Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 133
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Ate nuk kam si ta mohoj ne asnje menyre, por po ti ke ndonje fakt qe te kundershtosh qe Sala eshte sot aty ku eshte pikerisht sespe gjate gjithe karriesres se tij ne kohen e komunizmit zvarritej te afrohej afer ]
    C'ke shpetu mire ti mi gruqe ja ke mathe ne amerike, se do kishe ngordhe ne greve urije me vellezerit patriote, per historine per gjeografine, per vijen kufitare per energjine per ambijentin, per mesataren e per minimumin e maksimumin e jeteses, per skafet dhe prostitutat,per drogen e hajdutet por dhe per Ismail Qemalin, apo beun e Vlores.

  2. #92
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Teksti i Historisë njësoj si Enciklopedia maqedonase: Shqiptarët erdhën nga malet

    "Si rrjedhojë e mërgimeve të malësorëve,
    luginat dhe fushat u mbushën me banorë
    shqiptarë, kurse banorët sllavë erdhën duke u pakësuar,
    pjesërisht duke u shpërngulur, pjesërisht duke
    u asimiluar. Fshatrat serbe në veri dhe bullgarët në
    jug u reduktuan dalëngadalë në ishuj të shkëputur,
    të rrethuar nga të gjitha anët me popullsi shqiptare"





    Gafat dhe gabimet trashanike në tekstin mësimor “Historia e Popullit Shqiptar 12” janë të pafundme. Por skandali më i madh është se në të artikulohen edhe teza antishqiptare, të cilat për shekuj me radhë janë hedhur si ide nga fqinjët tanë. Kështu, në këtë tekst, ashtu si dhe në Enciklopedinë maqedonase, në mënyrë skandaloze pohohet se shqiptarët kanë ardhur nga malet dhe kanë zaptuar tokat e sllavëve.
    Ja si thuhet në tekstin që është aprovuar nga Ministria e Arsimit për t’u mësuar nga gjimnazistët: “Si rrjedhojë e mërgimeve të malësorëve, luginat dhe fushat u mbushën me banorë shqiptarë, kurse banorët sllavë erdhën duke u pakësuar, pjesërisht duke u shpërngulur, pjesërisht duke u asimiluar. Fshatrat serbe në veri dhe bullgarët në jug u reduktuan dalëngadalë në ishuj të shkëputur, të rrethuar nga të gjitha anët me popullsi shqiptare”.
    Ndërsa Enciklopedia maqedonase u kundërshtua ashpër për cilësimin se shqiptarët erdhën nga malet dhe pushtuan viset sllave, ky fakt, që në mënyrë skandaloze gjendet edhe në librin e “Historisë së Popullit Shqiptar 12”, është kaluar në heshtje. Kjo pohohet edhe nga historiani Pëllumb Xhufi, i cili thotë se politika duhet të kishte reaguar për këtë fakt të rëndë dhe jo të shqetësohej se si cilësohen trazirat e vitit ‘97 apo ardhja në pushtet e PD, për të cilat gjimnazistët mund ta krijojnë edhe vetë mendimin e tyre.
    Teksti i Historisë thotë se shqiptarët kanë jetuar për shekuj me radhë në male, ku nuk kishin mundësi jetese. Për këtë arsye, pas shtimit të popullsisë, sipas tekstit që iu është dhënë për të mësuar gjimnazistëve, shqiptarët zbritën në lugina dhe fusha, duke pushtuar edhe territore të huaja. “Veç kësaj, popullsia shqiptare e rrudhur për shekuj me radhë në viset malore, ku mungonin tokat e bukës dhe ku mundësitë e rritjes së tyre qenë shumë të kufizuara, qe shtuar në masë të konsiderueshme. Të gjitha këto shkaktuan dukurinë e migrimit të shqiptarëve nga viset në luginat dhe fushat e vendit, madje edhe jashtë territorit të trojeve shqiptare, dhe vendosjen e tyre atje ku kishte toka të lira dhe të punueshme”, - thuhet në faqen 45 të librit “Historia e Popullit Shqiptar 12”.
    Në këtë tekst thuhet gjithashtu se shqiptarët kanë zaptuar, duke migruar, edhe territore greke. “Dokumente të viteve 1021-1022 bëjnë fjalë për disa migrime popullsish drejt territoreve të Greqisë, në të cilat mund të kenë marrë pjesë edhe malësorë shqiptarë”, - pohohet në tekst.
    Ndërkohë, po në këtë faqe ka gabime trashanike dhe amatoreske, teksa thuhet se malësorët zbritën në fushat dhe luginat e vendit tonë, pra Shqipërisë, në të cilat kishte edhe “fshatra me popullsi shqiptare”. “Migrimet drejt luginave dhe fushave të vendit u lehtësuan, edhe sepse në këto vise kishte, ndonëse në një masë të kufizuar, fshatra me popullsi shqiptare”, - thuhet në librin që kanë në dorë nxënësit e klasës së 12. Nuk dihet çfarë kanë patur në mendje autorët këtu, pasi të thuash që në luginat dhe fushat e Shqipërisë ka pasur edhe fshatra me popullsi shqiptare, përveçse është një budallallëk, pohon tezat antishqiptare, që thonë se viset ku jetojnë sot shqiptarët janë zaptuar me dhunë nga ana e këtyre të fundit.
    Liberté, égalité, fraternité

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ky tekst tregon se pari injorancen e atyre qe e kane shkruar.
    Se dyti tregon enverizmin ideologjik qe ka pd e sotme vazhduese e tij , tani nuk thohet me ne hyrje te cdo teksti ne baz te mesimeve te partise po thuhet me ardhjen e demokracise ne Shqiperi nen udheheqjen e Sali Berishe Enver Hoxhes.
    Se treti tregon qe ideologjine komuniste kerkojne me cdo menyre te perpunojne mendjet e brezit re ri me politiken e tyre njelloj sic bente Enver Hoxha ne kohe te vet.
    Se katerti si cdo diktature historia fillon me ardhen ne pushtet te diktatorit.
    Se pesti te gjitha shkrimet qe ka ky tekst per periudhen e 91 e ketej jane te gjitha genjeshtra me bisht - njelloj si Enver Hoxha ku ngjarjet gjithmone i interpretonte ne favor te tij duke i shtremberuar.
    Albania Uber Alles

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    C'ke shpetu mire ti mi gruqe ja ke mathe ne amerike, se do kishe ngordhe ne greve urije me vellezerit patriote, per historine per gjeografine, per vijen kufitare per energjine per ambijentin, per mesataren e per minimumin e maksimumin e jeteses, per skafet dhe prostitutat,per drogen e hajdutet por dhe per Ismail Qemalin, apo beun e Vlores.

    Anesto, populli demokrat ben protesta dhe sic e pe fituan te drejtat e tyre qe me djerse dhe tru i kishin fituar. Nje popull qe flen gjume, atehere vdes atje duke pritur petullat nga qielli.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Anesto, populli demokrat ben protesta dhe sic e pe fituan te drejtat e tyre qe me djerse dhe tru i kishin fituar. Nje popull qe flen gjume, atehere vdes atje duke pritur petullat nga qielli.
    Lere moj goce cmeresh me leshkot e pd.
    A e pe qe u be gjith ajo lufte ne Maqedoni per prejardhjen e shqiptareve.
    Tani keta palacot e Saliut sigurisht te shitur na vene te njeten teze ne tekstin e historise.
    Imagjino sa antishqiptare e te shitur jane keta qe kemi ne krye.
    Eshte vija komuniste e Hoxhes qe keta e vazhdojne me zell dhe nuk shkeputen dot nga ndikimet serbe e antishqiptare.
    Bile Hoxha sdo ta kish lejuar kurre nje shtremberim te tille te historise.
    Albania Uber Alles

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    [QUOTE=Ujku'80;2434950]"Si rrjedhojë e mërgimeve të malësorëve,
    luginat dhe fushat u mbushën me banorë
    shqiptarë, kurse banorët sllavë erdhën duke u pakësuar,
    pjesërisht duke u shpërngulur, pjesërisht duke
    u asimiluar. Fshatrat serbe në veri dhe bullgarët në
    jug u reduktuan dalëngadalë në ishuj të shkëputur,
    të rrethuar nga të gjitha anët me popullsi shqiptare"





    Gafat dhe gabimet trashanike në tekstin mësimor “Historia e Popullit Shqiptar 12” janë të pafundme. Por skandali më i madh është se në të artikulohen edhe teza antishqiptare, të cilat për shekuj me radhë janë hedhur si ide nga fqinjët tanë. Kështu, në këtë tekst, ashtu si dhe në Enciklopedinë maqedonase, në mënyrë skandaloze pohohet se shqiptarët kanë ardhur nga malet dhe kanë zaptuar tokat e sllavëve.
    Ja si thuhet në tekstin që është aprovuar nga Ministria e Arsimit për t’u mësuar nga gjimnazistët: “Si rrjedhojë e mërgimeve të malësorëve, luginat dhe fushat u mbushën me banorë shqiptarë, kurse banorët sllavë erdhën duke u pakësuar, pjesërisht duke u shpërngulur, pjesërisht duke u asimiluar. Fshatrat serbe në veri dhe bullgarët në jug u reduktuan dalëngadalë në ishuj të shkëputur, të rrethuar nga të gjitha anët me popullsi shqiptare”.
    Ndërsa Enciklopedia maqedonase u kundërshtua ashpër për cilësimin se shqiptarët erdhën nga malet dhe pushtuan viset sllave, ky fakt, që në mënyrë skandaloze gjendet edhe në librin e “Historisë së Popullit Shqiptar 12”, është kaluar në heshtje. Kjo pohohet edhe nga historiani Pëllumb Xhufi, i cili thotë se politika duhet të kishte reaguar për këtë fakt të rëndë dhe jo të shqetësohej se si cilësohen trazirat e vitit ‘97 apo ardhja në pushtet e PD, për të cilat gjimnazistët mund ta krijojnë edhe vetë mendimin e tyre.
    Teksti i Historisë thotë se shqiptarët kanë jetuar për shekuj me radhë në male, ku nuk kishin mundësi jetese. Për këtë arsye, pas shtimit të popullsisë, sipas tekstit që iu është dhënë për të mësuar gjimnazistëve, shqiptarët zbritën në lugina dhe fusha, duke pushtuar edhe territore të huaja. “Veç kësaj, popullsia shqiptare e rrudhur për shekuj me radhë në viset malore, ku mungonin tokat e bukës dhe ku mundësitë e rritjes së tyre qenë shumë të kufizuara, qe shtuar në masë të konsiderueshme. Të gjitha këto shkaktuan dukurinë e migrimit të shqiptarëve nga viset në luginat dhe fushat e vendit, madje edhe jashtë territorit të trojeve shqiptare, dhe vendosjen e tyre atje ku kishte toka të lira dhe të punueshme”, -
    -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Pra neve kemi zaptuar serbet se ishin para nesh ne trojet tona shqiptare.
    Dhe ne tekstin qe ju jepet gjimnazistave shqiptare qe te mesojne historine e tyre,kush jane te paret.Dhe e aprovuar nga Ministria e Banjos Publike(Arsimit).
    -------------------------------------------------------------------------------
    Ne kemi pasur gjithmone antikombetare ne krye,por keta jane SERBE puro.
    Pushteti me i ndyre i gjithe historise sone.Nuk ka pasur asnji tjeter te kesaj natyre qe te shkruante:serbet kane lindur ne troje SHQIPTARE.
    Sali Berisha me ndyresira e shekullit.
    Dhe keto s'jane gafa mor mik,se nuk shkruaj nga padituria qe serbet jane shqiptare.Vetem ata qe Serbit(ose jane vete) ja kane shitur shpirtin se te tjerat vijne si rrjedhe vete.
    Kulmi i tradhtise,emer tjeter si vej dot por do shtoj dhe dicka:
    Serbeve ju lumte.
    Kuptoheni si te doni.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    i ka lujt mendja ktyre?
    kush eshte ministri i ri i arsimit?

  8. #98
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Dhe i vjen keq ca bythlepirseve te Sales ktu kur i thu malok.

    Malok jeni se jeni kokrra e injorances dhe jo se jeni nga veriu....

    Malok jeni sepse shisni te ardhmen e atdheut per nje parti duke mbjellur percarjen jug-veri....

    Malok jeni se nuk keni piken e seriozitetit....

    Malok jeni sepse nuk sillni asnjehere argumenta....

    Malok jeni sepse per 2 lek te gjelbta vini e beni propagande ktu ne forum per llogari te partise....

    Malok do te thote njeri i zbritur nga mali, shpellar dhe qe shikon vetem by7hen tij

    Ju nuk jeni gege sepse gegu flet drejte dhe nuk i lepin by7hen te tjereve....

    Ju nuk jeni gege sepse gegu ka bese dhe nuk e shet atdheun per nje parti....

    Ju nuk jeni gege sepse gegu eshte fjale pake e pune shume, ndersa ju vetem duke bere llogje rrini

    Ju jeni Malok dmth jashqitja e gegeve qe njollosni vazhdimisht historin, traditen dhe kulturen e veriut te shqiperise te cilet kane lene gjurme ne kulturen shqiptare dhe ne historine shqiptare. Injoranca juaj injoron figurat gege si MIgjeni, Ndre Mjeda, Gjon Buzuku, Vasko Pasha e letrar te tjere. Injoranca dhe paftyresia juaj injoron sakrificen e herojnve tane legjendare sic Gjergj Kastrioti, Isa boletini, Bajram Curri, Vojo kushi, Qemal Stafa, Adem Jashari e shume gege te tjere qe luftuan per Atdheun e tyre me besnikeri.

    Pra mos t'iu vi keq kur ju thone Malok sepse jeni malok e shkuar malokut....

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926

    Fantastike.

    Nxenes te cilet sapo kane filluar klases e 12 te gjimnazit, protestojne kunder librit te historise te shkruar nga nje Prof. Dr. i Historise, megjithese kane 0% njohuri ne kete fushe (libri ne fjale eshte shkruar qe ata gjate vitit shkollor te sapofilluar, te marrin ca % njohuri elementare ne kete fushe ).


    TOÇI (sa mbiemer domethenes) merr ne telefon nga kolltuku i deputetit socialist te Vlores dhe kundershton që:
    18-vjeçaret (analfabet ne historine e Klases 12) po perdoren politikisht nga PS (ashtu siç u perdoren ne 1997), por jane te afte ta gjykojne vet historine e perjetuar ne moshen 5-6 vjeçare.



    -------------------------------------------
    -------------------------------------------

    E Enjte, 01-10-2009


    Beqir


    Nga Edison Ypi

    Beqir, Pse nuk e shkatërrove Mekën dhe Jeruzalemin e komunistave shqiptarë, Mozaikun mbi Muze’ ?! E kuptove pse po të dalin belara me Historinë ? Sepse e le atë fëlliqësirë atje prandaj ? Nejse, u pa ajo punë, Mozaiku me kurva kooperativiste të egërsuara, proletarë të çmendur, hermafrodita dinakë, vikingë qimebardhë, rilindas të strukur, të gjithë të armatosur, ky vizualitet kriminal njëherëpërnjëherë aty mbet’. Prandaj, tani që zgjedhjet mbaruan, votat u numuruan, rezultatet u shpallën dhe gjithkush mori hakun e vet, për më tepër që yjet dhe luna janë në pozicion të mirë, era po fryn në favor, shiu dhe breshëri po bien pa ndonjë dëm, do të them nja dy gjëra për veprën tënde më të fundit, Historinë e klasës së 12.
    Kështu si ka nisur, me gjithë këto ndërlikime verbale, supozime dhe sugjerime, kritika dhe kërcënime, pas pak do përballemi me një rrezik të frikshëm; Zhurma rreth Historisë, pra jo Historia, por hija e Historisë, po na fryhet aq tepër, saqë po na bëhet më interesante dhe më intriguese se Historia vetë. Dhe po vazhduam kështu, prite kur një ditë jo të largët do na duhet të lëmë nam, të bëjmë libra që tu mësojnë gjimnazistëve, jo Historinë e Shqipërisë, por Historinë e Historisë së Shqipërisë.
    Dhe tjetra; S’do mënt se Historia duhet të merret më së shumti me ngjarje sa më të largëta në kohë, dhe më së pakti me ngjarje sa më të afërta. Në këtë këndvështrim, Historia jote me 200 faqe, e cila me shpalljen e Pavarësisë nis të merret në faqen 80, ka një shpërpjestim kohor tepër të ngjajshëm me atë të llahtarisë me pllakëza mbi Muze’.
    Unë o Beqo, e lexova librin tënd. Dhe, meqënëse konstatova se Fryma e Historisë tënde nuk korrespondon fort me Stilin me të cilin ti e ke shkruar atë Histori, kam plot për të thënë, edhe të hidhura edhe të ëmbla. Por, as të ëmblat as të hidhurat, s’t’i them dot të tëra sepse s’më lejon Panorama, e cila ka një cak për gjatësinë e shkrimeve. Prandaj po kufizohem vetëm tek disa dromca të qëmtuara aty - këtu. Ti s’ke pse të mërzitesh nga dromcat. Se vërtet Historia jote nuk është e keqe, por nuk është as kryevepër botërore që nuk pranon vërejtje. Apo jo ? Dhe ja,
    Faqe 102,
    “...qeveria britanike, duke parë që shteti shqiptar po stabilizohej, dhe duke qënë e interesuar për të pasur ndikim ekonomik e politik në Shqipëri, ndërhyri pozitivisht...”.
    Ndërhyrje pozitive ! Ku e ke gjetur këtë mor aman ? Më thuaj të lutem ndonjë rast tjetër të ndonjë ndërhyrjeje pozitive se do vdes nga stresi po s’ma the. Sidoqoftë, unë po e vë pak në lëvizje imagjinatën, dhe për një moment po të jap të drejtë duke supozuar se gjithsesi ndërhyrjet pozitive janë të mundura. Por, a s’më thua, si mund të jetë pozitive ndërhyrja e një shteti brënda një shteti tjetër, ndërkohë që shteti ndërhyrës ndaj shtetit të ndërhyrë ka “Interesim për ndikim ekonomik dhe politik” ? Ore Beqo, mos ke dashur të thuash “interesim për shfrytëzim” dhe i ke rënë rrotull e rrotull ? Se po qe kjo e dyta, për shqiptarët që e kanë kokën të dyndur me historiografi komuniste shkruar në soc - stil, gjithçka është e qartë.
    Faqe 103,
    “(Rebelimi)...nuk u mbështet nga populli i Mirditës”.
    Epo mirë, ta zemë se rebelimi i Mirditës nisi, si ti e lë të nënkuptohet, jo nga populli por nga bajraktarët e Mirditës. Dhe, meqënëse rebelimi i Mirditës nuk qënka mbështetur nga populli i Mirditës, por u mbështet, për të mos thënë nga populli i Fierit apo Sarandës se janë paksa larg, të themi, nga populli i Pukës apo Dibrës, del pyetja; A janë të mundura kombinime të tilla me bajraktarë, popuj, dhe rebelime ? Ke dashur të mbrosh popullin o Beqo, por në të vërtetë e ke ofenduar.
    Po në këtë faqe ke vënë një foto të Avni Rustemit. E di ti Beqo se i ndrituri Eqerem Bej Vlora, të cilin ti si konservativ i thekur ke bërë një gabim të rëndë që nuk e përmend kurrkund, për Avni Rustemin flet me neverinë më të madhe duke e quajtur thjesht dhe vetëm një halabak frikacak dhe asgjë më tepër? Thuam tani ti mua, kujt t’i besojnë ato letrat e bardha mbi të cilët shkruan vetëm dora e partisë, ata që aksham për aksham, mbas diskos dhe Dashurisë, dëgjojnë gojë hapur ngrehjet e gjyshit komunist gënjeshtar dhe mburrjet e babait sigurimist të indoktrinuar në palcë, nxënësit e gjimnazeve, Historisë tënde, apo Beut të Vlorës?!
    Faqe 104,
    “...u formua qeveria e Shefqet Vërlacit, por kjo nuk i pëlqeu as opozitës, as opinionit publik përparimtar”.
    Po ty a të pëlqeu ajo qeveri o Beqo? Nuk ka qeveri pluraliste që t’i pëlqejë opozitës ! As opinionit publik në përgjithësi ! “Opinion publik përparimtar” ?! Më fal, por ky përcaktim duket si i marrë nga arkivat e Radio Tiranës së kohës së Baba Qemos dhe shkruar nga një komunist që komunizmin e ka në gjak dhe në gen prej 400 brezash ?! Ore Beqir, po opinioni publik reaksionar, nga kush përfaqësohej në atë kohë, ë ? A vallë nga bejlerët ? Dhe a s’më thua; Kush qe’ më përparimtar, Beu Shefqet Vërlaci, Xhaferr Bej Ypi, Eqerem Bej Vlora, apo halabaku, morracaku, kotherja, Avni Rustemi ?! Dhe në përgjithësi, cilët mund ta duan më fort Atdheun, ata i të cilëve Atdheu është dhe për Atdheun japin, apo ata që Atdheut vetëm i marrin sepse përveç morrave s’kanë asgjë?
    Faqe 116,
    “Prej vitit 1925 filloi një farë zhvillimi industrial i nxitur nga qeveria e cila i dha përparësi industrisë së përpunimit të produkteve bujqësore”.
    Ti e di dhe të gjithë e dinë se më 1925 Shqipëria ishte mesjetë. Epo atëhere pse o Beqir flet me kaq përbuzje për lodhjet e qeverisë së atëherëshme duke thënë “një farë” zhvillimi. Çfarë zhvillimi industrial të niste ajo qeveri në atë kohë ? Të ngrinte Uzinën Dinamo me kontribut rus, metalurgjikun e Elbasanit me ndihma kineze, Kombinatin e dokut të Beratit, të ndërtonte Autostradën Durrës - Kukës, apo të niste prodhimin e mikroprocesorëve dhe kompjuterave që më 1925?!
    Faqe 129,
    “Dhuna politike (e Ahmet Zogut) në vend u paksua së tepërmi dhe u bë një hap i rëndësishëm për forcimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar”.
    Dhunë politike që e shton dhe e pakson Mbreti kur dhe si t’i dojë qefi ! Pse i bie anës e anës dhe s’e thua troç që Ahmet Zogu ishte një satrap?
    Faqe 135,
    “Në Durrës formacione të xhandarmërisë shqiptare, të drejtuara nga major Abaz Kupi dhe kapteri i marinës Mujo Ulqinaku u bënë qëndresë pushtuesit”.
    Si ka mundësi që ke përcjellë në tekstin e Historisë këtë klishe’ propagandistike të neveritëshme ?! Mirë majori Abaz Kupi, por, pa e paragjykuar aspak Mujo Ulqinakun dhe patriotizmin e tij të pashoq, si mundet një kapter i marinës të drejtojë formacione xhandarmërie?!
    Faqe 136,
    “Greva bënë edhe punëtorët e Selenicës, të Rubikut, të Shkëmbit të Kavajës, si dhe ata të fabrikave të ndryshme...”.
    Epo meqënëse bashkë me gjithato fabrika, grevë paskan bërë edhe ata të Shkëmbit të Kavajës ku të paktën prej nja dy mijë vitesh që kur Pompeu vuri atje kullën e tij të vrojtimit, veç laraskave dhe erës së detit që rreh atë shkëmb, atje kurrkush s’ka zënë punë me dorë, pse s’thua që greva janë bërë edhe në Shkallën e Tujanit ku qyshkur është krijuar bota ka vetëm gjarpërinj, dhe ata të Gurit të Miçanit në Kolonjë ku s’ka pasur as ka për të pasur kurrë asgjë të gjallë?
    Faqe 141,
    “Populli ynë diti të bënte dallimin ndërmjet ushtarëve të thjeshtë dhe fashistëve italianë”.
    Propagandë komuniste nga ajo më e fëlliqura ! Beqir, fashistët në Itali ishin miliona. As fashistët e ndërlikuar dhe as ushtarët e thjeshtë nuk mund ta bënin atë gjurulldi pa njëri - tjetrin.
    “Ymer Dishnica, komunist, patriot, mjek, njeri’, demokrat”.
    Edhe komunist, edhe njeri’, edhe patriot, edhe demokrat ?! Bah ! Për këtë bën mirë të llafosesh pak minuta me ndonjërin nga ata që kanë nja njëzet vjet që rrinë dit’ e nat’ tek oborri i Partisë Demokratike. Merr prej tij sqarimet përkatëse, dhe bëj kujdes mos të rrahi!
    Faqe 144,
    “Me vendosjen e regjimit të pushtimit, nazistët shtuan shfrytëzimin ekonomik të vendit. Ata vunë nën kontroll pasuritë minerale dhe natyrore pa asnjë shpërblim. Po ashtu futën në dorë “Bankën Kombëtare” dhe rezervën e arit shqiptar”.
    Ke dëgjuar ti Beqo për ndonjë pushtues që vepron ndryshe ? Kur i patën nisur nazistët gjithë këto prapësira anti - shqiptare, të cilat prapësira me vendosjen e regjimit të pushtimit vetëm “i shtuan” ? A ka pushtues që jep shpërblim ?! Si futet “në dorë” një bankë?
    “Nazistët gjermanë e mbështetën Lidhjen e Dytë të Prizrenit me qëllim që ta shfrytëzonin atë në interes të planeve të tyre”.
    Po pra, se nazistët gjermanë, si fort’ të ngeshëm që ishin, manovra të tilla me “mbështetje” dhe “shrytëzime” bënë gjithandej. Sepse ata lidhjet e gjithfarshme, si ajo e Prizrenit për shembull, mund t’i shfrytëzonin jo vetëm në interes të tyre, por edhe në interes të kujt t’ua donte qefi, të rusëve për shembull, apo të Diktatorit të ardhshëm të Shqipërisë.
    Faqe 145,
    “Me A. Zogun mbante një farë lidhje edhe Britania e Madhe, e cila mendonte ta shfrytëzonte atë për synimet e veta, po të paraqitej nevoja”.
    Apapapapapa sa dinake kjo Britania e Madhe që për gjithato synime të errëta me Ahmet Zogun mbante, jo një lidhje të tamamtë, por vetëm “një farë” lidhje! Aman o Beqir për kokë tënde në një botim të ardhshëm hiqi këto budallallëqe se ma shpife.
    Faqe 146,
    “Në Qafën e Kiçokut, ballistët që ndodheshin përkrah gjermanëve u shpartalluan nga forcat partizane”.
    Po patën qënë ballistët përkrah gjermanëve, edhe gjermanët përkrah ballistëve do kenë qënë ma merr mëndja. Prandaj, po të pyes, po gjermanët përkrah ballistëve, ç’u bënë pas sulmit partizan, a u shpartalluan edhe ata dreqër ? Kaq zët i paske ballistët o Beqo ?! Mund të thoshe “u mundën” o burr’ i dheut, por jo “u shpartalluan”. Sepse, ta shpartallojë shqiptari shqiptarin, tingëllon fyese, prandaj po të them.


    Faqe 148,
    “Gjatë 19 ditëve luftimi në Tiranë, ushtria partizane pati mbështetjen e plotë të popullit. Gjatë luftimeve armiku la në fushën e betejës mbi dy mijë të vrarë”.
    O Beqo, kur u bë e ashtuquajtura Luftë e Tiranës, gjermanëve u kishte ardhur fundi. Ata në ato ditë thjesht po tërhiqeshin nga jugu drejt veriut për në Gjermani të ndjekur nga bombardimet e aleatëve. Të ashtuquajturat çlirime të qyteteve shqiptare nga forcat partizane nuk ishin çlirime në kuptimin e mirfilltë të fjalës. Ishin pritje nëpër kodra derisa edhe i fundit gjerman të ikte nga qyteti dhe partizanët të zbrisnin me zhurmë si çlirimtarë. Kaq. Të tjerat janë gënjeshtra komuniste. Sa i përket asaj shifrës dy mijë që ti jep për numurin e gjermanëve të vrarë në Tiranë, është dukshëm një ekzagjerim nekrofilik tipik për propagandën komuniste. Ti e di fare mirë se ajo propagandë që deshte sa më tepër të vdekur, s’njohu asnjë kufi, as për numrin e gjermanë as për numrin e shqiptarëve të vdekur. Se gjysma a më tepër e asaj që ti e quan Lufta e Tiranës është bërë rrotull një bunkeri në mes të Sheshit Skënderbe me vetëm një ushtar gjerman brënda i cili kur j’u mbaruan fishekët, si frikacak me nam që ishte, pranoi humbjen, dhe vrau veten.

    Faqe 171,
    “Tipar dallues i kësaj periudhe (1949 - 1980) është ashpërsimi artificial i “luftës së klasave”.
    Kjo është tejet e rëndë për një atdhetar si ty Beqir. Pra, sipas teje, tipari dallues i viteve më kriminale të krejt historisë së Shqipërisë, nuk paskan qënë vrasjet, burgjet, spiunimet, torturat, izolimi i tmerrshëm, fukarallëku i llahtarshëm, por diçka e tërthortë dhe disi’ teorike, “ashpërsimi artificial i luftës së klasave”, e cila luftë klasash, gjithmonë sipas teje, po të mos ishte ashpërsuar artificialisht por të ishte zbatuar normalisht, prej saj nuk do kishim patur asnjë të keqe! Obobobobo, të betohem këtë s’e pata pritur prej teje.
    Këto ishin disa dromca zbuluese që nuk mund të mos të t’i thoja.
    Tani të vimë te ajo më kryesorja, ajo që cave u krruhet, cave u dhëmb, cave u djeg, disa i përcëllon, dhe ca të tjerë i tërbon.
    Ishte a s’ishte rebelim komunist ajo që ndodhi më 1997?
    Ishte Beqir ishte. Ishte përderisa u mbikqyr dhe u udhëhoq nga ish krerët e Partisë së Punës. Po pse atëhere ish komunistat refuzojnë duke u hedhur përpjetë se s’ishte ? Arësyeja është e thjeshtë; Sepse, edhe rebelimi edhe komunizmi, për më tepër të dyja bashkë, janë gjëra që në kohën e tanishme s’para u preferohet autorësia. Por ka edhe një arësye tjetër, specifike për komunistat t’anë; S’është fare çudi’ që hataja që bënë më ’97-ën të mos u duket tamam rebelim komunist. Dhe në këtë mënyrë, refuzimi i tyre, mund të jetë edhe një lloj sinqeriteti në formën e një qefmbetjeje për një punë të lënë përgjysëm. Jo si ti që heqjen e Mozaikut e nise dhe e le. Komunistat punëve dhe pretendimeve u venë në fund. E gjitha kjo, sepse, në përfytyrimin e komunistave t’anë, rebelim komunist, pa shtetëzime të pasurive, burgje, tortura, varje në litar, pushkatime pa gjyq, nuk mund të ketë. Dhe, pavarësisht se më 1997-ën hodhën në erë ura dhe banka, hotele dhe lokale, vodhën depo, armatosën shqiptarët me nga 10 deri në 100 klashnikovë për shtëpi dhe tritol e bomba pa hesap, por meqënëse, nuk u kryen shtetëzime, nuk u ideuan burgje dhe kooperativa bujqësore, plane pesë vjeçarë, etj. etj. dhe gjithashtu, mua, Fatos Lubonjën, Fahri Balliun, Andrea Stefanin, Muç Nano, Skënder Minxhozin, Andi Bushatin, Andi Bejten, se për pak harrova Artur Zhejin, me ndonjë korrektim të lehtë të listës, nuk na pushkatuan të na hidhnin të vdekur duarlidhur më ndonjë hendek anës udhës andej nga Sukthi, çka ndoshta nuk do ishte dhe fort keq, për të gjitha këto arësye pra, sipas tyre, rebelimi komunist nuk qe i përsosur. Dikush a disa prej tyre sot pas kaq vitesh mund të thotë se pavarësisht nëse ishte a s’ishte rebelim komunist, komunistat e shfrytëzuan rastin për të marrë pushtetin. As kjo s’mund të jetë e vërtetë. Sepse është krejt njëlloj sikur, ta zëmë ti apo dikush tjetër që ka një biznes, sheh biznesin konkurrent që ka marrë flakë, dhe nuk thërret zjarrfikësit, por shkon i hedh edhe një kovë benzinë zjarrit. Se kështu janë komunistat. Hithra, që po s’i dogje, pilaf aty i ke, aty mbeten, aty përsëri mbijnë, dhe po aty më vrullshëm rriten. S’i sheh këlyshët e tyre të sotëm ?! Si i kanë zënë të gjitha kyçet. Si lehin kudo. Si e kanë përmbytur propagandën me predikime të gjata pozitive, të mërzitëshme, gjumëndjellëse, moralistike, në dukje të thjeshta dhe të dobishme, në thelb kriminale. Të gjitha këto, jo për ideologji e më the e të thashë. Se komunistat t’anë nuk kanë pasur kurrë ideologji. As për të ngritur kooperativa dhe SMT-ra, apo të tjera broçkulla tashmë të pamundura. Këtë herë kanë tjetër hall. Këtë herë duan të mbajnë njëri - tjetrin afër që t’ju verë mbroth interesi, biznesi.
    E kupton me kë ke të bësh ? Me njerëz që mes Mozaikut dhe Monalizës, meqënëse i quajnë të dyja vepra Arti, nuk bëjnë asnjë dallim. Prandaj po të them mos prit gjë nga komunistat o Beqo, sidomos nga stili i tyre për ta rrëfyer Historinë. Komunistat t’anë, po s’thanë hapur se Diktatori ishte vrasës, se Sigurimi ishte kriminal, se mender partia e tyre ishte një bandë e fëlliqur kriminelësh ordinerë, se të shumtat e punëve që u bënë nën Diktaturë ishin kot, se simpatinë dhe votat e nostalgjikëve i refuzojnë, dhe sidomos se mozaiku i turpshëm duhet hequr një sekondë e më parë, mos prit gjë prej tyre.
    1997-a ishte rebelim komunist ! Në qoftë se nuk do biem dakord për një të vërtetë kaq evidente, kot themi se jetojmë të lirë, kot punojmë, kot jemi futur në NATO, kot shpresojmë të futemi në BE, kot kemi Histori, heronj, dijetarë, shkencëtarë, artistë, poetë, shkrimtarë. Prandaj ti, pavarësisht se Historinë duhet ta shkruash pak më mirë, tanipërtani je në rregull. Sepse përcaktimi që ti i ke bërë ’97-ës si rebelim komunist, është jo vetëm i vërtetë, por e vetmja e vërtetë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 04-10-2009 më 06:02

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    O homze seshte pune komunizmi ketu.
    A je shqiptar a nuk je?
    Po si u vendoska teze serbe per origjinen tone ne tektet tona shkollore dhe nuk ju bon pershtypje fare?
    Ju o jeni pa tru qe se kuptoni sa e rende eshte kjo (dhe ka pak mundesi mos ta kuptoni) o jeni te shitur koke e kembe se kjo pune eshte aq e rende sa cdo shqiptar cohet e mer dyfekun.
    Albania Uber Alles

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •