Po ne cilin vend tha BATO se s'duhet te kete pasurim te gjuhes?
Nese e thote kete gje, cfare nuk e lexova deri tash, sipas meje eshte gabim. Sepse nje gjuhe qe nuk pasurohet (me fjale e shprehje te reja) e humbe aftesine e saj per te mbijetuar ne te ardhmen. Gjuhes i nevojiten terme dhe shprehje te reja qe i pershtaten arritjeve/zhvillimeve aktuale dhe te se ardhmes.
Pasurimi i gjuhes ne rend te pare eshte pasurim. Mirepo njekohesisht nuk eshte cdo futje e cdo fjale apo shprehje pasurim, por mund te jete edhe bastardizim. Prandaj per te mos vene kete proces te pasurimit te gjuhes ne doren e cdo individi, nevojitet nje instance, e cila sipas normave aktuale gjuhesore pak a shume kontrollon "pasurimin" e gjuhes (ndan ate nga barbarizimi).
*
Niveli i larte.....
Llogjikim enverist. Edhe bare do hame....
Ne Shqiperi jane 5 toske me shume, pra flitet gjuha e mazhorances. Kosova e zgjedh gjuhen vete. (Aty jane 90% gege, si rrjedhoje zgjidhet gegnishtja. Pra nje komb dy gjuhe) Edhe ket e ka thene
Keta jane argomentet e nivelit te llarte
Unë nuk jam kundër pasurimit me fjalë, por jam kundër ndryshimeve që kërkojnë këta. Me fjalën pasurim këta luajnë. Ë thënë shkurt, këta duan që gjuha të mos shkruhet më kështu siç shkruhet sot.
Këta duan të fusin pjesoren gege. Kjo do të thotë që të ndryshojnë të gjitha foljet e gjuhës letrare, që do të thotë një ndryshim rrënjësor i gjuhës.
Përveç pjesores, duan fjalë të dyfishta për fjalët e njësuara, që do të thotë që secili ta shkruajë gjuhën ashtu siç do. Kjo do të thotë që të mos ketë më gjuhë të njësuar.
Unë nuk jam kundër pasurimit, pasurim duhet të ketë, por vetëm për fjalët e huaja. E keqja e sotme aty qëndron, tek fjalët e huaja që po mbysin gjuhën shqipe. Nëse në dialektin geg ka fjalë që zëvendësojnë fjalët e huaja, nuk jam kundër hyrjes së tyre.
Marrim përshembull fjalën letrare makinë. Kjo është një fjalë e huaj që mua nuk më pëlqen. Nëse dialekti geg ka ndonjë fjalë shqipe për këtë fjalë, duhet ta bëjnë pjesë të gjuhës letrare.
Në Kosovë makinës i thonë kerr, që do të thotë gomar. Në Jug gomarit të vogël i thonë kërriç. Duhet t'i bëjmë këto fjalë letrare? Mund t'i themi makinës kerr?
Gjuhëtarët për këto gjëra duhet të punojnë, për zëvendësimin e fjalëve të huaja. Nëse nuk gjejnë dot, ateherë duhet të krijojnë
Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 27-11-2009 më 09:31
Dakort, BATO.
Por ajo shprehja jote qe solli Puroshkodrani ishte e keqkuptueshme, mund te kuptohej ne ate menyre sic u kuptua nga Puroshkodrani.
Ne lidhje me tjerat qe ke thene, pajtohem per kete arsye:
Shume nga fjalet gege do te jene marrur parasysh nga Kongresi i Njesimit, por Kongresi perseri eshte ardhur tek perfundimi se eshte (me) e drejte te mos sipermirren keto fjale ne Gjuhen e Njesuar. Arsyet per kete mund te kene qene te shumeta. Kete "supozim" kam te drejte te bej, sepse ndryshe do te duhej te mendoja se Kongresi punoi ne menyre arbitrare ne dem te Gegerishtes. Kjo gje nuk me hyn ne koke, edhe kur marr parasysh personalitetin e diktatorit dhe kelysheve te tij ne teresi. Keso tendenca te tij, te tyre nuk besoj se mund te deshmoje dikush. Pra deri ne deshmim te te kundertes, mendoj (me te drejte) se Kongresi pati per baze kriterie gjuhesore kur hartoi Gjuhen e Njesuar, jo aso politike, krahinore, diskriminuese e tjera.
*
Nje eshte kuptimi. A e sheh qe thote: "Vetem per zevendesimin e fjaleve te huaja". Pra, nqs nje fjale, ose nje folje gege, do te ishte me e sakte se nje toske e standartit nuk duhet te ndryshohet.
Ose eshte rracist ose injorant. Ose te dyja bashke.
Ja çfare thote Ismail KadareNe lidhje me tjerat qe ke thene, pajtohem per kete arsye:
Shume nga fjalet gege do te jene marrur parasysh nga Kongresi i Njesimit, por Kongresi perseri eshte ardhur tek perfundimi se eshte (me) e drejte te mos sipermirren keto fjale ne Gjuhen e Njesuar. Arsyet per kete mund te kene qene te shumeta. Kete "supozim" kam te drejte te bej, sepse ndryshe do te duhej te mendoja se Kongresi punoi ne menyre arbitrare ne dem te Gegerishtes. Kjo gje nuk me hyn ne koke, edhe kur marr parasysh personalitetin e diktatorit dhe kelysheve te tij ne teresi. Keso tendenca te tij, te tyre nuk besoj se mund te deshmoje dikush. Pra deri ne deshmim te te kundertes, mendoj (me te drejte) se Kongresi pati per baze kriterie gjuhesore kur hartoi Gjuhen e Njesuar, jo aso politike, krahinore, diskriminuese e tjera.
Ismail Kadare: Gabimet që u bënë në Kongres kanë qenë se një grup shkencëtarësh stalinistë, gjuhëtarë stalinistë, për fat të keq ka pasur të tillë, u përpoqën aq sa mundën të ndikonin, në çdo mënyrë, që ta nënvleftësonin fondin, pasurinë e fjalorit, të njërit prej dy dialekteve kryesore, atë të gegërishtes. Në mënyrë gati tinëzare, duke bërë sikur harruan, duke bërë sikur iu shpëtoi, duke bërë sikur nuk iu ra në sy, lanë jashtë fjalorit, që u hartua fill pas Kongresit të Drejtshkrimit, një pjesë të madhe të pasurisë gjuhësore
Per sa i perket fjales Kerr qe perdorin Shqiptaret e Kosoves me duket shume e pakuptimte. Me shume e kam marre sikur kane shqiperuar fjalen car qe vjen nga Anglishtja. Me beri pershtypje njehere nje Shqiptar nga Kosova kur perdori nje fjale te huaj italisht, me duket s'me kujtohet fjala tani dhe ai nuk e dinte qe ishte fjale e huaj, e jo me origjinen e saj. Kur ja thashe une u habit. Ne perdorim shume fjale te huazuara dhe i dime shqip. Ne radhe te pare Shqiptaret duhet te dallojne fjalet shqipe nga barbarizmat. Ato kane hyre ne fjalorin tone te perditshem, por nuk jane pjese e gjuhes sone te njehsuar.
Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 27-11-2009 më 12:15
Feelings change - memories don't.
Krijoni Kontakt