"une linda shqiptar e nuk linda fetar"
Vendlindja ndryshon kollaj... mjafton te pyesesh nje emigrant. Sa per dijeni, ka me shume greke e shqiptare qe jetojne jashte Greqise e Shqiperise se sa brenda saj, te shperndare ne cdo cep te botes, ne kerkim te nje jete me te mire. Kjo nuk do te thote se "shqiptaret e ngelur ne Shqiperi jane shqiptare te vertete" e ata qe jane jashte vendlindjes ne diaspore "me pak shqiptare".
Gjuha nuk eshte esence dalluese e nje populli, por thjeshte nje karakteriste e tij. Ka plot greke qe dine te flasin e shkruajne shqip, ashtu sic ka plot shqiptare qe dine te shkruajne e lexojne greqisht. Kjo nuk do te thote se "ata greke qe dine shqip jane shqiptare" apo "ata shqiptare qe dine greqisht jane greke". Njohja e nje gjuhe te huaj eshte kulture, dhe sa me shume gjuhe te huaja te dish, aq me mire eshte.
Populli shqiptar ka shume "tradita" dhe te gjitha traditat e popullit shqiptar origjinen e vete e kane tek tradita fetare, qofte kjo nje tradite pagane, e krishtere apo myslimane. Por duke qene se ti nuk e di origjinen fetare te ketyre "traditave shqiptare", dhe duke qene se keto tradita jane trasheguar nga brezi ne brez ne shekuj, per ty ato sot jane vetem "tradita shqiptare".
"prinderit me lane trashegimi gjuhen dhe jo fene"
Asnje popull ne bote, nuk e ka ngritur identitetin e vete vetem mbi gjuhen. Pse? Sepse sic te thashe me lart, gjuha eshte karakteristike dhe jo esenca e identitetit te nje populli. Eshte besimi fetar dhe tradita e lindur nga ky besim qe eshte ESENCA DALLUESE e cdo populli. Dhe kjo esence nuk eshte thjeshte materiale apo fizike, eshte esence shpirterore. Prandaj flamuri yne kombetare ka shkabonjen bizantine ne zemren e vete. Prandaj himni yne kombetar ze ne goje Zotin e shenjtoret.
Arsyeja tjeter perse feja eshte esenca dalluese e cdo populli eshte se ajo eshte konstantja ne mbare historine. Kufijte ndryshojne me kohen. Gjuha ndryshon me kohen. Njerezit ndryshojne me kohen. Ideologjite ndryshojne me kohen, por feja dhe tradita nuk ndryshojne kurre, trashegohen nga brezi ne brez.
Albo
Krijoni Kontakt