MIRESERDHE VELLA... !
- Buke e kripe e zemer vella, apo kercenime, gure e kallashe kunder vellait...
- Nga Hamdi Dega, Nju Jork
Dy ngjarje, dy inciente ne nje dite.... nje konkluzion
Per turpin e shqiptarit dje disa banore te Fanit te Mirdites priten me kercenime, me sharje dhe gati u rrahen me 13 deputete te Kuvendit te Shqiperise.
Televizioni "Klan" dhe gazeta "Koha Jone" te pavarura me fjale, por me koke ne grazhdin dhe tenderat e Qeverise e paraqesin kete akt turpi e rrugacerie qytetare si " akt patriotik".
Thyerjen dhe perdhosjen e mikriptjes shqiptare, shkeljen e beses malesore e shqiptare, qe jane dy kulte te moralit shqiptar e paraqesin si atdhetarizem. Ata behen jo vetem bashkautore por edhe nxisin e propagandojne kacafytje edhe me te rrezikshme duke u thurur himne rrugacerise dhe perdhosjes se impurities dhe beses shqiptare.
Me teper se banore te Thirres e te Fanit mikprites, nga vete lista e autoreve te kesaj pabesie te pashoqe ata duken si mercenare te qeverise, si paramilitare te Lulezim Bashes dhe Sokol Olldashit. Turp a faqja e zeze per kete akt turpi e pafytyresie!
Ne te njejten dite turpi dhe krejt afer ne hapesiren shqiptare, ne Decan te Kosoves sulmohet me gure dhe me arme eskorta e Kryeministrit te Republikes se Kosoves Z. Hashim Thaci nga nje bande pas nje mitingu elektoral ne kete krahine.
Ne nje kohe qe edhe serbet e Kosoves e mirepresin ne shtepite e tyre per mesazhet e paqes per te "fituar luften per paqen", shqiptare qe i thone vetes shqiptare gjuajne me gure dhe me arme kunder liderit te Kosoves, kunder liderit te Delegacionit te Kosoves ne Rambuje, kunder liderit te luftes clirimtare te Kosoves, kunder deklaruesit te pavaresise se Kosoves. Me shume se ushtare te Ramushit, te etur per karrike e pasuri, ata duken si paramilitare te Arkanjit.
Nga shtetesia mund te jene kosovare, nga kombesia mund te jene shqiptare, por nga veprimtaria nuk jane gje tjeter vecse paramilitare.
Aktet e tyre te urdheruara, te sajuara dhe me sa duket te parapaguara me paret e korrupsionit , mund te jene gjithcka por jo atdhetare, aspak qytetare dhe shkelje flagrante, perdhosje e mikpritjes dhe beses shqiptare….
Dy incieente te turpshme…. Nje konkluzion Autoret mund te jene e jane banore te Thirres apo te Decanit. Por me shume duken si paramilitare te Arkanit!
Si ne rastin e Thirres edhe ne rastin e Decanit kemi te bejme me akte dhune e terrori. Ne kohen qe kerkojme te heqim vizat nga BE, nga SHBA-ja e Bota, jemi ne qe jo vetem u vendosim driza , por edhe ushtrojme terror psikologjik, verbal dhe me gure e me arme kunder liderve tane ne te dy anet e kufirit te fshire shqiptaro- shqiptare.
Plagos e vret guri dhe arma. Por plagos e vret edhe fjala, edhe sharja edhe kercenimi. Plagos e vret njeriun. Plagosin e vrasin dinjitetin, shpirtin personalitetin e njeriut! E njeri pa dinjitet, pa shpirt, pa personalitet nuk mund te kete, vec atyre qe kryejne akte te tilla , ne kohe te tilla!
Nuk ka akte me te mirefillta antiligjore e anti- patriotike, nuk ka akte me te mirefillta terrori se te kufizosh lirine e shprehjes, lirine e informacionit, te drejten e levizjes se lire, te drejten e veprimtarise politike te bashkekombasit e aq me te per te liderve politike te zgjedhur me voten e popullit!
Nuk ka shkelje me te rende te demokracise e akt me te mirefillte terrori se te perdoresh sharjen, kercenimin, guret e druret, kallashat kunder lirise e demokracise qe aq shume i ka deshiruar populli e krejt kombi yne.
Nuk ka sherbim me te keq ndaj Shqiperise dhe Kosoves se te presish me sharje e kercenime, me gure e me kallashe lideret e bashkekombasit tu ne te njejten dite qe BE-ja u heq vizen fqinjeve tane Serbise, malit te Zi, Maqedonise.
Kush punon dhe vepron per te hequr viza per kombin e shtetin e vet, ben cdo gje por nuk vendos gure e driza, kercenime e krisma ne rrugen e lirise e demokracise, ne rrugen e vellait e te kombit te vet !
Ne Evrope e ne qyteterim nuk shkohet me sharje, kercenime, me gure e me driza, me kallashe e me krisma.... Shkohet me vellazeri e bashkim, me paqe e mirekuptim, me mikpritje e nderim me njeri- tjetrin.
Miresersdhe vella... buke e kripe e zemer vella. Nuk na ndau as krajli e mbreti , aq me pak mund te na ndaje karrikja, korrupsioni e pushteti. Ne liri demokraci karrikja e pushteti jane te perkohshme.…
Te perjtshme jane vetem Shqiperia e Kosova, kombi …. Sot ti, neser une. Neser femijet tane… Pasneser femijet e femijeve tane… Ne mirekuptim e vellazeri deri ne pafundesi. Kjo eshte liri demokraci e jo dinasti!
Mireserdhe vella! Buke e kripe e zemer vella …. !
HAMDI DEGA
shekulli
Krijoni Kontakt