Close
Faqja 7 prej 41 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 410
  1. #61
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Per anestine, lexo pak kete dokument dhe shihe qe organizmat nderkombetare jane kundra TEC-it ne Durres:

    http://docs.google.com/gview?a=v&q=c...+complex&hl=en


    NE dokument shihet shume mire qe mafiozat italiane jane te vetmit ata qe jane te interesuar per kete TEC. Nuk kemi ndonje fakt apo histori ku shihet qe mafia eshte e interesuar per te mbrojtur mjedisin.

  2. #62
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Marrë nga Gazeta TemA

    Kryeministri, Sali Berisha, gjatë vizitës së tij dy ditë më parë në Dhërmi, deklaroi me të madhe se turizmi do të jetë prioriteti kryesor i qeverisë së drejtuar nga ai. Por vendimet e miratuara nga vetë Berisha tregojnë të kundërtën. Vetëm në mbledhjen e fundit të KRRTRSH, kryeministri miratoi një sërë studimesh pjesore për periferinë e Tiranës, duke shkatërruar rreth 75 hektarë zonë të gjelbër pranë Liqenit të Farkës, periferinë e Vorës, Gjirin e Lalzit, ish-Kampin e Pionierëve në Durrës etj. Po ashtu, Berisha më pak se një muaj më parë miratoi ndërtimin e parkut energjitik në Porto Romano, ndërtimin e katër fabrikave të çimentos, të cilave, po t’u shtosh edhe katër fabrika të tjera që janë në ndërtim apo edhe termocentralin e Petroliferës në Vlorë, tregojnë qartë që turizmi, jo vetëm që nuk është prioritet i Berishës, por po goditet rëndë nga ky i fundit.

    Kontradiktat

    “Jemi në agun e një shpërthimi të fuqishëm turistik, e shndërrimit të Shqipërisë në një nga drejtimet turistike më të rëndësishme në Evropë”, - deklaroi kryeministri Berisha dy ditë më parë. Me resurset dhe natyrën që ka vendi ynë, natyrisht që një gjë e tillë mund të ndodhë. Veçse Berisha ndryshe thotë dhe ndryshe vepron, duke qenë kontradiktor me veten e vet. Kështu, edhe pse e konsideron turizmin si prioritetin kryesor të qeverisë së vet, me vendimet e marra ka bërë të kundërtën. Mjafton këtu të përmendim mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit, kur vetë kryeministri firmosi ndërtimin e katër fabrikave të çimentos. Kështu, Berisha firmosi ndërtimin e një fabrike çimentoje në Lezhë (Balldren). Fabrika, me shesh ndërtimi 130.000 m2, ndërtohet vetëm 1 km nga qyteza e Balldrenit dhe vetëm 3.5 km nga Plazhi i Shëngjinit. Erërat e veriut, sipas ekspertëve, do e shpien tymin dhe pluhurin e çimentos në Lezhë, e cila ndodhet 5 kilometra më në jug. Fabrika tjetër në Bushat, me shesh ndërtimi 167.000 m2, do ndërtohet vetëm 400 metra nga qendra e banuar, Mali i Jushit, dhe 5.5 kilometra në vijë ajrore nga Plazhi i Velipojës. Këshilli i Ministrave në maj ka hequr tokën këtu nga fondi pyjor për t’i hapur rrugë investimit. Një fabrikë tjetër do të ndërtohet në Fushë-Krujë, ku janë ndërtuar edhe disa fabrika të tjera çimentoje. Fabrika, me shesh ndërtimi 432.000 m2, gjendet vetëm 1.5 km nga qendra arkeologjike e Albanopolisit (Zgërdhesh). Karriera e argjilës (dizastër mjedisor) është një ndër vendet më piktoreske, pikërisht ndërmjet dhe në kontakt me dy rezervuarët: të Bajcungës dhe të Verjonit në Fushë-Krujë. Përveç kësaj, në një nga të paktat zona të mbetura të lira në Plazhin e Durrësit, ish-Kampi i Pionierëve, i ruajtur deri para pak kohësh nga forcat shumëkombëshe, Berisha miratoi një studim që parashikon pallate deri në 8 kate në plazh. Bëhet fjalë për 85 hektarë ndërtime. Por, sipas Berishës, “vizioni ynë është kombi me sytë drejt detit. Shekuj e shekuj i kemi mbajtur drejt maleve dhe e vërteta është se kemi siguruar ekzistencën dhe mbijetesën, por nuk kemi siguruar dot prosperitetin dhe zhvillimin që na kanë munguar. Ndaj, tani do të kthehemi drejt një pasurie të pafundme, siç është deti. E tërë infrastruktura jonë do të ketë dy qëllime themelore: tregun dhe detin”. Vendimet e Berishës në fakt tregojnë se ai është i pasinqertë në këto deklarata, pasi vetëm gjatë këtij muaji ai i ka dhënë një goditje të rëndë turizmit shqiptar, duke ngritur fabrika çimentosh dhe duke betonizuar bregdetin. Sipas vetë Berishës, “mbrojtja e bregut nga betoni duhet të jetë një nga qëllimet më kryesore, sepse ne duhet të ndërtojmë një turizëm ndryshe. Ne vërtet jemi të vonuar, por kemi shansin më të madh të ndërtojmë një turizëm krejtësisht tjetër nga turizmi i betonit

