Close
Faqja 45 prej 82 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 450 prej 820
  1. #441
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    198

    Çunat e Bllokut, këlyshë të rrahur - nuk bëjnë dot revolucion nga koshi i plehrave të

    Deputeti Edi Paloka në një deklaratë zyrtare, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka denoncuar aktivizimin e brezit të dytë të nomenklaturës enveriste në një përpjekje karikatureske për të marrë pushtetin me dhunë, duke konfirmuar se asnjë tentativë e dhunshme e mafies së kuqe komuniste nuk do të tolerohet, aq më pak akte revolucionare, paçka se, siç tha deputeti Paloka, “çunat e Bllokut janë këlyshë të rrahur e vetëm lehin e kuisin”.
    “Ditët e fundit, Çunat e Bllokut po ju tregojnë qartë shqiptarëve se kanë vetëm një qëllim e një dëshirë, etjen e tyre për pushtet. Çuni i Kristaqit, çuni i Sulë Bushatit, çuni i Xhelilit dhe ai i Hamitit së bashku me ministrin e fundit të Sigurimit të shtetit, ministrin e fundit që qëndronte në krah të Ramiz Alisë në ’90-n dhe eksponentë të mafies së kuqe, duan të vijnë në pushtet me dhunë. Unë jam këtu për t’ju bërë të qartë se ne që hodhëm në koshin e plehrave të historisë baballarët e tyre, jemi të gatshëm dhe ju premtojmë se do ju rezervojmë të njëjtin fat, në mos më keq, këlyshëve të Bllokut nëse ju shkon ndërmend të përmbysin demokracinë e të kërkojnë të vijnë në pushtet me dhunë. Megjithëse unë mendoj se këlyshët e rrahur vetëm lehin e kuisin”, deklaroi Paloka.
    Ndryshuar për herë të fundit nga flor1 : 23-11-2009 më 09:23 Arsyeja: korigjim

  2. #442
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    198


    eshte fjala per keto

  3. #443
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    .Politikanet jane lojtare dhe nuk i pjerdhe njeri..
    Me kete thenie jam shume dakord por problemi eshte se kete fjale ti nenkupton vetem per nje pjese te politikaneve dhe ne kete rast kerkon te cvleresosh rolin e opozites.Une ne kete rast nuk ekam fjalen si puna jote vetem politikanet e PS.Kundra pozites ndodhet pjesa me e qyteteruar epopullit,pjesa me e madhe e inteligjences.Jo me kot shkruajta o rizgjohet ndergjegja qytetare kunder mashtrimeve te kultures fshatareske qe demonstrojne nje pjese e politikaneve qe drejtojne poziten.Eshte per te ardhur keq,por ne te njejten kohe edhe turp qe populli udhehiqet nga pjesa me dogmatike dhe me edukate te dobet familjare.Nuk eshte e mjaftueshme vetem kultura qe njeriu mer ne shkolle.Une do te thoja se edukata familjare eshte paresore ne kulturen e nje njeriu aq me teper ne role kyce te drejtimit te shtetit.Jo me kot Franca ne kushtetuten e saj nuk lejon ne poste ministrash e lart te jene persona me trashegimi qytetare mbi dy breza.


    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    nese politika bie dakord te kundershtoje vendimin e KLD atehere mirupafshim europe.
    Nga kush e ke degjuar kete fjale?Ne shtepi kuvendin e bejne antaret e familjes dhe vendosin se si u behet me mire atyre.Evropa ka tallur leshte gjithe kohen me ne ,pra edhe ne nuk duam tja dime per evropen.Ne ne evrope kemi qene dhe vazhdojme te jemi.Ti vete nuk di se ku ke koken o militant i mjere partiak.

    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Shqipetaret jane te gjithe hajdute, ky eshte produkti qe solli komunizmi yt.Njerez pa fe , pa din e pa iman,njerez tradhetare qe u asimiluan ne turq,pa moral nder shekuj.
    Jane te paafte menderisht ata persona qe shajne kombin e tyre,sepse ata perderisa jane pjese e komunitetit shajne veten e tyre ne radhe te pare.Menyra se si ti shprehesh te le te kuptosh se ti je nje shqipfoles i mjere qe shpirtin dhe trupin ja ke falur greqise.Ne se ti me evrope nenkupton Greqine tende te dashur kurre nuk do te pranojme te hyjme atje.Mire jemi ne trojet e te pareve tane.
    Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.

    N.Frashëri

  4. #444
    i/e regjistruar Maska e milena123
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    101
    Nuk e kuptoj, cfare duhet te nenkuptojme me "cunat e bllokut"...sepse Ed Rama nuk ka jetuar ne Bllok, as Ilir Beqja ...sa per ate Ilir Gjonin (qe qeka bo si plaku Vitit te Ri), nuk jam e sigurt ne ka jetuar ne Bllok apo jo. Ate qorrin nuk e njoh fare...
    If you love something, set it free. If it comes back to you, it's yours. If it doesn't, it never was

  5. #445
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga milena123 Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj, cfare duhet te nenkuptojme me "cunat e bllokut"...sepse Ed Rama nuk ka jetuar ne Bllok, as Ilir Beqja ...sa per ate Ilir Gjonin (qe qeka bo si plaku Vitit te Ri), nuk jam e sigurt ne ka jetuar ne Bllok apo jo. Ate qorrin nuk e njoh fare...
    Ilir Gjoni eshte djali i ish antarit te byros politike ne periudhen e diktatures Xhelil Gjonit (nuk eshte pak kjo ) gjithashtu dhe nipi i Hysni Kapos ...
    Ato jane bijte e niperit e tyre nuk eshte e thene te kene jetuar te gjithe ne bllok se nuk i zente te gjithe kane jetuar dhe jashte bllokut shume ...
    Ilir Beqja shoku i Edit kur lunin bashke me Dinamon ,kete tjetrin as une se njof eshte i ri
    Ilir gjoni qenka bo si i jati ,i jati dhe ne pleqni e drithte ...e futi ne burg burrin e dashnores e di gjith Tirona ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga saura : 23-11-2009 më 09:44
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  6. #446
    a e dini si eshte puna more forumista,,kjo eshte per te gjithe ato qe dite ta kuptojne te miren,dhe dine te kuptojne te keqen,,vetem injorantat,dhe qelbesirat, nuk e shikojne se cfar keto poshtersira idiota dhe enverista,po mundohet te bejne, ne castin kur gjithcka po hyn ne rrugen e duhur,,keto hajdute duan ta nxjerrin nga rruga, por nje *** te madh do marrin se ska me gomare te mbi bare.. cjnae gjithe keto enverista,apo kane frike se nuk mundte shkojne neper shkollat me te mira te botes,,sepse baballaret e tyre nuk mund te vjedhin me ,ashtu sikurse kane vjedhur,,jo jo jo ska me parate po shkojne ne taksa,dhe neper zona rurale,aty ku kane nevoje me te varferit,,po pse si kujtuat ju,,se hani u? e vuaj ne jo jo,, turp tju vije se ju ka mbuluar zoti syte me perce,e nuk e shikoni ku jeni katandisur,o injoranta turp,, gjithe europa flet mire per shqiperine,,edi injoranti doka te na ndryshoje,,ik ore budalla se ste vjen kush mbrapa me,,keto idiota i bene te gjitha 97ten,dhe duan te bejne 2009 si 97,, injoranta si keto duhet varur,,e jo te lihen ne rruge njerez pa identitet,, e keni gjetur salen te bute ju,,se po te ishit ne ndonje shtet tjeter te europer,,do ua gishin ndrecur samarin,, apo jeni mesuar ju djemt e bejlereve dhe agallareve,, duke frekuentuar pushimet me te mira ,dhe shkollat me te shtrejnta ne bote,,nuk ka me po ju vjen fundi ,,germoni germoni se qenin e ngordhur do gjeni hajde rrofte shqiperija pa hajdut e tredhetar,, gezuar

  7. #447
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ja edhe ni "çun" tjeter nga blloku ... i varrit ... sherbetori i bllokut ka nostalgji per dullen ...

    Panorama, 22/11/2009

    Kutitë e votimit ‘kthejnë’ Enver Hoxhën
    Aristir Lumezi

    Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PS-së, Edi Rama përplasen sërish për hapjen e kutive të votimit. Kreu i qeverisë konfirmoi qëndrimin për të mos dalë mbi vendimet e gjykatave, ndërsa kreu i opozitës, iu drejtua sërish kryeministrit nga sheshi i protestës për të hetuar zgjedhjet e 28 qershorit.

    Berisha

    Duke folur nga një përurim rruge në Krujë, Berisha ftoi sërish opozitën për tu rikthyer në Parlament dhe për të marrë pjesë në miratimin e reformave që kërkojnë 84 vota. Por ndërsa bëri këtë ftesë, kryeministri u shpreh i sigurt në qëndrimin e tij për të mos hapur kutitë. Madje sipas tij edhe nëse kundërshtari i tij do të ngrejë ish diktatorin Hoxha nga varri, kutitë nuk do të hapen. “Dua t’i them këtu nga Kruja e Skënderbeut një gjë: Jam dhe do të mbetem i hapur në respekt të plotë të rolit jetik, të rëndësishëm të opozitës dhe për bashkëpunim me të. Por, jo vetëm me qen të rrahur dhe me koska mafioze të tipit Gramoz Ruçi, por edhe Enver Hoxhën po ta zgjosh nga varri, harroje se mund të ndryshosh vendimet e gjykatave të këtij vendi të lirë apo mund të shkelmosh shtetin ligjor”, u shpreh Berisha. Sipas tij arsyeja përse nuk mund të hapen kutitë është fakti se për to është shprehur më parë gjykata. Berisha theksoi se vendimet e pushtetit gjyqësor janë të paprekshme, teksa i bëri thirrje Ramës të mos mashtrojë, siç e quajti kreu i maxhorancës, njerëzit për karrigen e tij. “Janë edhe rreth 1160 ditë, gjer në vitin 2013, me durim të ulemi, të përgatisim, të përmirësojmë të gjitha ato që janë për t’u përmirësuar. Zgjedhjet nga e gjithë bota u identifikuan si zgjedhjet më të mira që ka njohur Shqipëria”, theksoi më tej Berisha, që e quajti një protestë kundër vizave dhe miratimit të statusit të vendit kandidat, tubimin tre ditor të opozitës në Tiranë.

    Rama

    Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Nga tribuna e vendosur në bulevardin që ndan Kryeministrinë nga Kuvendi, kreu i opozitës tha se Berisha me deklaratat e tij për Enverin fyeu qytetarët që kanë dalë në shesh për të kërkuar hapjen e kutive të 28 qershorit. "Sot në një çerek dritareje të hapur të kësaj godine shurdhe, ai që me votat e vjedhura të shqiptarëve quhet ende kryeministër i këtij vendi të marrë peng, u shfaq pas xhamit për t'i bërë turmës shenja me gishta, mu si një i marrë që ka humbur gojën e mendjen. Dhe si të mos mjaftonte kjo pantomimë e turpshme jo për një kryeministër, po edhe për një punëtor që merret me mirëmbajtjen e dritareve të kryeministrisë, ky kloun i tmerruar nga nxjerrja e së vërtetës prej kutive të votimit, fyen publikisht një popull të tërë duke thënë, "Edhe Enver Hoxha të ngjallet kutitë e votimit nuk hapen!"", u shpreh Rama. "Ky palo kryeministër që kalon nga turpi në turp dhe që jeton akoma me fantazmën e Enverit mbi krye, me siguri nuk është mjaftueshmërisht i qetë mendërisht sa të paktën të mos i tregojë popullit të vet adhurimin e fshehtë që ka për diktatorin komunist, të cilit i shërbeu si një lake i rëndomtë", theksoi më tej kreu i PS. Ai i bëri thirrje kryeministrit të tërhiqet nga qëndrimi i tij dhe të pranojë kushtin për hapjen e kutive. Sipas Ramës ky hap i Berishës duhet të hidhet sa nuk është vonë. "I bëjmë qetësisht thirrje të dëgjojë sa nuk është shumë vonë, dhe t'i hapë rrugë kërkesave kushtetuese, ligjore e demokratike të popullit opozitar". Në këtë dalje përpara protestuesve kreu i PS-së tha se ishin rreth 100 mijë vetë ata që të premten në mbrëmje mbushën rrugët e Tiranës për të kërkuar hapjen e kutive.

  8. #448
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Panorama, 20/11/2009

    Dule: Berisha kompromis, ose zgjedhje

    Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka qenë ai që i ka bërë thirrje Kryeministrit që të gjejë zgjidhje me opozitën, pasi në të kundërt mos arritja e konsensusit realizohet me zgjedhje të parakohshme. “Berisha ka qenë President, Kryeministër dhe nuk mendoj se është nga ata deputetët e rinj që ka frikë të rizgjidhet sërish, prandaj të ofrojë konsensus me opozitën, pasi janë pa u votuar ligje të rëndësishme, pasi nëse nuk realizohet, këtë e zgjedh sovrani”, tha Dule, duke nënkuptuar zgjedhjet e parakohshme.

  9. #449
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    o dea,
    nuk ka lidhje fare preferenca politike ketu,
    nje njeri me mendje te shendoshe e kupton qe ajo qe po ben edi rama nuk ka lidhje aspak me drejtesine, por eshte perpjekje e qarte per te krijuar rremuje.

    Kush eshte me partine socialiste, realisht doni te udhehiqeni nga nje psikopat si edi rama?
    E keqja eshte se simpantizantet e pd-se ketu ne forum nuk jane thjesht kundra Edit, por kundra PS. Asnje per ata nuk eshte i mire. Per ata me mire te ekzistoje vetem pd-ja. Per ata te tere jane komunista, por harrojne se dhe vet keta demokratet ''e flakte'' kane qene pjese e regjimit komunist, apo me keq komunista vet. Ngelen tuj bo biografine e politikaneve socialist me keq se vet Enveri. Gjithe demokratet qe kane dale kundra Sales qenkan bere ''te keqinj'' kane rrjedhur, se kur ishin me Salen ishin ''te mire''.
    Edi Rama nuk them se eshte me i ndershmi, qe s'ka vjedhur etj, po kush eshte ne fund te fundit? Eshte cik i krisur, por Shqiperia ka nevoje per nje te tille. Them se do bente me shume se Sala. Beri me shume se te tjeret per Tiranen. E ktheu ne identitet, nderkohe qe demokratet e kishin shnderruar ne kazan plehrash. Ka vjedhur Edi, por dhe ka bere dicka. Te tjeret vodhen e s'ben asgje. Prandaj them se Edi eshte zgjedhje me e mire se Sala, pra e keqja me e vogel, se dhe ai ka te meta sa te duash. Mendimi im ky. Ec tani te degjosh militantet e pd-se tuj shajt, se tjeter gje nuk po bejne ne keto tema.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 23-11-2009 më 11:30
    Feelings change - memories don't.

  10. #450
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Pd eshte e tille se te ajo u atashua qe ne 91 arma me e ndyre e regjimit komunist, sigurimi shtetit.
    Gjith ajo strukture e paligjshme dhe kriminele, pa moral e pa asgje njerezore qe vrau e preu shqiptaret per 50 vjet ne shumicen e rastit militoi te pd e cila e dihej se do vinte ne pushtet qe te shpetonte lekuren e saj.
    Edhe sot e kesaj dite eshte po kjo berthame kriminale, mashtruse, genjeshtare pa asnje princip njerezor i jep tonin jetes ne pd.
    Prandaj asgje njerezore nuk emetohet nga pd dhe emisaret e saj vetem genjeshtra dhe hajdutllek, zhvajte, pabesi dhe mosrespektim ligji.
    Te tille boje kane edhe larot e ketij siti dhe kujtojne se duke shkruar ketu mbulojne falstetin dhe kriminalitetin e pushtetit te Saliut.
    Pd ashtu sic eshte katandisur duhet te shkaterrohet nga themeli saj sigurims e te ngrihet nga e para fill pasi te jete bere nje ligj i vertete lustracioni ne menyre qe gjithe shpura sigurimo komuniste te hiqet me ligj nga kjo parti.
    Vetem athere kjo parti do behej e djathte sic pretendon te jete.
    U ngritkan 100 mije vete ne shesh per te kerkuar zbatimin e nje te drejte qe u shkel barbarisht nga pushteti qenka aventure sipas gjithe larove pdiste ketu.
    Kush e shkel ligjin denohet dhe shume shpejt kjo shpure sigurimo komuniste do ti ktheje kembet perpjete dhe seshte e larget koha.
    Albania Uber Alles

Faqja 45 prej 82 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •