Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 133
  1. #1
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Teksti i Historisë: Në vitin 1997, opozita organizoi "rebelim komunist"

    Historia e Shqipërisë 12, shkruar nga Beqir Meta, Muharrem Dezhgiu e Xhevair Lleshi

    Kreu XII i tekstit të Historisë së Popullit Shqiptar 12 analizon periudhën paskomuniste. Aty thuhet se zgjedhjet e 31 marsit 1991 u fituan nga PPSH për arsye se partitë e reja opozitare nuk ishin organizuar e konsoliduar sa duhet dhe ekzistonte ende frika nga politika dhe nga Sigurimi i Shtetit. Sakaq, fitoren e demokratëve më 22 mars të vitit 1992, ky tekst e cilëson si historike. Pasi për herë të parë erdhi në pushtet një forcë antikomuniste. "Në vitet 1992-1996 u kryen transformime rrënjësore në vend", thuhet në tekst. Dështimi i referendumit për Kushtetutën në vitin 1994, thuhet se erdhi nga fakti se Kushtetuta dhe procedurat e ndjekura prej saj u kundërshtuan si nga opozita e majtë ashtu edhe nga ajo e djathtë. "Në zgjedhjet e majit 1996 Partia Demokratike arriti të fitonte shumicën parlamentare. Këto zgjedhje u kontestuan nga Partia Socialiste, e cila urdhëroi bojkotimin e tyre duke tërhequr komisionerët ditën e votimit. Në këtë mënyrë procesi zgjedhor u dëmtua seriozisht, duke pasur shkelje nga të dyja palët, pozita dhe opozita", vijon teksti i ri i Historisë së Shqipërisë. Zgjedhjet, thuhet në tekst, u kontestuan në mënyrë të pjesshme edhe nga partnerët kryesorë ndërkombëtarë. "Opozita, duke shfrytëzuar dhe tatëpjetën që morën firmat piramidale në vendin tonë, arriti që të organizojë rebelimin komunist të vitit 1997 dhe brenda një kohe të shkurtër, u shpërthyen depot e armëve, u shthur rendi me pasoja dramatike. Vetëm një pjesë e vogël e vendit mbeti nën ndikimin e qeverisë", thuhet në tekstin e historisë. Më tutje thuhet se "vendit iu desh kohë të rifitonte veten nga ngjarjet dramatike të vitit 1997. Kaosi, anarkia, vrasjet e shumta(sidomos në qytetin e Vlorës e të Beratit), veprimi i bandave të armatosura, veprimtaria e të ashtuquajturave "Komitete të Shpëtimit Kombëtar", mungesa për një kohë të gjatë e policisë dhe e forcave të tjera të rendit e të qetësisë, krijuan probleme të shumta, nga të cilat vendi do ta merrte veten shumë vonë". Qeveria socialiste që erdhi në pushtet, vijon teksti, nën drejtimin e Fatos Nanos, nuk arriti dot të vendoste rregullin e qetësinë, ndonëse në vendin tonë ishte vendosur një forcë ndërkombëtare nën drejtimin e Italisë dhe NATO-s. Duke iu referuar zhvillimeve të mëpasshme thuhet se "pas zgjedhjeve të 26 qershorit, opozita demokratike po e merrte veten pas atij sulmi të egër që kishte pësuar në vitin 1997. Ethet për ta çuar vendin në kaos të përsëritur dukeshin sheshit. Kështu, një vit më vonë, më 12 shtator 1998, u vra deputeti demokrat, Azem Hajdari, vrasje e cila çoi në ngjarjet e 14 shtatorit 1998, që mori pamjet e një grushti shteti. Në këtë ditë u pushtuan institucionet qendrore të vendit". Në zgjedhjet e vitit 2001, vijon teksti i ri, përsëri në pushtet erdhën socialistët, nën drejtimin e Fatos Nanos, i cili u bë Kryeministër. "Por vendin e përfshiu një valë e paparë korrupsioni, trafiku dhe një gjendje e madhe pasigurie, ndonëse Shqipëria kishte filluar rrugën drejt NATO-s dhe MSA për në BE. Ekonomia ecte ngadalë. Biznesi nuk ecte me hapat e duhur. Kreditimi i ekonomisë nuk u përshtatej ende nevojave të zhvillimit. Kjo gjendje solli që në zgjedhjet e vitit 2005 të fitonte PD dhe të vinte sërish në pushtet Sali Berisha, i cili me projektet antikorrupsion, me flamurin e luftës kundër krimit të organizuar dhe me një program për zhvillimin e shpejtë ekonomik çeli një epokë të re zhvillimi për vendin tonë", thuhet në Histori. Në libër thuhet se Partia Demokratike u krijua më 12 dhjetor 1990 në mjediset e universitetit, por nuk përmendet emri i Berishës, por vetëm Hajdari që ishte në krye të protestave.
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #2
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Persekutimi i historisë vazhdon

    Nga “TemA”
    Një nga viktimat më të mëdha të komunizmit
    ka qenë historia e Shqipërisë dhe, me sa
    duket, persekutimi i saj vazhdon. Me direktivë
    politike, pas 1945, shqiptarët mësuan
    një histori të imagjinuar për vendin e tyre.
    Kongresi i Manastirit u trajtua sikur e
    kishin organizuar fantazmat; drejtuesit e tij
    nuk u përmendën pas rënies së komunizmit.
    Haxhi Qamili “përfaqësonte” fshatarët dhe
    u bë hero. Kështu historia shqiptare u fut
    në një spirale falsifikimi, prej së cilës ende
    nuk dalim dot.
    Historianët tanë kanë bërë edhe gjëra më
    të rënda se mospërmendja e personazheve
    të caktuara apo glorifikimi i ca kriminelëve
    ordinerë. Librat e historisë, të të gjitha kategorive,
    ilustroheshin me një radhë fotosh
    të retushuara.
    Disa nga falsifikuesit e dikurshëm vazhdojnë
    ende të jenë anëtarë të Akademisë,
    madje polemizojnë edhe me Akademitë e
    vendeve fqinje, kur moralisht të dyja palët
    janë të diskredituara.
    Abuzimi me tekstin e Historisë së shkollave
    të mesme, ku, sipas tij, kryeministri Berisha
    në vitin 2005 çeli një epokë të re, që
    u bë publik dje, nuk është një rast i izoluar,
    por ndoshta më domethënësi që ne ende
    nuk kemi dalë nga koha e djeshme. Tekstet
    e tjera, në lidhje me historinë e Luftës
    së Dytë Botërore, kanë të njëjtat mangësi.
    Nëse vërtet duam të përmirësojmë ndonjë
    gjë në lidhje me shkrimin e historisë, kjo duhet
    bërë në një shkallë të gjerë. Nuk duhet
    të fokusohemi te ngjarje dhe personazhe te
    caktuara dhe t’i anatemojmë, por të çrrënjosim
    një mentalitet, metodologji dhe moral të
    ngulur thellë në psikikën e shoqërisë sonë.
    Robert Bork, një teoricien influent në
    SHBA , jep një këshillë të mençur për ta: “Një
    nga funksionet e historisë është të na çlirojë
    nga e shkuara e imagjinuar. Sa më pak dimë
    se si hodhën rrënjë dhe u rritën idetë, aq më
    lehtë i pranojmë, si karakteristika të botës
    në të cilën jetojmë.”
    Liberté, égalité, fraternité

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Ujku'80 Lexo Postimin
    Teksti i Historisë: Në vitin 1997, opozita organizoi "rebelim komunist"

    Historia e Shqipërisë 12, shkruar nga Beqir Meta, Muharrem Dezhgiu e Xhevair Lleshi

    Kreu XII i tekstit të Historisë së Popullit Shqiptar 12 analizon periudhën paskomuniste. Aty thuhet se zgjedhjet e 31 marsit 1991 u fituan nga PPSH për arsye se partitë e reja opozitare nuk ishin organizuar e konsoliduar sa duhet dhe ekzistonte ende frika nga politika dhe nga Sigurimi i Shtetit. Sakaq, fitoren e demokratëve më 22 mars të vitit 1992, ky tekst e cilëson si historike. Pasi për herë të parë erdhi në pushtet një forcë antikomuniste. "Në vitet 1992-1996 u kryen transformime rrënjësore në vend", thuhet në tekst. Dështimi i referendumit për Kushtetutën në vitin 1994, thuhet se erdhi nga fakti se Kushtetuta dhe procedurat e ndjekura prej saj u kundërshtuan si nga opozita e majtë ashtu edhe nga ajo e djathtë. "Në zgjedhjet e majit 1996 Partia Demokratike arriti të fitonte shumicën parlamentare. Këto zgjedhje u kontestuan nga Partia Socialiste, e cila urdhëroi bojkotimin e tyre duke tërhequr komisionerët ditën e votimit. Në këtë mënyrë procesi zgjedhor u dëmtua seriozisht, duke pasur shkelje nga të dyja palët, pozita dhe opozita", vijon teksti i ri i Historisë së Shqipërisë. Zgjedhjet, thuhet në tekst, u kontestuan në mënyrë të pjesshme edhe nga partnerët kryesorë ndërkombëtarë. "Opozita, duke shfrytëzuar dhe tatëpjetën që morën firmat piramidale në vendin tonë, arriti që të organizojë rebelimin komunist të vitit 1997 dhe brenda një kohe të shkurtër, u shpërthyen depot e armëve, u shthur rendi me pasoja dramatike. Vetëm një pjesë e vogël e vendit mbeti nën ndikimin e qeverisë", thuhet në tekstin e historisë. Më tutje thuhet se "vendit iu desh kohë të rifitonte veten nga ngjarjet dramatike të vitit 1997. Kaosi, anarkia, vrasjet e shumta(sidomos në qytetin e Vlorës e të Beratit), veprimi i bandave të armatosura, veprimtaria e të ashtuquajturave "Komitete të Shpëtimit Kombëtar", mungesa për një kohë të gjatë e policisë dhe e forcave të tjera të rendit e të qetësisë, krijuan probleme të shumta, nga të cilat vendi do ta merrte veten shumë vonë". Qeveria socialiste që erdhi në pushtet, vijon teksti, nën drejtimin e Fatos Nanos, nuk arriti dot të vendoste rregullin e qetësinë, ndonëse në vendin tonë ishte vendosur një forcë ndërkombëtare nën drejtimin e Italisë dhe NATO-s. Duke iu referuar zhvillimeve të mëpasshme thuhet se "pas zgjedhjeve të 26 qershorit, opozita demokratike po e merrte veten pas atij sulmi të egër që kishte pësuar në vitin 1997. Ethet për ta çuar vendin në kaos të përsëritur dukeshin sheshit. Kështu, një vit më vonë, më 12 shtator 1998, u vra deputeti demokrat, Azem Hajdari, vrasje e cila çoi në ngjarjet e 14 shtatorit 1998, që mori pamjet e një grushti shteti. Në këtë ditë u pushtuan institucionet qendrore të vendit". Në zgjedhjet e vitit 2001, vijon teksti i ri, përsëri në pushtet erdhën socialistët, nën drejtimin e Fatos Nanos, i cili u bë Kryeministër. "Por vendin e përfshiu një valë e paparë korrupsioni, trafiku dhe një gjendje e madhe pasigurie, ndonëse Shqipëria kishte filluar rrugën drejt NATO-s dhe MSA për në BE. Ekonomia ecte ngadalë. Biznesi nuk ecte me hapat e duhur. Kreditimi i ekonomisë nuk u përshtatej ende nevojave të zhvillimit. Kjo gjendje solli që në zgjedhjet e vitit 2005 të fitonte PD dhe të vinte sërish në pushtet Sali Berisha, i cili me projektet antikorrupsion, me flamurin e luftës kundër krimit të organizuar dhe me një program për zhvillimin e shpejtë ekonomik çeli një epokë të re zhvillimi për vendin tonë", thuhet në Histori. Në libër thuhet se Partia Demokratike u krijua më 12 dhjetor 1990 në mjediset e universitetit, por nuk përmendet emri i Berishës, por vetëm Hajdari që ishte në krye të protestave.
    ujk nga Fieri nuk kam pa ndonjehere ........ megjithate, pa e zgjatur po te pyes se ku eshte problemi i ketij teksti qe na je munduar te na sjellesh ....?????!!!!
    a je ne gjendje te provosh te kunderten ....???!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 23-09-2009 më 09:11
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #4
    Do ishte mir ete lihej politika jashte teksteve te shkollave, se pastaj do behet cdo botim sipas qefit dhe do politizohen keq e me keq.

    Kur te vij PS ne pushtet do ta bej Kumonisti Sala shkatarroi Shqiperine, do vij prap PD dhe do ta rregulloj me bukur akoma heres tjeter. E keshtu me rradhe do behen nje 20 versione te historise shqiptare.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ujk nga Fieri nuk kam pa ndonjehere ........ megjithate, pa e zgjatur po te pyes se ku eshte problemi i ketij teksti qe na je munduar te na sjellesh ....?????!!!!
    a je ne gjendje te provosh te kunderten ....???!!!
    Duhet te jete ne gjendje ta provoje ai qe shkruan librin. Jo te shkruaj cfare te doje dhe pastaj te dalin te tjeret dhe te fillojne ti japin prova.

    "rebelim komunist" nuk ka qene dhe nuk ka njeri si te nxjerre prova per te tille. Se e zeme se e ke bere PS gjithe rremujen, prap me emer nuk jane komuniste, nuk thane se po mundohen te sjellin regjim komunist.

    Opinionet duhen lene jashte librave te historise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 23-09-2009 më 10:58

  6. #6
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ujk nga Fieri nuk kam pa ndonjehere ........ megjithate, pa e zgjatur po te pyes se ku eshte problemi i ketij teksti qe na je munduar te na sjellesh ....?????!!!!
    a je ne gjendje te provosh te kunderten ....???!!!
    nuk me intereson ne njeh apo jo ujqer nga fr, puna jote,
    problemi i ketij teksti eshte se librat e historise shkruhen ende si ne koh te enverit, pa pik seriozitet, duke lavderuar diktatorin e radhes, nuk kemi nevoje per historian lepires bythesh , por per HISTORIAN.
    Ne jemi deshmimtar te historise tone te tanishme, secili mund te nxjerre opinionet e veta personale, e rendesishme eshte qe kta palo historian nuk mund te shkruajn cdo gje qe i kalon neper mend. ...
    Liberté, égalité, fraternité

  7. #7
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    top channel
    Historia, studiuesit kunder interpretimeve politike
    23/09/2009 15:35

    Profesore dhe studiues te historise kerkojne te respektohen te gjitha faktet dhe te mos behen interpretime politike ne tekstet e historise, me te cilat mesojne nxenesit shqiptare.
    Profesor Ajet Shahu tha se ne tekstin e historise per klasen e 12 jane bere interpretime per ceshtje politike ende ne hetim dhe per shume ngjarje historike dokumentat zyrtare te se cilave mbahen sekret ne arkivin e shtetit.

    “Disa ngjarje aktuale nuk duhen futur ne formen e teksteve, por thjesht si fakte pa interpretime te gjata”, thote historiani Ajet Shala.

    Ne arkivin e shtetit nuk mund te behet publik asnje dokument pa kaluar te pakten 25 vjet.

    Profesori i asociuar ne Institutin e Historise, Hamit Kaba dhe autori i tekstit alternativ per historine e Shqiperise per klasat e 12 sqaron se ne tekstet shkollore nuk mund te behen interpretime, pa pasur fakte.

    Nje historian qe guxon te beje dicka te tille duhet t’u jape disa alternativa nxenesve. Teksti i historise se popullit shqiptar i cili eshte hedhur ne qarkullim kete vit, shkel disa nga parimet themelore te historise, ate te paraqitjes se ngjarjve ne baze te fakteve te dokumentuara me pare.
    Liberté, égalité, fraternité

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ujk nga Fieri nuk kam pa ndonjehere ........ megjithate, pa e zgjatur po te pyes se ku eshte problemi i ketij teksti qe na je munduar te na sjellesh ....?????!!!!
    a je ne gjendje te provosh te kunderten ....???!!!
    Thjesht shiko nivelin e mesuesve qe nuk dine as rregullat elementare te drejtshkrimit e jo me te kene nivelin e duhur per te kuptuar nese dicka nuk shkon me nje liber mesimor apo jo. Te kerkosh prej tyre qe te debatojne kunder ketyre pacavureve qe shkruajne psedo-historianet ne Shqiperi te cilet do te shkruanin cdo gje per te mbajtur nje vend pune, eshte vertet shume.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Duhet te jete ne gjendje ta provoje ai qe shkruan librin. Jo te shkruaj cfare te doje dhe pastaj te dalin te tjeret dhe te fillojne ti japin prova.

    "rebelim komunist" nuk ka qene dhe nuk ka njeri si te nxjerre prova per te tille. Se e zeme se e ke bere PS gjithe rremujen, prap me emer nuk jane komuniste, nuk thane se po mundohen te sjellin regjim komunist.

    Opinionet duhen lene jashte librave te historise.
    duke i lene qyfyret menjane .... po pse opinion eshte flaka qe i vune ne 97 Shqiperise ...???!!! opinion eshte qe socialo-komunistat u terhoqen nga votimet e 96 ....???!!! opinion eshte ajo qe komunistat me Rucet organizuan komitetet e shpetimit ne jug te vendit ...???!!!
    nuk e kutpoj se c'fare keni ne koke ju dhe si arsyetoni ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e qe po e pergatisin nje tjeter 97 te me ne krye edvin rucin..
    prologun e pame ne fier naten e votimit kur shtrigat enveriste qen duke e kollofitur te gjalle te ngraten..trimen.. artisten rajmonda bulku..
    histori eshte kjo..

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •