
Postuar mė parė nga
CHINO
Shiko cfare shkruan. Romane e enciklopedi mund te marresh nga keto dy-tri fjali.
Dtth sipas dijes tende per Krishtin njeriu paska te drejte te gaboje me qellim. Ngase thua e di qe ben "gafe". Perseri nje anashkalim i Krishtit, perpos nese deshmon se Krishti patjeter nga secila fjali e tij duhet te kuptohet keshtu. Kete deshmi nuk mund ta sjellesh kurre. Sepse cdo e dyta fjale e Krishtit nese nuk e interpreton, nuk e zhvillon per ta perdorur ne raste te sotit, eshte fjale e vdekur, e paperdorshme, obsolete. Tipikja e cdo libri normativ eshte interpretimi i tij. Po nuk e interpretove, po nuk pyete: Cfare ka dehsur te thote? Cfare do kishte thene? Libri normativ vdes qe tani. Dhe me te edhe Zoti, edhe Feja, edhe Mesia, edhe cdo gje.
Nese nuk gaboj thote: Shkoni ne bote dhe perhapeni fjalen time. Nga kjo fjali dalin prap 100 nenpyetje. Si mendonte Krishti kur e tha kete? Te perhapen te gjitha qindra fjalimet e tij te gjata fjale per fjale? Si eshte e mundur kjo? Nese eshte e mudnur kjo nepermjet te apostujve (sepse kinse te "bekuar" nga Shpirti e Shenjte), atehere si eshte e mundur qe te bejne kete perhapje ata qe vijne pas apostujve? Si mund te dergohet kjo fjale e Krishtit sot tek eskimezet? Si te dergohet pa e pervertuar, pergjysmuar, thjeshtuar, zgjeruar? Nese kjo qenka e mundur, perseri nepermjet te perralles se Shpirtit te Shenjte, si eshte puna, nese eskimezet pyesin: Cfare mendonte Krishti kur tha: Mos prish martesa, mos vrit? A mendonte se aborti eshte i ndaluar? Ku e di ti ("apostul") kete gje? Flet ti me Krishtin tani per tani drejtperdrejt? Dhe ne kete moment cfaredo qe i pergjegjesh eskimezeve, devijon nga fjala e Krishtit. Sepse sipas cdo burimi, Krishti nuk la asnje mesim mbi abortin. Por pyetja e abortit u pergjegj me vone nga njerez qe zevendesuan Krishtin. Dhe keshtu u be aborti i ndaluar ne Krishterim. Jo sepse deshi Krishti, por per shkak te papeve dhe nenpapeve dhe despoteve tjere. Keshtu qe Krishterimi eshte e pamundshme te mos pervertohet per cdo dite. Krishti qe moti nuk eshte me mesuesi. Ndoshta ne 90 % te kanoneve kishtare, Krishti eshte inekszistent, i pervertuar, i hedhur poshte.
Sipas fjalive tua poashtu nenkupton se secila nga nendarjet e Krishterimit qenka sot e bazuar ne debilizem. Pse nenkupton? Sepse thua paska thene "Qendro me mua". Po si eshte kjo? Atehere krijuesit e Katolicizmit, Ortodoksise, Protestantizmit e tjera paskan qene debile. Kete mund ta thuash me nje mundesi prej 2/3, me mundesi te madhe pra. Sepse sipas asaj qe thua ti s'u ditka kush eshte "ne Krishtin". Ortodoksia, Katolicizmi apo Protestantizmi? Sipas pergjegjes tende keto prap se prap paskan te drejte te thote: Feja jone eshte "ne Krishtin". Pra me 2/3 mundesi debil, devijues, per prap se prap e legjitimuar te sekuestrosh te verteten. Hahaha cfare mjerimi!! E di pse mjerim? Sepse nepermjet te fjalive tua tregon fare mire se fjala e Krishtit si e tille eshte per askend te bote e njejte. Ortodoksia e kupton ndryshe, Katolicizmi ndryshe, Protestantizmi ndryshe. Cfare nenkupton kjo? Nenkupton patjeter se fjala e tij nuk eshte e mundur te mos interpretohet, sepse ndryshe vdes. Dhe me cdo interpretim patjeter ke anashkaluar Krishtin. Me cdo interpretim patjeter ke zevendesuar "Mesuesin Krisht". Me cdo interpretim eshte bere nxenesi mesues. Me cdo interpretim eshte bere mesimi thjesht perralle e monopolisteve kishtare. Ja pra, kaq "gje speciale" eshte besimi. Afiniteti per te mbajtur veten injorant me zor.
Krijoni Kontakt