Close
Faqja 8 prej 41 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 410
  1. #71
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    [QUOTE=Anesti_55;2366017]
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin

    Te pershendes per vullntein dhe deshiren per tju bere pjese gjithe atyre qe nuk i interesojne invesitmet.Shqiperia eshte vendi me i varfer ne bote e per kete primare jane investimet.Te tjerat vijen pas.Ketu njerzit jetojne me dy dollare ne dite e ti me flet per ambientalizmin shqipetare.Le te vije qymyri nga te doje, ai tec do te kontriboje ne ekonomine shqipetare.40% te energjise ne vend dhe 60 % eksportohet.Ne fakt ato OJQ kishin bere takime te vlefshme me katunaret e manxes, ishmit dhe katunit te ri.Nese Durresi ka vuajtur, historikisht ka vjute prej ketyre banoreve. Nje gje eshte e sigurte sa dam i kene sjelle Durresit keto banore nuk ka per ti sjelle TEC-i me qymur por as ai berthamori.Nuk ka me te poshter se katunaret e zonave qe permendeshin ne artikullin qe ti na solle.Mos u trem djalosh, qyteti im ne 50 vjet ka qene me i ndoturi ne bote, dhe mesatarja e jetes eshte 75 vjec.Me teknologjine e perdorur sot matematikisht i bjen ,qe ti do te rroshe me gjate se une.Dhe une nuk behem xheloz per kete.
    Mua me intereson cilesia e jetes time dhe jo menyra se si do te thith plehrat e botes. <Nese Italise i pelqen ta konsideroje Shqiperine si kazanin e saj te plehrave, me vjen keq por nuk pranoj.
    LExo pak shkrimin tend sepse ke shume fallsitete dhe gjera jokonsistente ne te.
    1.Shqiperia nuk eshte vendi me i varfer ne bote.
    TEC nuk eshte problem mjedisi, por shendeti. Me vjen keq qe ti pranon te vdesesh nen tymin e tecrave italiane. por une nuk e pranoj kete.
    Dhe nuk mund te thuash qe mire t'u behet katundeve te IShmit. Kjo qe the ti eshte raciste, naziste dhe shume e papranueshme ne shekullin e 21!

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [QUOTE=Edvin83;2367182]
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin

    Mua me intereson cilesia e jetes time dhe jo menyra se si do te thith plehrat e botes. <Nese Italise i pelqen ta konsideroje Shqiperine si kazanin e saj te plehrave, me vjen keq por nuk pranoj.
    LExo pak shkrimin tend sepse ke shume fallsitete dhe gjera jokonsistente ne te.
    1.Shqiperia nuk eshte vendi me i varfer ne bote.
    TEC nuk eshte problem mjedisi, por shendeti. Me vjen keq qe ti pranon te vdesesh nen tymin e tecrave italiane. por une nuk e pranoj kete.
    Dhe nuk mund te thuash qe mire t'u behet katundeve te IShmit. Kjo qe the ti eshte raciste, naziste dhe shume e papranueshme ne shekullin e 21!
    Dhe nuk mund te thuash qe mire t'u behet katundeve te IShmit. Kjo qe the ti eshte raciste, naziste dhe shume e papranueshme ne shekullin e 21

    Pershendetje Vini.Cfar shekulli me the se jemi,XXI?Ne kete shekull jane ato popuj qe jane ne sinkron me te, por jo ne shqipetaret.Ne jemi ne shekullin e I-re para Krishtit.A nuk jemi te pa fe?A nuk perfundojme ne vellavrasje dhe per konfliktin me ordinere?etj.......

  3. #73
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    [QUOTE=Anesti_55;2368316]
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin

    Dhe nuk mund te thuash qe mire t'u behet katundeve te IShmit. Kjo qe the ti eshte raciste, naziste dhe shume e papranueshme ne shekullin e 21

    Pershendetje Vini.Cfar shekulli me the se jemi,XXI?Ne kete shekull jane ato popuj qe jane ne sinkron me te, por jo ne shqipetaret.Ne jemi ne shekullin e I-re para Krishtit.A nuk jemi te pa fe?A nuk perfundojme ne vellavrasje dhe per konfliktin me ordinere?etj.......
    Ketu po flasim per mjedisin, jo per krimin ndaj personit. Krimi ndaj mjedisit eshte madhor, prek te gjithe dhe shfaros te gjithe.

  4. #74
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shëngjini, oferta e pasur turistike në mes xhunglës urbane
    Gjergj Marku | 17/08/2009 / Shekulli

    Tre vjet më parë, depozitat e naftës shpërthyen në këtë qytet e, megjithatë, sot e kësaj dite ato vijojnë të jenë aty. Rruga e plazhit, plehrat, banjat, përbëjnë ende shqetësim për njerëzit e shumtë që zgjedhin Shëngjinin për të pushuar, duke kërkuar më shumë për këtë zonë të pasur.



    SHËNGJIN - Askund nuk mund të ketë vënë dorë kaq mjeshtërisht e bujarisht natyra dhe Zoti në mrekullitë që i ka dhuruar Shëngjinit, me një areal të jashtëzakonshëm pasurish natyrore, që nga bregu i artë i rërës së detit, qyteti-port i futur në gji të malit të Rencit, që i rri si një kapele e hijshme mbi krye, detin me ngjyrën kobalt, dhe me shtrirjen tej e gjatë të ligatinave me bimësi të harlisur dhe faunën e begatë.


    Por, nga ana tjetër, askund nuk mund të jetë treguar kaq e papërgjegjshme dora e njeriut sa këtu, me ndërtime lloj-lloj, pa kurrfarë plani urbanistik. Një qytet si i dalë nga bombardimet e ndonjë lufte, pa as dhe dy metra katrorë lulishte apo një copë trotuari për së mbari, me ca fasada të lerosura pallatesh të prerjes kineze të socializmit allashqiptar.


    Pushues të huaj, por dhe ata vendas, që i njohin mirë plazhet e globit, thonë se nuk mund të ketë vend të dytë me një xhungël të tillë urbane, pallate shumëkatëshe (pa leje apo me leje te dyshimta) që "ngulen" si përbindësha deri në afërsi të ujit të detit, duke i ngrënë pikërisht atë që ka më të shenjtën ky bregdet: rërën jodpasur. "Për këtë rërë vijmë këtu", - rrëfente para do vitesh një çift të moshuarish zviceranë, të cilët kalonin tërë muajin prill pikërisht këtu.


    Të lëçiturit e bregdeteve të botës sqaronin se nuk ka bregdet në Evropë me kësilloj rëre, e pasur në jod dhe me veti kurative të paimagjinueshme. Mbase ishin ndër të paktët që kishin marrë një dorë rërë prej këtu për ta analizuar ndër laboratorët më me emër në Zvicër, dhe mjekët atje kishin mbetur pa mend nga kjo aftësi kuruese, ndaj 70-vjeçarët vazhdonin të shijonin "rininë e tretë", që ua kishte dhuruar rëra e Shëngjinit me flladfreskun dehës që përcjell gjithandej kjo natyrë e virgjër. Por si pushues të mençur, kanë zgjedhur pikërisht muajin prill, kur pushuesit numërohen me gishtat e dorës. Më pas e dinë fare mirë çfarë i pret në këtë vend. Këtë gjë na e thotë dhe ish-ministri kosovar i Politikave Zhvillimore, Muhamet Mustafa, sot drejtues i një instituti të tillë për hulumtime zhvillimore dhe profesor i disiplinave që lidhen me menaxhimin e zhvillimit në një universitet në Kosovë.


    Duke e "tëharrur" mirë e mirë në muhabet politikën e përbashkët në dy anët e kufirit, ai thotë se duhet t'u jepen fund përqafimeve folklorike të politikanëve tanë, të cilët duhet të ulen për të hartuar strategji zhvillimi dhe projekte konkrete, tash që po e kemi lidhjen në mes nesh.


    Por nuk dihet sesi ka vajtur kjo puna e rrëmujllëkut në këtë oaz të paqtë e kurativ si në Shëngjin. Një gjë është e sigurt: asnjë drejtues vendor nuk ka mundur t'i shpëtojë ose kërcënimit, ose tundimit, apo mosbëzajtjes pas këshillave të marra prej lart, se ai që ndërton në këtë plazh e ka një "fije" deri atje në kupolë!


    E në fakt, këtu janë parë të bëjnë pushime jo pak personalitete të larta të vendit nga shumë qeveri, pikërisht pranë këtyre pallateve të vëna kuturu në mes të rërës, janë ngritur dhe pode fushatash elektorale, jo për ta zhvilluar si do duhej këtë vend të Zotit, por për të bekuar katrahurën urbane në një nga perlat më joshëse të Mesdheut. Loja me pronat ka qenë gjithnjë diçka e frikshme për t'u barrierizuar nga ndoca pushtetarë vendorë minorë, pasi gjërat vendoseshin shumë më lart (një prej këtyre problemeve është ngritur nga gazeta pikërisht pas ankesës së disa banorëve në Shëngjin).
    Rrëmujllëku i ndërtimeve pikaset ngado, nuk ka një vijë të dytë, të parë apo të tretë, që të specifikonte gjithçka në infrastrukturën bregdetare përgjatë 3 km vijë plazhi të Shëngjinit.


    Shëngjini sipas pushuesve të thjeshtë
    Kola thotë se çmimet janë të larta dhe kjo i largon pushuesit për të gjetur terrene të tjera më të lira. Plazhi është zaptuar nga privatët, duke rrudhur hapësirën e plazhit publik.


    Blerta ka udhëtuar nga Tirana për të kaluar disa ditë pushimesh në Shëngjin. Për të është skandal rruga që përshkon gjatësinë e vijës pushuese. Kilometra të tëra që të masakrojnë makinën. Ajo thotë se qëndroj në një hotel privat dhe se kushtet aty janë shumë të mira. Ka ujë, drita, ushqim i bollshëm dhe i mirë. Ka vend për të pasur çmime më të arsyeshme.


    Vlashi, një pushues tjetër nga Lezha, thotë se këtu mirë që nuk i ka dalë pronari detit. Është e pamundur të gjesh një vend të lirë kur vijmë me familjen, e gjithë rëra është zaptuar nga privatët e lokaleve dhe hoteleve, çmimet janë në ngritje dhe të papërballueshme.


    Prenga thotë se pushteti vendor nuk ka menduar për argëtimin, sidomos për fëmijët, ndaj improvizohen ca lodra nga privatët në hapësirat e plazhit.


    Meremja ka ardhur nga Kosova për të tretin vit. Kushtet këtu janë të mira dhe pastrimi deri diku është më i mirë, nga privatët sidomos, por jo në vendet publike, ku ka banja të prishura, lopë që shëtisin lirshëm dhe plehra pafund.


    Marjani ka ardhur nga jashtë dhe e shqetësojnë ndërtimet pa kriter. Nëse atje jashtë ku jetoj, pushtetet vendore e mbartin rërën kilometra larg për të veshur brigjet e deteve, ne e kemi rërën dhe po e betonojmë.


    Kristela me të atin po ngjiten nga zona e portit për tek një kompleks turistik privat, një rrugë që bëhet në këmbë, dhe mbyll vrimat e hundës teksa kalojnë afër një kanali, ku me papërgjegjshmëri, fabrika e peshkut derdh në det mbeturinat me erën kundërmuese apo peshkun e coftë!


    Rexhepi nga Prishtina, emigrant në Zvicër, nuk ia përtonte dhe ngrihej vetë, që në orët e para të mëngjesit, për të pastruar rërën dhe bregun nga papastërtitë e shumta. "Këto bukuri të pamata që i ka falur natyra, po i shkatërroni me dorën tuaj", - thotë kryefamiljari prishtinas, që ka ardhur me gruan dhe fëmijët për të pushuar 15 ditë, në një hotel ku paguan çdo natë 35 euro. Por thotë se, nëse do të jenë po këto kushte, vitin tjetër nuk vjen më.

    Një traget si fillimi i ri
    Trageti është ndër risitë më të prekshme të këtij porti, pasi përmes tij mundësohet lëvizja e qytetarëve, sidomos e atyre të zonës veriore të Shqipërisë, udhëtimin nga Shëngjini në Bari të Italisë në dy ditë të javës, të hënë dhe të enjte. Linja Bari-Shëngjin ka filluar nga data 26 e muajit qershor. Trageti për pasagjerë niset nga Shëngjini çdo të enjte dhe të hënë në orën 21:00 dhe ka një kapacitet prej 700 pasagjerësh. Sipas mundësive ekonomike të klientëve, trageti ofron kushte të ndryshme, si fjetja, ndenja në poltrone ose në barin e tij. Bileta më e thjeshtë në të cilën përfshihet vetëm vendi, ku mund të qëndrosh ulur, kushton 35.5 euro, ndërsa kur pasagjerët zgjedhin dhomat e gjumit për të kaluar natën, atëherë bileta kushton rreth 60 euro.

    Zëri i humbur i një gazetari demokrat
    ...dhe cisternat që mund ta kthejnë Shëngjinin në Hiroshima!


    Tmerri i shpërthimit të depozitave është prezent edhe tashti tek njerëzit, por depozitat në qendër të qytetit të Shëngjinit, nuk ua lënë gjumin të qetë, dhe një përvjetor për Hiroshimën sikur ua kujton përngjasimin! Me sa shihet, ato nuk do të hiqen ndonjëherë. Madje, mendohet se makutëria me hapjen e tregut me Kosovën do të jetë ende dhe më e pangishme.


    E pra, projektet për kthimin e Lezhës në industri të prodhimit të pluhurit kanceroz të çimentos, nuk përputhen me asnjë plan të vjetër apo të ri të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, kulturor e turistik të kësaj zone të begatë. Këto veprime të Ministrisë së Mjedisit, e cila tregohet paturpësisht e lirë në dhënien e lejeve mjedisore, nuk përputhen me asnjë normë e parametër të zhvillimit, me planin rajonal Shkodër-Lezhë (2005-2020), i cili është realizuar nga EPTIZA Internacional Grup dhe i mbështetur me fondet e Komisionit Evropian (sipas këtij programi, në këtë zonë është përcaktuar vetëm mbështetja dhe konsolidimi i aktivitetit bujqësor).


    "Hetues" i thekur i keqtrajtimit ambiental, një gazetar që sot rri në karrigen e pushtetit, para dy vitesh guxonte të bërtiste me të madhe për ogurin jo dhe aq të mbarë që po i prihej me disa projekte investimesh në këtë zonë, si në fushën e ndërtimit, me fabrika çimentoje, park energjetik, të cilat, sipas gjasave, një zot e di si do ta katandisin një nga zonat më të bukura të vendit. Por gjasat janë që ky zë do humbasë ashtu si dhe i shumë ambientalistëve, për të marrë udhë "revolucioni industrial" në këtë zonë, për ta zhbërë njëherë e mirë karakterin mjedisor të saj.


    Miku im gazetar me pozicion të dyfishtë, ka shënuar një të vërtetë të madhe, se "korrupsioni më i madh sot është menaxhimi i ambientit". E kjo shihet gjithandej: ka dy fabrika peshku që ndikojnë në uljen e papunësisë dhe në të ardhurat e banorëve, porse u nxjerrin zorrët banorëve të lagjes së portit me erën e qelbur, për shkak të derdhjes në det të mbeturinave. Pastaj industria e karburanteve do të vazhdojë të vrasë ekologjinë e këtij vendi, duke qenë një "bombë" mbi krye të Shëngjinit dhe gjithë zonës.



    Rana e Hedhun, kryemrekullia natyrore
    Në veriperëndim të Shëngjinit gjendet mrekullia tjetër, Rana e Hedhun. Për të shkuar deri atje të duhet të kalosh ose përmes repartit ushtarak, ose të marrësh rrugën e malit, ose të kesh një varkë. Disa qindra metra para se të vesh atje tej, dikush është kujtuar të bëjë një ndërtim modern. Mjafton të shkosh atje për të kuptuar se nga ajo pjesë me Shëngjinin, gjenden dy botë të ndryshme! Duhet të ecësh në këmbë mes bunkerevë të frikshëm të komunizmit, për të parë Ranën e Hedhun, që fton për përkujdesje e investim. Nuk ka si këtu, ama deri atëherë sa pushteti të mos harbohet nëpër marrina për të betonuar gjithçka edhe këndej! Mund të thuhet pa pikën e teprimit, ky vend do të ishte në top listën e plazheve të botës!



    Por... njerëzit pushojnë në Shëngjin
    Edhe në mes të kësaj katrahure urbane, njerëzit pushojnë, dhe për këtë kryetari i komunës, Luigj Prela, është i kënaqur. "Plazhi këtë vit ka funksionuar shumë më mirë se vitet e tjera, - rrëfen ai, - dhe kjo lidhet me dy aorta rrugore të përmirësuara. Energjia elektrike është shërbyer 24 orë për pushuesit dhe furnizimi me ujë është më i mirë, ndërsa pas përfundimit të fazës së dytë të ujësjellësit, do të garantohet 24 orë ujë i pijshëm". Pa dashur të gërmojë dhe aq në rrëmujën urbane, kryetari Prela rrëfen se janë mbi 40 hotele të ngritura, 10-13 kate, ndërsa turizmi hotelier ka thithur shumë turistë kësaj vere, ashtu si dhe ai familjar.


    Qyteti 4 mijë banorësh vjen e dhjetëfishohet në kohë verës, ndërsa fundjavat kanë pasur një mbipopullim të tepërt, ku bien në sy të kenë ardhur pushues jo vetëm nga Lezha e zonat përreth, por dhe vende të tjera, e sidomos nga Kosova e Maqedonia. "Ne bëmë gjithçka gati më 1 qershor, kur u hap dhe sezoni turistik, duke shtuar disa shërbime, ndër të tjera, një pastrim më cilësor, vënien e banjave portabël, dushet në disa vende, më shumë kazanë për mbeturinat, rritjen e sigurisë për plazhistët, duke vënë 6 njësi vëzhguese me katër kulla, ndaj këtë sezon nuk ka pasur asnjë të mbytur", - shton kryekomunari Prela.


    "Po ashtu është vënë rregull dhe pushuesit gjejnë qetësi dhe argëtim në klubet private. Kemi vënë në shërbim një ambulancë shëndetësore". Ai ngre shqetësimin e parkimeve për makinat, ndaj do mendohet për parkime të mëdha, ku dhe çdo ndërtim nuk do të lejohet pa vende parkimi poshtë tyre. Kur e pyesim për të ardhurat, nga afro 200 njësi biznesi, si dhe taksa e ndërtimit, përafrohet një shumë rreth 70 milionë lekë, shtuar dhe një tra që vjel për çdo makinë 100-lekëshin, del se është goxha e ardhur, por aspak e konvertuar në shërbime cilësore për t'i kënaqur pushuesit.



    Mikpritja, arma e fortë e shqiptarëve
    Të gjithë të huajt që kanë ardhur në këto anë, kur i pyet nëse do vinin sërish, thonë se kanë mbetur të befasuar nga mikpritja shqiptare, një identitet i pasur, ndaj kushdo që vjen një herë në këtë vend, nuk ka si të mos e përsëdytë këtë gjë vit pas viti, duke u kthyer në një klient i sigurt. Janë disa prej hoteleve edhe këtu në Shëngjin, por dhe rezidenca private që e kanë kapur këtë çelës, duke siguruar performancë turistike të shkëlqyer. "Nuk do bëja tashmë pa mikpritjen e këtyre njerëzve", - thotë një pedagog italian që ka ardhur të pushojë në këtë bregdet.


    Djali i tij e ka nusen shqiptare, por nuk ndikohet nga një turizëm patriotik, por se i pëlqen shumë ky vend. "Por, gjithsesi, duhet ruajtur identiteti i këtij vendi ashtu si keni mikpritjen shumë tipike", - porosit ai, duke vijuar se mungon edukimi profesional në jo pak hotele apo lokale shërbimi, ku duket gjithandej personeli i patrajnuar apo ideja e menaxhimit familjar si në mesjetë, gjë që sidomos turistët e huaj, e pikasin menjëherë.

    Turizmi i lagunave
    Duke përmendur lagunat e kësaj zone, si ajo Kune Vain, specialisti i mjedisit Jak Gjini, thotë se me këtë pasuri, Lezha lë prapa vende të tëra evropiane. Me një pasion të lexuar lehtas, ai flet për këto ligatina që na i ka zili bota, duke filluar me pozicionin natyror befasues, florën dhe faunën. Kune-Vain ka një sipërfaqe prej 2 200 ha, nga këto 200 ha të mbuluara me bimësi dhe 100 ha sipërfaqe bujqësore e urbane, dhe 1 900 ha sipërfaqe ujore.
    Ky mjedis lagunor është nga ekosistemet më produktive në të gjithë botën e gjallë që ndihmojnë në pastrimin e mjedisit dhe luajnë rol jetik në kontrollin e cikleve në natyrë. Në këtë lagunë rriten rreth 196 lloje shpendësh, që zënë rreth 60 për qind të faunës, prej ku 59 lloje shpendësh janë të përhershëm, 65 lloje dimërorë, 51 lloje verorë dhe rreth 21 lloje janë të rastësishëm.

    Turizmi kulturor
    Duke ardhur për pushime në Shëngjin, pushuesit mund të joshen edhe nga turizmi kulturor. Lezha si qytet ofron histori të lashtë, themeluar në vitin 385 para erës së re nga Dionizi i Sirakuzës, një qytet që ka luajtur rol të veçantë në historinë iliro-shqiptare. Është një qytet me të cilin lidhen momente kyçe të historisë. Emri i tij " Lisso" e "Lissuss", gjithnjë sipas studiuesve, është një ngjyrim linguistik i emrit të vjetër ilir "Lisi". Mbi jetën ekonomike të Lissussit, që në antikitet ka ndikuar fakti se ai ka qenë stacion hyrës i rrugës Shëngjin-Kosovë, rrugë e cila kalonte nëpër Zadrimë për Kukës e më tej.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Per edvinini 83, - do te thoja se une nuk gezoj per fatekeqesine qe demtimi i ambjentit do ti sjelle komunitetit te Ishmit apo .....Une kam thene se te besh referim me to, per ne qytetare e vjeter Durresak, na jep alergji.Ndjejme nje vazhdimesi te dhunimit shekullor, nga keto zona qe megjithese mbahen si komunitete te medha ,perseri nuk i shpetojne dote te te qenurit te nje cilesie sekondare.Ndjejme te njetat dritherima , mornica ne trup, kur politika shqipetare vazhdon te mbeshtetet ne popullsine e zonave rurale duke ligjeruar dhunen, grabitejen, amoralen e ketyre ne kembim te votes.Keshtu preferoj te kthehem ne nje marres me frekuenca jo shqipetare, pasi zoti me ka denuar te mbetem fizikisht ne memedheun tim qe me eshte sjelle ne jete si njerke.
    Por gjithsesi mos u tremb aq shume per mejdisin e bregdetit te lezhes, balldernit Tales apo te Patokut, pasi nese fillojne ererat e veriut ,aty perfundon dhe turizmi bregdetare.E ashtequajtura Gryka e Milotit ka erera te fuqishme dhe shume te ftohta dhe fryejne kryesisht ne stinen e dimrit.
    Persa i perket historise , te cilen ti ecileson si primare ne nxitjen per turiste te huaj , te me falesh por je duke ja fut kot.Historia shqipetare vlen vetem per shqipetaret qe, duke ju referuar asaj ,te mesojne se si duhet te sillen sot, por dhe kjo fatekeqesisht nuk po ndodh, shume perj nesh mendojne se kane linde ne lufte dhe duhet te vdesin ne lufte duke harruar paqen si brenda vendit dhe ne sensin rajonal.Per mua perpara reformave te mejdisit (megjithese ne po i zbatojme)jane me primare reformat ekologjike te trurit.Historia ka krijuar nje popull shume luftarak, me koncepte patrialkale, nje kulture te cunguar orientale nje popull ne mes te europes por me cilesi te botes se trete.Gjithe jeten kemi menduar se si te mbrohemi nga te huajt dhe kurre nuk i vume rendesi se si hame cdo dite njeri tjetrin.Numri vjetor i viktimave ne shqiperi ne krahasim me popullsine te jep pershtypjen se ka kaluar ndonje cunam.Me kete baze te shemtuar ti kerkon te falasesh per mejdisin.Eshte nje lloj sikur te vesh valset e Shtrauzit ne nje dasem tropojane.Berrrrr.Historia kryen efekt nese ajo njihet nga te huajt, pra eshte prekur ne shkolla, ne letersi, ne filma apo qofte ne gazetari.
    Shipetaret per here te pare u evidentuan ne publikun nderkombetare me eksodin masiv pas diktatures dhe kryesisht me luften e kosoves.Dy fenomene negative qe vetem per turizem nuk ndihmojne.Po te jap nje shembull ordiner per te mesuarit.Nje mik me dhuroi nje mace italiane qe preferonte te ushqehej me ushqim te koncentruar.Kur qeronim peshk ne oborr dhjete mace shipetare prisnin maje avllise per te grabite ndonje zorre, ndersa macoku im flinte gjume ne divan.Keshtu dhe te huajt nuk e njohin historine tone dhe ska ndonje frkuence qe ti drejtoje ato drejt nesh. Shqipetaret e kane te veshtire ndryshimin, jane nje popull qe rrudhet 25 vjec, ne shpirt i eshte fshehur shume thelle dashuria, pa c'ka se ajo eshte evetmja qe mund te sheroje plaget e se kalures.
    Shoh qe i referohesh shume liedrit politik.Natyrisht qe ai si individ ka nje rrol te rendesishem per te ndryshuar vizionin me shume ne aparence pasi realiteti jemi ne une, ti dhe ato......E pra ne te dy jemi shume pak "ato," negativet ,jo vetem qe politika nuk mund ti ndryshoje, por spesh ato jane ne sinkron me njeri tjetrin.
    Ketu eshte vendi i te korruptuarve dhe i te ligeve, te ndershmit ketu akoma plasin para se te vdesin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 17-08-2009 më 10:18

  6. #76
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    peticion kundra ndertimit te tecit ne durres

    http://www.thepetitionsite.com/1/nda...c-it-ne-durres

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    peticion kundra ndertimit te tecit ne durres

    http://www.thepetitionsite.com/1/nda...c-it-ne-durres
    Mendoj se ndotja nga jeneratoret si dhe ndotja akustike e tyre eshte shume here me e fuqishme se ndotja e TEC-it.Ty ndoshta nuk te ka qelluar te jetosh shume gjate erresiren shqipetare nga mugesa e enrgjise, qe dikue u konvertuar eshte disa vjete jete me pak plus ndotje. Priviligji qe te jep nje OJQ, i kthen njerzit qe merren me to me nje vizion te njejte, me ato qe merren me politike, pra me njerez qe te cilet shohin esapin e tyre,qe ego per fitime i shtyne te bejne mekate te njeta.Per mua mekati eshte njelloj si ai qe kerkon te abuzoje nga investimet strategjike, me ate qe kerkon te frenoje keto invetime me te vetemin qellim, qe ti beje nje grupim tjeter politik ,qe do ti jape mundesi ti shperbleje per kontributin e dhene. Te gjitha OJQne shqiperi , mediat kryesore, dhe pjesa me e madhe e administrates civile jane ne sherbim te ish komunisteve ish bllokemeneve qe syojne dhe qe ne realitet kane pushtin ekonomik dhe politik.Ishte nje nate e ftohte dhjetori kur nena ime po nderonte jete, kur hiken dritat e mjera u tremb shume dhe u lut -O Zot , mos , vec pa drite mos ma merr jeten.Dhe sot kur degjoj ndokend qe eshte kunder investimeve ne energjitike, me te gjitha format e saj, kam alergji, me duket sikur jane dicka me teper se ne kundrasens.Besoj se nuk ka nevoje te zgjatem per tetreguar se cdo te thote tejesh pa drita i semure, ne maternitet ne sallen e operimit, ne spitale ne,apo ne probleme te higjenes mungese se furnizimit me uje per shkak te mungeses se saj.Perse?Se i teket nje fytyre si Sazan Guri.Tecet mund dhe te japin ndotjen e tyre qofte dhe minimale, por jeta duhet jetuar.Qyteti im eshte ne agoni e ka humbe trajten e tij. Me migrimet nga zonat rurale, me superpopullimin,eshte i super ndotur dhe keshtu nuk ka se c'ti beje TECI. OJQ e mejdisit beni mire te linin duhanin, vete personeli tyre me femra te ashtequajtura moderne ,jane duhan pirese te shfrenuara.

  8. #78
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Mendoj se ndotja nga jeneratoret si dhe ndotja akustike e tyre eshte shume here me e fuqishme se ndotja e TEC-it.Ty ndoshta nuk te ka qelluar te jetosh shume gjate erresiren shqipetare nga mugesa e enrgjise, qe dikue u konvertuar eshte disa vjete jete me pak plus ndotje. Priviligji qe te jep nje OJQ, i kthen njerzit qe merren me to me nje vizion te njejte, me ato qe merren me politike, pra me njerez qe te cilet shohin esapin e tyre,qe ego per fitime i shtyne te bejne mekate te njeta.Per mua mekati eshte njelloj si ai qe kerkon te abuzoje nga investimet strategjike, me ate qe kerkon te frenoje keto invetime me te vetemin qellim, qe ti beje nje grupim tjeter politik ,qe do ti jape mundesi ti shperbleje per kontributin e dhene. Te gjitha OJQne shqiperi , mediat kryesore, dhe pjesa me e madhe e administrates civile jane ne sherbim te ish komunisteve ish bllokemeneve qe syojne dhe qe ne realitet kane pushtin ekonomik dhe politik.Ishte nje nate e ftohte dhjetori kur nena ime po nderonte jete, kur hiken dritat e mjera u tremb shume dhe u lut -O Zot , mos , vec pa drite mos ma merr jeten.Dhe sot kur degjoj ndokend qe eshte kunder investimeve ne energjitike, me te gjitha format e saj, kam alergji, me duket sikur jane dicka me teper se ne kundrasens.Besoj se nuk ka nevoje te zgjatem per tetreguar se cdo te thote tejesh pa drita i semure, ne maternitet ne sallen e operimit, ne spitale ne,apo ne probleme te higjenes mungese se furnizimit me uje per shkak te mungeses se saj.Perse?Se i teket nje fytyre si Sazan Guri.Tecet mund dhe te japin ndotjen e tyre qofte dhe minimale, por jeta duhet jetuar.Qyteti im eshte ne agoni e ka humbe trajten e tij. Me migrimet nga zonat rurale, me superpopullimin,eshte i super ndotur dhe keshtu nuk ka se c'ti beje TECI. OJQ e mejdisit beni mire te linin duhanin, vete personeli tyre me femra te ashtequajtura moderne ,jane duhan pirese te shfrenuara.
    Askush nuk eshte kundra investimeve ne energji, por investime me mend ne koke, investime me perfitim dhe eficence dhe jo si gomari ne fushe. Shqiperia ka kaq shume diell e ere, saqe sikur vetem ne keto fusha te investonte, do te kishte energji per vete e te eksportonte, plus qe nuk do te ndoste ajrin dhe te paguaje detyrime ne vitet e ardhshme pasi te vendoset sistemi carbon cap and trade.

    Nuk e kuptoj se pse e permend sazan gurin, ai nuk ka fare lidhje me kete dhe as e kam degjuar ndonje here qe ka folur per tecin e durresit.

  9. #79
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kamëz, banorët në proteste kunder ndotjes
    Nga A. Demiraj / L.Guni
    Marrë nga Top Channel
    mbeturinat.kamez.jpg

    Banoret qe jetojne ne Kamez tregohen te shqetesuar per listen e problemeve shendetesore nga te cilat vuan shumica e tyre. (Video) Sipas mjekeve problemet qe u vijne banoreve te kesaj zone jane te gjitha si pasoje e ndotjes se mjedisit nga djegia e mbeturinave.

    "Ne kemi njerez ketu, femije analgjike, nga 16 analgji dhe ne u bejme thirrje te gjitha instancave te shtetit se ne, diten e henen do te bllokojme rrugen. Ketu mos te tentoje kryetari i Bashkise se Kamzes te sjelle makinat me mbeturina", u shpreh i revoltuar nje banor i zones duke treguar per kameren e Top Channel nje liste me problemet shendetesore te nipit te tij shkaktuar nga ndotja e mjedisit.

    Banore te Tapizes, Nikles dhe Cekrezez kane protestuar ndaj Bashkise se Kamzes me qellim ndalimin e djegies se mbeturinave ne zone te banuara. Te ardhur nga vende ku ndalohet edhe te hedhesh nje leter ne rruge, emigrantet jane bere nismetare te te pares proteste ne Shqiperi kunder ndotjes se mjedisit.

    Banoret thane se makinat me mbeturina mberrijne naten ne zone, shkarkojne mbeturinat dhe u vene flaken dhe se nga ndotja nuk mund te hapin dot as dritaret e shtepive.

    Pasi i jane drejtuar disa here Bashkise se Kamzes, per te denoncuar kete fenomen banoret kane dokumentuar naten imazhet filmike te djegies se mbeturinave, si hapin e pare te nje reagimi qe ata kane vendosur te avancojne ne forma te tjera.

  10. #80
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Mbreteria e plehrave

    Nga Agron Bala
    Marrë nga Gazeta Koha Jonë

    Kultura e nje populli shihet nga menyra sesi i trajton plehrat e tij, me pat thene nje miku im francez. Ne ate kohe kjo shprehje m'u pat dukur gjysme e sajuar e gjysme humoristike. Ne fund te fundit francezet kane prirje per te krijuar sentenca! Por sot, kur malet me plehra po ngrihen ne cdo qytet, kur plastika po sundon ne toke e uje, kur smogu dhe pluhuri kane zaptuar ajrin, ujerat e zeza qarkullojne lirisht ne rruge, aq me shume bindem ne vertetesine e kesaj sentence te tij!

    Si cdo vit, edhe sivjet kalova pushimet ne Borsh. Dhe kjo ka arsyen e vet : Borshi eshte nje nga fshatrat me te paster ne bregdet dhe deti i tij eshte vertete kristal! Por, ndersa shkoja rruges per atje, neper rrugen mrekullisht te bukur qe sapo eshte ndertuar, ne te dy anet e saj bashkeshoqeruese te saj kishe plehrat! Nje koder me plehra qe digjej dite e nate te lajmeronte perpara tabelave rrugore se po i afroheshe ketij apo atij fshati te bregdetit! Mesazhi ishte i qarte: duhej ndotur jo vetem toka dhe deti, por edhe ajri. Tmerri i vertete ishte disa kilometra perpara se te hyje ne Himare, tek Qafa e Vishes. Tymi i mbeturinave qe digjeshin aty shquhej qe larg, duke leshuar gjithashtu edhe nje arome mbytese per disa kilometra. Epo shyqyr qe pushoj pak me larg mendova, duke mos u shkeputur nga ajo shprehja " larg meje le te behet gjithcka". Por plehrat kishin filluar luften me fshatin edhe ne Borsh. E gjithe rruga buze detit prej disa kilometrash, ishte kthyer ne nje varreze masive plehrash. Edhe aty kishte filluar tradita e djegies se tyre, ndonese shtepite ndodhen disa metra larg. Kemi detin e paster te pakten mendova. Por edhe aty plehrat po tregoheshin kembengulese per te pushtuar siperfaqen dhe fundin e tij. Bisedova me disa borshiote per kete situate alarmante per fshatin, turizmin dhe te ardhurat e tyre. Me thane se komuna kishte caktuar nje makine per te mbledhur plehrat, por kishte edhe njerez qe abuzonin duke i hedhur plehrat vend e pa vend. Mirepo keta njerez, cuditerisht ishin me te shumte se sa te tjeret!

    Pas pushimeve ne Borsh, u ktheva ne Tirane. Por vapa e padurueshme e gushtit me detyroi te nisesha perseri, kesaj radhe ne Pogradec. Ky qytet eshte shquar gjithnje per dy gjera: per klimen dhe per pastertine! Duke zbritur Qafen e Thanes ndalova te shihja Linin, kete fshat magjepses, buze liqenit. Thashe te shkoja e te pija nje kafe aty. Padyshim qe do te ishte nje kenaqesi. Kenaqesi mendova? M'u zu kafja ne gryke: te gjitha daljet e shtepive qe jepeshin mbi liqen, ishin kthyer ne magazina te qeseve, shisheve, bidoneve e gjithfare mbeturinash te tjera. Kam degjuar se fshatrat afer lumenjve apo liqeneve jane fshatrat me te pastra per arsyen e thjeshte se kane ujin afer. Por Lini ma hodhi poshte krejtesisht kete mendim. Lashe kafen pergjysme dhe u nisa per ne qytet. Akoma pa hyre mire ne Pogradec e ndjeva menjehere se njera prej vlerave te tij tradicionale kishte humbur: pastertia. Cuditerisht, ka disa vite, qe rruget e ketij qyteti jane te gjitha te prishura. Te gjitha pa perjashtim. Hapen kanale, vendosen tuba ujerash te bardha e te zeza, rikonstruktohen e ndertohen, te gjitha njekohesisht. Pluhuri i rri si kupole kercenuese Pogradecit. Epo, po shkoj me tutje, larg qytetit, thashe me vete. U vendosa ne Tushemisht. Ajri ishte vertete i paster, sic shpresoja, por...Tushemishtin e kam njohur qe vite perpara kur xhiroja dokumentare per televizionin. Atehere me pat bere pershtypje se ne dyshemete e shtepive kishte kanale me ujerat e burimeve rreth e qark dhe cdo familje kishte "rezervatin" e vet te koranit brenda shtepise. Burimi I ketij fshati, I bie atij mes per mes. Por aty tashme nuk kishte me koran as ne shtepite e fshatareve e as ne kanalin me uje te kulluar te burimit. Varkeza te vogla plehrash notonin qetesisht mbi te dhe bashke me rrjedhen ndalonin ne liqen.

    Vapa vazhdonte te ishte mbytese ne Tirane dhe perseri mendova te largohesha prej aty. Thashe te shkoja diku ne bjeshke ca kohe. Nje pjese te mire te pushimeve ne femijerine time i kam kaluar ne Razem, nje fshat i njohur per shkodranet qe ne fillimet e shekullit te kaluar. Madje pjesa me e pasur e qytetareve kishte ngritur aty vila te mrekullueshme per verim. Epo, bashke me kujtimet e femijerise po kaloj edhe disa dite te qeta atje mendova. Rruga per ne fshat ishte e gjitha e asfaltuar, shenje e mire kjo per admiruesit e natyres. Por... kete dreq "por" me eshte dashur ta perdor disa here ne kete shkrim si mjet zhgenjimi. Aty gjeta pak pushues por shume plehra. Plehrat kishin pushtuar edhe Razmen! Ato ishin kudo : ne puset e lendines, anash vilave, neper rruget e pyllit, kudo, kudo. Edhe ketu ne mes te maleve ulerita ?! Por ulerima ime jehoi ca kohe neper gryka dhe u shua, si nje shenje e vogel proteste, por qe nuk mund te ndryshoje asgje.


    Ne Tirane vazhdonte vapa. Megjithate mendova me mire te kthehesha aty sesa te "zbuloja" akoma me shume fakte per pushtimin e vendit nga plehrat. Sapo hyra ne korridorin e pallatit, me uroi mireseardhjen nje qese me mbeturina mu tek dera e tij. Edhe ketu ?! Ne ate pallat banojne njerez te shquar te biznesit, medias, profesore. Shume prej tyre mbajne punonjese pastrimi ne shtepi. Po ja qe njeri prej tyre nuk kishte hezituar te linte mbeturinat tek dera hyrese e tij. E tmerrshme!

    I nervozuar nga ky fakt u ngjita ne shtepi dhe hapa televizorin. Kur jam me pushime nuk e ndjek fare, ndaj thashe te merrja vesh te rejat. Por edhe ketu nuk gjeta rehat. Pashe dy kronika televizive: e para bente fjale per numrin e turisteve qe ishte shtuar me 35% ne raport me vitin e kaluar. E bukur kjo, thashe me vete. E dyta bente fjale per Lumin e Tiranes. Nje specialist I ambientit thoshte ne interviste se ne ate lume jo vetem nuk kishte me peshq, por vinte ne dyshim nese kishte ndonje gjallese ne ujerat e tij. E gjitha kjo sepse shtrati i lumit ishte kthyer ne depozite masive plehrash.
    U kujtova per sentencen e shokut tim. Nje shtet kuptohet se si jeton dhe cfare mireqenie ka nga plehrat, vazhdova sentencen e tij. Perpara viteve '90 cdo familje I mblidhte mbeturinat ne nje gazete dhe i hidhte ne koshin e vetem qe ishte per disa pallate, gje qe tregonte varferine e skajshme qe perjetonin qytetaret e tij. Atehere, qofte nga sasia, qofte nga cilesia (ato ishin te gjitha mbetje ushqimore dhe plastika nuk njihej fare ne vend) qytetet e perballonin me sukses mbledhjen dhe trajtimin e tyre. Shqiperia ka ndryshuar shume vitet e fundit. Eshte rritur e zhvilluar ne cdo aspekt. Mireqenia eshte ku e ku me e larte se ajo e viteve te urise! Shenje e ketij zhvillimi jane edhe plehrat. Tashme vendin e nje kazani plehrash e kane zene dhjetera te tille. Nga nje grusht mbeturinash, tashme shihen qytetare qe hedhin dy apo me shume qese plastike te mbushura plot te kazanet e plehrave. Por ky tregues mireqenie, na eshte kthyer gjithashtu ne nje tregues te kultures sone, apo me mire te themi te mungeses se qytetarise sone. Po behen investime madheshtore ne rruge, energji, kanalizime e ujesjelles. Por vetem ne nje aspekt nuk kemi investuar qofte edhe nje lek te vetem: ne trajtimin e plehrave, duke e kthyer vendin ne nje varreze te pafund plehrash, te cilat na demtojne ne, natyren dhe te ardhmen tone.

    Eshte e gezueshme qe numri i turisteve rritet cdo vit, por kjo do te ngjase deri ne nje dite, qe do te jete mjaft e afert nese nuk do dime te trajtojme mbeturinat urbane. Dhe kjo nuk eshte vetem ceshtje e qeverise apo e pushtetit lokal, por ne radhe te pare ceshtje qytetarie. Ne duhet ta meritojme kete emer jo se banojme ne qytete, por sepse perfaqesojme kulturen qytetare. Dhe ndeshkimi i natyres nuk po na mungon: jane rritur ne shifra te frikshme te semuret me kancer, me probleme respiratore apo me infeksione te ndryshme.


    Ndaj i dashur qytetar, i zgjedhur vendor apo qeveritar, mos harroni se plehrat po na marrin vec cilesise se jetes edhe vete jeten.

Faqja 8 prej 41 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •