Close
Faqja 13 prej 47 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 461
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Ose eshte rracist ose injorant. Ose te dyja bashke.
    Në qoftë se ti mendon se gegët dhe toskët janë dy rraca të ndryshme, atëherë faji nuk është imi. Kjo tregon se sa i mençur je ti dhe sa u'a di kuptimin fjalëve.

    Sa për fjalën injorant, është mirë të mos e përdorësh kur kemi fjalën e bukur shqipe i paditur.


    Ja çfare thote Ismail Kadare
    Se çfarë thotë njëri apo tjetri, mund të sjellim plot thënie këtu sipas asaj që na përshtatet, por ky Ismaili, kur ishte kundër fesë islame, e shatë sa mundët.

    Ata dijetarë që kanë bërë gjuhën letrare, ishin shumë herë më të mënçur se Ismaili.

    Aq sa mirëkuptim do gjeni për fenë e shqiptarëve, aq mirëkuptim do gjejnë disa prej jush edhe për gjuhën letrare.

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    E dini se nxenesit e shkollave sot, megjithese kane te rekomanduara leximin e veprave te Fishtes, Camajt, Koliqit e ndonje tjetri, e kthejne librin pa e lexuar, shoqeruar me fjaline: " NUK E KUPTOJ CKA SHKRUAN". E kam fjalen per ata nxenes nga lumi Shkumbin e siper ku perfshihet dialekti "geg",. Politika e "standartizimit" te shqipes sipas Kongresit te Drejtshkrimit,1972 ia ka arrite qellimit final, sepse, si shkruan prof.dr David Luka: " Ndalimi i gegerishtes behej me dy qellime te caktuara. Se pari ,"letersia e ndaluar" e shkruar ne gegerishte jo vetem nuk i sherbente regjimit, po i sillte dem atij. Kjo perbente dhe thelbin politik te "ndalimit"( perkat.mohimit)te gegerishtes letrare, qe, duke iu zene fryma, do te vdiste ngadale nga asfiksia.
    Se dyti, varroseshin perfundimisht autoret madhore si Fishta etj., po edhe ata qe vazhdonin te shkruanin gegerisht jashte atdheut si Camaj etj. Gjysma e kultures kombetare do t'i kalonte historise."
    Ndryshuar për herë të fundit nga BROZALINI : 27-11-2009 më 14:04

  3. #123
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Më së pari gëzuar festën e Bajramit të Vogël për të gjithë besimtarët muslimanë të forumit.
    Nuk më dukej aspak intriguese të përfshihem në këtë debat edhe pse po e ndjek me kurreshtje që nga fillimi, për t'i peshuar argumentet për dhe kundër normës gjuhësore shqipe, nga pjesëmarrësit.
    E ndjeva për detyrë të përfshihem në debat pas këtij postimi:

    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Unë nuk jam kundër pasurimit me fjalë, por jam kundër ndryshimeve që kërkojnë këta. Me fjalën pasurim këta luajnë. Ë thënë shkurt, këta duan që gjuha të mos shkruhet më kështu siç shkruhet sot.

    Këta duan të fusin pjesoren gege. Kjo do të thotë që të ndryshojnë të gjitha foljet e gjuhës letrare, që do të thotë një ndryshim rrënjësor i gjuhës.

    Përveç pjesores, duan fjalë të dyfishta për fjalët e njësuara, që do të thotë që secili ta shkruajë gjuhën ashtu siç do. Kjo do të thotë që të mos ketë më gjuhë të njësuar.

    Unë nuk jam kundër pasurimit, pasurim duhet të ketë, por vetëm për fjalët e huaja. E keqja e sotme aty qëndron, tek fjalët e huaja që po mbysin gjuhën shqipe. Nëse në dialektin geg ka fjalë që zëvendësojnë fjalët e huaja, nuk jam kundër hyrjes së tyre.

    Marrim përshembull fjalën letrare makinë. Kjo është një fjalë e huaj që mua nuk më pëlqen. Nëse dialekti geg ka ndonjë fjalë shqipe për këtë fjalë, duhet ta bëjnë pjesë të gjuhës letrare.

    Në Kosovë makinës i thonë kerr, që do të thotë gomar. Në Jug gomarit të vogël i thonë kërriç. Duhet t'i bëjmë këto fjalë letrare? Mund t'i themi makinës kerr?