    dhe betonimeve”.

    Interesat

    Kryeministri, Sali Berisha, në mbledhjen e parë të Këshillit të Rregullimit të Territorit, i hapi dritën jeshile kthimit në park energjitik dhe industrial të zonës së Porto Romanos, veprim ky që rrëzon pretendimin e tij se turizmi është prioritet i qeverisë. Kjo, duke qenë se ndërtimi i këtij parku energjitik, sipas ekspertëve, do të dëmtojë rëndë zonën, rrjedhimisht edhe turizmin. Sipas ekspertëve, TEC-i me qymyr 1600 MW, që parashikohet të ndërtohet në Porto Romano, parashikohet të lëshojë në ajër më tepër dyoksid karboni se sa lëshojnë të gjitha burimet ndotëse të derisotme anembanë Shqipërisë. Këta të fundit thonë se shqetësues është fakti që asnjë studim serioz mjedisor, asnjë informim transparence për publikun lidhur me normat e ndotjeve, respektimin e distancave, numrin e banorëve, nuk është bërë deri më tani nga qeveria.

    Por miratimi i ndërtimit të këtij parku, bazuar edhe në faktet e publikuara nga gazeta “TemA”, bëhet për shkak se aty ndodhen pronat e vajzës së kryeministrit, Argita Malltezit dhe sekserit të familjes kryeministrore, Damir Fazlliç. Ky i fundit madje e ka pranuar se ka blerë tokat e fshatarëve me çmime qesharake, për t’i shitur më pas ato me çmime shumë të kripura. Gjithçka ai e ka bërë në koordinim me vajzën e kryeministrit, e cila mendohet të jetë realisht dora që qëndron pas këtyre aferave. Madje, gazeta “TemA” botoi një letërkëmbim mes Malltezit dhe një biznesmeni nga Lindja e Mesme, që kërkonte të investonte në burime energjitike. Malltezi i garantonte atij tokën, por dhe marrjen e së drejtës për të nisur punimet, me kusht që ajo të merrte tre për qind të vlerës. Duke përllogaritur se bëhet fjalë për investime prej qindra miliona dollarësh, fitimi i Malltezit do ishte disa milionë dollarë. Dëmi që Berisha i ka bërë turizmit shqiptar është padyshim edhe parku energjitik i Petroliferës në Vlorë, i kundërshtuar fort nga ambientalistët dhe qytetarët e Vlorës. Projekt ky që në fakt ishte kundërshtuar edhe nga vetë Berisha në kohën që ishte në opozitë dhe kryeministër ishte Fatos Nano. Çuditërisht, me të ardhur në pushtet Berisha ndryshoi qëndrim, duke miratuar projektin e iniciuar nga Nano.

    Miqësia

    Gjatë vizitës së tij në Dhërmi, kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim miqësor edhe me kreun e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, i dënuar vetëm pak kohë më parë nga drejtësia jonë me 6 muaj burg dhe i njohur si antishqiptari më i madh. “Në përfundim të takimeve me banorë dhe të disa inaugurimeve të rëndësishme në zonën e Bregut, kryeministri Berisha zhvilloi një takim miqësor me kreun e Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, i cili, duke e falënderuar kryeministrin Berisha për këtë vizitë, i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e angazhimet e qeverisë në lidhje me zhvillimin e turizmit bashkëkohor dhe kulturor”, - bënte të ditur Kryeministria në një komunikatë për shtyp. Berisha nuk e ka fshehur asnjëherë miqësinë e tij me Vasil Bollanon, ndaj të cilit urrejtja e shqiptarëve është e madhe, madje edhe kur ky i fundit u dënua për shpërdorim detyre pak muaj më parë. “Kryeministri Berisha, duke mbetur gjithmonë shumë i ndjeshëm ndaj respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të çdo qytetari, si dhe për respektimin e plotë të pavarësisë së sistemit gjyqësor, mendon se interpretime dhe zbatime të ligjeve, të cilat mund të mbartin nuanca politike dhe arkaike, nuk i shërbejnë qëllimit të vendosjes së ligjit”, - tha zyra e kryeministrit Berisha vetëm pak pas dënimit të Bollanos. Megjithatë, duke parë që Berisha është shoqëruar me njerëz si Millosheviçi, Tadiç, Gjukanoviç, për të mos harruar mikun e familjes së tij, sekserin Damir Fazlliç, të cilët njihen dhe si njerëzit më antishqiptarë, miqësia e tij me Bollanon mund të duket si diçka normale, pasi nacionalizmi dhe patriotizmi nuk janë në karakter të kryeministrit tonë.

  3. #63
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Po, nese behet fjale per mbrojtje apo sulm , por skam ndegjuar ndonjehere qe skuadrat luftojne, pervese nga komentator injorante.Edhe dy boksiere nuk luftojne , por ndeshen, synojne per fitore pretendojne pe titull dhe jo luftojne per titull.Mir e ke ti, gjyshi partizan baba komunist stakanovist, ne lufte ke lind e ne lufte do te vdesesh.Kjo fjale duhet perdore me kufizim.Nese ne nje teme fare te thjeshte do te lexojme 1000 here fjalen lufte , kur fare mire e bukur mund te perdoret nje fjale tjeter, atehere kuptohet qe anetaret jane pjese e nje komuniteti me edukim sekondar, patrialkale, luftarak.Kujt i mungojne rregullat elementare te edukimit nuk ka si ta kuptoje kete.Ashtu si nje kenge qe behet me fjale te zgjedhura , po ashtu dhe biseda , apo fjalia, duhet te ndertohet me fjalet me te bukura te mundeshme.
    Flm per komentet shume interesante

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [QUOTE=Edvin83;2361014]Marrë nga Gazeta TemA

    Kryeministri, Sali Berisha, gjatë vizitës së tij dy ditë më parë në Dhërmi, deklaroi me të madhe se turizmi do të jetë prioriteti kryesor i qeverisë së drejtuar nga ai.

    “Jemi në agun e një shpërthimi të fuqishëm turistik, e shndërrimit të Shqipërisë në një nga drejtimet turistike më të rëndësishme në Evropë”, - deklaroi kryeministri QUOTE]
    Me fal Edvin por nuk mund te diskutoje tema tashme te konsumuara.As une e as ti nuk mund te zhdukim mafien ne shqiperi.Por le te shpresojme nga ato, si per te mire dhe per te keq , te ndertojne dhe jo te na shkaterrojne.Le te ndertojne fabrika cimentoje sa te duan , TECE gjithashtu,fabrika ku te shfrytezohen resurset e vendit, te nderttojne rruge , se fundja keshtu perfitojme te gjithe.Sinqerisht te them se po me permende se egziston nje OJQ e sinqerte ne sherbim te shoqerise dhe kryesisht per ambientin, apo qe te jete dhe e drejtuar nga ajo fytyre e shemtuar si e Sazan gurit, do tju quaj per UFO dhe jo njerez reale.Ne shqiperi eshte e veshtire te gjesh nje individ te ndershem e jo me te besh grupim apo levizje te sinqerte per mejdisin.Sorry , por jemi shume te keqi.Kryebashkiaku i qyeteit tim V.Dako eshte nje bixhosci dhe nje ish hadut i hipotekes, e shpesh e shoh te kryesoje kete shoqate.Te lutem mos me ngacmo .Kam alergji.Njeriu i ndershem ne qytetin tim fillon tek une dhe me keqardhje te them se me nje qark shume te shkurter kthehet po tek une.Ketu ne forum ke plot fakte konkrete se cfar ka bere maloku per turizmin.Do te doja te isha une apo ti qe ta kishim ate privilegj, por ja qe ai eshte i votueshmi dhe e drejta eshte ne anen e tij.E shoh qe me kete replike je ne krahun e ish bllokemeneve por une jam ekstremis ti djathte, keshtu qe truri im eshte i mbrojtur nga cdo frekenc qe te me pajtoje me to.Dhe Berisha eshte nje produkt komunist por s'ka alternative tjeter.Gjith te tjeret jane nostalgjiket e komunizmit dhe masoniket e tipit Rama te cilet kerkojne te perfitojne prej tyre.Pra kjo eshte bashkesia me e ndyre se te tjerat.Nese jeni jashte mos ja shihni bojen ketij vendi,por nese jeni ketu mos u beni pjese e mekatit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 07-08-2009 më 10:25

  5. #65
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nga Dritan Zisi
    Marrë nga Gazeta Koha Jonë

    Ndotja e mjedisit kryesisht nga transporti eshte shkaktari i semundjeve tek 1500 personave cdo vit ne vendin tone. Te dhenat jane bere publike dje nga specialistet e Institutit te Shendetit Publik te cilet pohojne se kjo ndotje eshte me e madhe ne zonen pergjate autostrades Tirane- Durres. "Ndotja kryesore eshte ndotja nga grimcat e imeta per shkak te transportit dhe kjo ndotje eshte tejkaluar mbi normat e BE-se" ka pohuar specialisti i Shendetit Publik, Agron Deliu. Sipas tij, vetem nga ndotja e ajrit nga pluhurat e imeta ne zonen Tirane-Durres semuren cdo vit 1000-1500 persona.

    Ndotja

    Studimi me i fundit i Institutit te Shendetit Publik i kryer ne 6 qytete te ndryshme te vendit, ka treguar se shqiptaret tashme jane te rrezikuar ne shendetin e tyre jo me nga pluhuri i zakonshem, por nga bloza e dale nga makinat. Ne qytetet me te ndotura ne vendin tone eshte Tirana, e cila ze vendin e pare si per grimcat e ngurta ashtu edhe per blozen dhe benzenin. "Zonat me te ndotura ne Tirane jane zonat prane kryqezimeve, si qendra e kryeqytetit, "21 dhjetori", pika prane Ambasades Italiane dhe zona e ish-Bllokut" ka pohuar Deliu. Sipas tij, ndotja e ambientit eshte 100 mikro grame per meter kub, qe do te thote disa here me e larte se normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Per kete arsye specialistet bejne thirrje per kontroll te rrepte te automjeteve qe te mos shkaktojne ndotje te mjedisit, por ne menyre te vecante edhe te karburanteve. Sipas Deliut, Tirana ka nevoje urgjente per gjelberim si masa ndaj nivelit te larte te ndotjes.

    Studimi

    Ne nje studim te kryer nga ISHP-ja jane perfshire 6 qytete te medha ne vend, dhe pikerisht Tirana, Vlora, Fieri, Durresi, Shkodra dhe Korca. "Po rritet ne menyre te qendrueshme edhe permbajtja e NO2 ne ajrin urban te ketyre qyteteve, si rezultat i shtimit te trafikut automobilistik. Bazuar ne ecurine rritese te tij, gjate pese viteve te fundit edhe NO2 pritet te kaperceje normen e vendeve te BE-se", eshte shprehur specialisti i ISHP-se, Agron Deliu. Sipas tij, deri tani qytetet qe e kane kaluar kete norme jane Tirana, Korca dhe Vlora. Per te ulur sasine e ketij pluhuri ne vendin tone, keshillohet vendosja e nje norme te percaktuar, per benzinen qe importohen ne Shqiperi. Ajo duhet te jete me e vogel se 5 per qind ne mase. Kurse per sa u perket grimcave te ngurta, qe jane nje tjeter faktor ndotes, edhe keto e kalojne masen deri ne 4.5 here, ne te gjitha qytetet e monitoruara nga ISHP. Permbajtja e grimcave te ngurta (LNP e PM 10) ne ajrin e qyteteve Shkoder, Durres Tirane, Fier, Vlore dhe Korce ne menyre te qendrueshme tejkalon masen, nga 2 deri ne 4.5 here normat e lejuara te vendeve ne BE.

    Monitorimet, edhe Korca "e piste"

    Deri me tani njihej si ne nga qytetet me te paster dhe me tradita por tashme, po renditet si nga qytetet me te piste. Niveli i larte i ndotjes se ajrit ne qytetin e Korces, po demton rende shendetin e banoreve, duke rritur ne menyre te ndjeshme numrin e personave qe vuajne nga semundjet respiratore. Alarmi vjen nga specialistet e shendetit publik, sipas te cileve, ndotja e ajrit ne pese vitet e fundit ne qytetin e Korces eshte rritur ne menyre shqetesuese, duke e kaluar me dy here nivelin e vendeve te Evropes dhe duke e renditur Korcen ne harten e qyteteve me te ndotura te vendit. Nga monitorimi i zonave te ndryshme te qytetit, rezulton qe sasia e pluhurit te respirueshem PM 10 ne ajer eshte 93 mikrogram per meter kub, nderkohe, qe kufiri i lejuar per vendet evropiane eshte 50 mikrogram per meter kub. Grimcat e pluhurit PM 10, konsiderohen nga specialistet mjaft te rrezikshme per shendetin dhe nje nga shkaqet kryesore te shtimit te rasteve te pacienteve te prekur nga semundjet respiratore. Keto grimca depozitohen ne rruget e frymemarrjes dhe mbeten ne aparatin e saj duke shkaktuar me se shumti semundjen e astmes bronkiale, por nuk kane munguar edhe rastet e kancerit te mushkerive.

    D. Zisi

  6. #66
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    [QUOTE=Anesti_55;2361131]
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Me fal Edvin por nuk mund te diskutoje tema tashme te konsumuara.As une e as ti nuk mund te zhdukim mafien ne shqiperi.Por le te shpresojme nga ato, si per te mire dhe per te keq , te ndertojne dhe jo te na shkaterrojne.Le te ndertojne fabrika cimentoje sa te duan , TECE gjithashtu,fabrika ku te shfrytezohen resurset e vendit, te nderttojne rruge , se fundja keshtu perfitojme te gjithe.Sinqerisht te them se po me permende se egziston nje OJQ e sinqerte ne sherbim te shoqerise dhe kryesisht per ambientin, apo qe te jete dhe e drejtuar nga ajo fytyre e shemtuar si e Sazan gurit, do tju quaj per UFO dhe jo njerez reale.Ne shqiperi eshte e veshtire te gjesh nje individ te ndershem e jo me te besh grupim apo levizje te sinqerte per mejdisin.Sorry , por jemi shume te keqi.Kryebashkiaku i qyeteit tim V.Dako eshte nje bixhosci dhe nje ish hadut i hipotekes, e shpesh e shoh te kryesoje kete shoqate.Te lutem mos me ngacmo .Kam alergji.Njeriu i ndershem ne qytetin tim fillon tek une dhe me keqardhje te them se me nje qark shume te shkurter kthehet po tek une.Ketu ne forum ke plot fakte konkrete se cfar ka bere maloku per turizmin.Do te doja te isha une apo ti qe ta kishim ate privilegj, por ja qe ai eshte i votueshmi dhe e drejta eshte ne anen e tij.E shoh qe me kete replike je ne krahun e ish bllokemeneve por une jam ekstremis ti djathte, keshtu qe truri im eshte i mbrojtur nga cdo frekenc qe te me pajtoje me to.Dhe Berisha eshte nje produkt komunist por s'ka alternative tjeter.Gjith te tjeret jane nostalgjiket e komunizmit dhe masoniket e tipit Rama te cilet kerkojne te perfitojne prej tyre.Pra kjo eshte bashkesia me e ndyre se te tjerat.Nese jeni jashte mos ja shihni bojen ketij vendi,por nese jeni ketu mos u beni pjese e mekatit.
    Anesti, ti sqarojme disa pika:
    Nuk jam as me te majten as te djathten e me asnje! Une jam me jeten dhe jo me vdekjen, jam kundra kujtdo qe na cenon jeten!

    Dhe persa i perket personave te ndershem, ka plot, thjesht duhet ti takosh.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [QUOTE=Edvin83;2363231]
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin

    Anesti, ti sqarojme disa pika:
    Nuk jam as me te majten as te djathten e me asnje! Une jam me jeten dhe jo me vdekjen, jam kundra kujtdo qe na cenon jeten!

    Dhe persa i perket personave te ndershem, ka plot, thjesht duhet ti takosh.
    Nuk jam as me te majten as te djathten e me asnje! shpresoj te jesh keshtu, por nga shkrimi yt mu kirju idea.Lexoje dhe nje here e do te kuptosh se kam te drejte.

    Une jam me jeten dhe jo me vdekjen, jam kundra kujtdo qe na cenon jeten!
    Nese je me jeten , ajo sigurohet duke shfrytezuar resurset e vendit ku jeton.Pra produktet bujqesore e ato minerale.Une nuk di ndonje vend ne bote qe ka qymyr dhe ta leje pa shfrytezuar, te kete krom e hekur nikel e ta abndonoje ate,te kete gaz dhe nafte e te mos i perdore.Te kete material radioaktiv dhe te mos e shfrytezoje energjine e tij.Nuk di ne se mund te jetohet pa shrytezuar pasurine e lumejve, detrave,te malit , pyllit, te eres e te diellit, te henes me baticen dhe zbaticen qe ajo krijon.Natyrisht qe jam per te mbrojtur dhe ambjentin, por kjo kerkese eshte relative , ne varsi te nivelit ekonomik te secilit vend.Perpara dramave te veteflijimit do te beja ceshte e mundur perte shpetura njerzimin sot dhe jo ate qe do te rroje mot.Ti je i ri por ne qytetin tim ndermarrja kimike, e duhanit ,plastikes dhe gomes ishin ne bulevard.Kur dilnim xhiro me kemishe te bardhe ktheheshim me kemishe te zeze nga bloza.Pra sot kemi nje realitet krejt tjeter dhe kjo do te thote se po kontribojme dhe per mejdisin.

  8. #68
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    [QUOTE=Anesti_55;2365157]
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin

    Nuk jam as me te majten as te djathten e me asnje! shpresoj te jesh keshtu, por nga shkrimi yt mu kirju idea.Lexoje dhe nje here e do te kuptosh se kam te drejte.

    Une jam me jeten dhe jo me vdekjen, jam kundra kujtdo qe na cenon jeten!
    Nese je me jeten , ajo sigurohet duke shfrytezuar resurset e vendit ku jeton.Pra produktet bujqesore e ato minerale.Une nuk di ndonje vend ne bote qe ka qymyr dhe ta leje pa shfrytezuar, te kete krom e hekur nikel e ta abndonoje ate,te kete gaz dhe nafte e te mos i perdore.Te kete material radioaktiv dhe te mos e shfrytezoje energjine e tij.Nuk di ne se mund te jetohet pa shrytezuar pasurine e lumejve, detrave,te malit , pyllit, te eres e te diellit, te henes me baticen dhe zbaticen qe ajo krijon.Natyrisht qe jam per te mbrojtur dhe ambjentin, por kjo kerkese eshte relative , ne varsi te nivelit ekonomik te secilit vend.Perpara dramave te veteflijimit do te beja ceshte e mundur perte shpetura njerzimin sot dhe jo ate qe do te rroje mot.Ti je i ri por ne qytetin tim ndermarrja kimike, e duhanit ,plastikes dhe gomes ishin ne bulevard.Kur dilnim xhiro me kemishe te bardhe ktheheshim me kemishe te zeze nga bloza.Pra sot kemi nje realitet krejt tjeter dhe kjo do te thote se po kontribojme dhe per mejdisin.
    Anesti, ti me te vertete ia futke si kau peles! Lexon artikujt qe postoj ketu apo jo? Qymyri i TEC-it te Durresit do te importohet nga Italia. Nuk do te funksionoje me qymyr vendas. Dhe TEC do te jete prone e enel per 35 vjet. Shqiperia do te marre energji nga ai tec kur t'i cohet ENEl-it.
    JEte nuk do te thote te jetosh dy-tre vjet ne ndotje totale e pastaj te vdesesh!

  9. #69
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Lexoje edhe nje here dokumentin qe te te "kthjellohen" mendimet!


    Page 1
    NGO Issue Paper
    CEE Bankwatch Network's mission is to
    prevent the environmentally and
    socially harmful impacts of international
    development finance, and to promote
    alternative solutions and public
    participation
    Porto Romano thermo power plant, Albania
    EBRD Annual Meeting, May 2009
    Summary
    The Porto Romano TPP is yet another project that aims to improve energy security in Albania, yet the construction
    of such a large TPP powered by imported coal can hardly be reckoned to constitute sustainable development.
    Nevertheless, and despite the fact that coal-fired TPP plants are widely recognised as the most climate-wrecking
    forms of electricity generation, the governing elite in Albania is determined to have one in its own backyard. The
    question remains if this determination is based on a strategic assessment of energy generation and efficiency in
    the country, not to mention due consideration of TPP technologies and responsible deliberation about Albania’s
    long-term carbon emissions.
    Given the past and present involvement of the EBRD in other energy generation projects in Albania, such as the
    combined-cycle power plant in Vlora, Bankwatch and the Albanian Ekolevizija coalition call upon the bank not to
    consider the Porto Romano TPP for finance.
    Background
    In December 2007, the Albanian Minister of Economy, Trade and Energy and the CEO of the Italian energy
    company Enel, Fluvio Conti, together signed a memorandum of understanding (MoU) for the development of the
    energy sector in Albania. Under the terms of the MoU, Enel agreed to construct a coal fired thermo power plant
    (TPP) and a transmission line to Italy.
    In May 2008, a rapid environmental impact assessment (EIA) for the Industrial and Energetic Park at Porto
    Romano located near Durres – the second largest city in Albania – was released.1 According to a study produced
    by the Landell Mills consultancy company, and co-financed by UNDP Albania and the Delegation of the European
    Commission to Albania, the energy zone was expected to host a TPP. The authors assess different scenarios
    depending on the type of TPP to be established in Durres– thus indicating that a specific type has not been
    selected.
    Surprisingly, a month later the executive director of Enel stated publicly that the company was planning to
    construct a coal-fired TPP in Albania.2 In September, the coal-fired TPP’s EIA was introduced as part of the
    framework of an assessment study for the Porto Romano Energy Complex prepared, by the Environmental
    Resources Management consultancy. Very shortly after, Enel organised a so-called“second” public consultation for
    the coal-fired TPP in Durres in the village of Katund i Ri near the Porto Romano park borders.3
    1
    http://www.albinvest.gov.al/foto/REAIEP-PRDurres.pdf
    2
    Enel invests in Albania coal plant, maybe nuclear. Reuters. 24 June 2008.
    http://www.reuters.com/article/rbssU...14928620080624
    3
    The Second Consultation Meeting with the Public on “Porto Romano Energy Complex”. Ministry of the Environment.
    http://www.moe.gov.al/cms_en/index.p...id=66&Itemid=1
    Page 2
    NGO Issue Paper
    According to the EIA, the Porto Romano TPP consists of two 800 MW coal-fired units, a jetty for handling the
    imported coal, a transmission line connecting the local substation to Tirana's main substation and an undersea
    transmission line linking the facility with Italy. Sixty to seventy percent4 of the produced energy will be exported
    to the Italian market.
    The discrepancies and controversies associated with the project
    Since the Porto Romano TPP is to be built and operated under a 25-30 year concession agreement, a transparent
    tender procedure would be expected. In June 2008 a consortium comprised of the Greek Public Power Corporation,
    the Greek cement group Titan, and the German power utility RWE expressed interest in the Porto Romano TPP.
    However, Enel has apparently remained as the only racehorse on the track, initiating an EIA process for the project
    and organising a set of consultation meetings with the public in Durres and neighbouring villages. So far there has
    been no call for tenders by the Albanian government that would open an international bidding process.
    While the decisions of the National Council of Territorial Adjustment and the Albanian government over the project
    are still pending, the state has indicated its strategic support for connecting the new energy park with the national
    railway system. In April 2009, the major Albanian industrial association Konfindustria signed an agreement with
    Enel on building the Porto Romano energy park.
    The project has been facing opposition from Albanian environmental groups and the local communities. Ekolevizja, a
    coalition of Albanian environmental NGOs, objected to the fact that the public hearings on the EIA that Enel
    prepared originally took place only in the village of Katundi i Ri. Following this the Ministry of Environment, Forestry
    and Water Administration expanded the hearings to Durres and communities in Manze, Sukth and Ishem.
    Most of the people present at the public hearing meetings were not in favour of the project, mostly because of its
    massive capacity, the use of coal as the fuel and the inappropriate location. People also fear increased air pollution
    as the EIA commissioned by Enel shows that the high levels of air pollution in Durres and the Porto Romano zones
    currently exceeds the national standards and would be increased even further by the emissions of the TPP.
    5
    An independent quality review of the energy complex EIA
    6
    commissioned by Ekolevizja highlighted more than 25
    shortcomings in the assessment, including the study’s failure to: consider alternative energy scenarios to coal
    power; analyse properly the carbon dioxide emissions; assess the socio-economic impacts of the project and;
    provide for management and monitoring plans.
    Based on this quality review, as well as the opposition from local communities, the Municipality of Durres declared
    itself officially against the project in April this year.
    As it was used for chemical storage in Communist times, Porto Romano has been deemed by the UN's Environment
    Programme to be one of the five major environmental hot spots in Albania. Porto Romano has also attracted the
    attention of the World Bank for natural and cultural heritage protection and coastline management reasons. In
    2005, the World Bank provided USD 18 million in financing for a USD 39 million Integrated Coastal Zone
    Management and Clean-up
    7
    project co-financed by the European Commission, Japan, Austria and the Netherlands,
    that also includes the clean-up of the Porto Romano hot spot. A study prepared by the Ministry of Economy, Trade
    4
    According to an Enel presentation delivered at the public hearing meeting in Durres, 21 January 2009
    5
    Porto Romano – Energy Complex Thermal Power Plant Environmental Impact Assessment Study, September 2008, Environmental Resources
    Management/ENEL – Porto Romano Thermal Power Plant - PRBCATESVL220 – Page 85
    6
    Quality Review of the EIA For the Porto Romano Thermal Power Plant – April 2009
    http://www.ekolevizja.org/index.php?id=234
    7
    http://www-
    wds.worldbank.org/external/default/main?pagePK=64193027&piPK=64187937&theSitePK=52367 9&menuPK=64187510&searchMenuPK=6
    4187283&theSitePK=523679&entityID=000333038_200809 15000158&searchMenuPK=64187283&theSitePK=523679
    Page 3
    NGO Issue Paper
    and Energy shows that the environmental and archaeological complex located in this area has started to become
    damaged by the industrial works.
    8
    Conclusions and recommendations
    The Porto Romano TPP is yet another project that aims to improve energy security in Albania, yet the construction
    of such a large TPP powered by imported coal can hardly be reckoned to constitute sustainable development. The
    current decision to initiate a centralised coal power plant for the next 30 years will significantly influence Albania’s
    future carbon standing. Not only does coal power generation pose a concern in terms of global carbon emissions,
    but it is also a source of significant local pollution which harms the
    local environment and people's health.
    Despite the fact that coal-fired TPP plants are widely recognised as the most climate-wrecking forms of electricity
    generation, the governing elite in Albania is determined to have one in its own backyard. The question remains if
    this determination is based on a strategic assessment of energy generation and efficiency in the country, not to
    mention due consideration of TPP technologies and responsible deliberation about Albania’s long-term carbon
    emissions.
    Given the past and present involvement of the EBRD in other energy generation projects in Albania, such as the
    combined-cycle power plant in Vlora, we, on behalf of the Ekolevizija coalition, call upon the bank:
    • Not to consider the Porto Romano TPP for finance.
    • To prioritise sustainable energy projects, particularly in the field of renewable energy and energy
    efficiency, when it comes to review its three-year investment strategy for Albania at the end of this year.
    • To encourage the Albanian government to find a solution for the energy security of the country via
    sustainable investments such as renewable energy and energy efficiency.
    For more information
    Anisa Xhitoni and Merita Mansaku-Meksi
    EDEN Center
    Tirana, Albania
    Email: Merita.mansaku@eden-al.org
    Anisa.xhitoni@eden-al.org
    8
    Zhvillimi I integruar (në sinergji) I zonës energjitike dhe industrial të Porto Romanos, Durrës, infrastruktura dhe konturet e saj - April 2008 – page

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [QUOTE=Edvin83;2365282]
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin

    Anesti, ti me te vertete ia futke si kau peles! Lexon artikujt qe postoj ketu apo jo? Qymyri i TEC-it te Durresit do te importohet nga Italia. Nuk do te funksionoje me qymyr vendas. Dhe TEC do te jete prone e enel per 35 vjet. Shqiperia do te marre energji nga ai tec kur t'i cohet ENEl-it.
    JEte nuk do te thote te jetosh dy-tre vjet ne ndotje totale e pastaj te vdesesh!
    Te pershendes per vullntein dhe deshiren per tju bere pjese gjithe atyre qe nuk i interesojne invesitmet.Shqiperia eshte vendi me i varfer ne bote e per kete primare jane investimet.Te tjerat vijen pas.Ketu njerzit jetojne me dy dollare ne dite e ti me flet per ambientalizmin shqipetare.Le te vije qymyri nga te doje, ai tec do te kontriboje ne ekonomine shqipetare.40% te energjise ne vend dhe 60 % eksportohet.Ne fakt ato OJQ kishin bere takime te vlefshme me katunaret e manxes, ishmit dhe katunit te ri.Nese Durresi ka vuajtur, historikisht ka vjute prej ketyre banoreve. Nje gje eshte e sigurte sa dam i kene sjelle Durresit keto banore nuk ka per ti sjelle TEC-i me qymur por as ai berthamori.Nuk ka me te poshter se katunaret e zonave qe permendeshin ne artikullin qe ti na solle.Mos u trem djalosh, qyteti im ne 50 vjet ka qene me i ndoturi ne bote, dhe mesatarja e jetes eshte 75 vjec.Me teknologjine e perdorur sot matematikisht i bjen ,qe ti do te rroshe me gjate se une.Dhe une nuk behem xheloz per kete.

Faqja 7 prej 41 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •