Close
Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 143
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    MIRESERDHE VELLA... !

    - Buke e kripe e zemer vella, apo kercenime, gure e kallashe kunder vellait...


    - Nga Hamdi Dega, Nju Jork

    Dy ngjarje, dy inciente ne nje dite.... nje konkluzion
    Per turpin e shqiptarit dje disa banore te Fanit te Mirdites priten me kercenime, me sharje dhe gati u rrahen me 13 deputete te Kuvendit te Shqiperise.
    Televizioni "Klan" dhe gazeta "Koha Jone" te pavarura me fjale, por me koke ne grazhdin dhe tenderat e Qeverise e paraqesin kete akt turpi e rrugacerie qytetare si " akt patriotik".
    Thyerjen dhe perdhosjen e mikriptjes shqiptare, shkeljen e beses malesore e shqiptare, qe jane dy kulte te moralit shqiptar e paraqesin si atdhetarizem. Ata behen jo vetem bashkautore por edhe nxisin e propagandojne kacafytje edhe me te rrezikshme duke u thurur himne rrugacerise dhe perdhosjes se impurities dhe beses shqiptare.
    Me teper se banore te Thirres e te Fanit mikprites, nga vete lista e autoreve te kesaj pabesie te pashoqe ata duken si mercenare te qeverise, si paramilitare te Lulezim Bashes dhe Sokol Olldashit. Turp a faqja e zeze per kete akt turpi e pafytyresie!
    Ne te njejten dite turpi dhe krejt afer ne hapesiren shqiptare, ne Decan te Kosoves sulmohet me gure dhe me arme eskorta e Kryeministrit te Republikes se Kosoves Z. Hashim Thaci nga nje bande pas nje mitingu elektoral ne kete krahine.
    Ne nje kohe qe edhe serbet e Kosoves e mirepresin ne shtepite e tyre per mesazhet e paqes per te "fituar luften per paqen", shqiptare qe i thone vetes shqiptare gjuajne me gure dhe me arme kunder liderit te Kosoves, kunder liderit te Delegacionit te Kosoves ne Rambuje, kunder liderit te luftes clirimtare te Kosoves, kunder deklaruesit te pavaresise se Kosoves. Me shume se ushtare te Ramushit, te etur per karrike e pasuri, ata duken si paramilitare te Arkanjit.
    Nga shtetesia mund te jene kosovare, nga kombesia mund te jene shqiptare, por nga veprimtaria nuk jane gje tjeter vecse paramilitare.
    Aktet e tyre te urdheruara, te sajuara dhe me sa duket te parapaguara me paret e korrupsionit , mund te jene gjithcka por jo atdhetare, aspak qytetare dhe shkelje flagrante, perdhosje e mikpritjes dhe beses shqiptare….
    Dy incieente te turpshme…. Nje konkluzion Autoret mund te jene e jane banore te Thirres apo te Decanit. Por me shume duken si paramilitare te Arkanit!
    Si ne rastin e Thirres edhe ne rastin e Decanit kemi te bejme me akte dhune e terrori. Ne kohen qe kerkojme te heqim vizat nga BE, nga SHBA-ja e Bota, jemi ne qe jo vetem u vendosim driza , por edhe ushtrojme terror psikologjik, verbal dhe me gure e me arme kunder liderve tane ne te dy anet e kufirit te fshire shqiptaro- shqiptare.
    Plagos e vret guri dhe arma. Por plagos e vret edhe fjala, edhe sharja edhe kercenimi. Plagos e vret njeriun. Plagosin e vrasin dinjitetin, shpirtin personalitetin e njeriut! E njeri pa dinjitet, pa shpirt, pa personalitet nuk mund te kete, vec atyre qe kryejne akte te tilla , ne kohe te tilla!
    Nuk ka akte me te mirefillta antiligjore e anti- patriotike, nuk ka akte me te mirefillta terrori se te kufizosh lirine e shprehjes, lirine e informacionit, te drejten e levizjes se lire, te drejten e veprimtarise politike te bashkekombasit e aq me te per te liderve politike te zgjedhur me voten e popullit!
    Nuk ka shkelje me te rende te demokracise e akt me te mirefillte terrori se te perdoresh sharjen, kercenimin, guret e druret, kallashat kunder lirise e demokracise qe aq shume i ka deshiruar populli e krejt kombi yne.
    Nuk ka sherbim me te keq ndaj Shqiperise dhe Kosoves se te presish me sharje e kercenime, me gure e me kallashe lideret e bashkekombasit tu ne te njejten dite qe BE-ja u heq vizen fqinjeve tane Serbise, malit te Zi, Maqedonise.
    Kush punon dhe vepron per te hequr viza per kombin e shtetin e vet, ben cdo gje por nuk vendos gure e driza, kercenime e krisma ne rrugen e lirise e demokracise, ne rrugen e vellait e te kombit te vet !
    Ne Evrope e ne qyteterim nuk shkohet me sharje, kercenime, me gure e me driza, me kallashe e me krisma.... Shkohet me vellazeri e bashkim, me paqe e mirekuptim, me mikpritje e nderim me njeri- tjetrin.
    Miresersdhe vella... buke e kripe e zemer vella. Nuk na ndau as krajli e mbreti , aq me pak mund te na ndaje karrikja, korrupsioni e pushteti. Ne liri demokraci karrikja e pushteti jane te perkohshme.…
    Te perjtshme jane vetem Shqiperia e Kosova, kombi …. Sot ti, neser une. Neser femijet tane… Pasneser femijet e femijeve tane… Ne mirekuptim e vellazeri deri ne pafundesi. Kjo eshte liri demokraci e jo dinasti!
    Mireserdhe vella! Buke e kripe e zemer vella …. !

    HAMDI DEGA
    shekulli
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga luli1971 Lexo Postimin
    kali i kcen peles e ti koke bir pele e tash paramendo kujna po i kcen kali ose je i pa aft mi zgjedh se i kujna je

    saher shkruni ju tregoni se sa tru keni e sa e pranoni realitetin...le ti kalin a pelen se veq po i rrespektoj adminat se tkisha kallxu i kujna jom e i kujna je..katunar 1 pytje e bona une e mos fillozofo shume se ju tdrenices edhe fillozofia jeni larg..qu prashit najsen qaty e mos tvjen inati qe bossi jot qaq magar osht shkon dhez fitila me shqiptar,a kur osht puna me dal anej ures e palon dhipin se ska kaqik..del me shkije pin raki...marre o viq i skenderajt.

    ps.edhe kallxo pse hashimi nuk po del anej ures per fushate,qikjo ke pytja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga B.C.B : 13-11-2009 më 04:56

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vlerat dhe gurët

    13 Nëntor 2009
    Vlerat dhe gurët

    Arianit BYTYÇI

    Fushata zgjedhore 2009, e cila është në përfundim e sipër nxorri dy koncepte politike, diametralisht të kundërta. Koncepti i parë është koncepti i promovimit të sukseseve konkrete në nivelin lokal dhe atë qëndror. Ndërsa, koncepti i dytë është koncepti i promovimit të akuzave, inateve e deri tek primitivizmat e apetiteve për pushtet të pakufijshëm.
    Realisht, po përballen mes vete konkurrenca e vlerave dhe mentaliteti i gurëve. Kjo u dëshmua në mënyrën më të ulët dhe më primitive të mundshme pardje në Deçan, me sulmin agresiv ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorëve të tij, nga ata që po tentojnë ta enklavizojnë dhe ta izolojnë atë rajon, duke i terrorizuar po ashtu qytetarët dhe duke i dhënë hije të keqe këtij rajoni dhe vetë Kosovës.
    Por, megjithë këto sulme të vazhdueshme politike, të sinkronizuara së fundmi edhe me anë të gurëve dhe armëve, askush në Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike, nuk mund ta kthejë Kosovën në Kohën e Gurit, në logjikën e prapakthimit dhe energjisë negative.
    Përkundrazi, edhe në kohën e aparteidit të regjimit serb, rajoni i Dukagjinit kishte intelektualë dhe patriotë që nuk lejuan të thellohet mentaliteti i Kohës së Gurit, mentaliteti i kriminializimit. Personalisht kam qenë dëshmitar i tubimeve gjithëpopullore për pajtimin e gjaqeve në Dukagjin në vitet ’90-ta, konkretisht në Verrat e Llukës, ku intelektuali dhe patrioti, Adem Grabovci, ish-anëtar i SHP të UÇK-së, tani zëvendësministër i Transportit, kishte inicuar Pajtimin e Gjaqeve. Ajo Lëvizje u dëshmua që ishte ndër bazat më të fuqishme të Lëvizjes Çlirimtare, që identifikohej pikërisht me frymën e unitetit kombëtar, çlirimtar dhe shtetformues, me frymën e pjekurisë së lartë politike, frymë kjo që ishte themeltare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Për Kosovën dhe qytetarët e saj, tani është momenti më i duhur historik që edhe përmes fushatës së qetë, të kulturuar politike, përmes prezentimit të alternativave, ideve dhe projekteve konkrete, ta afrojmë sa më shumë qytetarin tek vendimmarrja politike për qeverisjen e mirë lokale. Vendi ynë ka nevojë për frymën e zhvillimit të gjithmbarshëm, të ecjes përpara, të përmbushjes së standardeve për integrim në strukturat e Bashkimit Evropian dhe në NATO.
    Askush nuk ka të drejtë dhe as nuk do të lejohet që përmes tentimit të kthimit të logjikës së Kohës së Gurit, të terrorizojë dhe kriminalizojë skenën politike kosovare dhe as të luajë me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës. Ajo që u pa në skenat televizive nga Deçani parmbrëmë është demaskimi më i qartë i kohëgurëve, i “programit” të tyre politik. Me ato veprime ata u dëshmuan se në asnjë mënyrë nuk janë aleatë për Kosovën, por u dëshmuan katëcipërisht që në të vërtetë janë kundërshtarë të sukseseve të Kosovës.
    Vendi ynë është i shenjtë për të gjithë ne dhe aspak nuk i duhet thellimi i logjikës së inateve dhe primitivizmave politikë, që me çdo kusht dhe me çdo formë synojnë marrjen e pushtetit, qoftë kjo edhe pa mbështetjen e domosdoshme të qytetarëve.
    Kosova dhe gjithë qytetarët e saj kanë nevojë për avancimin e vlerave politike dhe demokratike, për pjekurinë e lartë. Në këtë mënyrë edhe po thyhet logjika e bastioneve, e lokalizmave dhe regjionalizmave.
    Të gjithë jemi dëshmitarë se kjo logjikë bastionesh ka filluar të thyhet me sukseset e njëpasnjëshme të frymës progresiste në nivelin lokal dhe në atë qendror në Kosovë. Me qeverisjen aktuale, për herë të parë në historinë e vendin tonë, është dëshmuar se ky koncept politik është dhe do të mbetet faktori kryesor i unitetit shtetndërtues për Kosovën.
    Në sensin elektoral, shteti i ri dhe demokracia e re kosovare më së shumti ka nevojë për qëndrueshmërinë politike të subjekteve politike, për profilizimin e vërtetë të tyre kah vlerat civilizuese. Nuk kemi nevojë në asnjë moment për profilizimin kah Koha e Gurit, që mbizotëroi pardje në Deçan. Tani jemi në shekullin njëzetenjë, ky është shekulli i zhvillimit për Kosovën. Nuk është koha e promovimit të enkalavave partiake, që i marrin në qafë qytetarët e pafajshëm. Kosova është NJË dhe e PANDARË. Është Kosova e qeverisjes së mirë, e zhvillimit dhe e integrimit në institucionet euro-atlantike. Është Kosova e krenarisë së gjithë qytetarëve të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #124
    ReaLmadriD
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Vendndodhja
    Madrid
    Postime
    627
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Ketu ne Kosove sot pak po i perngjane Shqiperis dhe ketu Ramushi si shume po i perngjane Edi Rames me keto lojna
    Ske nevoj me i cito 100 postme dhe te njejtat fjal me i a than..

    Ramushi sesht ka Luan asnje loj po populli esht ka e shef se qfare po ben ky thaq leshi edhe mire ja kan ber..
    “La filosofía del Real Madrid es tener a los mejores del mundo”

  5. #125
    [QUOTE=Pa_doreza2;2480707]Me vejen keq por eshte e vertet se ne rrafshin e dugagjinit ka shume e shume njerzi te mrekullushem dhe te kulturuar po ne ate komuna jane te kercnuar nga VLLAZRIT KUBANEZ RAULI DHE KASTRO ramushi dhe luani


    Unë u bëj lutje qe të mos i fusni në keto lojëra edhe deshmorët...Zotri Pa Doreza, Luan Haradinaj ishte figura kryesore e uçk,dhe ka 12 vite që është vrarë ne kufirin shqiptaro-shqiptar në luftë kunder ushtrise serbe,ne vitin 97 atëher kur ti dhe shumica e popullit nuk kishin iden se cila është UÇK, dhe në momentin e rënies se ti heroike ishte duke ju prirë pikërisht luftetarve nga Drenica,komandateve te mëvonshen,te cilet un i di me emra,por nuk du të futem në ato gjëra tani,,,z. Pa Doreza ,vëri dorzat ndoshta te kujtohen keto gjëra...Lavdi jetës dhe vepres së heroit Luan Haradinaj dhe gjithë deshmorve...

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Robben Lexo Postimin
    Ske nevoj me i cito 100 postme dhe te njejtat fjal me i a than..

    Ramushi sesht ka Luan asnje loj po populli esht ka e shef se qfare po ben ky thaq leshi edhe mire ja kan ber..

    Ketu ne Kosove sot pak po i perngjane Shqiperis dhe ketu Ramushi si shume po i perngjane Edi Rames me keto lojna

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Nuk ka turp me te madh, nuk ka sjellje me anti kombetare se kjo e perqafimit te dhunes.Kjo tregon se shqipetaret jane nje komb i veshtire per tu civlizuar, dhe te krijon idene se do te ishte me mire ti ricoptonin dhe jo ti ribashkojne.Mereni me mend po te jemi te bashkuar, se cfar konflikti do te krijohej per drejtimin politik.Mos i zhgenjeni ndrekombetaret , ceshtja e pavarsise nuk ka mbaruar ende!!!!!Sot pjesa tjeter e juaja eshte ne monitorim , ne pritje per te fituar liberalizimin e vizave, e pra kjo paraqitje e juaja eshte ne sinkron me qendrimin antikombetare te socilisteve shqipetare, per te sabotuar kete proces.Turp tju vije Kosovareve per kete sjellje.Braktisni cdo element destruktiv, qe kerkon pushtet nepermjet dhunes, pasi ai qe ja din lezetin asaj do ta perdore mire ate pas marrjes se pushtetit.Zgjidhni njerez civile , te veshur me urtesi dhe jo njerez te luftes, por ato te paqes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 13-11-2009 më 20:50

  8. #128
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Anesti 55: vete pjesmarrja ne tema kombetare eshte fakti qe e do mbarsine gjitheshqiptare, vetekritika na ben te permirsohemi,te civilizohemi dhe na ben te ecim me shpejt perpara.
    Per komentin me lartne dua ta kuptoj se ke dashur te thuash "turp tju vije atyre shqiptareve te Kosoves " (qe mos kete keqinterpretim pergjithsimi dhe njekohsisht per historine dhe realitetin nuk egziston kombi kosovar),pra shqiptaret qe kane kryer kete akt dhe i kane kurdisur atentat shtetit te Kosoves- vetvetes.
    Bashkimi do prese pak por e bashkuar do te ishim : me te shendoshe, me te pasur dhe me te lumtur !
    Shqiptaret mund te bashkohen vetem me shqiptaret dhe jo me kombet e tjera ,miqesi me gjithe njerezimin por bashkim vetem me shqiptaret.

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 14-11-2009 më 11:35
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #129
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Ky incident eshte per cdo kritike me se e vertete, mirepo nuk duhet te nderlidhet tani kjo " me njerez te luftes" - sepse raste te tilla te mospajtimit ne politike kemi cdoku. Nje rast interesant dhe shume i vecante eshte ne Shqiperi tani, ku opozita ne vend se te jete ne kuvend ajo sillet neper rruge.

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    [QUOTE=Skifter Bjeshke;2482430]
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Me vejen keq por eshte e vertet se ne rrafshin e dugagjinit ka shume e shume njerzi te mrekullushem dhe te kulturuar po ne ate komuna jane te kercnuar nga VLLAZRIT KUBANEZ RAULI DHE KASTRO ramushi dhe luani


    Unë u bëj lutje qe të mos i fusni në keto lojëra edhe deshmorët...Zotri Pa Doreza, Luan Haradinaj ishte figura kryesore e uçk,dhe ka 12 vite që është vrarë ne kufirin shqiptaro-shqiptar në luftë kunder ushtrise serbe,ne vitin 97 atëher kur ti dhe shumica e popullit nuk kishin iden se cila është UÇK, dhe në momentin e rënies se ti heroike ishte duke ju prirë pikërisht luftetarve nga Drenica,komandateve te mëvonshen,te cilet un i di me emra,por nuk du të futem në ato gjëra tani,,,z. Pa Doreza ,vëri dorzat ndoshta te kujtohen keto gjëra...Lavdi jetës dhe vepres së heroit Luan Haradinaj dhe gjithë deshmorve...
    Edhe pse ka luftuar tashe mundesh me ber ç'ka te duashe jo ore zotri edhe ne kemi luftue por ai nuk mundet me u pasurue ne emer te LUFTES me i inkriminue te tjeret duke i kercnuar me PAGIMIN ose me Haraq
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •