Nga e verteta tremben vetem hajdutet dhe mashtruesit.Le te hapen kutite dhe te shohin shqiptaret se kush ka te drejte ne kete situate shume te trazuar.ekonomike dhe politike.
Nga e verteta tremben vetem hajdutet dhe mashtruesit.Le te hapen kutite dhe te shohin shqiptaret se kush ka te drejte ne kete situate shume te trazuar.ekonomike dhe politike.
Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.
N.Frashëri
Ky palluqi nga hollanda duhet ta dije se shteti funksionon ne baze te disa institucioneve si gjykatat, prokuroriaetc etc. Nuk ka te drejte as kryeministri dhe as kryetari i opozites ti kaperceje. Prandaj boll me propogande komuniste.
Jo une nuk jam nga ata te qofteve,por ti me ngjan se po lepin ndonji kocke qe pat tepruar nga gostia e 28 qershorit dhe akoma je ne jermin e fitores madheshtore .Shko hidhi nje uje syve qe te te dale pija o somnabul.Jeto realitetin.Ndergjegja qytetare me ne fund u zgjua.Shqiperia po ndyshon por jo ne ate kahje qe deshiron ti dhe ca te tjere si puna jote.
Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.
N.Frashëri
Amon re se është për të qesh!
1) Duke fillu me 100 mijë vetët që morën pjesë në protestë lool. Në fakt, në protestë (ditë e parë) ishin rreth 10-15 mijë veta, edhe këta të mbledhur me metoda nga më të ndryshme. Nga bisedat që kam patur me njerëz të ndryshëm (të njohur dmth) metodat e rrekutimit kanë qenë si më poshtë:
- marrja e njerëzve që punojnë nëpër bashkitë socialiste duke i kërcënuar me heqje nga puna. Rekrutimi është bërë me lista dhe verifikimi është bërë dy herë: kur hypnin në autobus dhe në momentin e protestës. Nëse nuk të gjenin, kishte pasoja direkte. Njerëzit varen nga puna që bëjnë, prandaj shumë shumë pak veta bënë firo. Rast konkret, një e njohura ime që punon në bashkinë e Beratit, kishte mbërritur 10 minuta me vonesë në protestën para kryeministrisë e pas protestës ishte detyruar të sillte 10 kolegë të saj si dëshmitarë për t'ia mbushur mendjen rekrutmbledhësit përkatës që kishte qenë pjesëmarrëse në protestë.
- Protestuesit me pagesë. Kjo ka qenë metoda më efikase për të sjellë protestues në shesh. Tarifat kanë qenë këto: për myzeqarët 20 mijë lekë për të qenë në protestë në orën 16:00, për shkodranët 40 mijë lekë (këta kishin kërkuar më shumë, ndërsa myzeqarëve ua kishin futur me 20 mijë lek). Ndërsa për ata që do të kalonin natën nëpër çadra, tarifa ishte 70 mijë lek. Në çdo rast sjellja me autobuz ishte falas, nuk paguanin gjë sepse i kishte siguruar PS-ja. Kjo metodë doli shumë rezultative, sidomos me fierakët që atë ditën ishin të shumtë në numër. Oshëtinte fierakçja ane e mbanë sheshit.
- Militantët e thekur partiakë, këta vinin pa lekë (ose mund të kenë marrë, se nuk i thotë kush lekut jo). Shumë prej këtyre militantëve dalloheshin për moshën e madhe dhe për dekoratën me foton e Enverit që mbanin në gjoks. Kush pati mundësi, i pa edhe nëpër TV, ku i intervistonin gazetarët (ca me tërë mend e ca për gallatë).
Po më e forta ishte kur deklaronin mediat e Ramës se ishin 100 mijë veta në shesh. Kalova nga protesta nga ora 5 e gjys kur po fliste shoku Edvin (se kisha një punë në bllokt) dhe ju them me shumë sinqeritet se ishin rreth 15 mijë veta. Pamjet që ofronin TV-të ishin gënjyese (në TV gjithmon turmat duken më të madhe) kjo ndoshta për faktin se grupe militantesh ishin caktuar të rrinin grumbuj-grumbuj në largësi në bulevardin e zbrazur (për shembull, kishte grumbuj njërëzisht që rrinin në cepin e fundit të Parkut Rinia -kur para ishte zone e zbrazur) e këtë gjë e bënin vetëm e vetëm që kur të filmonte kamera (me kënd të pjerrët) turma të dukej sikur ishte lum.
2) Por forta e të fortave ishte te fjalimet e votë-vjedhurëve. Më kontretisht:
- Paskal Milo
Nja dy ditë pas 28 qershorit, në një intervistë që u transmetua nëpër të gjitha mediat pati thënë (google-oni): "Por mbi te gjitha, theksoi ai, pati perpjekje per t'u marre vota ne procesin e numerimit. Per kete, Milo sqaron se kane fakte te padiskutueshme dhe te pakundershtueshme qe Partia Socialiste e ka bere nje gje tille." Ndërsa me 20 nëntor doli në protestë përkrah Edvinit duke thënë se "Votat mi vodhi Berisha". Loool.
- Vangjel Dule
"PS vodhi votat tona ne komisionet e numurimit. Kemi faktet te pamohushme." Me 20 nëntor deklaroi se votat ia paskësh vjedhur Berisha.
- Skender Gjinushi.
Me 3 korrik 2009 deklaroi nëpër media: "PS na perdori, madje duke kaluar edhe ne mashtrim elektoral qe vota per PSD eshte vote per Berishen, vote per PSD shkon dem. Partia Socialiste vodhi votat tona." Me 20 nëntor ky ish ministër në kohën e Komunizmit që në 28 qershor ishte në koalicion me "Politikën e Re" të Edvinit deklaroi nga tribuna e protestës se Berisha i vodhi PSD-së votat.
- Spartak Ngjela
Kur ishte në garë me Edi Ramën për bashkinë e Tiranës në 2003 pati deklaruar atëherë se Edi Rama fitoi se më vodhi masivisht votat. Po sot ku i la këto fjalë kur ishte në të njëjtën tribunë me hajdutin e 2003? Tjetër, deklaroi se Berisha është një hajdut që ka vjedhur Shqipërinë për 20 vite. Ok, po tani vetvetiu lind pyetja, ç'donte i ndershmi Spartak që deri para 3 vjetësh ka qenë me Berishën, apo pasi iku ky u bë Berisha hajdut?
Me pak fjalë shiko se me çfarë tipash kemi të bëjmë, pas zgjedhjeve të gjithë thanë se Edi Rama na vodhi votën, ndërsa sot pas 5 muajsh kuptuan se votat ua paska vjedhur Berisha. Protesta që u bë ishte komplet fiktive dhe bëhet vetëm për një qëllim: t'i sigurojë Edi Ramës justifikimin për të qëndruan në krye të PS-së. Synimi i tij i vetëm është që ta gjejë me patjetër këtë justifikim, sepse vetëm kështu ka një rreze sado të vogël shprese për garat e tjera elektorale.
Life's too short to remove USB safely.
morrison!
eshte katastrofe qe sot ne prag te heqjes se vizave per shqiptaret,dhe ne prag te antarsimit te shqiprise ne bashkimin evropian,
opozita te organizoje protesta anarrshiste apo te bojkotoje parrlamentin!
eshte gjunafi me i madhe qe ju behet shqiptarve te shum vuajtur,e per cfare vetem per tekat e politikanve karrierist!!
edhe berisha ka bere protesta madje ka bojkotuar dhe parrlamentin,
por ka arritur qe te argumentoje institucioneve vendore dhe nderkombetare ato shkelje qe ai ka pretenduar!
kurse Edvin Rama do qe te dale mbi vullnetin e votuesve shqiptare madje injoron dhe thirrjet e nderkombetarve per rikthim ne parrlament!
Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 22-11-2009 më 20:05 Arsyeja: Te lutem shkruaj me font te zakonshem.
Edhe sa kohe ata pak intelektuale qe kane ngelur ne krye te PS, do ta lejojne kete psikopat qe te vazhdoje ne cmendurine e tij te protestave per "hapjen e kutive" dhe "zgjedhjet e parakohshme"? A ka ngelur ndonje intelektual ne krye te PS qe ka kurajon dhe integritet qe ti thote JO politikes rrugace te rruges dhe PO politikes institucionale te Kuvendit te Shqiperise, ku opozita e ka vendin?!
Psikopat, kutite nuk i hap Berisha e as presidenti i vendit. Kutite i hap vetem Komiteti Qendror i Zgjedhjeve, dhe vetem per aq kohe sa e lejon ligji dhe kushtetuta. E pate mundesine te ankimosh te gjitha verejtjet, dhe KQZ e Kolegji Zgjedhor e dhane verdiktin e tyre ligjor. Ceshtja u mbyll. Dhe qe ta kuptoje edhe ajo koka jote boshe, ky eshte nje precedent i rrezikshem per demokracine shqiptar e cdo demokraci: cfare do presim tani e tutje, qe kushdo qe humb zgjedhjet, duhet te beje protesta per hapjen e kutive pasi te kete skaduar afati ligjor kushtetues?!
Psikopat, kujt i hyjne ne pune zgjedhjet e parakohshme? Edhe nese zgjedhjet do te beheshin prape neser, Berisha dhe koalicioni i tij jo vetem qe do te fitonte por do te zgjeronte mandatet e tij, pasi Ilir Meta dhe partia e tij e majte jane tashme pjese e ketij koalicioni, dhe nuk do t'i bien me shkelm pushtetit per t'iu bashkuar nje opozite reaksionare dhe impotente qe refuzon te njohi vullnetin e votes se shqiptareve dhe kerkon te shkeli me te dyja kembet rregullat e lojes demokratike: ligjet e atij vendi qe i shkruajtet vete.
Eshte e turpshme se si intelektualet e nderuar te se majtes, zgjedhin te heshtin perpara nje maskarade te tille. Psikopati qe keni ne krye nuk e di se cfare eshte turpi, turpi eshte per intelektualet me integritet, eshte per ju qe ta pertypni e te jetoni me te perdite.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-11-2009 më 20:13
Ai tashme e ka lene numerimin e kutive, tashme kerkon gjykimin e procesit zgjedhore.Cdo dite nxjerr nje avaz te ri, pikerisht se nuk ka pjekuri politike, nuk njeh standartet e demokracise, nuk e ka idene se procesi zgjedhore nuk eshte prone e politikaneve, por i sistemit te drejtesise.Politikanet jane lojtare dhe nuk i pjerdhe njeri.Ky eshte testi qe po shohin nderkombetaret, nese politika bie dakord te kundershtoje vendimin e KLD atehere mirupafshim europe.Le te futen ne parlament dhe te krijojne komision.kjo eshte e njeta gje nese duan te verteten e kutive.Por Palloshi nuk kerkon te di se cfar ka brenda pasi ai eshte i gateshem te kontestoje dhe per here te dhjete numerimin, ati i duhet destabilizimi, i duhet me c'do kusht pushteti.
Te shohin shqipetaret!Ceshte kjo shprehje e ndyre , si dikur ne emer te popullit.Po pirdhni ju per shqipetaret, ju te degjeneruarit ju te pa breket qe na drejtuat per 50 vjet.Ju njohim mire se cfar plenash jeni. Te paskan vjedhur ty super hajdutin.Po, njera gjysem paska vjedh dhe tjetra paska fjete gjume, hike are palle.Shqipetaret jane te gjithe hajdute, ky eshte produkti qe solli komunizmi yt.Njerez pa fe , pa din e pa iman,njerez tradhetare qe u asimiluan ne turq,pa moral nder shekuj.Dashke pushtet nepermjet dhunes ti.Me kete mendesi do hysh ne europe ti mer .....
Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 22-11-2009 më 20:40
Kur do te kete votime te drejta, te ndershme dhe te pakontestueshme nga asnjera pale?!Ta haje djalli me me kete politike, shqiptaret jane lodhe nga kjo. Keta kerkojne hapjen e kutive, Sali Berisha thote se s'mund te dale mbi ligjin se Gjykata se lejon se ka marre vendimin per mos hapje.
![]()
ta shohim kush do poshterohet; Berisha apo Rama?
une ve bast se Berisha brenda ketyre 10 diteve do hap kutite, pasi trazirat sdo mund ti perballonte dot tani qe shembi ne themel ushtrine e policine, megjithate spaku ose ndonjeri nga ta do leshoj pe ose do kete trazira, me zjarrin e shpirtit e preferoj kete te dyten
Krijoni Kontakt