
Postuar mė parė nga
davidd
UPDATE / ARTIKULLI I PLOTE: Shqipėria mund tė futet nė BE jo mė pėrpara se nė 2025 me Bosnjen dhe Kosovėn. Serbia, qė nė fillim tė 2014-s - thotė Die Welt
Nga Christoph B. Schiltz / Die Welt 23 dhjetor
Evropa gjendet para njė raundi tė ri tė zgjerimit. Pas hyrjes sė 12 shteteve nė vitet 2004 dhe 2007, nė vitet e ardhshme do tė hyjnė vendet e Ballkanit Perėndimor me 25 milion banorė. BE ua pat premtuar aderimin vendeve tė Ballkanit nė Selanik qė nė vitin 2003. Tani ballkanasit ngulin kėmbė nė mbajtjen e premtimit. Serbia parashtroi kėtė dhjetor kėrkesėn zyrtare pėr pranim nė BE.
Boris Tadiē ia dorėzoi kėrkesėn nė Stokholm kryetarit tė radhės Frederik Reinfeldt. Tadiēi foli pėr njė "pikė kthimi" dhe pėr njė periudhė ku nė Serbi, sipas tij, "do tė pasojnė reforma tė thella dhe nganjėherė tė dhimbshme". Kėrkesa pėr aderim bėhet 9 vite pas rrėzimit tė Sllobodan Millosheviēit.
Qarqet e larta tė BE -sė presin qė Serbia t“i bashkėngjitet Unionit nė fillim tė vitit 2014. Njė proces i gjatė aderimi me plot barriera (si nė rastin e Turqisė), pėrjashtohet nė rastin e Serbisė. Pse? Sepse, ky vend, i cili gjendet nė "portat e BE-sė" - sipas mendimit tė evropianėve, ėshtė "shumė i rėndėsishėm pėr stabilitetin e Ballkanit".
Por disa vende evropiane, si pėr shembull Holanda apo Belgjika kanė shumė dyshime. Raportuesi i Parlamentit Evropian pėr Serbinė, Jelko Kacin, tėrhoqi vėrejtjen se aderimi nuk duhet tė ndodh kaq herėt. Ata qė ngurrojnė, pėrmendin para sė gjithash, se serbėt, akoma nuk kanė arrestuar dy tė kėrkuarit si kriminelė tė luftės; shefin e armatės serbe tė Bosnjės Ratko Mladiē dhe udhėheqėsin e dikurshėm tė serbeve tė Kroacisė, Goran Haxhiē.
Dhe veē kėsaj, e ashtuquajtura Marrėveshje pėr Stabilitet dhe Asocim, qė ėshtė e domosdoshme pėr bisedimet e aderimit, akoma nuk ėshtė ratifikuar plotėsisht.
Por me gjithė ngurrimet e mėsipėrme, shumė qeveri tė BE-sė, (pėrfshirė kreun e radhės Suedinė dhe mbi tė gjitha Spanja, e cila do ta udhėheq BE nė gjashtė muajt e ardhshėm), insistojnė qė pėr Serbinė, procesi tė pėrshpejtohet. Edhe Italia ka tė njėjtin qėndrim. Ishin kėto vende qė inkurajuan qeverinė e Beogradit ta bėjė tani kėrkesėn pėr aderim. MPJ i Spanjės Miguel Angel Moratinos u shpreh hapur se "do tė bėjė ēdo gjė qė ėshtė e mundur qė Serbia ta fitojė statusin e kandidatit". Gjithsesi njė vend bėhet kandidat vetėm atėherė, kur vendosin 27 shtete tė BE-sė plus njė pyetėsor shumė i gjatė. Kjo mund tė zgjasė shumė. Mali i Zi, pėr shembull e ka bėrė kėrkesėn nė vitin 2008 dhe nuk ėshtė akoma kandidat.
Edhe Shqipėria duhet tė presė ende. Qeveria e Tiranės nė prill tė kėtij viti ka bėrė kėrkesė aderimi. Para disa javėve Komisioni i BE-sė i ka dorėzuar kėtij vendi 2280 pyetje, pėr tė cilat duhet tė pėrgjigjen. Fjala ėshtė pėr pyetjet nė ekonomi dhe sistemin gjyqėsor.
Kandidat aktual veē Turqisė, janė Maqedonia dhe Kroacia. Kroacia edhe pse ka problem tani me Slloveninė pėr shkak tė kufirit nė Adriatik, pritet tė anėtarėsohet nė janar tė vitit 2011. Nė 17 prej 35 fushave politike, bisedimet e aderimit kanė pėrfunduar, ndėrsa 11 tė tjerat janė nė bisedim e sipėr. Hyrja e Kroacisė do ta rriste shumė presionin e vendeve tė Ballkanit Perėndimor mbi BE-nė pėr t“u pranuar mė shpejt. Dhe kjo mund t“i jap vėrtet impulse procesit tė hyrjes tė Serbisė, Malit tė Zi dhe Maqedonisė. BE gjendet para debateve tė nxehta.
Vendet tepėr tė varfra dhe tė dominuar nga korrupsioni si Shqipėria, Bosnja Hercegovina dhe Kosova nė rastin mė tė shpejt do tė jenė tė gatshme pėr hyrje nė BE nė vitin 2025.
Nga ana tjetėr, nė Ballkanin Perėndimor mund tė krijohet njė shoqėri dy klasore, gjė tė cilėn e theksojnė shumė anėtarė tė BE-sė. Kjo mund tė behet e rrezikshme dhe tė ēojė nė destabilizimi tė ri tė zonės. Kėtė nuk e dėshiron askush nė Bruksel.
*Botuar nė 23 dhjetor nė gazetėn e njohur gjermane "Die Welt". Titulli nė origjinal: "Serbia premton reforma tė dhimbshme. Tadiē bėri kėrkesėn e vendit tė tij nė BE, krimineli serb i luftės Mladic, akoma nė liri".
Pėrktheu nga gjermanishtja:
Naser Aliu
Krijoni Kontakt