Close
Faqja 3 prej 82 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 820
  1. #21
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Nje gje eshte e qarte nga gjithe kjo.
    Kjo murtaje demokrate, kjo hajduteri, harbuteri, ere dhi, fukarallek, fodullek arka bosh duhet me hir a me pahir duhet te zhduket nga faqja dheut.
    Pse akoma me shefa tropojane do rrime gjithandej te na komadojne ne cdo cep te shoqerise?
    Te ikin se na cane ****** se asgje te mire spo bejne vec po vjedhin per vete.
    Pushtetin me dhune e moren e me dhune do ta dorezojne se ska rruge tjeter.
    Ky eshte fati jone si na vjen do e bejme.

    Dhe kur thone komunistet se regjimi i Enverit pati disa gabime, sic ishte lufta e kllasave se te tjerat ishin ne rregull!?

    Me siguri ne familjen tende (ne mos ti vete), keni patur nga ata qe kane mbajtur dosjet dhe kane ndersyer zagaret kunder "armikut te kllases"!

    Nuk rrini dot pa zyra kuadri, pa shefa kuadri dhe pa dekorata!

    Ju keni ne shpirt urrejtje (dikur e fshehte) te hapur dhe sa here qe ju shfaqet ai dhe ata qe ju moren zvarre xhaxhin qe prehet ne varret e Sharres, po aq here nemni e mallekoni diten kur nisi Levizja e Dhjetorit!

    Nuk jetoni dot pa "ne dhe ata"!

    Ngaqe tashme Shqiperia nuk eshte me nje vend i izoluar, nuk kini guximin ti "rrembeni armet atij qëni", por keni ne dore shpifjen dhe nje makineri te tere shpifese dhe urrejtese krahinore!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 02-11-2009 më 08:42

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Nuk kemi urrejtje jo kunder asnje shqiptari.
    Kemi urrejtje per gjith ata qe punojne si Enver Hoxha ne menyre krahinore sic po ben Sala yt sot qe e mbushi Shqiperine me tropojane si Enveri me leber e tepelenas.
    Nqs je ti nje nga ata qe punon si Enveri e te urrejme seshte faji im.
    Sa per ato zyrat e kuadrit tip Enver i keni bere vete shume me te mira se vete dulla aq sa do tju a kishte zili.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 02-11-2009 më 09:01
    Albania Uber Alles

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Nuk kemi urrejtje jo kunder asnje shqiptari.
    Kemi urrejtje per gjith ata qe punojne si Enver Hoxha ne menyre krahinore sic po ben Sala yt sot qe e mbushi Shqiperine me tropojane si Enveri me leber e tepelenas.
    Nqs je ti nje nga ata qe punon si Enveri e te urrejme seshte faji im.
    Sa per ato zyrat e kuadrit tip Enver i keni bere vete shume me te mira se vete dulla aq sa do tju a kishte zili.
    Neser fansat e Sales.do ja hedhin fajin atij..
    Dhe mua me behet qejfi..sot.
    lg
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    Edi rama po behet i padurueshem çdo dite qe kalon. Si nje oportunist i thekur ai po shfrytezon çdo mosmarreveshje per qellime politike. Fshataret e orikumit duhet te jene shume budallenj ti shkojne pas atij, ata e dine mire kush e beri ligjin 7501. Ata ishin thjesht bujq te tufezuar ne ferme ne kohen e monizmit pastaj ne demokraci perfituan nga politikat majtiste te PD qe i beri pronare. Po te vendosej e drejta ne vend dhe toka tu kthehej ish pronareve, Edi Rama nuk do kishte mundesi te rebelonte fshataret e orikumit. Ish pronaret qe u dergjen ne burgjet e diktatures vetem se ishin pronare po durojne dhe genjeshtrat e Sali Berishes per kompensimin e prones se tyre. Nese ai vazhdon te luaje me shtresen e djathte qe ai perfaqeson, do te mbahet mend ne histori si njeriu qe tradhetoi shtresen qe e votoi.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION
    Sheikut të socialistëve Edi Rama s’i bën fajde xhihadi i pronës, kur Tirana e ka shpallur si specialist të grabitjes së saj
    02-11-2009 / Redaksionale


    Çdo ekskursion i sheikut Edi Rama nëpër qytete të Shqipërisë po pasohet nga thirrje agresive kundër shtetit. Nuk mjaftohet në marrëzinë e çmendurisë bojkotuese, por e thellon më shumë divorcin, me “arsyetimin” se “ku vidhet prona, lihet koka”... Është krejt një thirrje për një xhihad ndaj institucioneve shtetërore. Tashmë, Sheiku i bashkisë nuk po mjaftohet veç me lëshimin e kamikazëve të celulës bashkiake për të mbrojtur një gropë që i ngjason një krateri të grand canyon në mes të Tiranës. Edi Rama nuk shkurajohet, paçka se po bëhet përditë e më qesharak. Ai është gati që edhe zhdukjen e dinosaurëve t’ia faturojë familjes së Berishës.
    Muxhahedini i bashkisë erdhi në politikën shqiptare fiks si një meteorit, dhe e keqja e meteoritëve është se kur takohen me tabanin e tokës shkatërrojnë gjithçka gjejnë përpara.
    Për sqarim duhet të dimë se Shqipëria e viteve ‘90 ishte një hutim kolosal, prandaj edhe duhet mbajtur parasysh se në ato vende ku mbretëron varfëria e papunësia, atje ku mund të ndjehen edhe sot e kësaj dite pasojat nga komunizmi - për ç’gjë mund të merren në përgjegjësi zhvillime të shumta negative, me o pa të drejtë - aty mund të gjinden me lehtësi të madhe ithtarë edhe nga një lëvizje me program revolucionar xhihadist. Mirëpo kush e mban mend një parti me emrin KIS që kishte atë programin që sapo thamë më lart? A po rishfaqet po ajo ideologji në një kontenitor politik të ri sot? Shumë shkurt mund të mbahet mend kur trinomi Rama, Klosi e Ngjela krijuan partinë KIS (partia kristian-islamike), për të koncentruar disi politikën orientale në Shqipëri. Sot xhihadi politik po tenton të rikrijohet, në një frymë përtej të majtës e së djathtës, tek një strukturë orientale, ku njëshi është mbi të gjithë. E ky është padyshim Sheiku.
    Rama, edhe në ekskursionin e Orikumit tentoi të nxiste rebelime morale kundër shtetit laik. Por kjo punë nuk pati zgjatim, sepse qe shoqëruar fatmirësisht nga Toçi, dhe me të është si të jesh vetëm, prandaj edhe Edvini u tkurr nga përpjekja leniniste e kryesimit të trazirave. Orikumi u tentua në hava të rikthehet në një Gërdec të dytë. Edvini me industrialistët e shpifjes është i gatshëm t’i bëjë një mallkim Vudu kryeministrit Berisha, në partneritet me veglat e tij në medie, duke i qepur çdo lloj tragji-komedie, mjaft që të duket se opozita revolucionare do impostohet më mirë.
    Sheiku i opozitës edhe kësaj here do të bëjë ca shpikje, por ai nuk është shkencëtar që të bëjë shpikje: është vetëm një piktor bohem, i dështuar në atelietë e Parisit. Por sehirxhinjtë apatridë nuk duhet të dëshpërohen, se shkencëtarin e fjalës ai e ka gjetur. Mullahu i kalemit, që së fundmi ka fituar nobelin për “gazetarinë investitore”, është gati të marrë investiturën zyrtare si killeri i figurave të maxhorancës, edhe si bonus ka intrigat e qilarëve të shtetit.
    Kryesia e PS ose Këshilli i Ulemave, që kryesohet nga Ajatollah Ruçi mbetet në pajtim të plotë me çfarëdolloj oreksi antishtetëror, me çfarëdolloj tekno-terrorizmi, vetëm e vetëm që në fund të tunelit të dhunës të duket pushteti. Opiumi që ka kapur asamblenë e socialistëve tregon sesi mund të katandiset një organizëm politik në një orgazëm kolektive xhihadiste. Kuptohet vetiu pastaj fakti se “hapja e kutive” është pyka ku ata kërkojnë legjitimim, por shpresa se përmes politikës konfliktuale do vijë ndonjë pozicionim në llogoren e moralit është naive. Sheiku antifamiljar, antitiranas, antilig, antife e specialist i vjedhjes së pronës s’mund të ketë shanse të korrë sukses në një spekullim të tillë


    ...

    55

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Shqiperia eshte ne nje proces transformimi nga sistemi i kaluar dhe gjate keaj rruge per transofrmim natyrisht qe ka mangesi.Mangesite pranohen ashtusi jane pasi ato vijne ne forma komplekse dhe jane akt i nje mase te madhe njerzish.Keshtu u pranua pa denime vjedhja e prones, si nga njerzit e politikes dhe nga dhe nga shoqeria civile.Keshtu u pranua dhe po pranohet pa gjykom vjedhja e enregjise elektrike,po keshtu u pranua dhe korrupsioni administrativ.Nese do ti venim te gjithe perpara ligjit atehere do te kishim rrevolucion , pra dhune , terror vite kthim mbrapa.(97 eshte nje fakt).Vjedhja e votes nuk eshte vetem fleta ne kuti ,por dhe procesi i blerjes se saj, presioni qe i behet administrates,disinformimi qe sjellin mediat si nje mjet i njeaneshem ne duart e ish kastes se kuqe ,qe sot ndjehet ne opozite.Pra pefundimisht ne procesin e vjedhjes se vote hyjne nje numer shume i madh njerzish qe ben ligjin te pa fuqishem.Qellimi i Rames tashme nuk eshte vertetimi i rrezultatit duke rinumuruar, por ai duke e ditur se kjo nuk behet kerkon te destabilizoje situaten.Nese del dikush tetregoje nje fakt te vetem, per gjithe keto vjet tranzicion, kur te majtet (komuniste)jane treguar konstruktiv, ne te mire te shoqerise , ne temire te transformimeve , ne te mire te permirsimit te vizionit tek nderkombetaret, une ju jap te drejte.
    Kete vite shqiperia ishte ne monitorim te rrepte nga nderkombetaret, per ceshtjen e liberalizimit te vizave , dhe nese ju e analizoni procesin zgjedhore, ai u sabotua me te njeten ligesi te paraardhesve te tyre diktatorial.Jo nuk jane bere kartat, me pas ,jane shtrenjte dhe se fundi te jene falas.Dami per te prishe vizionin behet lehte dhe nga nje katunar i rastit dhe jo me nga nje kaste e ligesise dhe nje makine dizinformacioni si mediat shqipetare qe s'lane vend pa kerkuar "antikapin"( njerez te lidhur me zinxhire) , ne shkrepa mali ne tunele , ne shpella , ne det e ne ajer , kur mjaft lehte mund ta benin pa shpenzime duke hapur dritaren e Bashkise se Tiranes dhe te tregonin sheshin Skenderbe te shkallmuar nga gropat.
    Por si gjithmone ne shqiperi fajtori eshte pjese e shoqerise , ai ben damin dhe nuk mban pergjegjesi.

  7. #27
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    posht sali berisha, posht amerika posht nato...edi rama ju fton neser ne miting,,,ku vajti vota jone dhe ku vajten zogjte e malit---ta rrezojme bishen maloke berishake,,,kiss nga maloku, laluci tru peshku ed nudo rama.



    edhe kta njerzit e orikumit ishin budall fare,,,skom pa njerez aq te pajekun qe ne vloren e 1997tes

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Pazari i prishur- Frok Cupi

    Pazari i prishur


    Frrok Çupi

    Fshatari që kishte zbritur në Shkodër për pazar, mbërriti në fshat pas jehonës që kishte shkaktuar ky vetë në “mexhlis”. Kishte prishur pazarin e Shkodrës. Se nga ishte ky njeri, ekzaktësisht askush nuk e di. Dibranët e tregojnë si dibran, kuksianët si kuksian, mirditorët si mirditor; secili me detaje krahinore. Me sa duket është një fenomen negativ i kudondodhur që prish pazarin në shehër.

    Si e prishi pazarin fshatari i ardhur nga ku ta dish se ku?

    Kalonte para pulave, mes specave të kuq, para sardeleve të thara, rrëzë një muri të ftohtë, mes burrave të rëndë me qostekë sahati sermi; dhe, askush s’e vuri re. Atëherë nxori koburen dhe ia dha me tre të shtëna. Derrkucët tërbuan, pulat nuk dinin nga të dilnin, burrat lanë kutitë e duhanit... vetëm caragat nuk u ndjenë. Ky futi koburen në brez dhe doli nga ana e malit e pazarit. Nja një javë qëndroi nëpër kulla miqsh, ku dëgjonte se një “i marrë” kishte prishur pazarin e Shkodrës, por nuk i dukej më se kishte qenë ky vetë. Kur mbërriti në fshatin e tij, atje kuptoi se ishte marrë vesh me emër se kush e kishte prishur pazarin. Në fshat e pritën me kërshëri se “kushedi çfarë fitove! Ku e ke sahatin e argjendtë?”.

    Jo, tha burri, gjë nuk fitova, por pazarin e prisha!”

    Sa shpejt kthehet rrota e ngjarjeve; herë ashtu siç ndodhin, herë në alegorinë e tyre! Ngjarja me Shkodrën mund të ketë jo më shumë se shtatëdhjetë vjet, por ja ku jemi. Sa shumë njerëz zbresin në “shehër” vetëm për të prishur pazarin; dhe, kthehen. Dje, delegatët e opozitës sapo u kthyen nga Orikumi ku kishin ndezur një zjarr të vogël revolucioni feudal, por meqë nuk iu eci, thanë se me kaq ishte mjaft. Gjatë periudhës së komunizmit, kur opozita e sotme kishte të gjitha pushtetet në dorë, këtu kishte ndodhur një shkëndijë e përplasjes mes llojit me komunistët sovjetikë, që fatmirësisht mbaroi paqtë... Në një gropë në qendër të Tiranës nisi një tjetër akt për prishjen e pazarit; por edhe ky u fashit. Rreth një muaj më parë, u ngrit një furi e tërë me fabul “tradhti kombëtare në ujërat territoriale”, por edhe ky nuk solli fitim. “Patriotët” e shekullit 18 u kthyen në fshat edhe pa sahat sermi. Partia Socialiste, në opozitë, është instaluar në bojkotin parlamentar. Parlamenti ka mbetur pa punë, ose le të themi pa punët kryesore që i përkasin shtetit, si ligjet e rëndësishme, reformat për afrimin me Europën dhe për liberalizimin e vizave pas një shekulli izolim. Shkak për bojkotin është gjetur rihapja e kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit; gjë që nuk mund të behët dhe as ka arsye të bëhet. Vetë krerët socialistë kanë deklaruar se hapjen e kutive e duan “ashtu për inat”, sepse nuk presin dhe as duan ndryshim të rezultatit...

    Të gjithë po presin që “fshatari” që qëlloi me pistolë në mes të pazarit të Shkodrës, të largohet në shtegun që të çon drejt maleve të veriut dhe ta lirojë fushën. Ai do të mund të mblidhet me veten dhe të shprehet i kënaqur se “pazarin e prisha, edhe pse gjë nuk fitova”. Republika e Shqipërisë ndodhet në një treg të madh botëror, ku vihen në pyetje vlerat e mëdha të qytetërimit, të kahjes së vendit, të zhvillimit të ekonomisë dhe të të drejtave, të lirisë së individit. Momenti është aq i rëndësishëm sa mund të thuash se peshorja e pazarit mund të anohet negativisht, aq lehtësisht sa bëhet edhe nga budallai i fshatit. Perëndimi kërkon besim, kërkon vullnet pozitiv, kërkon risi dhe dobi. Në qoftë se do të ndodhë që me këtë rast, opozita komuniste (e djeshme) të realizojë qëllimin e keq të prishjes së pazarit, indikacioni shkon te secili individ; por shpagimi jo. Kush do të mund ta gjejë nesër fajtorin që prishi pazarin? Ai nuk është më, sepse do të futet mes tufës dhe do të ankohet përsëri si patriot: “Kush e prishi punën? Na lanë jashtë!?”.

    Ky fat i keq politik është vërtitur shpesh herë në atmosferën e vendit tonë.

    Kongresi i Lushnjes i vitit 1921, që konsiderohet institucioni i parë i shtetit të pavarur pas epidemisë së rëndë të qeverisë së vitit 1912, gati dështoi për shkak të “pazarit”. Disa patriotë tribalë iu vunë pushkën dhe iu zunë rrugën delegatëve nga Veriu dhe Shqipëria e Mesme, pse “kishin gjak për të larë”. Kongresi u mblodh tre javë pas datës së caktuar, por në atë kohë lajmet e Evropit nuk kishin aq shumë interes. Që nga morsi i Ismail Qemalit, evopinanët nuk kishin marrë më lajme nga ky vend, por edhe lajmi i vonuar u quajt sikur nuk ishte. “Black hole” ose gropë e zezë e konsideruan shumë studiues e politikanë. Edhe Lufta e parë Botërore në rajonin ballkanik ka marrë shkas nga një individ shqiptar që u gjet i vrarë në kufi, por që u përdor si një sebep për të “prishur pazarin” në Balllkan. Më thellë, shumë më thellë në histori, “rasti’ e la këtë komb 300 e ca vjet pas Krishtit që të rreshtohet me Perandorinë e Bizantit dhe jo të Romës.

    Ndoshta ka njerëz që mendojnë se “hajt, t’i bien shtetit”; ose që mendojnë akoma më lehtë se “një ditë pazari” nuk e prish motin. Por ja që kështu na ka ndodhur. Edhe e vërteta pse malësorët e Veriut kanë gjetur Shkodrën, si Pazar të prishur, por nuk kanë specifikuar malësorin që prishi pazarin, dëshmon filozofinë e përhapjes së rrezikut kudo, në mënyrë të barasrrezikshme.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Te jete Froku ky? Froku po flet ne kete far feje? Shenje e mire vallaj. Se ska me mire kur meson nga vetja dmth nga ata qe kane prishur pazarë.. dhe jo larg, as ne 12 , as ne 20 as ne 40 ( qe ne shkrim citohet si lufta e Pare..) por tamam ne vitet 97 te shekullit te kaluar. Cudi si i ka shpetuar Frokut ky vit dhe ata qe prishne pazar jo me me qeverine por me gjithe Shqiperine.
    Nqse ka harruar mund te shikoje vetem faqet e para te "Koha Jone" pa hyre brenda.
    Nejse , populli thote me mire vone se kurre.
    Te shkuara.

  10. #30
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Gjiri i lalzit eshte i ndare ne tre pjese .............duhet te pyesesh ndonje te coca-as se ata te pepsit nuk dine gje......
    Ne njeren pjese pothuajse ka perfunduar fshati turistik ...... pronar njihet nje sipermares ndertimi(flitej se pas tij fshihej dikush tjeter)
    dhe dy pjeset e tjera ne njeren eshte pronare Argita dhe ne tjetren flitet per nje anglez
    Meqe je i informuar per terrenet hidhi nje sy kadastres
    Ps- mos pretendo te gjesh emrin e Argites atje se nuk jane aq budallenj sa te vene emrat e tyre............
    kjo puna e tokave ne shqiperi eshte me e veshtire se teoria e evolucionit qe ke zbuluar ti.....nuk ja gjen dot kollaj fillin
    Do dhe ca kohë dhe do i marrësh vesh të gjithë.. po nuk do gjesh emër Argita, rrotullohu nga të duash. Unë nuk pretendoj të gjej asgjë, sepse unë DI kush merret atje. Do dëgjosh për herë të parë borë artificiale. Anglezë projektojnë. Mbas ca kohësh kur të lexosh gazetat kujtoje këtë temë se të sqaroj unë.

    Edhe me evolucionin po deshe.
    Prektora

Faqja 3 prej 82 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •