Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 62
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Kemi shume arsye dhe pak a shume i kane permendur chingy, dias10, Endless, mario-x...etj.
    Hapesit/es te temes, te vazhdoj diskutimin per pyetjen qe ka hapur temen, nuk eshte e nevojshme te replikoj çdo postim dhe ta çoj diskutimin jashte teme.
    Ne teori po,ne praktike e kemi historikuar apo e shofim.
    Mendimi jem....

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    E Nderuar : Shigjeta,

    Chingy, Marjo etj., treguan për cfarë na bënte të krenoheshim jo me se kemi për t'u krenuar, pyetja është se me cfarë krenohet një shqiptar sot, dhe kërkohet përgjigje për të tashmen jo si ato, krenohem se Skënder-Beu ishte shqiptar, por me tani cfarë kemi për t'u krenuar, ato kohë shkuan, gjithsesi asgjë nuk ka ndryshuar ... !!!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    190
    a duhet me pâsë arsyje me u krenue për nacionalitetin tând?

    nejse, po t'i rreshtoj do arsyje:

    - skenderbeu
    - gjuha jonë
    - qindresa jonë nëpër shekuj
    - kultura jonë
    - James Belushi

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga kapllani Lexo Postimin
    a duhet me pâsë arsyje me u krenue për nacionalitetin tând?

    nejse, po t'i rreshtoj do arsyje:

    - skenderbeu
    - gjuha jonë
    - qindresa jonë nëpër shekuj
    - kultura jonë
    - James Belushi
    E paske harru edhe hashimin edhe kupen

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga kapllani Lexo Postimin
    a duhet me pâsë arsyje me u krenue për nacionalitetin tând?

    nejse, po t'i rreshtoj do arsyje:

    - skenderbeu ---- Vdiq
    - gjuha jonë ----- u Ndryshua
    - qindresa jonë nëpër shekuj ---- u Përthye
    - kultura jonë ---- u Përlye
    - James Belushi ---- NO COMENT
    Një korigjim për ty dhe të tjerët që i përgjigjen ksaj teme, pa kuptuar mirë pyetjen, pyetja parashtrohet për të tashmen ose për të ardhmen, atë të shkuarën e dijmë të gjithë, kjo tregon se kishim për cka të krenohemi, por fatkeqësisht tani nuk kemi ... !!!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Cila është arsyeja që Krenohemi që jemi Shqiptar?---se jemi nje popull liridashes, se kemi nje gjuhe te mrekullueshme, se kemi nje vend qe e lakmojne "ujqerit perendimore"

    Dhe pse bëhemi patriot me fjalë e jo me vepra? ----- si duket nuk e ke studiuar historine e Shqiperise

    Pse nuk e duam diturin , ---- po gjithe ato mijera e mijera studenta shqiptare qe studiojne jo vetem ne vend por edhe jashte c'jane?? jane hapur Universitete thuajse ne c'do qytet .... pastaj mos te harrojme te diturit Enveri i poqi ne hell .....

    Pse gjithmonë Shqiptari është ai që sjell probleme si në vendet tona ( Kosovë - Shqipëri ) si në vendet jashtë saj? ----- problemet i kane sjelle dhe vazhdojne ti sjellin ata vende qe perdorin varferine e shqiptarit


    Pse i duam ata që na SHKELIN?Pse i frigohemi atyre që na shkelin dhe nuk hapim gojat në kundërshtim me ta ? ------- sepse terrori komunist 50 vjecar i ka bere njerezit te mbyllin gojen perpara padrejtesive, si i thone fjales "te shikojne punen e tyre"
    me te kuqe jane pergjigjet e mia per pyetjet e tuaja qe je munduar te na sjellesh ketu
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 12-09-2009 më 03:04
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #57
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anëtarësuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Nuk ndihem as krenare dhe as inferiore sepse jam shqiptare ,jam krenare per veten time po.
    Se ka shqiptare te mire dhe te keqinj si ne çdo vend te botes.
    A don, e s'din, a din e s'don !

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    19
    Jemi krenare se jemi ndryshe nga cdo popull tjeter , jemi krenare se kemi duar te pastra
    jemi krenare se enderrojme dhe jemi krenare se i perkasim atij vendi qe per vite te tera eshte perlare me "gjak"
    Megjithe se jetojme ne vende te ndryshme te botes perseri e ndiejme se nje pjese e jona i perket atij vendi ku kemi lindur dhe se kjo pjese na fal nje emocion te forte i cili na ben krenare
    A man can learn only two ways , one by reading , and the other by association with smarter people.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Një korigjim për ty dhe të tjerët që i përgjigjen ksaj teme, pa kuptuar mirë pyetjen, pyetja parashtrohet për të tashmen ose për të ardhmen, atë të shkuarën e dijmë të gjithë, kjo tregon se kishim për cka të krenohemi, por fatkeqësisht tani nuk kemi ... !!!
    Po Skenderbeu vdiq, se as nji njeri nuk mundet me tejjetue deri në përjetësi, edhe ma paraqit nji gjuhë qi s'u ndryshue kurr në rrymë të shekujve? Edhe sa i përket qindresës sonë, nuk dij se ça mendon ti, por fakti se kemi qindrue gjatë këtyne shekujve nën zgjedhën e sundimtarëve të huejë pa e harrue prejardhjen tonë âsht arsyje për t'u mburrë e për t'u krenue! Shum popuj të tjerë humbuen nën sundimin e pushtuesve të tyne.

    E nuk mund të kuptoj pse po përqindrohesh aq i përpimë në të tashmen, Pyeti njiherë do nacionaliteti të tjerë të njajten gjâ, edhe ata kanë me t'i radhue nja njiqind fakte të historisë së tyne "madhështore" tue të hedhë shikime nënvleftsuese, se me të vërtetë shqiptarët e soçëm nuk kanë nam të mirë edhe nji numër i madh i evropjanëve i lidh me krimë e vepra iligale. Megjithse kjo nuk do të thotë se as sonte nuk kena arsyje për me thânë "jam krenar qi jam shqiptar":

    - për sa po vërej unë Shqipnia âsht kah bân përparime në rrugën e saj drejt në Evropë
    - veç sa hymë në NATO
    - Nanë Tereza (e dij se vdiq, por para 12 vitesh edhe prandaj e cilësoj si personalitet i famshëm shqiptar të kësaj kohe)
    - Adem Jashari e shum dëshmorë të tjerë, qi vdiqën pë liri e vetëm përqata nuk i përkasin mâ së tashmës


    dhe ma në fund, e kjo ndoshta âsht arsyeja ma e rândësishme pse mundemi me thânë serbes qi jemi krenar me qenë shqiptar, âsht vetë fakti se âsht e drejta jonë me thânë këtê. Kush këqyr për arsyje rranjësore me qenë i krenuem për prejardhjen e tij? Sot edhe gjermanët mbas gjenocitit të çifutëve nuk kanë turp me dâlë jasht e me leçitë se janë gjermanë, sepse çdo popull ka gjindë rezilë, të këqijë, do hajvana e horra, njerëz të hunit e litarit, të cilët e prishin emnin e popullit e tyne. Prandaj kjo temë nuk bân as me u diskutue ma gjatë, sepse askush nuk duhet me ça kokën për të gjetë arsyje të jetë krenar qi âsht shqiptar, posaçërisht pse kâ në botë edhe ma zi se ata kriminelat tonë, ndonëse më duhet me pranue se më interson diqysh ça mendojnë shqiptarë të tjerë për kêtë pyetja.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga kapllani Lexo Postimin

    - për sa po vërej unë Shqipnia âsht kah bân përparime në rrugën e saj drejt në Evropë
    - veç sa hymë në NATO
    - Nanë Tereza (e dij se vdiq, por para 12 vitesh edhe prandaj e cilësoj si personalitet i famshëm shqiptar të kësaj kohe)
    - Adem Jashari e shum dëshmorë të tjerë, qi vdiqën pë liri e vetëm përqata nuk i përkasin mâ së tashmës

    1.) Shqipëria nuk është aspak afër evropës, për këtë duhet të jesh i sigurtë, sepse Ev(u)ropianët nuk duan ata të paditurit (qeverisës), kriminelët (qeverisës), dikatotorët (qeverisës), këto kohë ata kaluan në 1848, me rastin e revolucionëve të shumta që ndodhën në Evropë, tani evropa tha këtë fjalë : "Shqipëri ... Po presim Revolucionin tuaj".

    2.) NATO, nuk ka sjell asgjë, NATO nuk hapë dyert e diturisë, jemi ne vetë populli që duhet të bëjmë një gjë të tillë, NATO nuk është institucion që anashkalon varfërinë e shteteve të tjera, një gjë të tillë duhet ta bëjmë ne vetë dhe jo NATO.

    3.) Nënë Tereza vdiq, asaj nuk mund t'i thuash Shqiptare, por mund ta duash për ndihmesën që ofroi ajo, por jo edhe që ajo ishte Shqiptare, pasiqë ajo ishte nga Maqedonia, andaj nuk mund të krenohemi, siq edhe nuk mund të krenohemi me serb me prejardhje shqiptare ... !!!

    4.) Adem Jashari, ishte krenari, por nuk mund të themi se edhe antarët e tjerë të ushtrisë Clirimtare të Kosovës, sepse po të ishin krenari Hashim Thaqi do të përkujdesej për ta e nuk do t'i lejonte të jetonin nën kushte të rënda jetsore, ekonomike sociale, por mesa shohim ai nuk përkujdeset por i konsideron si shërbëtorë me të cilët ishte bashkëluftëtarë ... !!!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Mbi konfliktin në Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  4. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •