
Postuar më parë nga
Bani gjk
Takat ne islam jane haram. Ne islam eshte e ndalua qe femrat te shfaqen joshse para meshkujve, ose thene ndryshe,te shfaqen sexy. Un dua qe te sjelle tre artikuj ne lidhje me takat e femrave qe te sqarohet sadopak kjo pytje. Pra edhe takat e femrave padyshim hyjn ne grupin e atyre gjerave qe te bejn sexy, padyshim meshkujt drejtojn me shum shikimet kur nje femer ka taka dhe me ato taka ec ne menyr provokative.
Zoti ne Kuran thot: 24:31 ... Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre.
Ne programin top chanal para nje muje ishte ky artikul
Midis deshires per te qene joshese per syte e meshkujve, gjithmone ka nje dileme, te vishesh me taka apo te sheshta?
Ky eshte mendimi i pare qe i vjen cdo femre teksa hap dollapin e kepuceve.
Ne kete mori ngjyrash dhe modelesh nuk guxojne te mungojne kepucet me taka te larta nga tre deri ne dhjete centimetra.
“Kembet ngjajne me te gjata, normalisht drejtohet kurrizi, futet barku”, thote Vrana. “Te tregojne me bukur”, shpjegon Denisa.
Ne kete pike edhe meshkujt bien dakord se kepucet, sandalet apo shapkat qe rrisin artificialisht gjatesine i bejne femrat me seksi.
“Ka lezet kur veshin takat per ndonje mbremje”, thote nje i ri. “Duken me seksi”, shton nje tjeter.
Shume zonjusha e pranojne se takat e larta jane te lodhshme, por ato sakrifikojne per t’u dukur me me stil.
“Nese jane taka qe nuk jane shume te larta, mund t’i perdore edhe perdite”, thote nje e re.
Nderkohe qe nje tjeter thote se “me taka ngjaj bukur, por ne raste te vecanta”.
Deshira per te qene joshese me kalimin e kohes shkakton ndryshime patologjike te kembes.
Ne nje artikul tjeter thuhet e njejta gje :
Takat e larta mbushin plot 500 vjet.Ato jane arma me e mire e joshjes qe perdorin femrat e cdo moshe dhe klase shoqerore. Kete e dinte shume mire edhe i madhi Da Vinci kur realizoi kryevepren e tij madheshtore, ne qender te se ciles qendronte nje personazh femeror shume interesant, buzeqeshja e se ciles qendroi enigmatike per shekuj te tere. Sipas te dhenave studimore, mjeshtri i veshi Mona Lizes nje pale kepuce me taka te larta, per ti dhuruar pamjes se saj me shume hijeshi dhe sensualitet
Ne nje vend tjeter prap thuhet:
Të bëjnë të dukesh më e gjatë, më sensuale, më e bukur, por e gjithë kjo ka një çmim për t'u paguar.
Takat e larta, ndonjëherë shumë marramendëse, mund të provokojnë edhe dëmtime të mëdha në këmbët e zonjave.
Ky problem dalëngadalë po kthehet në një epidemi. Zbulimin e ka bërë një kërkues britanik, i cili ka analizuar rreth njëmijë vajza nga 15 vjeç e lartë.
Ai zbuloi edhe se si çdo vit në Britaninë e Madhe shpenzohen rreth 36 milionë euro, për ndërhyrje në këmbë, si për drejtimin e gishtave, heqjen e kallove dhe shërimin e thonjve të dëmtuar. Duke mbledhur shumën e të gjithë operacioneve për të sjellë këmbët në formën e duhur çdo vit harxhohen në total pra 36 milionë euro.
Me shpejtësi janë shtuar edhe operacionet për të bërë këmbët të duken më bukur edhe në një takë 20 centimetër.
Këshilla nga specialistët është në kundërshti me këto ekzagjerime, ata kërkojnë që këpucët më takë të lartë të alternohen shpeshherë me ato më të rehatshme, mundësisht atlete gjimnastike me gome të butë që të relaksojnë trupin.
Krijoni Kontakt