Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 52
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    S`ka grip të derrave në Kosovë

    Rezultatet e analizave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë treguar se nuk ka grip të derrave në Kosovë. Analizat e viktimës Valdete Demajt kanë rezultuar negative. Ajo nuk kishte vdekur si pasojë e infektimit me virus. S`ka vend për panik.

    Nga Nebih Maxhuni më 07.05.2009 në ora 19:03
    S`ka grip të derrave në Kosovë. Pacientja Valdete Demaj nga Stublla e Vitisë nuk ishte e infektuar me gripin e derrave.

    Këtë e kanë vërtetuar analizat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat i janë kthyer autoriteteve shëndetësore në vend. Analizat e OBSH kanë dal negative. Krejt këto i kanë treguar gazetës burime mirë të informuara. Se analizat kanë dal negative e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë. Në një kumtesë për media thuhet se zyrtarisht të enjten në Ministrinë e Shëndetësisë ka arrit informata nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se mostra e dërguar për konfirmim të qytetares Valdete Demaj ka rezultuar negative.

    “Analizat përfundimtare rezultojnë se nuk kemi të bëjmë me virusin e Gripit të tipit A (H1N1) të ashtuquajturin Grip i derrave”, thuhet në komunikatën e MSh-së. Ndërkohë analizat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik kanë treguar se pacientja që kishte vdekur para dy dite në QKU nuk ka vdekur si pasojë e HIV/AIDS, mikroplazmës së pneumonisë, Hepatit B, sëmundjes klamidi.

    Këto të dhëna janë bërë të ditur nga zyrtarë të lartë të IKSHP-së, ku sipas të cilëve nga dy testet kryesore që janë bërë nga ekspertët kosovarë, nuk kanë treguar se viktima vuante nga gripi A apo B. Drejtori i këtij Instituti, Naser Ramadani, ka thënë se se nga analizat shtesë që i janë bërë Demajt , të gjitha kanë rezultuar negative. Edhe familjarët e Valdete Demajt kanë mohuar se ajo të ketë vdekur nga gripi i derrave. sëmundje.

    Drejtori i Institutit ka treguar se një ekip i mjekëve ka shkuar në fshatin Stubëll të viktimës, për t’iu marrë gjakun për analiza edhe familjarëve të saj. “Nuk dihet nëse mund të realizohet kjo, derisa e dimë se ata janë në ditë zie për vdekjen e të afërmes së tyre”, tha ai. Naser Ramadani ka vlerësuar se puna nga ana e tyre është bërë me kohë dhe reagimet e ekspertëve mjekësorë kanë qenë korrekte.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ishalla nuk bjen se sa per masa qe i merr qeveria nja nuk kemi me peshtu,po a nuk po e sheh se ne qfar gjendje ndodhet mjeksia kosovare a,as ne afrik keshu nuk eshte.Ishalla na kursen zoti se tjeter mbeshtetje nuk kemi.

  3. #33
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Ja erdhi Pacienti me Grip Derri

    LoL Mos fol Palidhje ,Une kur e morra kete lajm ne fillim ,ishte senzacional dhe ishte mjaft kurrioz dhe shpejtova qe ta postoj ketu ne forum ,dhe tek pas disa kohesh ,u vertetua se nuk eshte i vertet ky Dyshim.

    Une i lus moderatoret qe ta mbyllin kete teme ,apo sepaku te ja ndryshojn titullin ,apo ta bashkojn me nje teme me destinim te njejt.

    Aman ku po me njef ti me 14 postime ,sigurisht hyre me nje nofk tjeter ketu ,per te ma tesh
    Ti e ke shkru vet vdiq nga gripi e pastaj ne shkrim e siper e ke shkru jo nuk dihet nese ka vdek nga gripi..Kjo eshte si me than E vran Azem Bejten pastaj me shkru nuk dihet a eshte vrare apo po pin raki ne Qyqavic

    C'lidhje kan postimet e paketa te miat!
    me te than te drejten une kur kam hy ne FSH ti ke lu me balte.

    Ky eshte rregjistrimi i dyte ne kete forum pasi qe jam rregjistru ka e 2000mita por sjam fut mo tu pa se po rregjistrohen edhe studentet lol !
    Gjak MalSori

  4. #34
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Dezinformata. Kjo ka vdekur nga semundje e mushkerive. Nuk e di pse bejne njerezit keshtu?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 09-05-2009 më 05:12
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2006
    Vendndodhja
    Në zemër të Tiranës (për disa kohë)
    Postime
    256
    Po, po, ndyshoi fjalet ne moment ti, me pare dhe dicka tjeter, tani pas 1 ore e ndryshove.... Ohuuuuuuu (nga derri vdiq o burre), cfare te keqe ka...?

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Dezinformata. Kjo ka vdekur nga semundje e mushkerive. Nuk e di pse bejne njerezit keshtu?!

  6. #36

    Analizat janë dërguar në Beograd



    Nga Express më 25.07.2009 në ora 15:20
    Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), gjatë ditës së sotme kanë kontaktuar qendrat rajonale të shëndetësisë publike në vend, dhe në bazë të raporteve nga terreni, nuk ka ndonjë rast të dyshuar të gripit të derrit Influenza A H1N1.

    Ndërsa, analizat e tri rasteve të dyshuara me grip, për të cilët u raportua dje, janë dërguar për analiza laboratorike në Institutin Torlak të Beogradit, ka bërë të ditur Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Komunikim në Ministrinë e Shëndetësisë.

    “Përfaqësues të OBSH-së, Zyra në Prishtinë, kanë bërë të ditur se mostrat e tri rasteve të dyshuara të kontaktit, të cilat janë identifikuar në IKSHP, por të cilat nuk kanë pasur shenja klinike të gripit të virusit H1N1, janë dërguar për analiza laboratorike në Institutin Torlak të Beogradit”, thuhet në komunikatën shpërndarë medieve.

    Pritet që rezultatet të kthehen sapo të kenë përfunduar analizat, dhe Ministria e Shëndetësisë do t’i komunikojë menjëherë për opinion.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    beogradi do te donte qe shqiptaret ti kape gripi i derrit e ti zhduke ky grip krejt.. pi faqwes se dheut..
    pse ne beligrad analizat..?

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    A Hala Te Varur Nga Beogradi A.a Nuk Behen Keto Analiza Diku Ne Perendim Apo Ne Tirane A??????.
    Ky Eshte Shteti I Hashim Thaqit.

  9. #39
    Eh ketu shihet se qfar shteti esht Kosova. Tu e pas menyren ma te mire per mi dergu ne Tirane, ata perseri i rrasin hund ne Beograd.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Po, mire e keni po na te Shqipnies i çuam tonat ne Rumani se kane ik me pushime ne Turqi mjeket.Shtetet tona jane per ti qare hallin si shtete mjerane qe jane.ministri shendetesise Kosovare duhet te merrte shembull nga znj Godo dhe ti çonte te Rumani ose ne Angli mostrat per analiza.
    Bir Selmani nënés ç´të të qaj me parë
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përse u ndalua mishi i derrit?
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 29-11-2011, 17:59
  2. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •