Ylli Pango kthehet ne "Opinion" te TV Klan me Blendi Fevziun per te rrefyer per zhvillimin e ngjarjeve mbi skandalin e pushimit te tij nga puna, tashme pas vendimit te Prokurorise se Tiranes ne lidhje me incizimet dhe filmimet e Fiks Fare, pas qarkullimit ne Youtube te disa videove shtese ne lidhje me keto incizime, dhe pas botimit te librit te tij ne lidhje me kete skandal.
Pango premton se do ta ndjeke kete ceshtje gjithe jeten dhe pretendon se ka qene i pafajshem dhe se Filip Cakulli dhe Fiks Fare kane pasur mbeshtje te fuqishme politike per publikimin e materialeve qe rezultuan ne shkarkimin e tij nga puna nga kryeministri Sali Berisha menjehere sapo emisioni filloi te transmetohej, ne mars te vitit 2009. Pango refuzoi ti pergjigjet pyetjes nese ka pasur me pare mardhenie seksuale me vajzen qe beri provokimin e tij, por pranon qe e ka njohur ate ka disa vite. Ai gjithashtu aludoi se Filip Cakuli mund te kete pasur mbeshtje dhe nga brenda kampit te maxhorances (Partise Demokratike) per te realizuar emisionin qe do sillte ne shkarkimin e tij nga puna.
Kjo eshte pjesa e pare. Per te pare te gjithe emisionin klikoni ketu.
Me poshte vijon nje permbledhje e emisionit marre nga Koha Jone.
Pango: "Skandali seksual" u mbeshtet nga njerez ne politike
Nente muaj pas skandalit "Pango", ish-ministri i Kultures, rrefehet ne emisionin "Opinion" per gazetarin Blendi Fevziu ne TV Klan, duke hedhur drite mbi te gjitha ato prova te pathena, te padegjuara dhe te patransmetuara, qe sipas tij jane deshmi e gjalle ne vendimin e prokurorise per pushimin e ceshtjes. Duke e cilesuar si skandal mediatik, Pango erdhi ne kete emision me nje liber te tijin te titulluar "Skandal", ku sqaron te gjitha arsyet, qe njerez te caktuar kerkonin shkaterrimin e tij, per qellime te caktuara. Drejtperdrejte per shikuesit, u transmetuan edhe disa pamje te publikuara ne youtube, te cilat jane administruar edhe nga prokuroria si fakte.
Prokuroria ka mbyllur hetimet per ceshtjen "Pango", duke deklaruar se nuk ka shkelje penale. A jeni moralisht i denuar?
Morali si koncept ekziston, jo kodi. Une jam denuar duke qene i pafajshem.
A e keni hedhur ju kete video ne Youtube?
Nuk e kam hedhur une ne Youtube. Mund ta kene hedhur prodhuesit vete. Kete material nuk e kam prodhuar dhe hedhur une.
E meritoni ju kete dhune mediatike, morale?
Kjo ka qene shume e poshter. Mesa duket prokurorine dhe gjykaten e kane marre ne dore media dhe politika. Kjo forme paragjykuese shkaterron jeten e nje njeriu. Perfytyro nje njeri qe goditet nga te kater anet. Personi qe ka ardhur vullnetarisht me deshire ne shtepi e njihja. Eshte edhe ne vendimin e prokurorise. Une kam shkruar ne celular kur te vish poshte, me bej telefon. Pra i bie qe ka thene dicka me pare. Ky eshte manipulimi i pare. Eshte ftuar te vije ne ministri dhe nuk erdhi. Po vij ti sjell ne shpi, me tha. Pse iu futa kesaj historie? Sepse njeriu pas atij sulmi barbar nuk ka mendje te mbledh veten, por me pas kujton shume fakte. Nje person qe e kam njohur ne Kafazin e Arte dhe Fakultet.
Perse ju shkarkuan si minister, pse votuan kunder jush ne parlament, pse u mbajt nje fjale nga Kryetarja e Kuvendit?
Pamjet e montuara, e kane kthyer anapulla ngjarjen, qe vjen nje vazje e pafajshme kerkoj pune dhe i kerkohet seks ne vend te punes. Absolutisht eshte e kunderta. Ka ofruar joshje seksuale vajza dhe ka perdorur si sebep punen. Nje Parlament qe degjon nje deklarim te tille dhe shikon vetem nje pjese te atyre pamjeve te montuara, normalisht ashtu do te gjykoje. Une sot vij pas 9 muajsh me vendim prokurorie.
Cili eshte shkaku qe para 9 muajsh, nje deputet ju ka thene se po ju bejne nje kurth?
Ai person me ka thene ki kujdes se do ta fusin me femra. Une kam punuar gjithmone ne mjedise te tilla dhe kam qene shume korrekt. E bene proven me femren e pare ne janar qe kerkonte te aplikonte per projekte. Me pas femra e dyte dhe pastaj e treta.
E dine edhe ne Ministri se kush ishte. Ka ardhur me nderhyrje per te aplikuar per nje projekt une nuk e mbajta dhe ia kalova sektorit te projetit. Me pas fusin vajzen e dyte, e cila nuk e vazhdoi me lojen. Kjo e cila u be sebep, kjo deklaron vete qendrimi i tij ka qene korrekt dhe u terhoq nga loja. Ajo ka thene, une nuk pranoj ta bej kete loje. E treta kishte njohje personale me mua. Eshte shfrytezuar njohja. Ajo me ka ndjekur nga pas duke me thene qe nuk me njeh nuk me njeh?? Nuk ka bere vaki ne asnje vend te botes kjo.
Ju vete keni kontribuar per kete?
Gjithe keta qe me kane sulmuar mua donin shkaterrimin. Ti ke armiqte e tu apo xhelozet e tu. Kundershtaret mund te ishin dhe tek opozita e cila donte mish njeriu se ishin zgjedhjet edhe mediat ushqim duan, por edhe kundershtare personale kemi. Ata e kane provuar edhe me afrim parash dhe kane deshtuar. Edhe si minister ka patur provokime dhe 4 here ka pasur deklarata qe do shkarkohesha.
Eshte lufte brenda llojit kjo ndaj jush?
Eshte edhe lufte brenda llojit dhe jashte llojit. Keta njerez qe kane luftuar vazhdimisht,, fotografime private, pergjime te paligjshme, shkaterrim i imazhit. Te godasesh njeriun qe merret me pune. Kam fituar une. Tani kam padi civile. Nuk ka cmim qe te paguaje ate krim qe jane kryer karshi njerezve te thjeshte.
Pse vajza nuk ka deponuar ne prokurori?
Vazja e dyte ka ikur. Me ka cuar 4 ndermjetes per te me kerkuar falje. Atje e mbajne padronet e saj. Une i kam thene qe nuk te vjen e keqja nga une. Nuk e kam takuar me pas ngjarjes.
Nese shkonit me nje vendim te tille ju do te ishit serish ne liste tek Keshilli Kombetar i PD?
Diten qe u mblodh Keshilli Kombetar u dha edhe vendimi i prokurorise.
Pse mendoni se jeni sulmuar?
Une si fillova pune si minister duke nderruar nje pjese te stafit. Kam bere shume nderrime dhe ato kane sjelle ndikime. Jane nje pjese e ketyre njerezve. Une kam pasur debatesh shume te frota politike. Ne Shqiperi s'ka politike te pasur, ka armiq politike. Une jam sulmuar, une jam penguar. Une kam cenuar interesa per qellime publike dhe ndaj jam sulmuar. Te largosh nje gjigant mediatik nga ish-Piramida do te thote te cenosh interesa te medha. Skandali ishte me mbeshtetje politike por nuk mund ta them nga mazhoranca apo opozita.
Z. Pango qe i ka bere balle 2 provokimeve pse nuk i beri balle edhe te tretit.
Nese nje mashkull i shkon nje vajze gjysem e zhveshur dhe... Une kam bere ate qe rralle meshkujt shqiptare mund ta bejne. Burra te medhenj shteti i kane bere ne zyra ato pune... Kurse mua, pjesa me e madhe e medieve me ka quajtur te fajshem pa vendim gjykate. Pasi gjithe keta njerez turren qe diten e pare, thua ketu mbaroi ky njeri.
Ajo pjese qe ka dale ne media nuk eshte gjithe Shqiperia. Ka shume shqiptare qe thone eshte veper shume e poshter. Kjo me mban gjalle mua.
Marre me shkurtime nga "Opinion"
Krijoni Kontakt