Ndoshta kanë të drejtë shokët që shpesh më thonë: “Pse i bie murit me kokë” që d.m.th. u bie temave tabu, temave të nxehta. Ata e dinë mirë , bile edhe e pranojnë, se këto i bëj gjithmonë me dëshirën më të mirë për të mirën e atdheut. Më kujtohet kur një shkodran ( eh shkodranët kanë kumor të mirë dhe janë njerëz të zgjuar ) një herë më tha: “O Adem, paraqitu topall kalon më mirë”, por unë ia ktheva : “ O shkodran djali nuk është mirë të paraqitesh topall në kohën kur duhet ngritur zërin, bile edhe të ulërasësh”! Nejse...
Ja temat të cilat shpesh më kanë ardhur në kokë, por që kurrë nuk i postova.
1. Enver Hoxha/Shqipëria/ ishin bibël dhe kuran, Jezu e Muhamet për ne kosovarët.
2. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri u krijuan dy parti të mëdha komuniste: demokratike dhe socialiste. Cila është më e rrezikshme për Shqipërinë, cila e shkatërroi dhe e dogji Shqipërinë deri në themel dhe cila ka shans të bëhet e para demokratike.
3. Kur do të përfundojë “cirkus-hanja” ( cirkusllëku) e tranzicionit në Shqipëri? ( shkuan mbi dy dekada dhe ne ende në tranzicion )
4. Kur do të mendojnë shqiptarët për të mirën e Shqipërisë?
5. Kur do të bëhet Shqipëria dhe kur do të zër vend të nderit në botë?
6. Kur do të ngopen me gjakun e djersën e popullit shushunjat pushtetare?
Si mendoni ju, meritojnë këto tema të postohen e të diskutohet për to, por në mënyrë demokratike, paqësore e intelektuale gjithmonë duke i thënë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë, duke diskutuar pa emocione e pa shtirje d.m.th të jemi të sinqertë në bisedë.
Krijoni Kontakt