    Gjuhëtarët për këto gjëra duhet të punojnë, për zëvendësimin e fjalëve të huaja. Nëse nuk gjejnë dot, ateherë duhet të krijojnë
    Më habiti mosnjohja deri në absurditet e fjalësit të dialektit gegë, e me këtë edhe të gjuhës shqipe, nga ky postues.
    Fjala gege kerr e zëvendëson plotësisht fjalën ndërkombëtare makinë, për kuptimin e makinës si automjet.
    Fjala korresponduese e fjalës kerr-kerri në dialektin toskë, poashtu edhe në gjuhën e normuar është fjala qerre-qerrja, dhe nuk ka të bëjë fare me kuptimin "kerr" për gomarin që përmendet në këtë postim, e që ekzistueka në dialektin toskë.
    Fjala kerr sa mbaj mend nga morfologjia është fjalë më e vjetër se fjala qerre, sepse kujtoj zhvillimin fonetik të fjalës qumësht( klumësht, kjumësht, qumësht), dhe sipas kësaj analogjie duhet të jetë zhvilluar edhe fjala kerr, me dallimin e vetëm që dyshkronjëshi kj që ka dhënë q në dialektin toskë, në dialektin gegë është reduktuar në një k të vetme.
    Fjala kerr është jashtëzakonisht e gjallë dhe përfolur në mbarë Kosovën, për dallim prej fjalës qerre, në të folurën e përditshme në dialektin toskë, që ka mbetur me kuptim të pazgjeruar dhe përdoret vetëm për mjetin që tërhiqet nga kafshët e zgjedhës, dhe jo edhe për atë që lëvizë me ngasje motorike. Prandaj guxoj të them se fjala qerre në një të ardhme jo të largët do të mbetet fjalë relikt, kurse fjala kerr me përshtatshmërinë që ka treguar do të vazhdojë të jetojë bashkë me shqiptarët edhe për shumë e shumë kohë.

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga tomaras Lexo Postimin
    Më habiti mosnjohja deri në absurditet e fjalësit të dialektit gegë, e me këtë edhe të gjuhës shqipe, nga ky postues.
    Të thuash që unë jam mosnjohës i gjuhës shqipe deri në absurditet (që është fjalë e huaj), kjo është qesharake ta thuash.

    Unë nuk thashë se jam njohës i mirë i gjuhës në Kosovë. Të folurën kosovare unë e kuptoj, por nuk mund të di çdo fjalë. Unë jam njohës i mirë i gjuhës letrare.

    Si i thoni gomarit në Kosovë?



    Fjala gege kerr e zëvendëson plotësisht fjalën ndërkombëtare makinë, për kuptimin e makinës si automjet.
    Fjala korresponduese e fjalës kerr-kerri në dialektin toskë, poashtu edhe në gjuhën e normuar është fjala qerre-qerrja, dhe nuk ka të bëjë fare me kuptimin "kerr" për gomarin që përmendet në këtë postim, e që ekzistueka në dialektin toskë.
    Fjala kerr sa mbaj mend nga morfologjia është fjalë më e vjetër se fjala qerre, sepse kujtoj zhvillimin fonetik të fjalës qumësht( klumësht, kjumësht, qumësht), dhe sipas kësaj analogjie duhet të jetë zhvilluar edhe fjala kerr, me dallimin e vetëm që dyshkronjëshi kj që ka dhënë q në dialektin toskë, në dialektin gegë është reduktuar në një k të vetme.
    Fjala kerr është jashtëzakonisht e gjallë dhe përfolur në mbarë Kosovën, për dallim prej fjalës qerre, në të folurën e përditshme në dialektin toskë, që ka mbetur me kuptim të pazgjeruar dhe përdoret vetëm për mjetin që tërhiqet nga kafshët e zgjedhës, dhe jo edhe për atë që lëvizë me ngasje motorike. Prandaj guxoj të them se fjala qerre në një të ardhme jo të largët do të mbetet fjalë relikt, kurse fjala kerr me përshtatshmërinë që ka treguar do të vazhdojë të jetojë bashkë me shqiptarët edhe për shumë e shumë kohë.
    Në qoftë se është kështu siç thua ti, fjala kerr nuk mendoj se e zëvendëson plotësisht fjalën makinë ose automjet. Në gjuhët e tjera, qerrja është diçka tjetër, ndërsa makina (automjeti) është diçka tjetër. Fjala mjet është shqipe, por jo auto. Fjalën auto mund ta zevëndësojmë me fjalën vetë.

    Megjithatë, mund të gjendej një zgjidhje mes këtyre fjalëve. Gjuhëtarët mund të sajonin ose të gjenin një zgjidhje mes: kerr, qerre, mjet, karrocë, vetë, lëvizje, etj.

  5. #125
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin

    Si i thoni gomarit në Kosovë?
    Magar!

    (...........)
    Life's too short to remove USB safely.

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Magar!
    Magar i thonë edhe greqisht. (magjar)

  7. #127
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Të thuash që unë jam mosnjohës i gjuhës shqipe deri në absurditet (që është fjalë e huaj), kjo është qesharake ta thuash.

    Unë nuk thashë se jam njohës i mirë i gjuhës në Kosovë. Të folurën kosovare unë e kuptoj, por nuk mund të di çdo fjalë. Unë jam njohës i mirë i gjuhës letrare.

    Si i thoni gomarit në Kosovë?




    Në qoftë se është kështu siç thua ti, fjala kerr nuk mendoj se e zëvendëson plotësisht fjalën makinë ose automjet. Në gjuhët e tjera, qerrja është diçka tjetër, ndërsa makina (automjeti) është diçka tjetër. Fjala mjet është shqipe, por jo auto. Fjalën auto mund ta zevëndësojmë me fjalën vetë.

    Megjithatë, mund të gjendej një zgjidhje mes këtyre fjalëve. Gjuhëtarët mund të sajonin ose të gjenin një zgjidhje mes: kerr, qerre, mjet, karrocë, vetë, lëvizje, etj.
    Nëse pretendon se do të ndodh ndonjëherë purifikim (pasi ke dëshirë mund t'i themi spastrim) , i gjuhës nga fjalë të huaja, hiç dorë menjëherë se kjo nuk do të bëjë vaki.
    Gomarit në Kosovë i thonë MAGAR kurse ju të voglit të magarit i thoni kërr e jo kerr, po edhe po t'i thoshit kerr nuk do të ishte hera e parë që shfaqen homonimet në gjuhën shqipe.
    Kjo është kështu siç them unë, pa nëqoftëse hiç, dhe më vjen mirë që more në konsideratë fjalën kerr si mundësi zëvendësimi për fjalën makinë, edhe pse thua që nuk e zëvendëson plotësisht.
    Gjuha e folur nuk varet shumë nga teket dhe hiret e gjuhëtarëve. Ajo ka logjikën e saj dhe nuk pyet për konvencione. Madje me kokëfortësinë e tyre ato fjalë pastaj i imponohen edhe gjuhës së shkruar duke krijuar kështu premisa për t'u përfshirë edhe në gjuhën e normuar.
    Më doli nga mendja, cili ishte ai i urti që tha, po parafrazoj: Gjuha është çështje tepër e rëndësishme për t'ua lënë në dorë vetëm gjuhëtarëve.

  8. #128
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Magar i thonë edhe greqisht. (magjar)
    Qenke i çuditshëm.

    Kërkon si i thonë gomarit në Kosovë (gegnisht) dhe të thashë se i thonë: magar / magjar, ndërsa tashi thua që është greqisht, gjë që mua s'më rezulton kështu sipas kërkimeve në google (γάιδαρος - gaidaros), dikush që di greqisht mund ta verifikojë. Po gomar ça është, pellazgjisht?

    Ironikja qëndron në faktin se na e heq veten si ekspert lol, aq ekstertë sa thua se kerr i thonë gomarit. Pash Zotin, ik shih Çufo Tv-në.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 27-11-2009 më 19:25
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #129
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Magar i thonë edhe greqisht. (magjar)
    Kjo që i thonë edhe greqisht nuk do të thotë gjë, se ky Ballkan është, dhe nuk i dihet kurrë kush nga kush huazoi.
    Apo ke harruar si e fillon Kadare librin e tij Dosja H. duke vënë në gojë të ambasadorit shqiptar në SHBA disa fjalë nga vargjet hyrëse të Iliadës, mes të cilave edhe fjalën gege MËNI (jo mëri, siç është normuar), dhe e cila nuk ndodhet në fjalorin e gjuhës së sotme zyrtare që flitet tek ata që pretendojnë se janë trashëgimtarë të Homerit.

  10. #130
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga tomaras Lexo Postimin
    Gomarit në Kosovë i thonë MAGAR kurse ju të voglit të magarit i thoni kërr e jo kerr, po edhe po t'i thoshit kerr nuk do të ishte hera e parë që shfaqen homonimet në gjuhën shqipe.
    Nuk i thonë kërr apo kerr të voglit të gomarit por krriç (ose përlak).
    Life's too short to remove USB safely.

Faqja 13 prej 47 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  3. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •