Close
Faqja 12 prej 22 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 215
  1. #111
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Per biseduesin Albo:

    Me duket se keqkupton shume gjera ne kete teme. Sipas parimit demokratik (jofetar) in dubio pro reo do te nisem nga ajo se nuk behet fjale per nje keqkuptim te qellimte, por vetem te bazuar ne negligjence.

    Keqkuptimi qendron ketu:
    Nuk thote askush se fete nuk kane asnje vlere, asnje te mire, dhe jane teresisht te keqija dhe per ate per te u refuzuar apo ndaluar. Por ketu behet fjale per nje gjitheveshtrim te situates se shoqerise shqiptare ne kohen kur diktatori ndaloi fete. Si dhe per nje gjitheveshtrim te feve.

    Ndersa ti ketu del si avokat i verber i feve. Sepse ndalohesh vetem ne pika, te cilat - sic e pranoj - ne shumicen e tyre mund t'i thuash ne "mbrojtje" te feve. Por kur te marresh guximin te braktisesh verberimin tend, atehere do te te shpiej rruga neper kunderargumentet apo neper argumentet per ndalim te fese, dhe aty do te shohim se si duket e verteta ne teresi. Perndryshe mendimi yt rrezohet si kasolla e kashtes me nje fryme te vogel: NUK KA SISTEM NE BOTE, PER TE CILIN NUK MUND TE THUASH DY-TRI GJERA TE MIRA. PERFSHIRE EDHE DIKTATUREN APO KOMUNIZMIN.

    Keshtu qe i jep vetit rol te vogel dhe fese vlere fare te ulet kur argumenton ne ate menyre qe te jep te kuptohet, se feja (sipas teje) eshte qe atehere e vlershme, kur ka cilindo argument per te, kur ka cilendo te mire ne te, dhe "fike" (qellimisht) te keqijat apo demet e (mundshme) te tyre. Me keso metode si tenden edhe idete e Marksit dhe E. Hoxhes, te cilet ti kinse deshiron te kundershtosh, jane te vlershme. Sepse te dyte p.sh. predikonin barazine e klasave, ndalimin e kapitalizmit (te eger), ndalimin e imeprializmit, mosndarjen e shoqerise ne te varfer dhe te pasur apo nje sigurim shendetesor per tere shoqerine. Nuk jam njohes i mire i ideve te tyre, por keto i thashe vetem spontanisht dhe mendoj se mund te shihen poashtu si te vlefshme. Por pyetja se cfare POASHTU eshte e nderlidhur me idete e tyre, kjo eshte qenesorja. Vetem nese merremi edhe me kete pyetje, vetem atehere kemi bere nje gjitheveshtrim te ideve te tyre. Vetem atehere kemi nje bazament te mjaftueshem per te pranuar apo refuzuar idete e tyre. E verteta eshte perfekte. Si e tille ka edhe forme te hijshme. Te rrumbullaket. Gjitheperfshirese. Jo te gjymte dhe njeaneshe, sic - terthorazi - predikon ti.





    *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga chino : 11-12-2009 mė 10:53

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Duke e pare se fetarizimi i sotem eshte me shume shpelarje truri sidomos tek moshat 12,13 vjecare i jap plot te drejte enverit qe ndaloi fene................
    O njerez keto sekte na i moren ne qafe femijet tane........
    jam besimtare nuk jam fetare, fene e karakterizoj si nje lloj ligji..............te gjitha jane te mirefillta nese nuk kalohet ne extrem..........sot feja(te gjitha) se vjen kalon kufijte e normales.........mendimi im.........

  3. #113
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga chino
    Jo, une per kete gje (vdekjen dhe ringjalljen fizike te Krishtit) nuk fola fare. Por u mora me biseden tende me Gjirfabe. Ti the se nxenesi s'mund te jete me i mire se mesuesi, u kundershtove nga Gjirfabe, dhe une u nderlidha me mendimet e Gjirfabe duke thene se prej nje momenti te caktuar nxenesi eshte vete mesuesi dhe thashe se kjo gje eshte e pashmangshme. E njejta vlen edhe per rastin e "Mesuesit Krisht". Qe ne momentin kur ai vdiq (ne kuptimin qe mbaroi te mbaje fjalime, te predikoje) dhe la pas vete normat e tij (mos bej kete, bej kete), keto norma kaluan ne "monopolin" e njerezve te tij. Dhe qe nga ky moment Krishterimi (Krishti, Zoti i Krishter) mbeti ne "pronen" e nxenesve. Kete e dregova me shembujt e mi. Me ata te cilet ti permanent i anashkalon. Dhe pasi i anashkalove ne menyre te tepert, u mora vete me komentimin e tyre. Me motivet tua si besimtar, si "nxenes te Krishtit" per te anashkaluar keto. Dhe thashe se motiv eshte frika dhe keso gjera....
    eshte e vertete qe ti nuk fole per vdekjen dhe ringjalljen e Tij, por me shkrimin tend ti e thua qarte se Mesuesi vdiq dhe tani nxenesit mund t'i interpretojne sipas deshires mesimet e Tij. Pra, ti thua se Krishti mbaroi, nuk eshte me, kane ngelur vetem ca thenie te Tij qe lejne vend per shume interpretime.Dhe keshtu cdo i krishter mund te shpalle cdo gje qe i ka qejfi.

    Pra nqs ti nuk pranon ringjalljen dhe pranine reale te Tij tek nxenesit e Vet (deri ne fund te koherave), atehere per ty krishterimi eshte vetem nje sistem i vdekur, pa jete, i destinuar te copetohet pafundesisht ne shume shkolla interpretimi. Pra nga kjo pikepamje ti mund t'i japesh te drejte cdo diktatori qe mund ta zevendesoje kete sistem me nje sistem me te mire.

    Por, te thashe qe kendveshtrimi yne ndahet ketu sepse une besoj se Krishti u ringjall dhe banon tek cdo besimtar (i sinqerte) permes Frymes se Shenjte. Ndaj gabimet qe kane ardhur, kane ardhur sepse besimtaret ne nje moment te caktuar nuk degjonin Zerin e Tij (nga brenda frymes se tyre) por degjonin interpretimet e mendjes se tyre. Kjo eshte nje teme tjeter, qe ka lidhje me nje studim dhe njohje te thelle te historise se Kishes, qe me sa shoh ti nuk e ke, ose te pakten duket qe nuk e ke duke u nisur nga keto qe thua:
    Citim Postuar mė parė nga chino
    Po a erdhi Fryma e Shenjte? Kujt i erdhi? Kujt jo? Ortodoksise? Katolicizmit? Protestantizmit? Apo nenndarjeve tjera te fese kristiane?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 11-12-2009 mė 11:44
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar mė parė nga Luani33 Lexo Postimin
    Pok me vone mesohesh : qe ne vime nga mikro-organizmat,pastaj patem per stergjysh nje peshk,pastaj stergjyshi tjeter u be nje hardhuce gjigande!,me vone gjysherit mezi u bene majmune!
    Interesant te mendosh sa simpatik do kete qene ster-ster gjyshi Majmun sipas prejardhjes qe gezojne pjesa me e madhe e njerezimit kudo ne bote tek Ateizmi fetar aq i fuqishem sa edhe cdo Religjon tjeter fetar.
    Pastaj, flm xhaxhi Darvinit na shpetoi na kaloi nga ster xhyshi majmun ne nje homosapens simpatik, dhe teper te mencur,ashtu nga guri e nga druri!,tek Interneti!
    Kjo ishte njohuria ne 50vjetet e atij sistemi......

    ......Ndersa Besimi ndaj Zotit,pra te besuarit tek nje Krijues i gjalle ,dhe Inteligjent,apo tek Bin-Bengu i rastesishem dhe majmuni i Darvinit jane dy Besime te ndryrshme.
    -Besimi ndaj Zotit(fe) eshte enigme qe ndodh tek ai qe fillon te besoje.(jo nga injoranca)por nje mardhenje e re.Por ai qe nuk e ka nuk mundet kurre ta kuptoje.
    -Besimi ndaj Darvinizmit(fe)mbas "llogjikes" por edhe kjo e fundit e kufizuar dhe e pa plote,sa qe kembengul me shume si fe se sa me argumente te plota......
    Chino!
    Komplimente per njohjen e religjonit fetar te krishter,dhe analizat per te dyja sistemet morale : fetare, e diktatorjale. Historia ka treguar qe cdo pushtet sa me te forte dhe prane te vertetes ta kete Moralin qe perdor si doktrine ,aq me i besueshem behet dhe aq me gjate vazhdon jete gjatesine.Turma eshte ajo qe perdoret gjithmone"mish per Top"
    Por po bej edhe nje tentative per tu kthyer edhe nje here tek shkrimi kaluar.Me duket se analiza e ftohte ndaj religjonit(eshte gjithmone personal)duket vjen nga nje siguri tek nje besim materjalist,qe ne fund te fundit eshte po ashtu nje fe(religjon) me vete.
    Kjo dallohet nga sigura e te etikuarit, besimit tek Krijuesi(apo jezus Krishti) nje (peralle)
    Kur flet per njerez qe besojne tek bing -bengu,ka edhe te tjere qe besojne tek krijimi..
    Secili ka arsyet dhe bindjen pse Beson ne nje drejtim.
    Por ketu nuk vihet me ne argument se keta qe besojne ne krijim ,jane ca turma injorante qe nuk shpjegojne dot vetetimen apo shiun dhe ja veshin nje force madhore !
    Vetem per ngacmim te diskutimit po shtoj ,qe sot ne sferat shkencore eshte shtuar teper kthimi syve ndaj Krijuesit,per faktin e thjeshte se materjalizmi ,Bing-Bengu, apo darvinizmi, nuk i pergjigjen dot persosmerise qe ndeshin ne cdo hap te zbulimeve....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Luani33 : 11-12-2009 mė 12:23

  5. #115
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga sulioti Lexo Postimin
    Shume e vertet i bashkohem postimit me lart dhe do doja te shtoja akoma se;

    Ky 50 vjecar i diktatures me te madhe te te gjitha koherave, do mbahet mend per paqen dhe dashurin qe shqiptaret kishin per njeri tjeterin.

    Shqiptaret me sa duket(duke marre parasysh ndodhite e pista qe ndodhin cdo dite ne mbar boten)shtrohen vetem me dhun se nese i le te lire,shumica vjedhin,vrasin,mashtrojn, deri ne ate faz sa ne fund fare shkaterrojn pa e marr vesh fare dhe vete veten.

    ps;Veprat flasin vet, ne kohen e xhaxhit (pa fe)njerzit nuk vidhnin,nuk genjenin,nuk vrisnin, nuk shisnin drog apo jete njerzish etj etj,ndersa sot (me fe)vrasin ,presin,djegin e cfare nuk po bejn dhe njeri spo i denon.

    Me nje fjal shqiptaret(fetar) qe te behen njerez duhet ushtruar dhune se ashtu jan mesuar,perndryshe ikin per lesh sikurse ndodh rendomt sot.

    Ja nje shembull se cfare standarti mendor na polli enverizmi!!!!


    Skandal!

  6. #116
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Dallim esencial mes Fese si institucion, qe ne Shqiperi simbolizohet par excellence prej papatit, dhe komunizmit, eshte pikerisht se prezenca e se pares eshte dymije vjecare, ndersa e komunizmit nuk mundi te jete as 50 vjecare!

  7. #117
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Ja nje shembull se cfare standarti mendor na polli enverizmi!!!!


    Skandal!
    Perse e thua kete? Asgje s'te kuptoj, sepse e thua vetem vleresimin, jo rrugen tek vleresimi. Sikur te te thoja une ty: Ngjyra e kuqe eshte me e mira ne bote!! A do kuptoje ndonje gje? Jo. Andaj sqarohu. Kur te thua "e mire, e keqe", iu referohesh normave. Cila norme shoqerore eshte ajo, qe thyen biseduesi Sulioti dhe behet "standart mendor" pra shembull i keq?


    Luani33,
    flm per mendimin e dhene, si ate kritik, ashtu edhe ate mbeshtetes.
    Nje pergjegje me te detajuar e le per me vone.





    *

  8. #118
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Dallim esencial mes Fese si institucion, qe ne Shqiperi simbolizohet par excellence prej papatit, dhe komunizmit, eshte pikerisht se prezenca e se pares eshte dymije vjecare, ndersa e komunizmit nuk mundi te jete as 50 vjecare!
    Cfare argumenti eshte ky?
    Mos ndoshta "argumenti i lashtesise"?
    Cfare nenkupton kjo, nese e perdorim kete argument ne menyre konsekuente?
    Qe p.sh. Paganizmi eshte me i vlershem sesa Krishterimi, Komunizmi dhe Demokracia? Apo se kultura shqiptare (jofetare, por etnike) qe depertoi te gjitha koherat eshte me e vlershme se keto tjerat?





    *

  9. #119
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    O Chino, po e di tina mer se c`a ka thone Jakomoni? Jakomonia ka thon "Katnaria osht e pafajcme. Ku e di ajo se ca osht feja. E kena ne per detyre me ja kallxu" Ene ai e ka thone, ene un e kom vu men,se ju katnaria jeni tu shku fort pas darvinizmit. Nashtina si te ta bi mo per mbar un tyna. A ke honger naiher hallve? Po me shum shiqer ama. Njashtu pra osht ene facizmi...ashtu feja.


    Dikush dikur tha nje fjale:
    Ndreq kurrizin me pare, pastaj ndrico trurin.
    Se shpirt-robi s'clirohet askurre pa drurin.

    Do me thote ndonjeri qe "po ai qe e tha ishte fetar". Pikerisht se ishte fetar njohu me rrenje injorancen fetare. Biles mos me shtyni ne gjynah se ka edhe vargje me te keqija, dhe kam frike se do e quani qafir edhe ate.
    Prandaj ti Chino pa te drejte e kundershtove Seminaristin. Komunizmi ishte vetem 45 vjet dhe ne akoma kemi pasoja, po 2000 vjet injorance e presuar fetare?
    Kultura eshte teper e lehte per t`u shembur, por per te shembur injorancen....

  10. #120
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Aq shume dashuri kishin sa vellai spiunonte vellane se "foli kunder sistemit".

    Kete se kisha degjuar ndonje her se vellai ka spiunuar vellan, por une di kete se sot;

    VLLAI PO VRET VLLAN PER 5 METRA TOK.

Faqja 12 prej 22 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •