Close
Faqja 125 prej 148 FillimFillim ... 2575115123124125126127135 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,241 deri 1,250 prej 1475
  1. #1241
    Shkeputa nje pjese te shkurter nga pershtypjet e nje vizitori te Dodones:

    Divining at Dodona
    One method of divination used at Dodona was for the bare-footed priestesses to listen to the sound of the wind through the trees. Modern-day visitors can try the same process - I did. I stood quietly as the wind rustled the leaves and birds circled around the tree tops. I formed a simple question in my mind: what did Dodona have to tell me? The answer was equally simple - some spots really do have the power to uplift and transform their visitors. I've visited many sacred spots, but never have I felt so strongly that there was something different and special in the land itself as I did at Dodona. The only other place I've visited that shared some of that same feeling is another -dona, Sedona, Arizona, renowned as an alleged vortex of spiritual power.
    But simple wind divination such as mine grew too boring for the ancient practitioners and worshippers at this site. About twenty-eight hundred years ago, this process was made more sophisticated, and bronze cauldrons on tripods were set up so that when the wind blew, the cauldrons would touch, emitting a bell-like sound which was said to be the Voice of Zeus.
    .....duke leshuar nje tingull si zile per te cilin eshte thene te jete ZERI i ZEUSIT...

    a mos valle kjo shpjegon etimologjine e fjales ZE-us?
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  2. #1242
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga dias10 Lexo Postimin
    Shkeputa nje pjese te shkurter nga pershtypjet e nje vizitori te Dodones:



    .....duke leshuar nje tingull si zile per te cilin eshte thene te jete ZERI i ZEUSIT...

    a mos valle kjo shpjegon etimologjine e fjales ZE-us?
    Pergzime dias, asnjehere me bindese se kjo fjalë qe citove nuk kam ndegjuar, nuk kem si e spjegojmi ndryshe Zë + Ushtim= Zêushtim !
    Le ti thone si te dojne te tjeret, ... per ne eshte ZËRI qe UShton !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 10-06-2009 më 11:33
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #1243
    i/e regjistruar Maska e gjergani
    Anëtarësuar
    09-01-2009
    Postime
    132
    Citim Postuar më parë nga KAPARJEL Lexo Postimin
    Zoterinj te nderuar(i drejtohem atdhetarve qe dine ku ndodhet DODONA jone)ju lutem mos harroni qe ne kte forum mund te kete dhe persona keqedashes!!Nuk ka egoizem kur flitet per ceshtje kombetare!!!DoDona aty eshte,nuk ka levizur kurre,elinet po(e them me trishtim)!!

    KAPARJEL neqofte se dikush nga ne do te dinte se ku eshte DODONA duhet te jete i nje kalibri me ata qe kane patur te drejtenper te vajtur te ajo dhe nuk do te flisnin.

    Ne nje legjende popullore thuhet se kur vdiq Pirrua trashgimia e kurores i takoj vajzes se ti.Princet e Epirit e me gjere e kundershtuan dhe kerkuan ta vrisnin.Kjo e fundit vajti dhe u fsheh ne tempullin e DODONES por ata e morren vesh dhe vajten ne tempull dhe e vrane.Atehere thone qe DODONA nepermjet sellojve i mallkoj MOS U BEFSHI KURRE BASHKE.Me duket se ky mallkim vazhdon akoma te na ndjeke.Kur ky mallkim te marre fund(gje per te cilen dyshoj te jete e shpejte per fajin tone gjithmon) atehere do gjendet DODONA
    Jam shqiptar se kesh lerë unë i parë, pa bëra gjuhë e bëra perëndinë e më pas Perëndia bëri njerinë.

  4. #1244
    Gjaku therret!!!!! Maska e KAPARJEL
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Vendndodhja
    Aty ku fluturojne shqiponjat!!
    Postime
    105
    Citim Postuar më parë nga gjergani Lexo Postimin
    KAPARJEL neqofte se dikush nga ne do te dinte se ku eshte DODONA duhet te jete i nje kalibri me ata qe kane patur te drejtenper te vajtur te ajo dhe nuk do te flisnin.

    Ne nje legjende popullore thuhet se kur vdiq Pirrua trashgimia e kurores i takoj vajzes se ti.Princet e Epirit e me gjere e kundershtuan dhe kerkuan ta vrisnin.Kjo e fundit vajti dhe u fsheh ne tempullin e DODONES por ata e morren vesh dhe vajten ne tempull dhe e vrane.Atehere thone qe DODONA nepermjet sellojve i mallkoj MOS U BEFSHI KURRE BASHKE.Me duket se ky mallkim vazhdon akoma te na ndjeke.Kur ky mallkim te marre fund(gje per te cilen dyshoj te jete e shpejte per fajin tone gjithmon) atehere do gjendet DODONA

    Gjergjan,je gjithmon burim informacioni dhe dije!!Dr.Pilika mendoj se pasionin e tije e ka lene ne trashegimi shume te mire!!Do te dergoje me email disa foto interesante sa te me vijne!!Bashke kemi len dhe nje transkriptim pa bere te atij motivit,mos e harro!!Darius me fal shum qe dola nga tema!!

  5. #1245
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Tomori, vendi i orakullit të Dodonës

    Vendndodhja e tempullit të lashtë të Dodonës është një argument që shpesh i ka çuar studiuesit në debate.

    Në vitet tridhjetë, Perikli Ikonomi, me librin "Tomori dhe Dodona pellazgjike", përpiqej të tregonte se vendndodhja e tij është në Shqipëri.

    Legjenda thotë se shumë kohë më parë, nga Egjipti u nisën dy zogj. Njëri prej tyre ndaloi në Libi, ku u ndërtua tempulli i Ammon Zeusit dhe tjetri ndali në Dodonë. Aty u ndërtua tempulli tjetër, ku ndodhej orakulli më i famshëm i antikitetit, ai i Dodonës, pasardhës i të cilit do të ishte orakulli i Delfit.

    E nëse tempulli i Ammon Zeusit dihet që është në Libi, çështja e vendndodhjes së tempullit të Dodonës është më e komplikuar. Një pjesë e mirë e studiuesve mbrojnë tezën se tempulli i lashtë i Dodonës ndodhet në tokat e sotme greke, në këmbët e malit të Tammaros, rreth 18 km larg Janinës.

    Ka edhe një tjetër grup më të vogël, pjesë e të cilit është studiuesi Perikli Ikonomi (1982-1977), që nuk mendon kështu. Në vitin 1934, ky studiues nis të shkruajë "Tomori dhe Dodona pellazgjike", një studim nëpërmjet të cilit përpiqet të vërtetojë se tempulli i Dodonës është në malin e Tomorit.

    Për herë të parë ai e botoi me shpenzimet e veta këtë libër më 1936-ën, në një numër të vogël kopjesh. Një prej tyre e kishin familjarët dhe tjetrën Muzeu Historik Kombëtar. Pas gati 8 vitesh, studimi u ribotua.

    Për të vërtetuar tezën e tij për vendndodhjen e tempullit të Dodonës u mbështet në disa burime: etimologjinë e fjalës Tomor, vendndodhjen e përshkruar nga autorë të antikitetit dhe ndërtimit gjeografik të ngjashëm të këtyre dy vendeve, si dhe gojëdhënave të banorëve përreth malit të Tomorit.

    Që në faqen e parë të librit tregon arsyen se përse po merr përsipër një punë të tillë, kur thotë se po e shtron këtë çështje për të treguar vendndodhjen e vërtetë të tempullit origjinal të Dodonës.

    Ikonomi shkruan se ka një grup studiuesish shqiptarë, të cilët i mëshojnë idesë se Dodona e Epirit Jugor (mali Tammaros, në Janinë) është vetëm një kopje e vonshme e origjinalit, i cili duhet të ndodhet në malin Tomor në Toskëri. Për të është i rëndësishëm fakti që të dy malet kanë emra të ngjashëm (Tammaros dhe Tomor). Në këtë pikë ai tjerr prejardhjen e fjalës Tomor.

    Ai shkruan se mali i Tomorit, konsiderohet si banesa e Perëndisë së pellazgëve, domethënë e shqiptarëve të vjetër. Veç kësaj, Tomorin e quajnë mal i të-mirit, prandaj priftërinjtë e orakullit të Dodonës quheshin Tomurë, të mirë.

    "Në të folurën popullore të shqiptareve, çdo vend i shenjtë quhej dhe vazhdon të quhet më së shumti edhe sot vend i mirë. Pra, në këtë togfjalësh, mbiemri "i mirë" përdoret në kuptimin "i shenjtë", rrjedhimisht, mali i Tomorit do të thotë mali i Zotit", shpjegon ai.

    Me tej argumenton se priftërinjtë ose fatthënësit (parashikuesit e ngjarjeve) e Dodonës quheshin Tomuri dhe parashikimet (fatthënat) e tyre quheshin Tomure. "Tomar ose Tmar quhej mali pranë ose mbi të cilin ndodhej tempulli i Dodonës, i njohur ndryshe si faltorja e famshme pellazgëve, shkruan Ikonomi.

    Por kjo analizë nuk i mjafton për të vërtetuar tezën e tij, kështu që merr në shqyrtim edhe gjithë dëshmitë e mundshme historike.

    Një kapitull më vete u kushtohet përshkrimeve të autorëve të antikitetit si Herodoti, Hesiodit Pliniusi, Pindari, Plutarku, Straboni etj., shënime të cilat e largojnë Dodonën nga Janina dhe e sjellin në veri të Toskërisë.

    Një nga shënimet që Ikonomi citon është ai i Stragjiritit: "Në faqen 28 të shënimeve ku bën fjalë për Dodonën, ai e përmend si të pacaktuar vendndodhjen e malit Tomor.

    Ai pohon se të tjerë e vendosin këtë mal më lart e më tej nga veriu i malit të Pindit. Gjithashtu, thotë se molosët kanë qenë më të përmendurit e më të famshëm nga haonët, se ata kishin dhe tempullin famëmadh të Dodonës në krahinën e tyre".

    Duke përmendur shënimet e këtyre autorëve dhe gjeografëve, të cilat japin detaje të ndryshme për tempullin e Dodonës, Ikonomi arrin të ndërtojë një panoramë të vendndodhjes së këtij tempulli.
    Por punën nuk e lë me kaq. Pasi përfundon me përshkimet e këtyre autorëve, në kapitullin e fundit ai jep kallëzime e gojëdhëna për malin e Tomorit dhe rrethinat e tij.
    Kështu, njëra prej tyre thotë se në Tomor rrinin tri motrat e Dhodhonit, tek të cilat vinin mbretërit e vjetër për t'i pyetur për fatin e tyre dhe të mbretërisë.

    Ndërsa sipas një tjetër gojëdhëne, në kulmin e malit të Tomorit ndodhet e skalitur mbi një shkëmb një plakë që ruan një dhi dhe një kec. Gojëdhënë që sipas Ikonomit mund të ketë lidhje me dhinë Amalthia, që sipas mitologjisë, ushqeu Zeusin kur e ëma e tij, Rea, e fshehu për ta ruajtur nga i ati, Shtuni (Saturni), që hante fëmijët e tij.

    Mes Ikonomit dhe malit të Tomorit ekzistonte një lidhje më e veçantë se ajo mes një studiuesi dhe një subjekti.

    I lindur në fshatin Vokopolë të Beratit, ai e njihte ndoshta më mirë se çdo studiues tjetër këtë vend dhe legjendat që e rrethonin, shumë prej të cilave lidhen me shenjtërinë e këtij mali.

    Dhe jo rastësisht e ka përshirë shenjtërinë në libër. Perikli Ikonomi vinte nga një familje që për 17 breza me radhë kishte nxjerr priftërinj. I fundit prej tyre ishte babai i Perikliut, Papa Pavli.

    Por ai nuk do të ndiqte këtë rrugë.
    Mësimet e para do t'i merrte në Berat, nga rilindësi Babë Dudë Karbunara (1842-1917). Më pas vazhdoi shkollën e Korfuzit, ku u njoh me Ismail Qemalin, i cili i zgjon ndjenjën e atdhetarisë dhe të çështjes kombëtare.

    Më pas studion dhe formohet si specialist i psikologjisë në njërën prej shkollave më të rëndësishme të kohës në Ballkan, në gjimnazin "Zosimea" të Janinës.

    Pas kthimit në Shqipëri, më 1916-ën, jep mësim fillimisht në shkollat e Beratit dhe më pas në një sërë shkollash në të gjithë Shqipërinë. Krahas mësimdhënies shkruan dhe boton me shpenzimet e tij librat didaktikë: "Atdheshkronja praktike", 1926; "Atdheshkronja e plotë për të tretën dhe të katërtën klasë të shkollave fillore dhe plotore të Shqipërisë", 1932; "Mineralogjia dhe mësime kimike", 1933.

    Ai bëhet kështu një nga themeluesit e parë të arsimit shqiptar, kontribut për të cilin, më 1956-ën u vlerësua me titullin "Mësues i Merituar". Vdes në maj të 1977-ës.

    Marre nga gazeta Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #1246
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Nuk di te jene gjetur deri me sot prova arkeologjike qe te vertetojne pranine e nje tempulli te tillle ne malin e Tomorit...madje kam pershtypjen se nuk jane bere as kerkime ne kete drejtim.

  7. #1247
    i/e regjistruar Maska e gjergani
    Anëtarësuar
    09-01-2009
    Postime
    132
    [QUOTE='[Perla];2400415']Vendndodhja e tempullit të lashtë të Dodonës është një argument që shpesh i ka çuar studiuesit në debate.

    Në vitet tridhjetë, Perikli Ikonomi, me librin "Tomori dhe Dodona pellazgjike", përpiqej të tregonte se vendndodhja e tij është në Shqipëri.


    Ikonomi shkruan se ka një grup studiuesish shqiptarë, të cilët i mëshojnë idesë se Dodona e Epirit Jugor (mali Tammaros, në Janinë) është vetëm një kopje e vonshme e origjinalit, i cili duhet të ndodhet në malin Tomor në Toskëri. Për të është i rëndësishëm fakti që të dy malet kanë emra të ngjashëm (Tammaros dhe Tomor). Në këtë pikë ai tjerr prejardhjen e fjalës Tomor.
    .

    Një kapitull më vete u kushtohet përshkrimeve të autorëve të antikitetit si Herodoti, Hesiodit Pliniusi, Pindari, Plutarku, Straboni etj., shënime të cilat e largojnë Dodonën nga Janina dhe e sjellin në veri të Toskërisë.

    Ai pohon se të tjerë e vendosin këtë mal më lart e më tej nga veriu i malit të Pindit. Gjithashtu, thotë se molosët kanë qenë më të përmendurit e më të famshëm nga haonët, se ata kishin dhe tempullin famëmadh të Dodonës në krahinën e tyre".

    Kështu, njëra prej tyre thotë se në Tomor rrinin tri motrat e Dhodhonit, tek të cilat vinin mbretërit e vjetër për t'i pyetur për fatin e tyre dhe të mbretërisë.

    Ndërsa sipas një tjetër gojëdhëne, në kulmin e malit të Tomorit ndodhet e skalitur mbi një shkëmb një plakë që ruan një dhi dhe një kec. Gojëdhënë që sipas Ikonomit mund të ketë lidhje me dhinë Amalthia, që sipas mitologjisë, ushqeu Zeusin kur e ëma e tij, Rea, e fshehu për ta ruajtur nga i ati, Shtuni (Saturni), që hante fëmijët e tij.

    E kam lexuar Ikonomin ne origjinal dhe aty thuhet qe DODONA ishte e kaoneve dhe neqofte se dikush te ishte dhe mbret dhe nuk e respektonte kaonet e denonin duke bere deri lufte me te.Sa per emertesen Toskeri them me bindje qe eshte gabim(jo i pa qellimshem) dhe vete ndarja Gege dhe Toske nuk eshte e drejte jane 6 krahina CAMERI(THESPROTI) KAONI(LABERI) TOSKERI LALERI LEKERI dhe DARDANI(GEGERI) qe perfaqesojne 6 dinastite Pellazge.
    Te Ikonomi nuk gjendet ndonje ndarje midis Kaoneve dhe Moloseve(Malaseve) keta te fundit jane nje nder fiset e Kaoneve per mendimin tim kjo eshte nje e dhene qe duhet kerkuar.Sa per plaken e ngrire bashke me kopene e saja mos ndoshta eshte ndonje formacjon gjeologjik qe mund te kete ndonje perngjashmeri me nje rreth guresh si te vendosur nga njeriu atje. Vetem nje gje s eshte sqaruar kurre kush eshte DODONA cfar perfaqeson kur dhe vet KRONI- SHTUNI(SATURNI)
    ka kerkuar pergjegje atje(Nuk me duket e sakte perralla e dy pellumbave).Ne qofe se kjo do te ishte jo perralle DODONA sot do ishte saktesuar si vend ndodhje.
    Jam shqiptar se kesh lerë unë i parë, pa bëra gjuhë e bëra perëndinë e më pas Perëndia bëri njerinë.

  8. #1248
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    27-07-2009
    Postime
    391
    Toskeri them me bindje qe eshte gabim(jo i pa qellimshem) dhe vete ndarja Gege dhe Toske nuk eshte e drejte
    Bindjet e tua nuk kane aspak rendesi,argumenta ke per kte qe thua!!!!!!

  9. #1249
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    27-07-2009
    Postime
    391
    Vetem nje gje s eshte sqaruar kurre kush eshte DODONA cfar perfaqeson kur dhe vet KRONI- SHTUNI(SATURNI)
    ka kerkuar pergjegje atje(Nuk me duket e sakte perralla e dy pellumbave).Ne qofe se kjo do te ishte jo perralle DODONA sot do ishte saktesuar si vend ndodhje.
    Ti e kupton dot diferencen e perralles nga miti!!!e pra nuk jane e njejta gje......me anen e mitit idealizohet nje dicka reale,e vertete...perralla eshte puro invencion....


    kemi dy pellumba,njeri ne Delfi tjetri ne Dodone(sanktuare qe kane egzistuar realisht)

  10. #1250
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    [QUOTE=gjergani;2405011]
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Vendndodhja e tempullit të lashtë të Dodonës është një argument që shpesh i ka çuar studiuesit në debate.

    Në vitet tridhjetë, Perikli Ikonomi, me librin "Tomori dhe Dodona pellazgjike", përpiqej të tregonte se vendndodhja e tij është në Shqipëri.
    Ai pohon se të tjerë e vendosin këtë mal më lart e më tej nga veriu i malit të Pindit. Gjithashtu, thotë se molosët kanë qenë më të përmendurit e më të famshëm nga haonët, se ata kishin dhe tempullin famëmadh të Dodonës në krahinën e tyre".

    Kështu, njëra prej tyre thotë se në Tomor rrinin tri motrat e Dhodhonit, tek të cilat vinin mbretërit e vjetër për t'i pyetur për fatin e tyre dhe të mbretërisë.

    Ndërsa sipas një tjetër gojëdhëne, në kulmin e malit të Tomorit ndodhet e skalitur mbi një shkëmb një plakë që ruan një dhi dhe një kec. Gojëdhënë që sipas Ikonomit mund të ketë lidhje me dhinë Amalthia, që sipas mitologjisë, ushqeu Zeusin kur e ëma e tij, Rea, e fshehu për ta ruajtur nga i ati, Shtuni (Saturni), që hante fëmijët e tij.
    . Vetem nje gje s eshte sqaruar kurre kush eshte DODONA cfar perfaqeson kur dhe vet KRONI- SHTUNI(SATURNI)
    .
    Po nese analizohet kjo e dhene realisht na del se Pellasget ishin Monoteista pra besonin ne nje super fuqi , siq shprehet edhe Herodoti dhe Straboni pra te paret tane as nuk ishin politeista dhe as pagan .
    Dodona ishte qyteti qe perfaqsonte monoteizmin lisat jetegjate te Dodones ishin deshmitaret e se verrtetes klima e ftohet Dodonare tregon se nuk ishte qyteti nga jugu njeherit kembet e zbathura na tregojn se toka nen kemb ishte e nxeht cka nenkupton me percaktimin e nxehtesis se tokes -dheut qe kuptohet si nje vend minjerash ,Shaljanet ishin fisi apo banoret e Dodones qe ishte njeherit fisi me i lasht Pellasg qe sot identifikohen me emrin Proselen qe perkthehet fisi shalian - shale .
    Ndryshuar për herë të fundit nga XH.GASHI : 09-10-2009 më 13:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •