O tu rrit ndera toni77_toni. Ndale dorën he burrë se kto të vridune janë bo kogja shtrenjtë edhe kohëve të fundit spo I livdojnë hiq kah shneta. Bujrum e pijna ka ni qaj të rusit.
Nejse dalim tek pyetja. Unë mendoj se në këtë varg të Kur’anit bëhet fjalë për ndodhitë që kanë ndodhur në kohën e Jesusit (Paqja dhe Mëshira e Zotit qofshin me të). Pra në atë kohë kishat dhe të krishterët e kohës së tanishme nuk kanë ekzistuar në mënyrë që të akuzohen. Shihet çartë se bëhet fjalë për ndonjë grupë të njerëzve që kanë jetuar në kohën e Jesusit a.s. dhe që I kanë keqëkuptuar fjalët e tij, dhe ashtu në keqëkuptim I kanë transmetuar gjer në kohën e Muhamedit (Paqja dhe Mëshira e Zotit qofshin me të) e më tutje. Kush kanë qenë këto grupe unë nuk e di. Sipas mendimit tim Jesusi a.s. është profeti që është shprehur më së shumti në mënyrë mistike dhe dihet mirë se mistikët shpeshëherë keqëkuptohen nga masat e njerëzve edhe sot, sepse nuk mund të gjejnë fjalë adekuate për të shprehur të vërtetat që ata i përjetojnë dhe përdorin alegori. Prandaj për të larguar çfardo dyshimi dhe keqëkuptimi nga zemrat e njerëzve dhe për ta çartësuar të vërtetën se Zoti është Një zbriti dëshmia e këtij vargu/ajeti të Kur’anit. (K. 5 - 116)
Si e kemi Prishtinën?
Përshëndetje
Krijoni Kontakt