Close
Faqja 99 prej 101 FillimFillim ... 4989979899100101 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 981 deri 990 prej 1005
  1. #981
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar mė parė nga eldushka Lexo Postimin
    Mė fal, po cfarė tė duket ajo qė kam postuar? Po tė lexosh vendimin e dhėnė nga gjykata e Tiranės ata i janė referuar tre vendimeve tė Gjykatės sė Strasburgut edhe pretendojnė se vendimi mund tė mbėshtetet tek ato tre vendime. Nė fakt ato nuk plotėsojnė kushtin e kazuseve precedente, siē e kam sqaruar tek ai postim, sepse nuk kanė asnjė pikė pėrputhjeje me kazusin e Pangos.
    Shfleto nė google vendimet e Strasburgut edhe Konventen e Tė Drejtave tė Njeriut pėr mė tepėr edhe krijo njė ide vetė nė lidhje me caqet qė ekzistojnė, duke qenė se sqarimi im nuk tė duket si i bazuar kund.

    Ti jo vetem qe nuk ke argumente por ne mungese te argumentit artificialisht mundohesh te hedhesh te zezen mbi te bardhen..

    Aulona ne cdo vend te botes gjykata ka disa shkalle dhe ndodh shume here ne vende te ndryshme qe jane rrezuar vendime nga gjykata me e larte . Ne rastin e Nanos gjykata e larte ashtu e mendoi dhe e rrezoi por kjo s,do te thote qe gjykatesi eshte i pafte apo qe ka abuzuar .. Ne demokraci ka mendime te ndryshme dhe gjykata e larte mund te ndryshoje vendimin nga nje gjykate e shkalles se pare E keqja eshte qe per bindjet partiake e perdorni si argument per ta njollosur me
    lloj lloj fjale e hamendesime politike


    Te jeni te sigurte qe dhe gjykata e Strasburgut nuk do e ndryshoje vendimin e gjyqtarit Bendo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 12-07-2010 mė 18:02

  2. #982
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,191
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga eldushka Lexo Postimin
    Dmth. nisur nga gjykimi yt, nese nje femer eshte me minifund edhe kanatjere e me goxha take, nese perdhunohet, atehere veperkryesi nuk duhet te denohet, se ajo femra ka qene provokuese! Hajde shtjellim e gjykim i shendoshe, hajde!:-ė
    Ligji nuk vepron ne ajer, vepron kur viktima shkon ne prokurori e ngre nje padi ndaj dhunuesit. Ne kete rast, viktima qe eshte vajza qe pame ne filmimet e Top Channel nuk e ka ngritur nje padi ndaj Pangos ne prokurori. Tani ti mund te rrish e ti biesh fyellit dite e nate se Pango shfrytezoi postin e dhunoi ate vajzen e pafajshme, por kjo nuk e ndryshon faktin qe vajza nuk ka ngritur nje padi ndaj Pangos, qe sipas teje e ka dhunuar. Pse kjo nuk e ka bere nje gje te tille, per kete duhet te pyesesh vete vajzen ne fjale dhe nuk duhet te besh me faj ligjin apo prokurorine.

    Pango mori denimin moral te punedhenesit te tij, kryeministrit Berisha, qe i kerkoi doreheqjen nga posti i ministrit sapo skandali u be publik nga Top Channel. Kete Berisha nuk e beri pasi "Pango ka shkelur ligjet e vendit", por sepse ai kish shkelur "kodin moral" shoqeror qe kryeministri i vesh vetes dhe qeverise qe ai kryeson. Denimi i dyte qe Pango mori eshte denimi i opinionit publik shqiptar, qe e gjykoi ate per ate montazh qe Top Channel prodhoi. Tani qe e verteta doli ne shesh me videot e papraskenave te Top Channel me vajzen ne fjale, dhe tani qe gjykata e tha fjalen e saj per shkeljen e te drejtes se privatesise se shtetasit Pango, kjo eshte drejtesi e vonuar per Pangon. Demi ndaj imazhit te tij publik eshte bere dhe nuk riparohet dot.

    Nese ty te tremb "abuzimi i pushtetit te ministrave", mua me tremb se sa te lehte e kane mediat shqiptare te luajne me jeten e njerezve, qofte kjo jeta e nje vajze apo jeta e nje ministri. Dhe nese keto media nuk mendohen dy here te shkelin lirite e shtetasve me pushtet sic eshte nje minister e nje pedagog ne Tirane, a mendon se do te mendohen dy here per shperdorimin e jetes tende apo time qe jemi shqiptare te thjeshte?!

    Si do te ndiheshit nese dikush te instalonte nje kamera ne ambientin e shtepise tuaj dhe ato filmime ti luante ne nje televizion kombetar apo ti hidhte edhe ne Internet, edhe ne kete forum?! Ky akt eshte i denueshem jo vetem moralisht por edhe ligjerisht jo vetem kur behet ndaj nje ministri, por kur behet edhe ndaj nje njeriu te thjeshte. Njeriu ka dinjitet dhe ky dinjitet respektohet brenda kufijve te lirise se tij. Nese ke ankesa per punen e nje ministri dhe ke deshmuar qe ai eshte i korruptuar, shko e ngri nje padi ne prokurori per te ose publikoi faktet e korrupsionit ne media. Por askush nuk ka te drejte te dhunoje lirite e jetes private te njeriut ne kete menyre. Jeta profesionale eshte e ndare me thike nga ajo familjare dhe personale.

    Albo

  3. #983
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Individet qe jane kunder vendimit e dine mire qe kjo lloj media e ka tepruar qe ka shkelur disa norma , e dine mire menyra se si u sulmua nje njeri ishte primitive dhe e dine mire qe qellimi i kesaj media nuk eshte zbulimi i korrupsionit por sulm mediatik per te diskretituar dhe shkaterruar njerez per qellimet e tyre qofte ekonomike politike pse jo dhe mafioze sepse menyra se si u sulmon kjo media kunder nje ministri gjykates dhe atyre qe mendojne kunder eshte agresiviteti mafioz .. Por ajo s'ka nuk dine eshte : Morali dhe ndergjegja e moralit per te gjykuar nje njeri duke u komanduar nga antimorali njerezor..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 12-07-2010 mė 18:32

  4. #984
    ÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Gjykata e interpreton me ane te neneve , ti na flet qe paska abuzuar gjykatesi me vendimin .. Gjykatesi e ka studiuar mire ceshtje dhe ka dhene nje vendim por disa njerez duan ta keqinterpretojne vendimin si abuziv dhe sulm kunder medias per te mbrojtur interesat e tyre personale dhe politike ..
    Interesi im ne kete diskutim eshte zero. As kam perfitim, as humbje nga ky rast. I vetmi interes eshte ne aspektin juridik e vendimmarres per diskutim.
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Ti jo vetem qe nuk ke argumente por ne mungese te argumentit artificialisht mundohesh te hedhesh te zezen mbi te bardhen..
    Ashtu e leme, por jo se eshte. Duke qene se interesi im eshte zero, paraqes tezen edhe mendimin tim nisur thjeshte nga aq sa lexoj e kuptoj ne kete fushe. Ti qe paske njohuri te mjaftueshme, hidhe poshte germen e zeze mbi sfond blu qe kam perdorur une, por me argumente! Jo ne parim pergjithesues duke folur per yjet, per naten, per gjykaten, per titujt qe kane mbi shpatulla. Nese do qe keshtu si gjykon zotrote, vendimdhenia do kishte vetem nje gjykate, vendimi i se ciles do qe i paankueshem edhe i padiskutueshem! Per me teper qe kuptoje thjeshte se: "Ka ligj, por ka edhe Maliq".

    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Te jeni te sigurte qe dhe gjykata e Strasburgut nuk do e ndryshoje vendimin e gjyqtarit Bendo
    E ne dalte ndryshe?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ligji nuk vepron ne ajer, vepron kur viktima shkon ne prokurori e ngre nje padi ndaj dhunuesit.
    Jo gjithmone, jo ne cdo rast. Ka raste e kazuse penale vecanerisht kur edhe nese personi e terheq padine, kazusi vazhdon te shqyrtohet per arsye interesi publik.
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ne kete rast, viktima qe eshte vajza qe pame ne filmimet e Top Channel nuk e ka ngritur nje padi ndaj Pangos ne prokurori. Tani ti mund te rrish e ti biesh fyellit dite e nate se Pango shfrytezoi postin e dhunoi ate vajzen e pafajshme, por kjo nuk e ndryshon faktin qe vajza nuk ka ngritur nje padi ndaj Pangos, qe sipas teje e ka dhunuar. Pse kjo nuk e ka bere nje gje te tille, per kete duhet te pyesesh vete vajzen ne fjale dhe nuk duhet te besh me faj ligjin apo prokurorine.
    Nuk po e shqyrtoj fare ate aspekte as e kam permendur kund, sepse nuk ka te beje aspak me kazusin ne fjale. Vendimi i dhene ne dem te TCH eshte per te drejte civile e nuk bazohet apo shqyrtohet aspak nje dem ne fushen penale.
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    [...]Denimi i dyte qe Pango mori eshte denimi i opinionit publik shqiptar, qe e gjykoi ate per ate montazh qe Top Channel prodhoi. Tani qe e verteta doli ne shesh me videot e papraskenave te Top Channel me vajzen ne fjale, dhe tani qe gjykata e tha fjalen e saj per shkeljen e te drejtes se privatesise se shtetasit Pango, kjo eshte drejtesi e vonuar per Pangon. Demi ndaj imazhit te tij publik eshte bere dhe nuk riparohet dot.
    Nuk ka as shpifje, as modifikim, as manipulim te fjaleve te thena apo videove te shfaqura. Rrjedhimisht nuk plotesohen kushtet qe nevojiten penalisht per nje veper sic eshte mashtrimi. : ) Per me teper ne ate vendim gjykata parashtron e thote se ekziston manipulimi dhe fyerja, te realizuara keto permes sekuencave te shfaqura nga filmat shqiptare. Kjo nuk hyn tek fyerja, por tek "loja sarkastike" ne aspektin profesional, rrjedhimisht demi i figures se tij si person nuk vjen si pasoje e nje mashtrimi ne emer te tij, apo fyerje. Por si pasoje e fjaleve te thena nga ai edhe mendimit qe cdo person ka krijuar nisur nga ato fjale, apo nga ato xhirime. Nese dhenia e pamjeve filmike apo batutave te shkeputur nga filmat shqiptare do perbente veper penale atehere cdo karikature e bere per nje figure publike duhet te perfshinte dhe shume denime penale, gje qe nuk eshte e tille.

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Nese ty te tremb "abuzimi i pushtetit te ministrave", mua me tremb se sa te lehte e kane mediat shqiptare te luajne me jeten e njerezve, qofte kjo jeta e nje vajze apo jeta e nje ministri. Dhe nese keto media nuk mendohen dy here te shkelin lirite e shtetasve me pushtet sic eshte nje minister e nje pedagog ne Tirane, a mendon se do te mendohen dy here per shperdorimin e jetes tende apo time qe jemi shqiptare te thjeshte?!
    Absolutisht. Por ketu nuk eshte prekur asnje moment aspekti i sferes personale, aq me pak nisur nga cfare ka perdorur per argumente gjykata. Mjafton te lexosh arsyetimet e Gjykates se Strasburgut tek rastet e permendura si precedente nga Gjykata e Shkalles se Pare Tirane. Them se shume lehte cdokush, dhe pa njohuri ne fushen juridike gjykoj une, eshte ne gjendje te krijoje fale tyre nje ide te qarte e beje dallimin se kur preket fusha personale e kur ajo publike.

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Si do te ndiheshit nese dikush te instalonte nje kamera ne ambientin e shtepise tuaj dhe ato filmime ti luante ne nje televizion kombetar apo ti hidhte edhe ne Internet, edhe ne kete forum?! Ky akt eshte i denueshem jo vetem moralisht por edhe ligjerisht jo vetem kur behet ndaj nje ministri, por kur behet edhe ndaj nje njeriu te thjeshte. Njeriu ka dinjitet dhe ky dinjitet respektohet brenda kufijve te lirise se tij. Nese ke ankesa per punen e nje ministri dhe ke deshmuar qe ai eshte i korruptuar, shko e ngri nje padi ne prokurori per te ose publikoi faktet e korrupsionit ne media. Por askush nuk ka te drejte te dhunoje lirite e jetes private te njeriut ne kete menyre. Jeta profesionale eshte e ndare me thike nga ajo familjare dhe personale.
    Pikerisht, sepse nuk behet fjale per jeten personale bie vendimi i dhene nga pala e gjykates ne dem te TCH. Lexo te lutem se cfare nenkupton konventa, artikulli 8 apo dhe ai 10 si dhe kur shihet juridikisht se preket aspekti personal i nje personi, per me teper i nje personi publik.
    Ne fund te fundit edhe drejtesia e ligjet e vendimet, jane ceshtje perceptimi, por qe ndryshe nga ne neper diskutime, duhen bazuar me mire ne kode edhe kazuse precedente.

  5. #985
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    1.Nga te gjitha diskutimet ke folur tym ,e ke keqintepretuar sipas qejfit tend ..Kur diskuton duhet te argumentosh jo e flasesh ne ajer se i merr era fjalet .. Vendimi duket qarte ne driten e diellit ku bazohet nenet dhe shkeljet e te drejtave te njeriut ..

    2. Un do thoja ndryshe ka Maliq por ka dhe ligj

    3. Siguria dhe bindja per vendimin nuk ndryshon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 13-07-2010 mė 09:54

  6. #986
    ÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    1.Nga te gjitha diskutimet ke folur tym ,e ke keqintepretuar sipas qejfit tend .. Vendimi duket qarte ne driten e diellit ku bazohet nenet dhe shkeljet e te drejtave te njeriut .. Kur diskuton duhet te argumetosh te mos flasesh ne ajer ..

    2. Un do thoja ndryshe ka Maliq por ka dhe ligj

    3. Siguria dhe bindja per vendimin nuk ndryshon

    Une kam folur ne tym, ndersa ti je ai qe na paraqite argumenta duke shtjelluar se perse e gjykon ashtu edhe gjykimin e dhene e ke mbeshtetur tek e drejta, kodet, nenet e kazuset precedente te vendimit (ve bast qe as nuk e di cfare jane keto te fundit, por nejse)! Fiiiks, si thua ti e leme, se mjaft shpenzova kohe kot duke tentuar te sqaroj gje!

    p.s. Ti i paskerke aksioma ato pretendimet e tua, nuk paskan nevoje aspak per argumentim....

  7. #987
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar mė parė nga eldushka Lexo Postimin

    Une kam folur ne tym, ndersa ti je ai qe na paraqite argumenta duke shtjelluar se perse e gjykon ashtu edhe gjykimin e dhene e ke mbeshtetur tek e drejta, kodet, nenet e kazuset precedente te vendimit (ve bast qe as nuk e di cfare jane keto te fundit, por nejse)! Fiiiks, si thua ti e leme, se mjaft shpenzova kohe kot duke tentuar te sqaroj gje!

    p.s. Ti i paskerke aksioma ato pretendimet e tua, nuk paskan nevoje aspak per argumentim....

    Ti sa here se je ne veshtiresi per te gjetur qofte nje argument te vetem mundohesh te devijosh temen duke perdor ironi personale te tipit {ti nuk di } {mjaft shpenzova kohen } Kur s'ker argumente do flasesh ne ajer ose do devijosh nga debati ..
    Mos u kap personalisht me mua por kapu me argumentin dhe nese nuk e rrezon dot me mire heshtja se te flasesh gabim ..

    Sigurisht qe duhet mbeshtetur te e drejta dhe argumentave ligjore per te perfocuar argumentin dhe kundershtuesi do e kete me te veshtire ta rrezoje dhe do lere debatin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 13-07-2010 mė 10:51

  8. #988
    ÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Ti sa here se je ne veshtiresi per te gjetur qofte nje argument te vetem mundohesh te devijosh temen duke perdor ironi personale te tipit {ti nuk di } {mjaft shpenzova kohen } Kur s'ker argumente do flasesh ne ajer ose do devijosh nga debati ..
    Mos u kap personalisht me mua por kapu me argumentin dhe nese nuk e rrezon dot me mire heshtja se te flasesh gabim ..

    Sigurisht qe duhet mbeshtetur te e drejta dhe argumentave ligjore per te perfocuar argumentin dhe duke bere kete ben shah mat dhe ai ose ajo le diskutimin eeeee
    E bejme ndryshe, ē'ke ti. Lexo pjeset ku eshte mbeshtetur vendimi si fillim e kur te mbarosh ato ec e diskutojme se cfare kuptove e si e gjykon ti nisur nga sa kuptove, meqenese une qenkam ajo qe devijokam ne debat. Pervec kesaj do te jap nja dy artikuj ne lidhje me sferen personale edhe cfare perfshin ajo dhe artikujt e konventes ne cila raste perdoren. Se te kam shkruar dhe here tjeter, qe nuk me pelqen pabarazia.

    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    - Nė cėshtjen Pfeifer k.Austrise (no.12556/03,S35, ECHR 2007) eshte konstatuar se neni 10 i Konventes nuk garanton nje te drejte te pakufizuar madje edhe ne ato raste kur informacioni mund te jete me interes per publikun e gjere. Ne rastin konkret, kur qellimi kryesor eshte sulmi kunder reputacionit te personave garancite e nenit 8 te Konventes ( e drejta per jete private dhe reputacion) marrin perparesi.
    Ja tek e ke vendimin:http://www.menschenrechte.ac.at/docs/07_6/07_6_05

    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    - Nė cėshtjen Scharsach and Neės Verlagsgesellschaft v.Austria (no.39394/98) Gjykata duke ju referuar praktikes se saj ne lidhje me nenin 10 te Konventes, relaton se media luan nje rol te rendesishem ne nje shoqeri demokratike. Megjithate, media nuk duhet te kaloje disa kufij limit, vecanerisht nese keto lidhen me reputacionin dhe te drejtat e individeve. Media duhet te shperndaje informacion ne perputhje me te drejtat dhe detyrimet a saj; informacion ky, qe perfshin vetem ceshtje me interes publik te gjere.
    Ja dhe ketu: http://www.menschenrechte.ac.at/orig/03_6/Scharsach.pdf

    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    - Nė cėshtjen Van Hanover k. Germany Gjykata e Strasburgut parashtron se liria e shprehjes kerkon nje interpretim me te ngushte. Ne lidhje me kete Gjykata i referohet Rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes per “ Te Drejten e Jetes Private” e cila parashtron se “Interpretimi i njeanshem i te drejtes se lirise se shprehjes” nga media te caktuara, nuk mund te justifikoje shkeljet e te drejtave te mbrojtura nga neni 8 i Konventes, me justifikimin se lexuesit “kane te drejte te dinė gjithcka rreth figurave publike”.
    http://www.presserecht.de/index.php?...=188&Itemid=36
    http://inforrm.wordpress.com/2010/05...grand-chamber/

    I ke dhe linket gati, qe mos lodhesh. Kur te mbarosh, bujrum serish e na ndriēo edhe ne me dijet e tua bazuar mbi rastin, vendimin e dhene nga gjykata dhe pse sipas teje qenkan per precedente keto kazuse. Kaq si fillim, se nuk dua te mbingarkohesh. E mos u nxito, se pres une...se nuk ben njeriu per dy ore.

  9. #989
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,191
    Postimet nė Bllog
    22
    Jo gjithmone, jo ne cdo rast. Ka raste e kazuse penale vecanerisht kur edhe nese personi e terheq padine, kazusi vazhdon te shqyrtohet per arsye interesi publik.
    Cilin "ligj" te Republikes se Shqiperise shkeli ish-ministri Pango ne skandalin ne fjale? Ne videon qe une kam sjelle me lart, ministri eshte treguar shume i perpikte ne pritjen e vajzes ne zyre gjate orarit zyrtar. Ashtu sic i ka bere asaj te ditur ne telefon qe te paraqitet te nesermen ne mengjes ne zyre, ishte insistimi i vajzes, i shtyre nga tutoret e Top Channel qe kerkoi ti shkonte jo ne zyre por ne shtepi jashte orarit zyrtar te punes.

    Pergjigju pyetjes me lart, cilin ligj ka shkelur ish-ministri qe meriton te hetohet e gjykohet? Une nuk shoh asnje shkelje.

    Nuk ka as shpifje, as modifikim, as manipulim te fjaleve te thena apo videove te shfaqura. Rrjedhimisht nuk plotesohen kushtet qe nevojiten penalisht per nje veper sic eshte mashtrimi. : ) Per me teper ne ate vendim gjykata parashtron e thote se ekziston manipulimi dhe fyerja, te realizuara keto permes sekuencave te shfaqura nga filmat shqiptare. Kjo nuk hyn tek fyerja, por tek "loja sarkastike" ne aspektin profesional, rrjedhimisht demi i figures se tij si person nuk vjen si pasoje e nje mashtrimi ne emer te tij, apo fyerje. Por si pasoje e fjaleve te thena nga ai edhe mendimit qe cdo person ka krijuar nisur nga ato fjale, apo nga ato xhirime. Nese dhenia e pamjeve filmike apo batutave te shkeputur nga filmat shqiptare do perbente veper penale atehere cdo karikature e bere per nje figure publike duhet te perfshinte dhe shume denime penale, gje qe nuk eshte e tille.
    Fjale e skena te marra jashte nje konteksti, quhen "montim" ose "montazh" mediatik. Ish-ministri ka siguruar video te xhiruara nga vete Top Channel te prapaskenave te Filip Cakullit (tutorit) dhe vajzes qe e perdori si karem. Shikoji nese nuk i ke pare dhe pastaj insisto mbi pafajesine e vajzes apo motivet e Top Channel.



    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-07-2010 mė 14:36

  10. #990
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Duhen njohur e pranuar vendimet e gjykatave?
    Le qė ne kundėrshtojmė edhe ligjet...edhe duam demokraci!!!

Tema tė Ngjashme

  1. Martesa dhe homoseksualėt
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 508
    Postimi i Fundit: 06-01-2024, 15:53
  2. Seksi dhe shėndeti
    Nga Estella nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 14:38
  3. Turizmi seksual vazhdon tė rritet !
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 19:30
  4. Psikiatria dhe psikoterapia sistemike
    Nga Psikiatria nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 07:48
  5. Skandali qė shoqėroi ministrin rus nė Tiranė
    Nga shigjeta nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2004, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •