Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 62
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    Cila është arsyeja që krenohemi që jemi shqiptar?

    Cila është arsyeja që Krenohemi që jemi Shqiptar?Dhe pse bëhemi patriot me fjalë e jo me vepra?Pse nuk e duam diturin , Pse gjithmonë Shqiptari është ai që sjell probleme si në vendet tona ( Kosovë - Shqipëri ) si në vendet jashtë saj?Pse i duam ata që na SHKELIN?Pse i frigohemi atyre që na shkelin dhe nuk hapim gojat në kundërshtim me ta ? Këto dhe shumë pyetje të tjera . . . nëse dëshironi përgjigjuni por më të rëndësishmes . . . CILA ËSHTË ARSYEJA QË KRENOHEMI QË JEMI SHQIPTAR?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    se kemi femrat me seksi e meshkujt me te bukur ne bote
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Cila është arsyeja që Krenohemi që jemi Shqiptar?Dhe pse bëhemi patriot me fjalë e jo me vepra?Pse nuk e duam diturin , Pse gjithmonë Shqiptari është ai që sjell probleme si në vendet tona ( Kosovë - Shqipëri ) si në vendet jashtë saj?Pse i duam ata që na SHKELIN?Pse i frigohemi atyre që na shkelin dhe nuk hapim gojat në kundërshtim me ta ? Këto dhe shumë pyetje të tjera . . . nëse dëshironi përgjigjuni por më të rëndësishmes . . . CILA ËSHTË ARSYEJA QË KRENOHEMI QË JEMI SHQIPTAR?
    Tema asht shum intersante, por duhet ta kishe shtru pak ma but. Arsya sepse, mer shoku, kjo periudh qe po kalojm quhet TRANZICION. Arsye per me qen krenar qe jena Shqiptar gjen n'historin e kombit ton. Por kjo nuk do t'thot qe ne t'dalim nga mjesi e deri n'dark duke bertit qe JAM KRENAR QE JAM SHQIPTAR. Un jetoj n'It dhe po t'them se edhe ktu kan arsye per me qen krenar sa te dush. Un mendoj se vlerimin duhet me ta ba t'tjert.......
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #4
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Po e shave nenen tende, c'pret nga nusja pastaj?!

    Keshtu eshte bere puna jone..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2009
    Postime
    131
    deri para pak kohe isha krenar per shume gjera...por ne kohet e fundit po zbuloj vetem zhgenjime nga populli yne...NUK JAM ASPAK KRENAR QE JAM SHQIPTAR.!!!!
    jua them tani arsyen...para ca kohesh eshte hapur tema per centralin berthamor qe do behet ne shkoder dhe per biomasen qe do behet ne lezhe...(per teme ne shkoder ka pasur 127 komente ndersa per ate te lezhes vetem 9)..ajo qe me vjen inat eshte se per temat me titull "Kush eshte Sali Berisha" dhe "kush eshte Edi Rama" kishte rreth 500 pergjigje per secilen..
    ne jemi vetem popull llafazan qe kur vjen puna per te reaguar rrime si pula te lagura..ne lezhe dhe ne shkoder luhet e ardhmja jone,ajo e brezave qe do vijne dhe njerezit japin mendime se kush edhe edi apo saliu......bahhh me thoni ju se perse duhet te jem krenar qe jam shqiptar????

  6. #6
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Edhe kinezi eshte krenar qe eshte kinez pavarsisht ca mendojne per te te tjeret....

    Per mendimin tim eshte turp te mos krenohesh per ate qe je...per te qenurit shqiptar..
    I urrej ca njerez qe ndonjeher prezantohen si prej nje vendi tjeter,sepse kane frike se mos bashkbiseduesi mund ta nenvlersoje se eshte shqiptar...

    Me te mirat e te keqijat e Shqiperise...ne shqiptare mbesim deri sa te vdesim...
    Really Dude... Get A Life!!!

  7. #7
    Realisht, veshtire eshte te gjesh ndonje virtyt apo çkadoqoft, qe te ben te krenohesh, qe je shqiptar! E them me keqardhje sepse dhe une jam i till.
    Paraprakisht mendova dhe me intrigoi kogja shume pyetja, por sinqerisht ende nuk po me bie ne mendje ndonje vlere e mirefillt, qe me ben te krenohem ne pergjthesi, qe jam Shqiptar.
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Te shumta........................

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Cila është arsyeja që Krenohemi që jemi Shqiptar?Dhe pse bëhemi patriot me fjalë e jo me vepra?Pse nuk e duam diturin , Pse gjithmonë Shqiptari është ai që sjell probleme si në vendet tona ( Kosovë - Shqipëri ) si në vendet jashtë saj?Pse i duam ata që na SHKELIN?Pse i frigohemi atyre që na shkelin dhe nuk hapim gojat në kundërshtim me ta ? Këto dhe shumë pyetje të tjera . . . nëse dëshironi përgjigjuni por më të rëndësishmes . . . CILA ËSHTË ARSYEJA QË KRENOHEMI QË JEMI SHQIPTAR?
    -------------
    1.Duhet të jesh krenar sepse je trashëgimtar i një populli të lashtë (Ilirëve) që i ka dhënë njerzimit shumë.
    Kujto: Shënë Jeronimin,Dioklecianin,Konstantinin e Madh,
    Justinianin,Anastasin,Gjin Bua Shpatin,Gjergj Kastriotin,Lekën e Kanunin e madh të Maleve,Pal Engjellin,Barletin,Buzukun,Bogdanin,Matrengen,Kuve ndin e Arbrit,Naumin e Veqilharxhëve,Frashërlinjët,Lidhjen e Prizrenit,Mic Sokolin,Hasan Prishtinën,Ismail Qemalin,Luigj Gurakuqin,Bajram Currin........
    2. Ka që janë vetëm me fjalë,po ka që edhe me kok e kanë paguar e treguar patriotizmin.Qerqiz e Bajo Topulli,Isa Boletini,Adem Jashari,Azem Hajdari e ata mijra të pa emer që ranë në shumë lufta e u bënë qirinjë për këto që kemi sot....
    3.Kush të tha se nuk e duam diturinë ?
    -Themelues i Universitetit të Stambollit kush ishte tjetër përveç Hoxhë Tahsinit e shumë shqiptarëbve tjerë duke e përfshirë edhe të madhin Sami bej Frashëri etj.,...
    3.Ëdo vend ka qytetarë problematikë.As ne në Kosovë e as në Shqipëri hiç nuk jemi më problematik se sa në vendet tjera.Shiko statistikat e krimeve të rënda në gjithë botën....
    4.Kush të rrejti djal se i duam shtypsit,të huajt e paftuar ?
    Në luftën e fundit ranë së paku 15000 shqiprtarë sepse nuk deshen të përkulen....

    Njihe vendin tënd,gjuhen,kulturën,historinë tënde dhe do ta duash këtë vend që zoti na e dha....neve shqiptarëve.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Edhe pse munda të sjellë diçka nga përvoja ime në këtë temë,më bëri përshtypje ky përshkrim i mburrjes shqiptare në katër pamje...



    Mburrje shqiptare në katër pamje

    Shkruar nga Bardh Rugova
    e premte . 17 prill 2009

    Me sebep
    Në botë njerëzit mburren me ndershmërinë e tyre, me shprehitë e punës, me qetësinë individuale dhe me civilizimin. Kosovarët mburren me të tjera veti

    Pamja e parë është një kafene e vogël, pak para fajronit. Dritat janë të zbehta dhe tavolinat janë bosh. Të gjitha, përveç njërës, fare në skaj. Aty është ulur një burrë në moshë pak më të shtyrë dhe tymos duhan i vetmuar. Kamerieri ia ndërron taketuken dhe duket më i hareshëm se herë të tjera. Pastaj, burri i vetmuar ngrihet ngadalë-ngadalë, i thotë diçka me zë të ulët kamerierit dhe niset po aq ngadalë-ngadalë drejt derës.

    Kamerieri vjen te tavolina jonë.

    A e patë, atë njeri?!

    Po!

    A e njohët, kush ishte?!

    Jo!

    Këtij njeriu i mjafton të rrijë me ty pesë minuta, e të të mashtrojë, e të t’i marrë, në mos gjë tjetër, dhjetë euro. S’ka më i samës. Aty për aty të bën budalla!

    Kush qenka ky!

    Babai im!

    Kaq tregoi kamerieri dhe vazhdoi me mburrje drejt banakut, ku po e priste cigarja e ndezur që me tymin e saj po krijonte hije në murin e lokalit me drita të zbehta.

    Një pikëçuditëse e madhe u shfaq në kokat e bashkëbiseduesve. Kamerieri sapo ishte mburrur se e kishte babanë hajn. Zakonisht, njerëzit përpiqen t’i përshkruajnë prindërit e tyre si të ndershëm, të fortë e të dijshëm. Mirëpo, që dikush mburret se e ka babën hajn e mashtrues, ky qenka një trend i ri në kulturën kosovare.


    Pamja e dytë është një shinobus që kalon nëpër qendër të Gjenevës. Në ulëset e prapme, dy gra shqiptare njoftohen për herë të parë. Muhabeti lidhet me shumëçka, para se të arrijë te e pashmangshmja: E ku punon ti!

    Gruaja që kishte zërin pakëz më të hollë se tjetra tregon se punon në një supermarket. Pastaj merr pamjen e mburrjes.

    Kjo gati se nuk është punë. Veç pare më japin. Vërtet pastruese jam, por ndonjëherë – ‘qy ndonjëherë, shpeshherë – hyj në nevojtore dhe nuk bëj asgjë. Vetëm rri dhe askush nuk më thotë asgjë. Pastaj, kur vjen koha, ia bëj nja dy herë më fshesë vër dhe shkoj në shtëpi. U kënaqa!

    E lumja ti, i tha gruaja tjetër me zë pak më të trashë.

    Zakonisht, njerëzit mburren me shprehitë e tyre të punës, mburren me aftësinë e tyre për të punuar. Me forcën. Tani, qenka një tjetër trend. Njerëzit po mburren me dembelinë e tyre. Me mospunën.


    Pamja e tretë është sheshi në qendër të Prishtinës. Fryn një erë e lehtë, por burra dhe gra enden pa dert nëpër sheshin e granitit. Një burrë me mustaqe takon mikun e vjetër. Pas pyetjeve të zakonshme (qysh je? a po lodhesh?), mustaqoshi vendos t’i binte trup.

    Nuk po lodhem, por po nervozohem. E kur nervozohem unë, kurrkush ciu nuk guxon të më bëjë. Më skuqen e më zgurdullohen sytë, më nxihen buzët, një si rrëqethje ma kaplon trupin. Jam në gjendje ta shqyej këdo që më kalon pranë. Të gjithë ma kanë frikën. U them të gjithëve: mos gaboni të më bëni nervoz, se kur nervozohem nuk di pastaj çfarë mund të bëj!

    Kaq tha mustaqoshi dhe i lëshoi fytyrës një hije pakëz më të rëndë. Ishte një hije: a po e di ti me kë je duke folur a jo?!

    I samës je ti, ia rrahu krahun tjetri.

    Burri me mustaqe sapo po e tregonte edhe një trend të ri të mburrjes shqiptare. Po mburrej që është i trentë, i krisur, që ka probleme nervore. Në ndonjë vend tjetër, njerëzit që kanë probleme të tilla do ta konsultonin ndonjë psikiatër. Vetëm në Kosovë, kujtojnë se është virtyt të mos mund të kontrollosh vetveten.


    Pamja e katërt është një zyrë e pluhurosur. Dëgjohet zhurma e lehtë e tastierave të kompjuterëve dhe një telefon tutje, atje nga fundi i zyrës. Afër derës, një punëtor i ri merr ca këshilla nga punëdhënësi. Punëdhënësi i thotë se për punën që bënte, do të duhej të ishte pakëz më i gjallë, pakëz më komunikues, më i shkathët me fjalët.

    Epo, unë jam malësor, tha punëtori duke e nxjerrë gjoksin përpara me mburrje, për t’ia mbyllur gojën shefit dhe për ta argumentuar ngathtësinë e tij.

    Shefi vetëm tundi kokën.

    Derisa në të gjithë botën mburren me civilizimin e tyre, shqiptarët vazhdojnë të mburren me primitivizëm. Tjetër është të respektosh traditën, trimërinë e të parëve. Mirëpo, duhet pasur parasysh se në atë traditë të afërt ka shumë pak vend për t’u mburrur me dijen, artin, shkencën, shtetbërjen, biznesin, zhvillimin e teknikës...

    Në vend se të ecet përpara, disa njerëz kanë hyrë në trendin e së kaluarës, të mburrjes me të qenit i pashkollë, i palarë, i padijshëm, i pashtet, i paqytetëruar. Kudo në botë njerëzit mburren me nivelin shkencor, me artin, me trashëgiminë në fushën e dijes, por ne mburremi me mosdije dhe moscivilizim.

    Kështu, mbyllen katër pamjet e mburrjeve shqiptare. Mburremi që jemi hajna, papunëtorë që i kemi nervat të dobëta dhe që jemi të paqytetëruar.

    Në një sistem të tillë vlerash, të krijuar nga sistemi i arsimit, mediumet dhe institucionet kosovare në disa vjet të fundit, ata që janë të ndershëm, punëtorë, të qytetëruar, që mund të kontrollojnë sjelljet e tyre konsiderohen qullashë që nuk i duhen shoqërisë. Vaj shoqëria!


    Me fjalë të tjera: Siç thotë edhe ajo motoja olimpike: ndonjëherë, me rëndësi është vetëm të marrësh pjesë!
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Mbi konfliktin në Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  4. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •