Close
Faqja 5 prej 82 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 820
  1. #41
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin
    Une e kam pare dhe jetuar 97 ne Vlore,si filloj.
    Kaq mjafton,mbushi mendjen atyre te tjereve.
    Po mire e ke, ne fakt duhet sajuar nje vrasje, qe te zbatohet skenari!

    Kush do te vrase dhe ke?

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Po mire e ke, ne fakt duhet sajuar nje vrasje, qe te zbatohet skenari!

    Kush do te vrase dhe ke?
    Do marr gjakun tim ne tel. mbase ka nje kopje te videos tek rajoni i policise ne Vlore.Une s'jam Marinari qe ka fakte.
    Por bishat u versulen...
    Fund.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    Në verë ishe me pushime, dhe këtë.. nga e dëgjove?

    Që të jemi objektiv edhe mua ma tha njëri që shiste pepsi atje, por ma tha komplet gjirin.. nga po ky tipi dolën dhe këto 30 hektarët e tu, (se i paska pakësuar)? para se të fillosh të më thuash - berishist - a ku e di unë, jam vërtetë kurioz nga i gjeti atje dhe sidomos nga e more vesh ti, sepse jam i informuar shumë mirë për terrenet, dhe pavarësisht se më tha ky i pepsit unë qesha se.. etj



    Ah, gjej ndonjë emër tjetër edhe këputja pastaj..
    lol...........

  4. #44
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    orikumi kerkon te luaj rolin e lushnjes se 97 tes..
    duket kjo qartre,.
    elementi kapterroist hysnikapo-enverioist qe eshte me shumice ne orikumin.. ultra stalinist.. e sheh edvinin si ustain e ri si kopjen e komandantit te dikurshem..qe i priu ne betejat e lluftes kllasore kunder burgjezo-revizio-nisto-reaksionareve..
    edvini i di mire keto.. ai me ekspertet enveroiste po i pergatit intensivisht falangat kanibale.. per kasaphanen qe duket qe po vjen..

    dikur kanibalet envero.qoseisto zabitoiste perdoren "arsyen" e piramidave per revolucionin.. e 97 tes.. e tani te kutiave..

    po ju a rikujtoj orikumasve.. pak 97 te..

    http://www.youtube.com/watch?v=qwkZl47jgik


    ..






    mos i mushni varreza te reja me femijet tuaj..per hesap te hallateve te gjinush ruc dade lesko edvin paskalave..
    Video qe ke sjelle vecse me faj e ben PD o brari.... qe ti e mbron me kaq fanatizem.

    Aty thote:

    "Me 23 janar parlamenti mbyll me ligj te vecante aktivitetin e piramidave, por nuk bllokon asetet e tyre". Pra nuk ja bllokon pasurite dhe parate e popullit qe t'ia kthej popullit ato. Pse valle qeveria Berishes nuk ua bllokoi pasurit dhe leket firmave piramidale? Kesaj pergjigju ti....

    Dhe nje koment i nje efektivi te policise qe thote aty: "Ne e duam ne lule te ballit perderisa veme dhe vrasim njeri tjetrin. Kta (qeveria) duan te na fusin ne lufte civile." Pse qeveria dergonte vetem polica me origjine nga veriu per te shuajtur revoltat, qe te provokonte konflikt veri-jug? Turp...

    Dhe tani ne orikum qeveria dergon policine qe t'i beje presion popullit per t'i marre pronat me dhune... dhe pastaj thua qe PS kerkon 97' ky nuk eshte justifikim qe ti marresh pronen tjetrit...

    Nuk behet llaf qe PS shfrytzon rastin se nuk po e qeth fare per pronat e popullit, por ama dhe keta monstrat mos te mundohen t'ia grabisin pronen me zor tjetrit.

    Keshtu sic flet ti i hedh posht interesat e popullit per interes te partis....
    Ndryshuar për herë të fundit nga morrison : 08-11-2009 më 11:05

  5. #45
    Si t’ia bëj? Ti rrah apo mos ti rrah?! Kjo është çështja!

    Nga Altin GOXHAJ

    Prej disa ditësh disa djelmosha “trendy” nga ata të MJAFT dhe G99 po më kërkojnë me zor që ti rrah! Dhe mua më ka ardhur në majë të hundës nga fyerjet dhe provokimet e tyre.
    Prej disa ditësh, disa nga ata djelmoshat që i kanë duart më të buta se të femrave (se s’kanë kapur kurrë punë me dorë apo se i lyejnë me kremra fermash, këtë nuk e di) po më provokojnë dhe më thonë se po më panë në rrugë do të më bëjnë këtë apo atë! Dhe mua më ka ardhur në majë të hundës nga fyerjet dhe provokimet e tyre.
    Prej disa ditësh disa djelmosha që kurrë në jetën e tyre nuk u konfrontuan fizikisht, as kur ishin të vegjël se po ti ngacmonte kush vraponin drejt mamit apo zyshës duke qarë, po më thonë këto ditë se mezi presin të më shohin në rrugë se kush e di se çdo më bëjnë! Dhe mua më ka ardhur në majë të hundës nga fyerjet dhe provokimet e tyre.
    Më ka zënë vërtet halli!
    Ti rrah me shpulla (se aq më lejon proporcionaliteti i forcës me targetin) kam shumë frikë!
    Natyrisht kuptohet jo nga ata!
    Ata i rreh çdo vajzë që shkon në palestër të paktën një herë në javë!
    Kam frikë se pas dackës së rastit, të nesërmen do të mblidhet një tryezë e rrumbullakët dhe do të dalë ndonjë diplomat holandez që ka kohë që po më pret rastin dhe do të protestojnë ndaj dhunës ndaj medias së lirë dhe shoqërisë civile duke kërkuar burgosjen time! Por problemi është që edhe unë jam shoqëri civile dhe për hir të angazhimit tim në median e lirë jam edhe vetë pjesë e medias së lirë! Por dihet se diplomati holandez ka dy standarde kur vjen puna për ne të Zgjohut me ata të MJAFG99! Kur falangat e Ramës dhunuar aktivistët e Lëvizjes ZGJOHU në 2 Korrik 2009 gjatë një proteste (e filmuar gjithë skena e dhunës) apo kur na dogjën bunkerin prej kartoni (ku para se të digjej njerëzit e rrjetit Soros shpërndanë një mesazh në media se e kisha djegur unë pavarësisht se ndodhesha në një ambient publik 700 metra më larg) asnjë diplomat i huaj apo organizatë e shoqërisë civile nuk mori mundimin apo guximin të reagonte. Sepse ne jemi jokonformistë dhe protestojmë për vizat Shenghen, protestojmë për mënyrën se si ambasadat e huaja i lanë paratë e taksapaguesve të shteteve të tyre që ti grabiste Erion Veliaj me të vëllanë! Në nuk jemi Yes Men! Ndërsa për djelmoshat e MJAFT apo G99 protestohet menjëherë! Ashtu si 4 vjet më parë kur një djalë “trendy” u arrestua për akte të turpshme në publik përballë lulishtes së Parlamentit në errësirë, të nesërmen doli Veliaj dhe protestoi për dhunë politike ndaj aktivistit të MJAFT (të cilit i bie që të jenë monitoruar me kamera me rreze infra që dallojnë në errësirë!!!).
    Këto janë dy standardet që aplikojnë mbi të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes nga ndërkombëtarët dhe spinoff-et e soros që unë i njoh se i kam provuar prej 17 vjetësh në shoqërinë civile.
    Është e qartë se bashkë me diplomatin holandez do të dalë edhe ish-spiuni Remzi Lani në emër të gazetarëve të protestojë! Do të dalë edhe Piro Misha të protestojë në emër të intelektualëve “të pavarur” shqiptarë, po ashtu edhe gjithë njerëzit e Soros në Tiranë si Valdete Sala (përgjegjësja e fondeve të qeverisë gjermane për shoqërinë civile në Shqiëpri), Delina Fico (zyrtare për fondet e USAID për shoqërinë civile në Shqipëri), Ana Gjokutaj (zyrtare për fondet e Bankës Botërore për shoqërinë civile në Shqipëri), Henri Çili (anëtar i Bordit të Soros dhe drejtues i një prej spinoff-eve më të mëdha të Soros në Shqipëri), etj etj etj pra me dhjetëra njerëzit e Soros që kanë pushtuar bordet dhe zyrat e marrëdhënieve publike (dmth të lekëve) të Soros dhe të gjithë Ambasadave donatore në Shqipëri!
    Dhe natyrisht para të gjithëve do të dalë vetë Edi Rama të bëjë protestën e radhës për dhunën e radhës ndaj medias së lirë të radhës! Por ndaj kujt do të protestojë??? Unë nuk jam përfaqësues i pushtetit apo i biznesit! Unë jam një qytetar i thjeshtë që nuk kam punuar kurrë në shtet! Unë nuk militoj në asnjë parti politike! Unë i vetmi pushtet që kam është fjala e lirë të cilën e them sa herë i shpëtoj censurës Rama apo Soros në median e kontrolluar nga 14 milionë eurot sorosiane të Remzi Lanit! Mua më kanë kërcënuar, janë përpjekur të ushtrojnë dhunë, më kanë hedhur në gjyqe për të më dërrmuar financiarisht por unë i kam fituar gjithmonë këto gjyqe si ndaj Bashkisë Tiranë si ndaj veglave të Soros në Tiranë prej 4 vjetësh dhe skam ndërmend të ndalem! Por problemi është se sa t’a gjej unë se jam a s’jam Pushtet, Edi Rama i ka bërë nja dhjetë mitingje dhe kanë protestuar edhe diplomatët që duhet të mbrojnë hallin e tyre financiar që me paratë e taksapaguesve të shteteve të tyre ushqyen skema korrupsioni në Tiranë dhe financuan zyrat e korporatës së Soros në Shqipëri!
    Në fakt Edi Rama i ka dhënë udhëzim djelmoshave të MJAFTG99 se duhet të rrihen me çdo kusht! Dhe ai që rrihet nga Lëvizja ZGJOHU apo nga unë personalisht do të përfitojë ndonjë bonus!
    Më ka zënë halli!
    Duarnjomët e MJAFG99 po më bezdisin përditë duke më provokuar personalisht ndërsa unë e di se ata kanë hall të fitojnë bonusin e Ramës!
    Kur ishim të vegjël i zgjidhnim kollaj këto punë anash oborrit të shkollës ku pasi mbaronte mësimi lanim hesapet e ditës dhe ktheheshim krenarë në shtëpi sepse s’kishte rëndësi kush gjuante më shumë e kush më pak por rëndësi kishte që përballeshim dhe në atë moshë këto ishin të nevojshme për status social! Por sot po preke tjetrin të çon në polici pavarësisht se kush provokon dhe se çfarë thotë! Sot s’jemi më të vegjël! Sot kemi përgjegjësi edhe për hir të personalitetit publik edhe për hir të qytetarisë që duhet të kultivojmë!
    Por si t’ia bëjmë që qytetaria kërkon qytetarë dhe jo kavie që eksperimentojnë me trupin e tyre rrahjen e radhës për hir të nevojave të Ramës?!


    Gazeta Sot

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    lec..shiko dhe ti daten e asaj letres qe ua treguan juve ..ata shoket e deges.. qe brenda nates pastaj soji yt nga kavajas demokrat u bete tepelenas rucoiste..
    ehh..

    cte bec..

    po me se do e rrezojne berishen ed-veroistet..

    me gerdeca me mero e me poshtersira te perditshme..
    ja shikoni doren e zeze te mafies ed veroiste..
    si i luan "siguresat" naten..

    --



    Fiket hidrofori, Durrësi zgjohet i përmbytur, 300 banesa nën ujë
    MARK BRUNGA | 07/11/2009 | Lajm i fundit |

    DURRËS- Qindra shtëpi private në Durrës janë përmbytur nga reshjet e mbrëmshme, kryesisht në periferi, si në zonën e ish-Kënetës, Porto Romanos, Spitallës, Shkozetit, etj. Ndërkohë janë përmbytur edhe disa lokale në katet e para, në qendër të qytetit.


    Mësojmë se në mesnatë është ndërprerë energjia elektrike që furnizon hidroforin më të madh të qytetit, në Porto Romano. Për pasojë uji i kanaleve kulluese ka hyrë në banesat e qytetarëve në lagjet e sipërpërmendura. Situata është mjaft e rëndë, gjithë mobiliet dhe pajisjet shtëpiake të afro 300 familjeve janë dëmtuar plotësisht. Ata thonë se e gdhirë natën për shkak të ujit që vërshoi në banesat e tyre. "Fëmijët i kishin të rrezikuar dhe i kemi vënë mbi dollape", thotë një prej banorëve.


    Sot në mëngjes është mbledhur shtabi i emergjencës i drejtuar nga prefekti i qarkut për të vlerësuar numrin e familjeve të prekura nga përmbytja dhe dëmin material që iu është shkaktuar atyre. Ndërkohë janë dërguar zjarrfikëset për pastrimin e ujit në zonat e përmbytura.



    --


    marre nga gazeta shekulli.. i gezuar..
    Sigurisht do ket shkuar Edi Rama naten,ka nderprer energjine elektrike,dhe ka bere sehir si permbytej Durrsi.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #47
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    rama eshte njeri pa integritet moral, njerzor dhe atdhetar...si i tille fjalet dhe bemat e tij kan nje te sosur pa shum zhurem.


    rama--mos harro gerdecin voto 33.

  8. #48
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    rama eshte njeri pa integritet moral, njerzor dhe atdhetar...si i tille fjalet dhe bemat e tij kan nje te sosur pa shum zhurem.


    rama--mos harro gerdecin voto 33.
    si nuk iu vjen pak turp e nuk iu skuqet fitira (e bere sterre si tepsi hallvaxhiu) ...

    tu vije te pakten keq per baxhanakun e edvinit, qe ishte nje nga 26 viktimat e Gerdecit ...

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dydrins..

    thx per artikullin e altin goxhajt..
    ai eshte heroi i vertete per mbrotjen e tiranes..
    gjith tjeret jan dh.itsa e konformiste e matrapaze..
    po te isha ne tiran cdo dite do shkoja me deshire te protestoja per kauzen e drejte te altin goxhaj..

    dujsiv..

    ty ste ka ardhur keq as per baxhanakun e berishes as per tjeret qe u dogjen ne gerdec..
    ti ke bere feste ate dite bashke me hysnikapoenveristet e tjere.. o ti anti i madh i enverizmit.. .. ne 7 pal thonjza rreth e rreth..
    besoj se nuk e kishe djegur ti baxhanakun tend o duj..
    pra zjarr venes nuk eshte ai qe ka baxhanakun aty ku plas zjarri..
    jan te tjere pra or i dal boje..

    morrison..

    ata qe kan ber videon jan kujdesur dhe te gjejne "arsyet" pse trimat qe i sheh aty bejne zullume..por ti di te kuptosh besoj arsyet e verteta..
    jan mijra e mijra shqiptar qe humben neper piramida po byk dollen me kallash te perdhunojne burera gra femij e vajza.. e te djegin zyrat e shtetit e te masakrojn nepunsit e shtetit..
    pra nuk ishin parate e humbura qe e shtyne falangen zabitoiste te bejne ate qe bene..
    e rendesishme eshte te kujtojme se cfar ndodh kur nxitet anarkia..
    e pra anarkine e nxiste jo berisha por armiqtr e berishes..
    kte e verteton dhe e sotmja..
    kush po ben nxitje per dhune.. per protesta..per hapje kutijash me force etjetj..

    --

    Lajmet Kryesore

    Shteti në anarshi, Bashkia e Tiranës falsifikatore dokumentesh

    Interesat e disa biznesmenëve janë lidhur ngushtë me interesat e disa drejtuesve të lartë të Shtetit. Konkretisht të Bashkisë dhe Kreut të Shtetit sa nuk kursejnë asnjë hallkë të administratës shtetërore për ta përdorur dhe vënë në shërbimin e tyre. Rasti më tipik është ai i konfliktit të krijuar një javë më parë ne mes të Tiranës ku Ministra e Punëve publike u pengua nga Bashkia e Tiranës për të ndërtuar një lulishte në një zonë, e cila prej vitesh ishte kthyer në një “kosh plehrash”.

    Ministria urdhëroi ndërtimin e një lulishte në një hapësirë publike por hasi në kundërshtinë e Bashkisë së Tiranës, e cila me anë të Policisë Bashkiake u përpoq të pengonte ndërtimin e lulishtes duke dalë jashtë kompetencave që i jep ligji. Për të zgjidhur këtë konflikt qeveria u detyruar të kërkonte ndërhyrjen e Policisë së Shteti, por rezistenca e Bashkisë për të mbrojtur vendimin e saj të pa drejt, solli dhe përplasjen fizike mes dy policive asaj të shteti dhe të Policisë Bashkiake. Incident që shënon një minus për institucionet shqiptare, të cilat duhet ti zgjidhin problemet nëpërmjet ligjit dhe jo të përplasin fizikisht të dy policitë, të cilat zbatojnë vetëm urdhrat e eprorëve. Në mandatin e fundit si kryetar Bashkie Rama ka nisur të shkelë ligjin me “të dyja këmbët”, duke krijuar një kaos institucional në lidhje me funksionimin e shtetit, për të mbrojtur interesat e tij private dhe të miqve të tij biznesmen siç ishte rasti në mes të Tiranës. Rama detyron Policinë Bashkiake të dalë jashtë kompetencave të saj ligjore duke u vënë në shërbim të një biznesmeni duke mbrojtur pronën që ai pretendon se e ka të tijën. Një pronë shtetërore e vërtetuar kjo edhe nga AKKP-ja me dokumente të sakta se nuk ka pronarë. Por problemi nuk është këtu, nonsensi i gjithë kësaj është fakti se institucionet në këtë vend nuk po respektojnë ligjet dhe rregullat e shtetit por interesat dhe tekat e caktuara të një biznesmeni. Këtu Bashkia e kryeqytetit është në shërbim të biznesmenëve të caktuar nga të cilët merr paratë dhe ju jep leje ndërtimi me dokumente të parregullta, këtu Presidenti është në shërbim në një kryetari partia dhe mbron pazaret dhe bizneset që ai bën, prokuroria hesht para shkelësve të ligjit dhe gjykatat marrin vendime që nuk mund të mendohen në një shtet demokratik, vendime të cilat merren në favor të interesave të njerëzve të caktuar, të cilët për interesa të tyre dhe të klaneve të caktuara mbajnë pozicione të larta drejtuese. Në cilin vend tjetër është parë që kryebashkiaku i një vendi urdhëron policinë e institucionit të tij, siç ndodhi me Policinë Bashkiake, të konfrontohet me Policinë e Shteti se i është prekur interesi i ndërtimit kryetarit. Kjo nuk është hera e parë që Bashkia e Tiranës përplaset me qeverinë pasi i janë prekur interesat e tij, kjo ka ndodhur disa herë pasi interesat e bashkisë janë prekur nga qeveria e cila nuk ka lënë që të ndërtohet dhe jepen leje ndërtimi në Tiranë sipas qejfit të kryebashkiakut, i cili ka kënaqur interesat e disa biznesmenëve te caktuar. Rastet janë të shumta mjafton tu kujtojmë shqiptareve konfliktin tek Zogu i Zi, debatin për unazën e madhe të Tiranës, projektin për qendrën e kryeqytetit e shumë e shumë raste të tjera.

    sot



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 10-11-2009 më 04:29

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Socialistët e Korçës shuplakë Ramës, bojkotojnë protestën

    Turi i braktisjes së madhe të Ramës, në Korçë, mbledh vetëm 100 njerëz


    Socialistët e Korçës shuplakë Ramës, bojkotojnë protestën


    Edi Rama merr shuplakën e radhës edhe nga elektorati i majtë në qytetin e Korçës, të cilët braktisën dje protestën absurde për rihapjen e kutive. Socialistët e Korçës kanë bojkotuar dje, masivisht protestën e organizuar nga Rama, duke i dhënë atij një mesazh të qartë, se kauza që ka për qëllim vetëm karrierën dhe interesat e ngushta personale nuk ka asnjë lidhje me votën e lirë.

    PS e Korçës jo vetëm që dënon morinë e protestave që Rama ka nisur me veten e tij në mbarë vendin, por njëkohësisht e fajësojnë atë si shkaktarin kryesor të humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit. Megjithë transportin e bërë tashmë traditë të militantëve, në këtë protestë nuk janë mbledhur as sa gjysma e pjesëmarrësve në mitingun e Elbasanit të para katër ditëve. Ajo që binte në sy ishte bojkoti i punonjësve të Bashkisë së Korçës në këtë protestë, pasi kryetari i kësaj bashkie ka prej kohësh një konflikt të hapur me Ramën. Në miting mungonin deputetë të njohur të kësaj partie në Qarkun e Korçës.

    Vetë Rama nuk ka mundur ta fshehë nervozizmin për këtë dështim të turpshëm. Shumica e socialistëve e cilësojnë bojkotin të paargumentuar dhe pretendimet e Ramës për parregullsi në zgjedhje si të pabaza. Vetë socialistët ndihen të fyer, ku në tribunat e tyre flasin njerëz të partive anonime. Socialistët e Korçës e kishin paralajmëruar bojkotin në këtë protestë, pasi Rama nuk i dha asnjë shpjegim atyre për disfatën që pësoi PS-ja më 28 Qershor. Ky bojkot u bë më i dukshëm në zgjedhjet për kryetarin e partisë, ku socialistët korçarë i bojkotuan këto zgjedhje, duke i cilësuar si farsë.

    Mitingu i djeshëm i zhvilluar me një atmosferë të vakët dëshmoi dhe njëherë, se socialistët e thjeshtë i kanë kthyer shpinën Ramës dhe kauzës së tij. Asnjë nga anëtarët e PS-së së Korçës nuk hipi në tribunë për të folur rreth hapjes së kutive. Asnjë nga anëtarët e Korçës që nëpërmjet zërit të deputetit të tyre, nuk i ka kontestuar votimet e 28 qershorit. Duke parë zhvillimet politike dhe uzurpimin e Partisë Socialiste me zgjedhje farsë, korçarët e lanë vetëm Ramën në mitingun e djeshëm.

    Qytetarët e Korçës dhe mbarë Shqipërisë janë dëshmitarë për mënyrën perfekte se si u zhvillua procesi zgjedhor, duke mos shënuar asnjë incident apo parregullsi. Ky qëndrim i tyre u rikonfirmua më vonë nga raportet e vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët i vlerësuan zgjedhjet në përputhje me standardet ndërkombëtare.
    Rilindja Demokratike

Faqja 5 prej 82 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •