Close
Faqja 8 prej 37 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 364
  1. #71
    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> A ka njeri te me shpjegoje c'fare jane dervishet?
    I nderuar Volsiv,

    Në lidhje me Islamin shpirtërorë apo sufizmin mund të lexosh më gjërësisht tek linku në vijim:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=94861

    Përshëndetje
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Goxha te thella. Por edhe goxha te ngjashme me filozofine e krishtere. Ne fund te fundit edhe shenjtoret tane te njejten folozofi jete kishin dhe te njejtat mrekulli bene.
    > Ajo qe desha te di akoma sa % e myslimaneve di dicka per sufizmin dhe sa e praktikojne? Apo eshte pyetje e shtruar gabim?
    La verita' ti rendera' libero!

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Volsiv, ne gjithe boten islame ka sufi (mistik) por jan shum pak ne numer. Populli islame nuk kane dije te mjaftushme te sufizmit sepse eshte keqintepretuar shpesh ky emer, por megjitha ka dijetar te shum qe kan shpjegu per islamin mistik (sufi).
    Me e keqja eshte se sufizmi eshte keqperdorur shum nga vet te ashtequajturit sufi ...
    Per me qen sufi (mistik) duhet nje pune shum e madhe, nje xhihad i madhe me vetveten ashtu siq ka then Muhamedi a.s, te luftosh me egon tende, me nefsin tend... Keta sufit tane qe jemi mesu ti shohim neper kosove dhe shqipri, keta jane vetem injorant te sufizmit dhe asgje me teper, ne kete injoranc hyjin padyshim edhe bektashit. Un po sjelli vetem disa poezi te sufive te vertet ne lidhje me kete qeshtje. Te gjitha poezit jan perkthyr dhe pershtatyr nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë.
    Mexhidi eshte per mua nje sufi i vertet, edhe pse kam ndegjuar qe ai nuk ka qef aspak te quhet me kete emer, dhe nuk duket fare hiq qe eshte sufi (mistik).
    Keto poezi qe do i sjell e tregojn plotsisht se cka eshte sufizmi vertet. Vetem shikoni me vemendje poezin e dyte se qfar kuptimi ka. Per ata qe nuk e dine, sheriat eshte p.sh Namazi agjerimin etj. Lexim te kendshem.

    MAM XHUNEJD EL-BAGDADI (830-910)[/B](dijatar shum i shqyar sufi ka thene)

    SUFIU I SHËMTUAR

    Nëse
    E shihni
    Ndonjë sufi
    Me pamje
    Dukje,
    Të jashtme,
    Të zbukuruar,
    Atëherë,
    Menjëherë,
    Duhet kuptuar
    Se ai, sufi,
    Përmbrenda
    Është i shëmtuar…


    IMAM XHUNEJD EL-BAGDADI
    (830-910)

    PA SHERIAT-
    S’KA TARIKAT


    Nëse e shihni
    Ndonjë njeri
    Duke fluturuar,
    Askush
    Mos t’i beson,
    Askush
    Mos t’a pason,
    Përderisa
    Rregullat e Sheri’atit
    Ai nuk i zbaton….


    Një urtësi nga shumë sufinjë

    Sheriati
    Ka mundësi
    Të zhvillohet
    Pa tarikat.
    Kurse,
    Tarikati
    S’ka mundësi
    Të ushtrohet
    Pa Sheriat…

    NJË PYETJE

    Një njeri
    e pyet shejhun,
    El-Bistami:
    Kur një njeri
    Bëhet njeri?
    Ai tha:

    Kur
    Ai njeri
    I pranon,
    I njeh,
    Gabimet
    E tij
    Dhe pa
    U vonuar
    Përpiqet
    Për t’i
    Përmirësuar…

    RABI’A EL ADEVIJJA
    (717-801)

    NJË PYETJE

    Shënim:
    E pyetën Rabi'an:
    A e urren shejtanin?
    Ajo tha:

    Dashuria ime
    Për All-llahun
    E Madhëruar
    Zemrën time
    Aq e shumë
    E ka zotëruar
    Sa aty më
    S’ka vend
    Për urrejtje
    Ose për dashuri
    Përveç Tij…

    SHERIATI, TARIKATI DHE HAKIKATI
    SHEJH MUHAMMED IBN EL-ARABI (1165-1240)

    Sheriati është:
    Dorëzim ndaj
    All-llahut të Madhëruar.

    Tarikati është:
    Kur praninë e Tij
    E keni kuptuar.

    Hakikati është:
    Kur dëshmia e Tij
    Na është dëshmuar…

    DITURIA E ZEMRËS

    IMAM MALIK IBN’ ENES
    (715-796)

    Nuk është dituri
    Dituria me të cilën
    Mbahen fjalime,
    Ligjërata të thata,
    Por, është dituri
    Ajo dituri
    E cila bën dritë,
    Të cilën
    Allahu i madhërishëm,
    Në zemër e zbritë…

    GJUHA
    IMAM HASAN EL-BASRI
    (642-728)

    Ai
    I cili
    Gjuhën
    Nuk
    E frenon,
    Ai,
    Fenë e vet
    Kurrsesi
    S’mund
    Ta kupton…

    Ç’ËSHTË KUR’ANI ?

    Kur’ani është
    Dritë e jetës,
    Ai na udhëzon
    Drejt të Vërtetës.

    Nëpër udhëkryqe
    Nesë kemi mbetur,
    Kur’ani na drejton
    Rrugën për t'a gjetur…


    SJELLJA, DURIMI DHE PËRKUSHTIMI

    IMAM HASAN EL-BASRI
    (642-728)

    Ai i cili
    Nuk ka sjellje,
    Ai s’ka mirësi,
    Ai s’ka njohuri.

    Ai i cili gufon
    Nuk ka durim,
    Ai s’ka fe
    Ai s’ka besim.

    Ai i cili
    Nuk është i përkushtuar
    Ai është shumë larg
    Prej All-llahut të lartësuar…
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bani gjk : 03-11-2009 më 08:02

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Bani gjk. te falenderoj se me sqarove 100% dhe mbi te gjitha me kenaqen vjershat.
    > Kam lexuar nje vjershe, te perkthyer po nga i njejti autor me duket tek tema shkenca dhe feja, dhe eshte shume, shume e bukur.
    > Une i kam propozuar te postoje te tjera ngaqe perkthimi ishte fantastik.

    Doja te sqaroja qe kjo ideja e sofres eshte dicka e vecante.
    Por ka rendesi edhe kush ta ofron buken me sa po shoh, me disa po me shijon me shume.

    Pyetja e radhes.
    Xhihadi eshte lufte shpirterore apo ka edhe kuptim fizik?
    Nderkohe po e pi nje caj te ngrohte.
    La verita' ti rendera' libero!

  5. #75
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Ku paskan shkuar postimet e mia?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 03-11-2009 më 10:24 Arsyeja: Ofendim ndaj anetareve te forumit
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Shiu Lexo Postimin
    Ku paskan shkuar postimet e mia?
    Shiu, nuk kanë fshirë vetëm shkrimet e tua por edhe të miat dhe nuk e ka bërë Matrix këtë, por dikush tjetër më lart.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 03-11-2009 më 10:24
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #77
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nga fjalet e Shiut dhe marcus1, po lexoj se ne kete teme jane fshire shkrime. Une nuk kam bere nje gje te tille. Per cdo shkrim qe do fshij, do jap arsyet. Deri tani ne kete teme nuk kam fshire asnje shkrim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 03-11-2009 më 10:26
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    volsiv, me vjen mir qe kam mujtur sadopak te shpjegoj per qeshtjen e sufizmit.
    Eh sa i perket xhihadit, hmm tash na ki zene ngusht hehe, shaka.

    Sa i perket xhihadit me se miri e shpjegon ngjarje e Muhamedit a.s, kur eshte kthyr nga lufta qe e kishin fituar (lufta e bedrit), Muhamedi a.s ka then :"Tani po kthehemi nga xhihadi i vogel ne xhihadin e madhin". Te gjithe shoket e vete kishin mbet te hutuar se pec cfar lufte e ka fjalen, sepse ajo lufta e bedrit ishte luft shum e rendesishme per muslimanet dhe shum e veshtir, ateher Muhamedi a.s ju tregoj se lufta e madhe eshte egoja, nefsi, d.m.th te luftosh me vetveten me shpirtin tend. E qe te luftosh me egon tende eshte vertet shumm e veshtir.
    Fjala, "xhihad" eshte me kuptim me te gjere se fjala "lufte".
    Xhihad, domethene perpjekje ne rruge te Allahut brenda mundesive pa kohe dhe vend të caktuar.
    Xhihadi nuk ka asgje te perbashket me veprimet kriminele terroriste, me hedhjen ne ere te vendeve publike dhe me mbytjen e njerezve të pafajshem.
    Xhihadi eshte perpjekje qe ne emrin dhe perhire te Allahut te shpetohet shoqeria apo nje grup i saj.
    Xhihadi behet me thirrje (me goje ose me shkrim), me sakrifice, me kohe, me pasuri e sipas nevojes edhe me luftë. Kuptohet se lufta (lufta ne beteja, ushtri me ushtri) eshtë vetem nje lloj i xhihadit sipas paraqitjes se nevojes.

    61:11.T'i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
    Pra lufta nuk d.m.th vetem neper beteja, por lufto edhe me pasurin tende, veten tende, egon tende etj
    Un po i sjelli vetem disa nga shumm ajete qe kan te bejn me egon e njeriut:

    4:135.O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, All-llahu plotësisht di ç'ka punoni.

    Sa e sa musliman sa ka neper bote qe gjykojin ne menyr te njeanshme, qe i dalin ne perkrahje edhe padrejtsive vetem e vetem qe ai eshte musliman, ose vetem e vetem se e ka te familjes apo qe e ka te kombit, sa e sa musliman flasin me emocione sod, kete mund ta shikosh krejt kollaj edhe ne kete forum.
    Pra me kete ajet te Kuranit mundm nje liber mi shkru, sepse permban nje kuptim te thell per ate qe dijn me logjiku. Pra kjo eshte xhihadi madhe, luftimi i egos.

    5:8.O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hirë të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kinie dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni.

    49:11.O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë.

    49:12... dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njeri tjetrit, dhe mos përgjoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshrues, Ai pranon shumë pendimin


    104:1.Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit)

    6:108.Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij).




    NËSE DËSHIROJMË...
    XHEMALUDDIN EL-AFGANI
    (1839-1897
    )

    Nëse dëshirojmë
    Që evropianët
    T’i thërrasim,
    T’i ftojmë n’Islam,
    Atyre, s’pari
    Duhet t’u themi:
    Se ne jemi n’Islam
    Por, a e meritojmë
    Emrin musliman….?'

    Përktheu nga anglishtja:
    Mexhid YVEJSI, Gjakovë
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bani gjk : 03-11-2009 më 10:53

  9. #79
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Ne rast se ti mendon se jam murg serbo-ortodoks, kjo eshte e drejta jote, por askush nuk te lejon te ndysh foruminshqiptar. Per momentin nje karton i verdhe. - Matrix
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 04-11-2009 më 07:19
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  10. #80
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Ne e ke bere ? po pse ?

    (Kuran)Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithë çka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh dhe Ne nuk ndiem lodhje.. (50;38)



    Po sa persona e krijuan token?


    Eshte e vertet ne fakt qe ne bibel thuhet se ne fillim Elohim krijoi qiejt dhe token.
    Elohim perkthehet Perendia ne shumes , ne kuptimin e tre personave. Ati, Biri, Shpirti i Shenjte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga albani1 : 03-11-2009 më 17:18
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

Faqja 8 prej 37 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •