Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 117
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam

    Që të jeshë besimtar i krishterë do të thotë të besosh në rradhë të parë librin e sipas tyre Zotit (të gjithëfuqishmit, të gjithëdijshmit) Biblën.
    Që të jeshë besimtar islam do të thotë të besosh në rradhë të parë në librin e sipas tyre Zotit (të gjithëfuqishmit, të gjithëdijshmit) Kuranin.
    Të krishterët e konsiderojnë biblën si libër të Zotit dhe i përkulen, kurse islamët e kosiderojnë kuranin si libër të Zotit dhe i përkulen, kjo dmth se këta libra sipas tyre janë libra të përkryer dhe gjithë çka është e shkruar në to janë të vërteta sepse ato janë fjalë të Zotit, gjithmonë sipas tyre.
    Duke u nisur nga kjo, për të vlerësuar një gjë si të vërtetë dhe për të besuar në vërtetësinë e saj (për njeriun e llogjikshëm, me mendje dhe arsye të shëndoshë) duhet që në të të paktën të mos ketë asnjë rrenë apo të pavërtetë, edhe pse për ta marrë një gjë si të vërtetë shkencërisht duhet edhe të jetë në gjendje të testohet dhe provohet një gjë e tillë, por ja që nuk do ta konsiderojmë një fakt të tillë sepse mund të ketë të vërteta edhe të patestuara dhe të paprovuara, por në asnjë mënyrë hiç fare nuk mund të ketë të vërteta rrena apo gënjeshtra.
    Pra, kjo do të thotë se nëse sipas të krishterëve Bibla dhe sipas islamëve Kurani janë libra Zoti, atëherë Zoti i madhërueshëm si i gjithëfuqishëm dhe i gjithëdijshëm që është, në librat e tij (nëse janë të tij) nuk mund të ketë dërguar rrena apo gënjeshtra, apo edhe thjeshtë gjëra të pavërteta.
    Nëse vetëm një rrenë, gënjeshtër apo e pavërtetë gjendet në Bibël, Kuran apo në cilindo libër që konsiderohet si i Zotit ai libër ose nuk mund të konsiderohet libër Zoti sepse ai si i tillë është i gjithëfuqishëm, gjithëdijshëm dhe nuk mund të dalin rrena,gënjeshtra apo të pavërteta nga Ay.
    Bibla por edhe Kurani thonë se Toka është e vjetër jo më shumë se 10 000 vjet, gjë që jo vetëm nuk është e vërtetë por është më larg se 5 miliardë e 999 milion e 990 mijë vjet së vërtetës 6 miliard vjet të vjetërsisë së Tokës së testuar dhe provuar shkencërisht. Ka edhe shumë gjëra tjera nga këto dy libra që shkencërisht janë testuar dhe provuar shkencërisht se nuk janë të vërteta, por kjo mu duk si më e rëndësishmja dhe siç e thashë edhe më lart vetëm një e pavërtetë mjafton në rast të tillë për të dëshmuar të pavërtetën e gjithë librit si i Zotit, sepse Zoti është i gjithëdijshëm dhe nuk mund të dërgoj gjëra të pavërteta.
    Një rrenë, gënjeshtër apo e pavërtetë e tillë dëshmon se këto libra nuk janë të Zotit, sepse nëse ne besojmë ende se janë të tij atëherë na del që Zoti i plotfuqishëm dhe i gjithëdijshëm na qenka gënjeshtar apo i paditur gjë që nuk korrespondon me besimin tonë në Zotin si i plotfuqishëm, i gjithëdijshëm dhe krijues i gjithçkafit.
    Nga kjo rrjedh pyetja ime për gjithë besimtarët e këtyre feve:
    Pse dhe si ende mund të besoni në këto fe?
    Nuk them në Zotin sepse këto libra mund të jenë vetëm propagandë filozofike e dy filozofëve më të mëdhenjë që ka njohur njerëzimi që kanë gënjyer me mijëra vjet me miliarda njerëz të kësaj bote.

    Falemniderit për mirëkuptim


    Përshëndetje dhe
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe pse shkrova në këtë forum për jobesimtarët e Zotit dhe të feve, nuk do të thotë se unë jam i tillë personalisht. Unë nuk besoj në fe, për arsyet e lartpërmendura, por besoj shumë në Zotin dhe ky besim i imi shumë i madh në Zotin nuk më lë të besoj në fe që servirin gënjeshtra në lidhje me Zotin.
    Faleminderit për mirëkuptim
    Përshëndetje edhe njëherë
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    me pelqen mendimet qe ke sepse jane te drejta.NQS nje liber ka rrena atehere nuk eshte liber i zotit , dhe une po te pyes ty " ku e gjete ate shifren qe thote kurani per krijimin e tokes para
    10000 vjeteve????

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nuk kam kuran sikur që nuk kam as bibël unë por edhe kurani e shpjegon krijimin e tokës njëlloj sikur bibla, pra që të dyja kanë rrena. Kushdo që ta ketë mund ta sjellë këtë këtu.


    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    eeeeeeejjjjjjjj avash me jep argumentat dhe jo te flasesh nga cke degjuar apo te kane thene

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mund të lexosh në shpjegimin e krijimit të Tokës që Kurani bën dhe ai është argumenti.Unë nuk mund ta sjell asnjërën edhe pse i kam lexuar tre-katër herë që të dyja sepse nuk i mbaj në shtëpinë time asnjërën.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Harrova në përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Dodon.
    Pyeti pak po njeriun kur e krijoi .
    Ne Bibel thuhet ne 4004 P K .
    Gj t m .

  9. #9
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    dodon pershendetje

    quote from dodon:
    "Mund të lexosh në shpjegimin e krijimit të Tokës që Kurani bën dhe ai është argumenti.Unë nuk mund ta sjell asnjërën edhe pse i kam lexuar tre-katër herë që të dyja sepse nuk i mbaj në shtëpinë time asnjërën."

    pjesa me e cuditshme qe kisha lexuar ndonjehere
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    O DODON NA I JEP PRA ARGUMENTAT SE DO TE BESOJME TE GJITHE !!!!!!!!!!!
    NA THUAJ NE CIL SURE E KE LEXUAR TE PAKTEN !!!!!!!

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •