Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 100
  1. #31
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Nje hape shume i rendesishem per Shqiperin dhe gjithe Shqiptaret shpresojme qe edhe anetarsimi i plote te ndodhe sa me shpejt

    Urime

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rehn: Zgjedhjet e 28 qershorit janė prova e parė kritike pėr Shqipėrinė

    Komisioneri pėr Zgjerim i Bashkimit Evropian Oli Ren tha se zgjedhjet e 28 qershorit janė prova e parė kritike pėr Shqipėrinė, pas paraqitjes sė kėrkesės pėr statusin e vendit kandidat pėr BE. “Prej tyre do tė varet opinioni i Komisionit Evropian” tha Ren, nė njė intervistė pėr Top Chanel.
    Pas aplikimit te Shqipėrisė pėr statusin e vendit kandidat ne BE, komisioneri pėr Zgjerimin Oli Rehn deklaron se tani prova e pare kritike dhe e ardhshme janė zgjedhjet parlamentare ne fund te qershorit. Ėshtė absolutisht thelbėsore qe ato te jene te lira, te ndershme dhe qe te pėrmbushin standardet ndėrkombėtare. Me pas, ne kohen e duhur, Kėshilli do t’i kėrkoje Komisionit te pėrgatisė opinionin mbi gatishmėrinė e Shqipėrisė pėr t’u bere vend kandidat dhe pėr te nisur negociatat e anėtarėsimit. Pėr Komisionin, ky proces me vendet e tjera te Ballkanit ka marre te paktėn njė vit, madje njė vit e gjysme pėr te pėrgatitur opinionin. Ėshtė e vėshtire te thuhet paraprakisht, pasi ne duam qe te sigurojmė se kemi te bėjmė me produkt te cilėsisė se larte, ndaj duhet ta bėjmė mire e siē duhet, ka thėnė Komisioneri pėr Zgjerimin Oli Rehn nė njė intervistė pėr Top-Chanel.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #33

    BE voton pro kerkeses se Shqiperise per anetaresim

    Ministrat e Jashtem te Bashkimit Europian pranuan zyrtarisht aplikimin e Shqiperise per statusin kandidat.
    Ne konferencen kryesore per shtyp ne mbremje, ne perfundim te mbledhjes, Keshilli do t'i kerkoje komisionit te pergatise opinionin mbi gadishmerine e vendit per te fituar statusin kandidat ne BE dhe hapjen e negociatave per antaresim.

    Shqiperia aplikoi ne 28 prill 2009. Nga momenti qe Komisioni do te dergoje pyetesorin qindrafaqesh ndaj autoriteteve shqipetare, perllogariten afro 18 muaj deri ne publikimin e opinionit te Komisionit.

    Teknikisht komisioni vlereson se i nevojiten 12 muaj, pas marrjes se pergjigjeve nga Tirana zyrtare qe te vleresoje nese Shqiperia eshte ose jo ne gjendje per te kaluar ne fazen tjeter te procesit integrues ne Bashkimin Europian.

    /top channel/


  4. #34
    DeQaNaLi Maska e bujaa
    Anėtarėsuar
    30-07-2009
    Vendndodhja
    Ne deqanin e Ramushit
    Postime
    70
    Merit e SALI BERISHES eshte kjo.
    ---You'll never walk alone---

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Kulture eshte, qe ne si popull respektojme besimet e njeri -tjetrit por jemi gjithashtu dhe nje popull qe nuk e kemi pasur shume te thelle besimin .
    Preferenca islame ne Shqiperi eshte shume e vogel .
    Mendoj qe ka me shume idiot ne Europe qe i bien ziles se shtepise ore e pa ore ,ose te ndalojne ne rruge per imponuar dhe dhuruar tekste fetare .(dhe shumica jane vetem me shkolle fillore :P)
    Faleminderit preferoj Niēen i pergjigjem dhe largohem me shpejtesi ....me shohin te habitur , jam e sigurte 100% qe se njohin....:P
    Qe jane hipokrite shtetet Europiane jane , ,sepse neper kushtetutat e tyre shkruhet qe te gjithe kane te drejte te praktikojne besimet fetare qe kane deshire....etj etj
    U lane jasht ne liberalizimin e vizave Bosnja ,Shqiperia dhe Kosova .
    Ne Bosnje dhe ne Kosove Europianet vendosin per ēdo gje ,ēfare standartesh duan ,per ato qe si kane kryer vete ?!
    U lejuan kriminelet te shetisin neper Europe , dhe viktimat te rrine te izoluara ,se keshtu don Europa ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga saura : 16-11-2009 mė 18:50
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  6. #36
    Ministrat e Jashtem te Bashkimit Europian pranuan zyrtarisht aplikimin e Shqiperise per statusin kandidat.

    “Sot vendosem t'ia kalojme aplikimin e Shqiperise Komisionit per nje opinion, cfare eshte dicka shume e mire dhe jemi shume te lumtur qe ia arritem te ndermarrim kete hap tani dhe qeveria shqiptare duhet te perqendrohet dhe te beje gjitha perpjekjet e saj per t’iu pergjigjur pyetjeve te komisionit”, ka deklaruar Cecilia Malmstrom, ministre e Jashtme e Suedise, vendi qe kryeson presidencen e BE.

    Komisioni parashikohet t'i dergoje autoriteteve shqiptare brenda 2 muajve nje liste me mbi 4 mije pyetje, qe perfshijne situaten politike, ekonomiko-sociale dhe pershtatshmerine me legjislacionin europian.

    Ne rastin me te mire, nese Tirana zyrtare pergjigjet sic duhet ne kohe, 12 muaj me pas, Komisioni mund t'i rekomandoje Keshillit statusin kandidat per Shqiperine dhe nisjen e negociatave per anetaresim.

    Nese pergjigjet e pales shqiptare konsiderohen te pamjaftueshme, ky proces mund te kerkoje pak me shume kohe, pasi Komisioni do te kerkoje sqarime te metejshme perpara se te perpiloje mendimin e tij mbi Shqiperine.

    Shqiperia aplikoi ne prill 2009 dhe megjithese vendimi konsiderohet teknik ne kete faze te procesit, Keshilli i BE vonoi me shume se 6 muaj per t'u shprehur cfare shenon pritjen me te gjate ne Ballkan.

    Ne historine e BE-se, kerkesa per anetaresim eshte refuzuar vetem ne nje rast, ne vitin 1987 ndaj Marokut, pasi nuk permbushte kriterin gjeografik per te qene pjese e Bashkimit Europian.

    Per Shqiperine, Keshilli rikonfirmoi perspektiven europiane ne konkluzionet perfundimtare, si dhe nenvizoi se procesi i anetaresimit bazohet ne meritat e vendit per te permbushur kriteret e Kopenhagenit dhe zbatimin e duhur te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit.
    /top channel/

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Skandali-Rama, pret me protesta vendimin e BE

    Kryetari i PS e ka pritur vendimin historik tė Kėshillit tė Ministrave tė BE pėr tė pranuar aplikimin e Shqipėrisė si vend kandidat pėr anėtar tė BE me protesta. Ashtu sikurse edhe nė prag tė vendimeve tė tjera madhore tė Perėndimit pėr Shqipėrinė, edhe ai i djeshmi e ka gjetur opozitėn e Ramės nė protesta. Por, qyteti i Fierit i dha shuplakėn e radhės protestės absurde tė Ramės, pėr hapjen e kutive. I konsideruar si bastion i majtė, Fieri ka bojkotuar Ramėn nė protestėn e djeshme, megjithė angazhimin e madh qė kishte marrė kreu i Bashkisė Fier. Socialistėt e Fierit kanė lėnė Ramėn nė shesh vetėm me mercenarėt dhe punonjėsit e institucioneve qė varen nga pushteti lokal. Ajo qė binte nė sy ishte pjesėmarrja e detyrueshme e punonjėsve tė Bashkisė Fier, si dhe tė disa komunave pėr rreth qė drejtohen nga e majta. Nė Fier, kanė hipur njėri pas tjetrit liderėt e partive aleate tė Ramės qė "populli i detyroi tė bojkotonin Parlamentin" me anė tė votės sė lirė. Vetė Rama ka bėrė disa takime me tė zgjedhurit lokalw nga Partia Socialiste, pėr tė sjellė sa mė shumė njerėz nė mitingun e 20 nėntorit. Burime pranė PS-sė sė Fierit pohojnė, se Rama i ka dhėnė ultimatum tė prerė krerėve lokalw pėr protestėn e 20 nėntorit. "Po nuk sollėt njerėz mjaftueshėm mė 20 nėntor vihet nė pikėpytje rikandidimi i juaj", mėsohet t'i ketė thėnė Rama tė zgjedhurve lokalw tė Qarkut Fier. Kjo tendencė u pa dhe gjatė mitingut tė djeshėm, ku identifikoheshin kollaj punonjėsit e institucioneve qė drejtohen nga e majta, pasi ata qėndronin grupe grupe, pėr t'i rėnė nė sy kryesocialistit Rama. Gjatė fjalės sė deputetėve socialistė, disa njerėz tė kthyer me fytyrė nga protestuesit i udhėzonin ata tė duartrokisnin. Ky efekt mediatik bėhet nga regjia e PS-sė pėr tė krijuar atmosferėn e njė tubimi tė madh. Megjithė imazhet mediatike tė rregulluara, sėrisht qytetarėt e kanė braktisur Ramėn nė kauzėn e tij absurde. Shumica e socialistėve e cilėsojnė bojkotin tė paargumentuar dhe pretendimet e Ramės pėr parregullsi nė zgjedhje si tė pabaza. Qytetarėt e Fierit dhe mbarė Shqipėrisė janė dėshmitarė pėr mėnyrėn perfekte se si u zhvillua procesi zgjedhor, duke mos shėnuar asnjė incident apo parregullsi. Ky qėndrim i tyre u rikonfirmua mė vonė nga raportet e vėzhguesve vendorė dhe ndėrkombėtarė, tė cilėt i vlerėsuan zgjedhjet nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare.
    r.d.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e rren mendja Rd -ne ose e ben si i mjeri gomar qe tha.. bane zot anderr..
    nuku vuan edvin ruc gjinushi per mercenare.. kan aq shume sa .. mize lisi e bejne sheshin e fierit e me sa duken bathet dhe tiranen..

    prandaj ben mire rd -ja ti dale para ksaj situate.. pra ti zgjoje nga gjumi demokratet e njerzit qe nuku duan kasaphana qe te mos i gjej ne gjume falanga enveroiste edviniste.. qe kane mprehur hanxharet..

    deri dhe vrasjen e xhindit po e perdor mjeshtri gebels-ed rama..
    edhe bufi e di qe zyrat e drejtesise gjykatave e prokurorise jane plot e perplot me edvinoruciste.. dhe se askush me mire se celulat ed-ruciste nuk e di ceshtjen xhindi.. dhe se po te duan ata brenda gjys ore e kapin vrasesin e xhindit.. mirpo.. hm..

    uroj qe tirana me 20 nentorin e frikshem te mos dale rrugve.. kur them tirana.. ata qe nuku jan kelisheri e ish regjimit enveristo dhe e mafies ed ruco dade lesko gjinushoiste..

    ---

    ja cthote ballkani i gsh-se se edvin mallteze karlo njuz44-bollinos..



    Protesta nė Fier, Rama: Nė 20 nėntor tė pushojmė nga puna Berishėn



    FIER-Ndėrsa renditi njė sėrė arsyesh pėr tė kėrkuar hapjen e kutive tė votimit, kryesocialisti Edi Rama ftoi qytetarėt ti bashkohen protestės sė madhe tė 20 nėntorit nė kryeqytet, pėr tė cuar deri nė fund njė tė drejtė, qė sic tha Rama, nuk mund ta mohojė askush.
    Nga Fieri, kreu i opozitės theksoi se nė 20 nėntor ėshtė koha pėr ti thėnė kryeministrit Berisha se ėshtė mbushur kupa.

    “Beteja pėr tė nxjerrė tė drejtėn e votės sonė nga kutitė e mbyllura ėshtė betejė pėr tė nxjerrė vendin nga zgjedhjet e deformuara. Nė 20 nėntor nė Tiranė pėr ti treguar tė gjithėve se si mbrohet liria e votės nga njė pushtet qė po vjedh pėrditė tė ardhmen e vendit dhe tė ardhmen e fėmijėve tanė. Duke mbajtur peng kutitė e votimit, Berisha po afron vetėlargimin e tij” u shpreh Rama pėrpara qytetarėve tė pranishėm nė protestėn e Fierit.

    Kreu socialist pėrmendi vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi, duke nėnvizuar se pas 6 muajsh besim tek drejtėsia pėr zbardhjen e ngjarjes, tashmė socialistėt nuk falin nėse sic tha Rama, drejtėsia nuk bėn drejtėsi.
    “Nė atė kohė ne respektuam kujtimin e mikut tonė duke i kėrkuar drejtėsisė tė thotė fjalėn e vet ,pa dashur qė atė humbje e atė vrasje barbare ta linim si njė ngjarje politike. Por kane kaluar 6 muaj dhe ne sot nuk kemi marrė asnjė pėrgjigje. Nė kėtė moment Berisha dhe ata qė ndjekin kėtė protestė tė dėgjojnė pėr njė minutė zėrin e heshtjes suaj nė nderim tė Fatmirit dhe nė shprehje tė sė vėrtetės sė madhe se jo vetėm nuk harrojmė por nė qoftė se drejtėsia nuk bėn drejtėsi ne nuk falim” tha kryesocialisti.

    Rama theksoi bindjen e socialistėve pėr tė mos u futur nė parlament duke nėnvizuar se bojkoti ėshtė e vetmja zgjidhje pėr mbrojtjen e demokracisė.
    “Lėvizja jonė e protestave nuk ka lindur nga dėshira jonė pėr tė lėvizur qytet mė qytet, kjo lėvizje ėshtė njė zgjedhje e detyruar patriotike nga gjėndja e rėndė e demokracisė nė vend. Bojkoti ėshtė vetmja rrugė qė kemi sot pėr tė mbrojtur demokracinė” u shpreh kreu socialist.

    Rama foli edhe pėr pamjet e shembjes nė tunelin e Thirrės tė transmetuara sot ekskluzivisht nga Neės24, duke theksuar se Kryeministri Berisha duhet tė pėrgjigjet nė prokurori pėr kėtė cėshtje, ndėrsa e konsideroi shembjen pasojė tė babėzisė pėr pushtet.
    “Si mund tė shembet tuneli qė lidh dy pjesė tė njė ėndrre qė ka vazhduar nė pafundėsi, Tuneli nuk u shemb pėr arsye natyrore apo teknike por pėr arsye tė babėzisė pėr pushtet” theksoi Rama.

    Hapja e kutive, nis protesta e opozitės nė Fier
    Pas protestave nė qarqe tė ndryshme tė vendit, ku mė e fundit ishte ajo e qytetit tė Vlorės ka nisur protesta e radhės e Partisė Socialiste nė qytetin e Ferit pėr tė kėrkuar sėrish hapjen e kutive tė votimit tė zgjedhjeve tė 28 qershorit.
    PS e mbėshtetur edhe nga aleatėt e saj dhe avokat Ngjela janė ndalur nė stacionin e fundit pėrpara protestės sė madhe qė pritet tė organizohet nė kryeqytet tė premten e ardhshme.

    Burimet nga PS-ja bėjnė tė ditur se oratorėt edhe nė kėtė protestė do tė shpalosin tė njėjtat kėrkesa drejtuar qeverisė sė kryesuar nga Sali Berisha, por nuk do tė mungojė edhe kėrkesa pėr largimin e tij.
    Nė 20 nėntor socialistėt mendojnė tė protestojnė non-stop nė Tiranė, nė sheshin “Skėnderbej”, por edhe para Kryeministrisė dhe rreth saj. Burimet pranė kėsaj partie bėjnė tė ditur se po merren masa pėr blerjen e ēadrave, tė cilat do tė ngrihen ose nė sheshin para Piramidės, pranė Kryeministrisė, ose nė qendėr tė sheshit “Skėnderbej”, pėr t’u dhėnė mundėsinė protestuesve qė tė qėndrojnė me orė tė zgjatura nė protestė.
    Organizatorėt e protestės sė 20 nėntorit parashikojnė qė ky tė jetė njė reagim qytetar i pėrmasave tė mėdha dhe qė mund tė zgjasė edhe me ditė tė tėra.
    (e.n/BalkanWeb)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 16-11-2009 mė 22:13

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Sa protestojne dhe keta fetaret..asnje nuk ju ka thene se as Salizmi e as Socializmi nuk jane fe te njohura zyrtarisht....edhe se jane te barabarta o te njejta.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Brari rri pa merak se 97 tjeter nuk ka me se populli e provoi nje here ēdo te thote shtet pa polici dhe pa ligj.
    Ky Rama do e rrezoje nga pushteti Berishen sa rrezoi Berisha Nanon me mos hyrjen ne parlament mbas 97,beri gam gam Berisha dhe asnje sja vari ne ate kohe dhe e njejta gje do ndodhi edhe me kete Edushken e gjate. pati apo s“pati vjedhje votash vajti ajo pune tashi.keta majtistet thjeshte i bejne keq popullit te thjeshte me mos hyrjen ne kuvend dhe asgje me shume.ne vend qe ti hyne punes per vizat futjen ne BE dhe ketyre dhuratave qe iu behen fqinjeve rrine dhe bejne gam gam kot.
    rezultati zgjedhjeve u firmos dhe vulos nga kqz e mire apo e keqe kjo dhe u njoften nga BE dhe SHBA.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •