeks tė arsimimit 0,887 dhe nė vitin 2006 ky indeks ka pėsuar ulje dhe ka shkuar nė 0,886. Pėr vendet e Bashkimit Evropian ky tregues ėshtė 0,962 nė vitin 2005 dhe 0,961 nė vitin 2006. Izraeli dhe Zvicra e kanė treguesin 0,946 dhe numėrohen ndėr vendet me tregues tė lartė tė arsimit, ndėrsa vendet me tregues tė ulėt janė ato poshtė 0,9-ės. Territoret e Pushtuara Arabe nė Palestinė e kanė treguesin 0.891 pėr vitin 2005 dhe 0, 884 pėr vitin 2006. Algjeria, Taxhikistani, Libia, Tunizia, Egjipti etj., kanė tregues tė afėrt me atė tė Shqipėrisė. Nė anėn tjetėr, raporti i Komisionit Evropian jep edhe renditjen e tė gjitha vendeve, sipas asaj qė ėshtė treguesi i zhvillimit njerėzor dhe qė nė fakt pėrdoret pėr tė treguar nivelin e "zhvillimit njerėzor" tė njė vendi dhe qė jep tė dhėna, nėse njė vend ėshtė i zhvilluar, nė zhvillim apo i varfėr.

    Ky tregues e rendit Shqipėrinė nė vendin e 69-tė, njė vend pas Maqedonisė, e cila ėshtė e 68-ta, ndėrkohė qė Taxhikistani ėshtė i 56-ti dhe Libia e 59-ta. Indeksi i zhvillimit njerėzor ėshtė njė tregues i pėrdorur gjerėsisht nga UNDP, Programi pėr Zhvillim i Kombeve tė Bashkuara. Ky tregues llogaritet duke kombinuar pritshmėrinė e jetės qė prej lindjes, nivelin e dijes, atė tė arsimit nė njė vend dhe standardin e jetės. Ka njė formulė qė i kombinon kėto tre elementė pėr tė treguar indeksin e zhvillimit njerėzor tė njė vendi. Shqipėria shfaqet kėshtu njė nga vendet me tregues shumė tė kėqij, ēka do tė thotė se arsimi, siē edhe e tregon raporti i Komisionit Evropian, ėshtė shumė i keq nė Shqipėri. Elementėt e tjerė si pritshmėria e jetės dhe standardi i jetesės pa dyshim qė kanė ndikim tė madh dhe ėshtė e qartė se Shqipėria edhe nė kėta tregues vuan.


    ******************

    TIRANĖ - Dje minstri i Jashtėm, Ilir Meta u shpreh se Shqipėria do rikonstruktojė shkolla nė Afganistan por edhe do tė marrė studentė nga ky vend pėr tė jetuar dhe mėsuar nė Shqipėri. Deklaratėn e bėri sot nė Bruksel pas takimit me ministrat e Jashtėm tė NATO-s.


    "Ne kemi pėrkrahur atė strategji tė shpallur nga Presidenti i SHBA-ve Barak Obama pėr tė stabilizuar situatėn nė Afganistan. Angazhimi i Shqipėrisė do tė jetė pėr tė ndėrtuar dhe rehabilituar shkollat atje si dhe pėr tė akorduar 100 bursa pėr tė rinjtė afganė pėr tė studiuar nė vendin tone", u shpreh Meta.


    Nderkohe pak dite me pare Kryeministri Berisha deklaroi se 85 komando shqiptare do te shkojne ne Afganistan, kontigjenti me i ri ky pas thirrjes se NATO-s per perforcime atje. 35 prej tyre do te vendoset ne pikat e nxehta te sulmeve.

    reference:
    http://www.shekulli.com.al/2009/12/0...fganistan.html
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    I lir Meta, shiko si jane shkollat ne shqiperi, per faqe te zeze, e ti me thua se do marresh nxhenes nga avganistani kur shkollat tona jane ne zi, me keq se ato te avganistanit. Hipokrizi
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Kėtij Edi Ramės duhet me ja .. edhe ata ca i ka nė varr qė e bllokon rrugen drejt EU-s.

    Paralajmėrimi i ambasadorėve: S’ka BE pa dialog politik

    Diplomatėt nė Shqipėri, lėshojnė apelin mė tė fortė tė kėtyre viteve. Shqipėria rrezikon Bashkimin Evropian nėse nuk gjen njė zgjidhje pėr ngėrēin politik. Pėrplasjet mes Partisė Demokratike dhe Partisė Socialiste duhet tė zgjidhen me tone mė tė buta, por dhe me njė tryezė dialogu. Ky ėshtė mesazhi qė vjen si nga ambasadori i OSBE-sė , ashtu dhe nga ai i Holandės, vend anėtar i BE.

    “Korrupsioni ėshtė njė problem serioz, endemik nė Shqipėri, qė shkon deri nė nivele tė larta politike. Situate nuk ėshtė pėrmirėsuar gjatė viteve tė fundit. Kjo ėshtė shumė serioze dhe e keqe pėr vendin dhe perspektiven evropiane tė tij. Situatėn aktuale nė Shqipėri e shohim shumė problematike. Njė demokraci qė nuk funksionon nuk ėshtė njė biletė pėr Bashkimin Evropian”, tha ai.

    “BE po pėrgatit njė avi nėse Shqipėria do tė marrė statusin e kandidatit dhe ju siguroj se kjo avi s’ka pėr tė qenė pozitive nėse situata politike mbetet kėshtu siē ėshtė. Kjo ėshtė e keqe pėr ēdo shqiptar, qoftė socialist a demokrat. Por duket se koha po mbaron dhe kjo do tė thotė se kundėrshtarėt kryesorė tė ulen nė njė tavolinė, tė flasin me njeri- tjetrin. Nė fillim PD dhe PS tė pėrcaktojė agjendėn se pėr ēfarė duhet tė flasin, pa asnjė sugjerimin tonė. Presim qė zgjidhja tė mos vonojė. S’ka rėndėsi se kush e hedh hapin. Tė dy palėt kanė manovruar nė mėnyrė tė tillė sa e kanė veten nė pozitė tė sikletshme qė e bėn tė vėshtirė daljen. Por s’ėshtė e thėnė qė tė ulen kryeministri dhe kryetari i opozitės. Mund tė fillojė me njerėz tė besuar tė tyre, por tė fillojė”, tha Henk Van den Dool, ambasador i Holandės nė Tiranė.

    “Deri tani nuk shohim shenjė kuptimplotė se apeli jonė pėr ulje tonesh dhe afrim tė jetė dėgjuar. Duhen dy pėr tė kėrcyer tangon dhe janė tre hapat kryesore qė duhen ndjekur si nga opozita, ashtu dhe nga mazhoranca. Hapi i parė, duhet tė komunikoni rregullisht me partnerin, pėrndryshe mund t’i shkelėsh kėmbėn. Pra ėshtė koha pėr dialog mė tė madh. Hapi i dytė, duhet tė dėgjosh me dashamirėsi dhe tė vesh re tė metat e partnerit, ka ardhur koha e kompromisit. Hapi i tretė, qė tė vazhdosh tė kėrcesh gjatė duhet tė flitet me njėri- tjetrin, madje dhe duke pėshpėritur nė takime informale. Ėshtė koha pėr tė folur me ton mė tė qetė e me gjuhė mė tė zbutur. Kompromisi duhet tė vijė nga te dy palėt. Ku ka dėshira ka njė rrugėzgjidhje. Tani ėshtė momenti qė palėt tė bėjnė njė hap drejt njėri tjetrit”, tha ndėrkaq, ambasadori i OSBE, Robert Bosch.

    Njė problem tjetėr i dėmshėm pėr perspektivėn integruese tė Shqipėrisė, sipas ambasadorit holandez ėshtė dhe korrupsioni. Sipas tij, ai shkon deri nė nivele tė larta politike dhe situate nuk ėshtė pėrmirėsuar gjatė viteve tė fundit. /alsat/
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Lohan i dorėzon pyetsorin:

    Opozita tė kthehet nė Kuvend



    Tiranė - Ambasadori i Komisionit Evropian nė Tiranė, Helmut Lohan i ka dorėzuar rreth 11:00 kryeministrit Sali Berisha, pyetsorin e BE-sė pėr Shqipėrinė me rreth 2880 pyetje.
    Gjatė konferencės pėr shtyp, Lohan theksoi edhe njė herė se ėshtė e rėndėsishme qė pėr integrimin, duhet tė ketė dialog midis klasės politike shqiptare.

    “Ecuria e mėtejshme kėrkon reforma tė vėshtira. Kėto reforma duhet tė bazohen nė konsensusin mė tė gjerė tė mundshėm. Pėr kėtė arsye, ne e themi edhe njė herė qė vendi pėr debatin politik ėshtė nė Parlament. Pėr ta thėnė nė fjalėt e kėshillit tė Bashkimit Evropian: BE i bėn thirrje politikės nė Shqipėri qė tė ndjekė njė dialog konstruktiv brenda parlamentit”, u shpreh Lohan. Pėr sa i pėrket pyetsorit, Lohan theksoi se KE-ja do tė shikojė nė hollėsi pėrgjigjet e dhėna nga pala shqiptare.

    Pėr sa i pėrket pyetsorit, Lohan theksoi se KE-ja do tė shikojė nė hollėsi pėrgjigjet e dhėna nga pala shqiptare. “Pyetsori ėshtė njė moment i rėndėsishėm nė marrėdhėniet Shqipėri-BE. Ky ėshtė njė tregues qė Komisioni Evropian do tė pėrpiqet tė kuptojė nė mėnyrė tė gjithėsishme pėr sa i pėrket pėrgatisjes sė Shqipėrisė”, vijoi ai.

    Lohan shtoi se “Komisioni Evropian do t’i analizojė pėrgjigjet qė janė dhėnė. Po ashtu KE do tė pėrpiqet tė bėjė njė vlerėsim pėr ecuritė e prekshme nė kėto fusha dhe sigurisht bėhet fjalė pėr ato aspekte qė kanė tė bėjnė me shtetin e sė drejtės, luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar”.

    Ndėrsa kryeministri Sali Berisha tha se ky ėshtė njė moment i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė, duke ftuar drejtuesin e opozitės, Edi Rama qė ta pėrshėndes kėtė moment. Duke folur pėr pyetsorin, kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare do t’i pėrgjigjet me pėrgjegjėsi, duke shtuar se pėrgjigjet do tė jepen brenda kėtij viti.


    2009-12-16 11:37
    Start,16.12.2009

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •