Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 100
  1. #71
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Greqia e Austria leter BE: Shqiptaret pa viza brenda 2010

    TIRANE-Greqia dhe Austria i kane derguar nje leter Bashkimit Europian ku kerkohet hyrja e Ballkanit perendimor ne BE, ne 2014.

    Dy ministrat e Jashtem te Greqise dhe Austrise, respektivisht Dimitris Droutcas dhe Majkell Spindelexher kerkojne shpejtimin e disa hapave nga BE dhe Ballkani perendimor per vitin 2010. Letra i dergohet ministres se jashtme te BE Kethrin Eshton dhe gjithe shefave te diplomacise se vendeve anetare.

    Ne tekstin e perbashket te dy shteteve drejtuar BE listohen shtate kerkesa mes te cilave:
    Te rriten perpjekjet e bashkepunimit te Shqiperise dhe Malit te Zi me komisionin, ne kornizen e vleresimit te aplikmeve te tyre per anetaresim ne BE. Te permbushen objektivat qe kane mbetur ne harten e rruges per heqjen graduale te vizave hyrese te Shqiperise Bosnje Hercegovines ne vende te BE.

    Pese pikat e tjera qe lidhen me vendet e tjera te rajonit jane: Te perfundoje negociatat me Kroacine, te gjendet nje zgjidhje e pranueshme reciproke per cshtjen e emrit te Maqedonise dhe te hapen negociatat per Maqedonine. Te behet progres nga Serbia ne drejtim te anetaresimit ne BE, perfshi dhe shkrirjen e marreveshjes se asociim stabilizimit. Te behet progres specific per Kosoven. Te forcohet roli ne Bosnje Hercegocine me qellimin e vetem te integrimit europian te ketij vendi.

    Ne kete leter dy anetaret e BE pershendesin vendimin e presidences spanjolle qe te mbahet nje konference e nivelit te larte per Ballkanin Perendimor me rastin e 10 vjetorit te samitit te Zagrebit. Dhe mbi te gjitha te caktohet data 2014 si data historike per anetaresimet e tyre ne BE. Dy ministrat theksojne se integrimi europian i Ballkanit perendimor eshte prioritet dhe garanton stabilitet dhe per kete arsye BE duhet te inkurajoje keto vende qe te angazhohen per te respektuar principet dhe vlerat europiane.
    (NEWS24/BalkanWeb)
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #72

    Bregu: Pyetėsori i KE, ka pėrfunduar 99% e pėrgjigjeve

    Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu prezantoi gjatė njė interpelance nė Kuvendin e Shqipėrisė ecurinė e deritanishme tė pėrgjigjeve pėr Pyetėsorin e KE-sė. Ajo paraqiti tė gjithė etapat nėpėr tė cilat kanė kaluar pėrgatitjet pėr pyetėsorin duke filluar qė me krijimin e infrastrukturės sė duhur ligjore e deri tek ngritja e strukturave qė do tė merren me pėrgjigjet. Sipas Bregut Ministria e Integrimit nė bashkėpunim tė ngushtė me Agjencinė Kombėtare pėr Shoqėrinė e Informacionit ideoi ngritjen e portalit tė administrimit elektronik tė procesit dhe pėrgjigjeve. Portali i cili shfrytėzon rrjetin ekzistues tė e-kabinetit siguron menaxhimin mė tė mirė tė procesit si dhe pėrpunimin dhe kontrollin e pėrgjigjeve."Janė mbi 60 institucione tė pėrfshira nė proces. Kuptohet edhe mbi 60 grupe pune tė institucionit. Janė tė pėrfshirė mbi 1200 nėpunės civilė duke filluar nga ekipet e punės e deri tek Komiteti i Koordinimit Ndėrinstitucional pėr Integrimin Evropian. Shumė nėpunės tė tjerė civilė janė pėrfshirė nė proces jashtė 'strukturės' ose pėr grumbullim informacioni, organizim, ndihmė teknike pėr portalin, etj", tha mė tej Bregu. Ajo sqaroi se grupet Ndėrinstitucionale tė punės kanė zhvilluar mė shumė se 150 takime nė tė cilat ėshtė kryer ndarja e pėrgjegjėsisė pėr hartimin e pėrgjigjeve, janė dhėnė udhėzime mbi mėnyrėn e kuptimit tė pyetjeve si dhe ėshtė kontrolluar cilėsia e pėrgjigjeve. Komiteti i Koordinimit Ndėrinstitucional pėr Integrimin Evropian ka zhvilluar 16 mbledhje. Nė pėrgjithėsi sipas Bregut ministritė dhe institucionet e tjera kanė respektuar kalendarin e pėrfundimit tė pėrgjigjeve ose rishikimit tė tyre, duke treguar bashkėpunim dhe mirėkuptim gjatė zgjidhjes sė detyrave tė caktuara. Deri mė tani ka pėrfunduar hartimi dhe rishikimi i pėrgjigjeve nė nivelin e grupit ndėrinstitucional tė punės pėr 2265 pyetje nga 2280 pyetje qė ka gjithsej Pyetėsori, ose mbi 99% e pėrgjigjeve. Pėrgjigjet nė proces hartimi ndahen nė 3 kategori: Pėrgjigje "vizionare" sepse kėrkojnė informacion mbi pikėsynimet afatgjata tė qeverisė shqiptare. Kėto pėrgjigje kėrkojnė hartimin e njė ministrategjie. P.sh. pyetje mbi perspektivėn dhe mėnyrėn e liberalizimit tė mėtejshėm tė tregjeve financiare nė Shqipėri; Pėrgjigje ku pėrmbahet informacion statistikor dhe tė cilat janė duke u pėrditėsuar me tė dhėnat e vitit 2009 dhe pėrgjigje qė duhen pėrditėsuar me zhvillimet legjislative nė Kuvendin e Shqipėrisė. Ministria e Integrimit parashikon qė edhe kėto pėrgjigje do tė pėrfundojnė sė hartuari dhe rishikuari nga grupet ndėrinstitucionale tė punės brenda javės nė vazhdim. KKNIE ka shqyrtuar gjithsej pėrgjigjet e 18 kapitujve tė Pyetėsorit tė Komisionit Evropian. Pėrkthimi i pėrgjigjeve dhe shtojcave me akte ligjore ėshtė duke u pėrshpejtuar nė takt me dorėzimin e kapitujve tė pėrfunduar dhe tė shtojcave me akte ligjore. Bregu tha se ka pėrfunduar pėrkthimi i kapitujve tė mėposhtėm: Kapitulli 2- Lėvizja e lirė e punėtoreve (Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta), Kapitulli 5- Prokurimi Publik (Agjencia e Prokurimit Publik), Kapitulli 12- Politikat e sigurisė ushqimore, veterinarisė dhe shėndetit tė bimėve (Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit), Kapitulli 13- Peshkimi (Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave),Kapitulli 16- Tatimet (Ministria e Financave), Kapitulli 17- Politikat monetare (Banka e Shqipėrisė), Kapitulli 27-Mjedisi, Kapitulli 32- Kontrolli Financiar dhe janė nė proces Kapitujt 5,6,15,20,28,30. Ndėrkohė qė ėshtė respektuar kalendari i dorėzimit tė pėrgjigjeve, faza e parė dt 17 Janar. Ministria e Integrimit dhe strukturat e tjera ndėr-institucionale janė angazhuar seriozisht pėr respektimin e afatit tė deklaruar nga qeveria shqiptare pėr dorėzimin e pėrgjigjeve tė Pyetėsorit ne fund te muajit Mars. Duke iu referuar te gjitha hapave te ndėrmarra sa me lart nuk ka asnjė arsye pėr tė dyshuar ne cilėsinė e pėrgjigjeve te pyetjeve te pyetėsorit qe do te dorėzohen nga qeveria shqiptare.

  3. #73
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Qyfyre, te te beje nje verejtje. Nuk kishe pse te hapje 30 tema per nje subjekt te vetem.

    Shume mire mund te hapje nje teme te vetme ku mund ta titulloje: Vizita Berishes ne Itali. Shume mire i kishe hedhur te gjithe materialet ne nje teme te vetme, dhe jo te hapeshin ne kete menyre. Sepse nuk dim as te koordinohemi, tek x apo y teme. Kur shume mire ne nje vend te vetem, shkepusnim ato qe na interesonin.

    Po ashtu mund te ishte vepruar dhe me vizitat e Edi Rames. Mund te titullohej: Vizita e Edvin Rames ne Strasburg. Dhe shume mire i permblidhje te gjitha temat ne nje teme te vetme.

    Keshtu si jane hapur keto, andej nga anet e mia kane nje thenie: Jane hapur si vaj ne lakra.

  4. #74
    Citim Postuar mė parė nga Cold Fusion™ Lexo Postimin
    Qyfyre, te te beje nje verejtje. Nuk kishe pse te hapje 30 tema per nje subjekt te vetem.

    Shume mire mund te hapje nje teme te vetme ku mund ta titulloje: Vizita Berishes ne Itali. Shume mire i kishe hedhur te gjithe materialet ne nje teme te vetme, dhe jo te hapeshin ne kete menyre. Sepse nuk dim as te koordinohemi, tek x apo y teme. Kur shume mire ne nje vend te vetem, shkepusnim ato qe na interesonin.

    Po ashtu mund te ishte vepruar dhe me vizitat e Edi Rames. Mund te titullohej: Vizita e Edvin Rames ne Strasburg. Dhe shume mire i permblidhje te gjitha temat ne nje teme te vetme.

    Keshtu si jane hapur keto, andej nga anet e mia kane nje thenie: Jane hapur si vaj ne lakra.
    Jam shume dakort. Pranaj po i hap dhe une keshtu, qe te vene ca rregulla administratoret qe mos behen njerezit e bezdisshem duke hapur 100 tema rresht kur shume nga to edhe mund te permblidhen.

  5. #75
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Jam shume dakort. Pranaj po i hap dhe une keshtu, qe te vene ca rregulla administratoret qe mos behen njerezit e bezdisshem duke hapur 100 tema rresht kur shume nga to edhe mund te permblidhen.
    Ishalla ndonje nga moderatoret e ketij nenforumi e merr mundimin dhe i bashkon te gjitha bashke. Behet teper e veshtire te marresh pjese ne 30 tema me subjekt te njejte, pasi nuk di cfare te thuash tek njera apo tek tjetra.

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Shqiperia eshte zevendesuar me Malin e Zi per vend kandidat ne BE! komisioni evropjan i ka keuar qeverise ne pushtet te zgjidh krizen politike ne shqiperi
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Bashkimi Europian, ne mbledhjen e neserme te Keshillit te Puneve te Jashtme qe drejtohet nga Baronesha Chatherine Ashton pritet te leshoje nje deklarate mbi negociatat e drejtuara nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, per te arritur nje marreveshje mes Partise Demokratike dhe Partise Socialiste.
    Pas kercenimit te dhene nga Prishtina, ku Baronesha Ashton deklaroi qarte se Shqiperise i rrezikohet integrimi ne BE, Brukseli zyrtar pritet te konkretizoje me seriozisht qendrimin e tij politik. Nderkaq, ne mbledhjen e neserme do te mbahet nje takim i vecante per negociatat e Bashkimit Europian me Malin e Zi, i cili ashtu si edhe Shqiperia ka dorezuar aplikimin per statusin e vendit kandidat madje ka perfunduar edhe plotesimin e pyetesorit.

    Pikerisht kjo pike tregon nje sinjal te qarte se deklarata e BE-se po vihen ne jete, duke vonuar edhe me shume stadin e Shqiperise, duke avancuar nje nga fqinjet tane sic eshte Mali i Zi. Sipas programit te botuar nga Presidenca spanjolle e Bashkimit Europian, neser ne Bruksel mblidhet Keshilli i Puneve te Jashtme te BE-se, takim qe fillon ne oren 09.00 te mengjesit.

    Ky takim behet ne te njejten kohe kur ne Tirane fillon misioni diplomatik i delegacionit te zgjeruar te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, i cili do te beje perpjekjen e fundit per te arritur nje marreveshje mes Berishes dhe Rames. Burime diplomatike i thane “Shqip” se sipas te gjitha gjasave nga Brukseli do te dale nje deklarate politike per negociatat ne Tirane ku do t’u kerkohet dy krereve kryesore te politikes, por vecanerisht qeverise qe te arrijne ne nje marreveshje qe do te zhbllokoje krizen politike.

    Nderkaq, ne axhenden e mbledhjes se sotme, theksohet se Keshilli i Puneve te Jashtme, i cili do te drejtohet nga Perfaqesuesja e Larte per Politiken e Jashtme dhe Politikat e Sigurise, Chatherine Ashton, pritet te diskutoje ne menyre te vecante per Haitin, Iranin dhe Ukrainen. Pritet qe te adaptohen konkluzione per keto ceshtje. Ne vazhdimesi, do te kete perfundime per Republiken e Moldavise dhe Zimbabvese. Ne kuadrin e Keshillit jane parashikuar takimet per bashkepunimin mes BE-se dhe Kirgistanit, si dhe dialogu minesterial mes Bashkimit Europian dhe Malit te Zi.

    Kreret e Bashkimit Europian, si dhe diplomatet e tyre ne Tirane e kane perseritur me se nje here se nese nuk do te zgjidhet kriza politike ne Shqiperi mes Berishes dhe Rames, rrezikon seriozisht integrimi i vendit tone ne BE. Ne kete kuader, sic e ka detajuar edhe ambasadori i Spanjes, Manuel Montobio, mund te vonohet liberalizimi i vizave per shqiptaret, per te cilat qeveria ka premtuar se do te ndodhe brenda ketij viti, por edhe ceshtja e statusit kandidat.

    Komisioni Europian po perpunon opinionin per Shqiperine dhe ne muajin e ardhshem ky dokument do te perfundoje per t’u bere publik me 11 maj kur ne Bruksel do te mbahet keshilli i asocimit ndermjet Bashkimit Europian dhe Shqiperise. Nese ky opinion nuk do te jete pozitiv, atehere edhe Keshilli i Ministrave te BE-se do te marre ne konsiderate dokumentin e kabinetit te Barrozos, ndaj do ta shtyje shqyrtimin e vendimit per Shqiperine. Me kete vendim, Shqiperia mund te vendoset me te njejten axhende me Bosnje-Hercegovinen, vend i cili ende nuk ka firmosur as Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit, pasi ndodhet ende ne protektoratin nderkombetar. Futemi ne nje axhende me Bosnjen, pasi Kroacia ndodhet fare afer pranimit ne BE, Maqedonia pritet qe pas kalimit te ngercit me Greqine per ceshtjen e emrit te avancoje me negociatat, pasi statusin e vendit kandidat e ka fituar prej kohesh. Nderkaq, Mali i Zi edhe Serbia po ecin shume shpejt, edhe pse kane nisur procesin shume me vone se ne.
    //shqip//
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Pyetėsori i BE, gjenden gabime nė kapitujt pėr Drejtėsinė

    TIRANE – Qeveria rikthen pėr shqyrtim kapitullin e Drejtėsisė dhe Politikės, nė dokumentin me pėrgjigjet qė janė dhėnė pėr pyetėsorin e BE nė adresė tė Shqipėrisė.
    Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Drejtėsisė, dy kapitujt janė kthyer pėr rushqyrtim pėr shkak tė pėrgjigjeve tė mėparshme qė ishin dhėnė tė gjata dhe nė disa raste tė paqarta.
    “Pyetjet janė shumė tė gjata ato kanė nevojė tė shkurtohen. Ėshtė e nevojshme nė kėtė kuptim dhe ministria e Drejtėsisė i ka marrė masat. Ka finalizuar pjesėn e saj nė logjikėn e jo thjesht pyetjeve tė gjata, por tė qarta, konēize dhe sintetike. Qėnia mė konēiz, mė sintetik dhe mė i qartė i shėrben edhe njė leximi mė tė mirė edhe nga pala europiane”, ka pohuar Sekretari i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Drejtėsisė, Florian Nuri.
    Sipas kėtij dikasteri, kapitulli i politikės zė njė volum prej 900 faqe nė dokumentin ku specialistėt e kishin tepruar pasi kishin dhėnė pėrgjigje nė pesė faqe pėr njė pyetje tė vetme nga njė faqe qė ėshtė kriteri.
    Ministria e Drejtėsisė tha se pėrgjigjet e dy kapitujve tanimė janė korrigjuar dhe pritet tė kalojnė nė Komitetin Ndėrministror pėr miratim.
    Procedura parashikon qė pas hartimit tė pėrgjigjeve nga ministria apo dikasteri pėrkatės, dokumenti shqyrtohet edhe njėherė nė Ministrinė e Integrimit dhe mė pas kalon nė Komitetin Ndėrministror.
    Qeveria shqiptare ka caktuar datėn 26 mars si afatin e fundit pėr mbylljen e punės me pyetėsorin e BE-sė, nga i cili pritet tė formohet opinioni mbi kėrkesėn e Shqipėrisė pėr statusin e vendit kandidat.(Lajmifundit)
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  9. #79
    urojme sa me shpejt qe shqiperia te behet pjese e europs.............

  10. #80
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    S H E K U L L I, 03/04/2010

    Fshesarė nė NATO
    ARBEN RROZHANI

    Pėr tė dytin vit radhazi qeveria shqiptare e pėrdori ditėn e anėtarėsimit nė NATO si njė festė partiake dhe posaēėrisht tė njė grupi individėsh qė mbajnė pushtetin nė Shqipėri. Qartazi si festė ekskluzive e qeverisė sė tij, kryeministri Sali Berisha, fans i sėmurė i spektakleve qeveribėrėse, qė nuk pėrton tė marrė katund mė katund banerin gjigant me moton "Shqipėria po ndryshon", nuk mund tė linte t'i shpėtonte nga festimet qesharake, dita e anėtarėsimit zyrtar nė Aleancėn e Atlantikut tė Veriut. Shqipėria e mori ftesėn pėr anėtarėsim nė kėtė aleancė nė 3 prill 2008 dhe, lajmi nga Bukureshti ishte kamerdarja e shpėtimit pėr kryeministrin e njė qeverie, qė pak mė tepėr se dy javė mė parė, nė 15 mars, kishte vrarė 26 njerėz dhe kish gjymtuar 300 tė tjerė, nė biznesin shtetėror tė shitjes sė municioneve. Njė vit mė vonė, Shqipėria do tė bėhej anėtare e plotė e aleancės dhe nuk kish dhuratė mė tė mirė elektorale pėr qeverinė dhe partinė e Berishės. NATO ka qenė termi mė i pėrdorur bashkė me liberalizimin e vizave nė fushatėn zgjedhore nga PD-ja dhe kryetari i saj.

    Nė kėtė pėrvjetor tė parė, festa ėshtė edhe mė politike se njė vit mė parė, edhe mė tepėr si aset politik nė duart e kryeministrit Berisha dhe sėrish njė kamerdare mė tepėr tė mbajtur njė pushtet tė bazuar mbi zgjedhje tė parregullta parlamentare. Dhe kėshtu duhet tė jetė. Hyrja nė NATO nuk e bėri Shqipėrinė, as mė tė mirė, as mė tė sigurt, as mė tė drejtė dhe as mė dinjitoze nė sytė e botės dhe ky ėshtė zhgėnjimi i madh pėr shqiptarėt qė naivisht menduan se anėtarėsimi nė aleancė do tė rregullonte shumė gjėra nė vend.

    Politikisht, Shqipėria ėshtė njė vend ku gjėrat kanė shkuar pėr keq. Nėse njė vit mė parė kishte shumė shpresė pėr ndryshimin e qeverisjes, sot kemi tė njėjtėn qeverisje me tė njėjtin kryeministėr qė ka shtuar dozat e arbitraritetit, dhunės verbale, pushtetit tė pėrqendruar nė duart e veta, mbytjes sė ēdo tentative pėr protestė, pėrpjekjeve pėr tė blerė opozitėn e pėr ta bėrė atė vegėl tė pozitės. Mė 29 qershor, vetėm disa orė pasi ishin mbyllur qendrat e votimit dhe sapo kishte filluar numėrimi i vullnetit tė shqiptarėve, Brus Xhorxh, kryetar i Asamblesė Parlamentare tė NATO-s, nė krah tė pėrfaqėsuesve tė tjerė ndėrkombėtarė tė mbledhur nė Tiranė, deklaronte i skandalizuar: "Keni shumė punė pėr tė bėrė pėr tė arritur standardet e BE-sė, qeverisjen demokratike, reformat nė gjyqėsor, profesionalizmin e mediave, vendosjen e shtetit tė sė drejtės, tė qeverive vendore dhe luftėn kundėr krimit dhe korrupsionit". Ai dhe tė tjerė kishin parė vetėm ditėn e votimit dhe nuk e jetuan maskaradėn e numėrimit tė votave, pėr tė cilin OSBE/ODIHR-i nė raportin e shtatorit 2009 do tė shprehej se nė 22 nga 66 qendrat e numėrimit, numėrimi i votave ishte kryer keq ose shumė keq. Kushedi se ēfarė do tė thoshin po tė shihnin dosjen "Ruzhdie".

    Shqipėria nuk ėshtė as mė e sigurt. Ėshtė po ai vend qė furnizon me drogė Europėn dhe plantacionet janė nėn hundėt e qeverisė, kufijtė e saj janė po aq porozė, krimi dhe trafiku i qenieve njerėzore vijon brenda dhe jashtė kufijve. Qeveria nuk ka punuar pėr shėrimin e kėtyre plagėve, por pėr kontrollin ndaj agjencive tė shėrbimit inteligjent. Ndaj u desh ndėrhyrja e NATO-s qė Berisha dhe qeveria e tij tė tėrhiqeshin nga kontrolli mbi SHISH-in.

    Sot, Shqipėria nuk ėshtė mė dinjitoze nė sytė e botės. Edhe pse i ka shpėrndarė paqeruajtėsit e saj kudo ku ia kanė kėrkuar. Ata burra tė mirė dhe nevojtarė kanė shkuar atje pėr paratė qė u duhen familjeve tė tyre tė varfra nė Shqipėri. Shumė edhe kanė paguar pėr t'u veshur paqeruajtės, sepse 70 euro nė ditė janė shumė pėr buxhetorin shqiptar. Kanė shkuar me kokė nė torbė, pėr tė zgjidhur shumė halle familjare dhe nuk kanė bėzajt edhe kur qeveria e tyre i ka lėnė nė ēadra mjerane nė tė ftohtėt e Heratit nė Afganistan, bri kolegėve italianė tė strehuar nė kazerma dinjitoze. Edhe kur i kanė lėnė tė bėjnė fshesarin dhe higjienistin e kolegėve tė tyre turq, francezė apo gjermanė.

    Ushtria shqiptare ėshtė ushtria e vetmja nė botė, nė njė republikė parlamentare qė ėshtė pėrdorur pėr tė bėrė biznesin vrastar tė municioneve, gjeneralėt e saj u bėnė brigadierė dhe rrogėtarė tė firmave private qė formuan joint-venture me shtetin pėr tė zhvatur miliardat nga pauria publike dhe tregtia dhe stokun e armatimeve tė Luftės sė Ftohtė. Dhjetėra pjesėmarrės dhe pėrfitues sė kėsaj skeme kriminale ende kanė pushtetin nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe qeveri dhe kanė gjetur shtigje e mėnyra tė tjera pėr tė vijuar prodhimin e "parave tė gjakut" si nė Gėrdec.

    Ushtria shqiptare po i kushton shtrenjtė buxhetit tė boshatisur tė Shqipėrisė. Ajo duhet tė ndajė, sipas marrėveshjes me NATO-n, 2 pėr qind tė Prodhimit tė Pėrgjithshėm Kombėtar pėr tė arritur standardet e aleancės. E mbetur pa tanke, apo avionė, qė u bėnė skrap nė mėnyrėn mė degjeneruese pėr njė komb, qeveria ėshtė gati tė japė diku 75 milionė euro pėr helikopterėt francezė, kushedi sa milionė pėr avionėt e pėrdorur nė Turqi, ndėrsa qiellin e saj e ruajnė avionėt e grekėve dhe italianėve.

    Pėrvjetori i NATO-s ishte njė festė e partisė nė pushtet, qė ėshtė krah NATO-s, jo pėr tė luftuar terrorizmin dhe pėr tė bėrė botėn mė tė paqtė, por pėr tė bėrė fshesaren e pėr tė hequr blozėn qė i ka hedhur vetes mbi krye.

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •