Close
Faqja 6 prej 37 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 364
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    B.RR.RR.
    Shikoni me poshte se si All-llahu i ka permiresu, ose i ka qortu njerezit qe ndrruan inxhillin,pa qellim apo me qellim:

    Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
    (Bible) Në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e shtatë pushoi dhe u ç’lodh".. (Exo . 31:17)
    (Kuran)Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithë çka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh dhe Ne nuk ndiem lodhje.. (50;38)
    (Bible) Ne fillim Perëndia krijoi qiejt dhe token, pastaj krijoi driten e dites dhe errësiren e nates, pastaj bimet, dhe perfundimisht krijoi diellin dhe henen. (Genes I 1:31)
    (Kuran) A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë? (21:30)

    (Bible) Perëndia tha : "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne” (Gen 1:26)
    (Kuran) Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi. ( 42:11)
    (Kuran)As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
    Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. (112:3, 4)
    (Bible) Deri kur do të më harrosh, o Zot? (Psalm. 13:1)
    (Kuran) Zoti im nuk gabon e as nuk harron (20:25)

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    B.RR.RR.


    (Bible) Zgjohu ! Pse fle, o Zot? (Psalm. 44:23)
    (Bible) Pastaj Zoti u zgjua si nga gjumi, ashtu si një trim që bërtet nën ndikimin e verës. (Psalm 78:65)
    (Kuran)All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë.(2:255)
    (Bible) Deri kur, o Zot, do të bërtas dhe ti nuk do të më dëgjosh?(Hab 1:2)
    (Kuran) Vërtet, Zoti im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.(14:39)
    (Kuran) Andaj, nëse bën shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo.(20:7)
    (Bible) "O Zoti i ushtrive, deri kur do të vazhdosh të mos kesh mëshirë për Jeruzalemin (Zech 1:12)
    (Bible) A do të më hedhë poshtë për gjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë? Dhe mirësia e tij ka marrë fund për gjithnjë dhe falja e tij ka munguar për brezat e ardhshme? Vallë Perëndia e ka harruar mëshirën dhe në zemërimin e tij u ka dhënë fund dhembshurive të tij? (Sela) (Psalm 77:7,9)
    (Bible) Shpresa ime ka mbaruar nga Zoti (Lamcn 3:18)
    (Kuran) Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (39:53)
    (Bibla) Vër veshin, o Zot, dhe dëgjo; hap sytë, o Zot, dhe shiko!(2 nd Kings 19:16)
    (Kuran) S’ ka dyshim se All-llahu e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, All-llahu sheh atë që punoni ju. (49:18)
    (Bible)Zoti tha: të prish besëlidhjen time që kam lidhur me ta; (Lcvi 26:44)
    (Bible) Ti the o Zot besëlidhjen time une nuk do ta prishi…
    (Kuran) Premtimi i All-llahut është (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk po dinë.(30:6)
    (Bible) Ti tregohesh i pastër me njeriun e pastër dhe dinak me njeriun e çoroditur.
    ( 2 Sam. 22:27)
    (Kuran) O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve ( 4:135)

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Cuna ecni ngadale te shkreten se nuk po arrime qe tju lexojme dot dhe shkruani shkurt se lodhesh duke e pare gjithe ate shkrim jo me ta lexosh.
    La verita' ti rendera' libero!

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    (Bible) Zoti I tha Jezusit” Ti je biri im, sot më linde.” (Heb 5:5)
    (Bible) Zoti I tha Davidit "Ti je biri im, sot më linde.” (Psalm 2:7)
    (Kuran) Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
    All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
    As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
    Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.(112:1,2,3,4)
    (Kuran) All-llahu nuk ka marrë për Vete kurrfarë fëmijë (as nga engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonin njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu nga ato që ia përshkruajnë.( 23:91)
    (Kuran) Ata thanë: “I Gjithëfuqishmi ka fëmijë”.
    Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar.
    Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodrat nga ajo (fjalë).
    Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë.
    E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë.
    Nuk ka tjetër, vetëm se gjithë çka është në qiej e në tokë ka për t’iu paraqitur Zotit si rob.
    Ai me diturinë e vet i ka përfshirë të gjithë, dhe ka numëruar e evidentuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktësishme.
    Dhe në ditën e kijametit secili do t’i paraqitet Atij i vetmuar.(19:88……95)
    (Bible) Dhe Maria i tha engjëllit: ``Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?``. Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ``Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet( Luke 1:34)
    (Kuran) Ajo tha: “Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qenë e pamoralshme”.
    Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!”(19:20,21)
    (Bible) Zoti ju tha beni israilve” çdo grua do t`i kërkojë fqinjës së saj dhe gruas që banon në shtëpinë e saj sende argjendi, sende ari dhe rroba; dhe ju do t`ua vini në shtat bijve dhe bijave tuaja; kështu do t`i zhvishni Egjiptasit".(Exo. 3:22)
    (Bible) Dhe bijtë e Izraelit bënë ashtu siç i kishte thënë Moisiu dhe u kërkuan Egjiptasve sende argjendi, sende ari dhe rroba. (Exo. 12:35)
    (Kuran) Thuaju: “ All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën , a thoni për All-llahun çka të doni ?” (7:28)
    (Bible) unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xhelos që dënon paudhësinë e etërve ndaj bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,(Deut , 5:9)
    (Bible) Përgatitni masakrën e bijve të tij për shkak të paudhësisë së etërve të tyre (Isiah 14:21)
    (Kuran) …dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. (6:164)
    (Bible) Dhe të tjerëve u tha, në mënyrë që unë ta dëgjoja: "Kaloni nëpër qytet pas tij dhe goditni; syrit tuaj të mos i vijë keq dhe mos kini mëshirë aspak… Vritni deri në shfarosje pleq, të rinj, virgjiresha, fëmijë dhe gra. (Ezek. 9:5,6)
    (Bible) Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: "Merrua hakun bijve të Izraelit kundër Madianitëve….. Dhe luftuan kundër Madianit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun, dhe vranë tërë meshkujt.(Num. 1:7)
    (Bible) Bijtë e Izraelit zunë robinja edhe të gjitha gratë e Madianit dhe fëmijët e tyre, rrëmbyen tërë bagëtinë e tyre, tërë kopetë e tyre dhe tërë pasuritë e tyre..pastaj u vunë zjarrin të gjitha qyteteve ku ata banonin dhe të gjitha kalave të tyre, ( Num . 1:7,8)
    (Bible) Moisiu u tha atyre: "Keni lënë gjallë të gjitha gratë?(Num.1:15)
    (Bible) Prandaj vrisni çdo mashkull nga fëmijët dhe vrisni çdo grua që ka marrëdhënie seksuale me një burrë, (Num. 1:17)
    (Bible) por ruajini të gjalla për vete të gjitha vajzat që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra.
    (Hadith) Pejgamberi a.s ka thënë:”Shkoni në luftë me përkushtim ndaj fesë së Zotit! Mos prekni gratë, pleqtë dhe fëmijët ! Përmisojeni gjithmonë gjendjen e tyre dhe tregohuni të butë me ta!Zoti I do njerëzit e sinqertë.”
    ( Hadith) “Mos vrisni fëmijë !Shmangni prekjen e njerëzve që ia kanë përkushtuar veten lutjes nëpër kisha! Kurr mos vrisni gra dhe pleq! Mos digjni e as mos prisni pemë! Kurr mos rrënoni shtëpi.” (shtese)
    (Bible) Ne, pra, konkludojmë se njeriu është i shfajësuar nëpërmjet besimit pa veprat e ligjit. (Roman. 3:28)
    (Kuran)A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët. (29:2,3)
    (Bible) Mos i rezisto të ligut; madje, në qoftë se dikush të qëllon mbi faqen e djathtë, ktheja dhe tjetrën, dhe në qoftë se dikush do të të nxjerrë në gjyq për të të marrë tunikën, jepi edhe mantelin. (Math. 5:38)
    (Kuran) Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët. ( 42:40)
    (Kuran)…. po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t’u falë ju? All-llahu falë dhe mëshiron shumë.(24:22)
    Marr nga libri:” LET THE BIBLE SPEAK” by Ahmad Deedat
    Perktheu dhe pershtati : Bekim hasani

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    B.RR.RR.
    Voslive,
    keto jan citate nga Kurani, qe une do ti kisha quajt argumente, ose sqarim ne te gjithe kete debat...

    Ja keshtu All-llahu iu pergjigje, kjo me duket si arsy te zbritjes se Kuranit tek njerezie.All-llahu e di me se miri!

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Ka dicka qe te ka shpetuar. Bij te Zotit jemi te gjithe ne qe besojme ne Krisht dhe ne Zot prandaj mos u cudit kur Ati thote qe Davidi do jete si bir per mua. Kete e ka thene edhe tek 2 Samueli 7.14 per birin e Davidit.
    > Mos u nxito kur nxjerr nje perfundim sepse nuk eshte aq kollaj. Eshte sikur ti tregoje biri arat te atit.
    > Je ne terrren te huaj kur flet per biblen sepse bibla nuk mjafton vetem ta lexosh por edhe ta kuptosh. E cila nuk ndodh menjehere. Mund ta lexosh 100 here dhe perhere kupton dicka tjeter me shume.
    La verita' ti rendera' libero!

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Ka nje dallim te madh mes te krishtereve dhe myslimaneve kur i drejtohemi Zotit. Per myslimanet ai eshte vec Allah, kurse per ne te krishteret Hyji eshte ATE dhe ne jemi BIJTE dhe BIJAT e Tij. Une nuk jam thjesht nje krijese e Zotit, por bije e Tij. Kur lutem, une nuk recitoj, por e bashkoj shpirtin tim me shpirtin e Zotit dhe i flas sic i flet bija atit te vet.

    Paqja me ne!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  8. #58
    I kisha lutur vellezerit Muslimane te mos japin pergjigje nese nuk ofrojne argumenta per pergjigjet e tyre.
    Shume me mire do te kihte qene qe pyetjeve te parashtruara nga vellezerit shqiptare kristijane, tu pergjigjeshin njerez kompetente ( hoxhallare) e jo persona te thjeshte qe praktikojne Islamin. Kete e them sepse po frigohem nga pasaktesi qe mund te japin ne pyetjet e caktuara.

    Qe Vellezerit shqiptare kristijane te mbesin te kenaqur me pergjigjet e pyetjeve qe i parashtrojne dhe per hir te se vertetes, i kisha lutur qe disa hoxhallare te inkuadrohen ne kete teme Pyetje-Pergjigje.
    Flm !
    Ndrysho Firmën

  9. #59
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Cfare thote kurani per poziten e femres ne boten islame?
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga Ardi_Pg_ID Lexo Postimin
    Cfare thote kurani per poziten e femres ne boten islame?
    12. A jane grate te shtypura ne Islam?

    JO. Perkundrazi, Islami e ngriti statusin e grave 1400 vite me pare duke iu dhene atyre te drejten per te kerkuar divorc, te drejten e pavaresise dhe mbeshtetjes financiare, e te gjitha keto kur ne pjesen tjeter te botes grate nuk i kishin keto te drejta. Grate jane te barabarta me burrin ne te gjitha aktet e devocionit fetar. Islami e lejon gruan te mbaje emrin e familjes se saj pas martese, te menaxhoje te ardhurat e saj si te deshiroje. Nuk eshte Islami qe i mban grate e shtypura, edhe pse ka disa burra Muslimane qe veprojne ashtu per shkaqe te kulturave lokale dhe injorances fetare. Burrat profeti Muhamed as i keshillonte: "me i miri nder jush eshte ai qe eshte me i miri per gruan e vet." (Tirmidhiu)
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Faqja 6 prej 37 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •