Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 52
  1. #21
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Fisniko kunj e ke me derrat. Lere miletin te haje se nuk ka vetem myslimane kjo bote. sa per gripin po te lexosh pak se c'thuhet shkencerisht per kete do te kuptosh se mund te semuresh nga ky lloj gripi edhe po hengre akullore, buke, po morre fryme dhe po iu afrove shume tokes me fytyre.
    Ju lutem te gjitheve te respektojme derrat keta besnike te njeriut qe kurre nuk u ngriten te demonstrojne per genocid ne vazhdimesi.
    Nese myslimanet nuk hane derrin, kristianet nuk hane njeriun.(pak per te qeshur)
    Respekt per kafshet.

    Hajd gezuar!
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    shpresojm qe analiza ti dal prap negativ,se mund te ket infektu edhe ndonje tjeter,shum keq.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Paniku i rrejshëm?

    Pacientja nga Stublla e Vitisë nuk ishte prekur nga virusi i derrave. Këtë e kanë treguar dy analizat e bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. Ajo besohet se kishte vdekur nga ndezja e mushkërive. Por, gjithçka do të kuptohet pas përfundimit të analizave finale në Londër.

    Nga Nebih Maxhuni më 07.05.2009 në ora 7:53
    Analizat e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë treguar se pacientja nga Stublla e Vitisë, Valdete Demaj, nuk ishte e infektuar me gripin e derrave. Sipas zyrtarëve të IKSHP-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Klinikës Infektive, pacientja që ka vdekur të mërkurën në QKU, vuante nga pneumonia (ndezja e mushkërive).

    Dy testet e analizave që janë kryer në Institutin Kombëtar kanë rezultuar negative, por që analizat përfundimtare të dërguara në Londër pritet të dëshmojnë nëse 27-vjeçarja ishte infektuar nga gripi i derrave, pasi që ajo më 27 prill ishte kthyer nga një vizitë njëjavore nga Zvicra.

    “Dy testet e analizave që janë kryer në Institutin Kombëtar kanë dalë negative. Nuk ka shenja të gripit të derrave. IKSHP-ja ka dërguar të gjitha analizat në Organizatën Botërorë të Shëndetësisë dhe brenda pak ditësh pritet të përfundojnë ato”, ka thënë ai. Pacientja Demaj, sipas analizave të para, ka vdekur si pasojë e ndezjeve të mushkërive dhe problemeve me zemër.

    Ramadani ka vlerësuar se analizat e kryera në Prishtinë kanë dëshmuar se numri i leukociteve të pacientes ka qenë shumë i rritur, prandaj dyshohet se shkaktar i vdekjes së saj mund të jetë edhe ndonjë sëmundje tjetër.

    “Gripi i derrave është eliminuar si shkaktar i vdekjes te kjo paciente, por për të qenë të sigurt, duhet pritur analizat që janë dërguar jashtë vendit. Me kërkesë të mjekëve të QKU-së, pacientes do t`i bëhet edhe obduksioni, analizat patologjike dhe një pjesë e analizave nga mushkëritë”, ka thënë Shemsedin Dreshaj, drejtor i Klinikës Infektive në QKU.

    Zyrtarë shëndetësorë kanë treguar se fillimisht pacientja ishte lajmëruar në Qendrën e Mjekësisë familjare në Viti me ethe, temperaturë dhe probleme në mushkëri. Mjekët e atjeshëm kishin dyshuar se ajo mund të ishte infektuar me virusin e derrave dhe menjëherë ishte udhëzuar që të dërgohej në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

    “Familja në Stubëll ka pasur gripin që kanë kaluar dhe aktualisht të gjithë anëtarët janë mirë dhe nuk ka asnjë shenjë të dyshimit për grip. Megjithatë, janë alarmuar ekipet e epidemiologëve në terren, duke pasur parasysh fazën e 5-të të alarmit të OBSH-së, e cila rekomandon që të ndërmerren masa urgjente te një pacient me këto shenja të sëmundjes”, thonë zyrtarët e IKSHP-së. Të gjitha masat janë marrë duke u bazuar në rekomandimet e OBSH-së, si në familjen e pacientes, qendrat e Mjekësisë familjare në Viti dhe Gjilan si dhe hapësirat në Qendrën Emergjente në Prishtinë, ku së fundi ishte shtrirë pacientja nga Stublla e Vitisë.

    “Është bërë dezinfektimi i të gjitha vendeve ku është trajtuar pacientja, janë vendosu rrobat, maskat dhe syzat për personelin mjekësor, mjekët që kanë trajtuar pacienten janë liruar për një javë që të qëndrojnë në shtëpi dhe vetëm në rast të paraqitjes së temperaturës, të lajmërohen në QKU’, thonë zyrtarët përgjegjës. Ministria e Shëndetësisë aktualisht posedon më shumë se 12 mijë vaksina kundër gripit të derrave. Haxhi Kamberi, ushtrues detyre i sekretarit të përhershëm në MSH, thotë se kanë siguruar rreth 12 mijë e 500 doza të vaksinave tamiflu. Ai ka treguar se janë në blerje e sipër edhe të 14 mijë vaksinave të tjera, 4 mijë prej të cilave do të jenë për fëmijë. “Ky numër i vaksinave nuk është i mjaftueshëm, prandaj kemi bërë kërkesë për sigurimin e 10 mijë vaksinave të tjera nga donatorë të ndryshëm”, deklaron ai.

    Që prej mëngjesit të së mërkurës ishte përhapur panik te qytetarët e Kosovës për dyshimin e përhapjes së gripit të derrave në Kosovë.
    Paniku ishte përhapur me vdekjen e pacientes nga Stublla e Vitisë, dhe se deri në momentin e daljes në konferencë për media të zyrtarëve përgjegjës, ende nuk diheshin shkaqet e vdekjes së saj.
    Ministria e Shëndetësisë, Klinika Infektive, Instituti Kombëtar vazhdojnë të zbatojnë rekomandimet e OBSH-së. Ata kanë bërë apel te popullata që të mos krijojnë panik, meqë Kosova aktualisht nuk është e rrezikuar nga ky virus.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2006
    Vendndodhja
    Në zemër të Tiranës (për disa kohë)
    Postime
    256
    Shiriti i derrit qe deperton ne trupin e njeriut eshte sipas skices se meposhtme:
    http://farm3.static.flickr.com/2158/...70c30dbb_o.jpg
    Zoti na ruajte nga derrat dhe ata qe i ngjajne atyre!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Orientalst ,hahaha,amin more.

  6. #26
    Merr frymë Kosova, e dyshuara për grip derrash vuante nga pneumonia


    V. D. nga Stublla e Vitisë, e cila vdiq dje në Qendrën Klinike Universitare (QKU) të Prishtinës, nuk ishte e infektuar nga gripi i derrave, sipas analizave të para të kryera në Kosovë. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, besohet se ajo vuante nga pneumonia (ndezja e mushkërive). Sidoqoftë fjalën përfundimtare do ta thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila do të kryejë analizat kryesore. Dy analiza të kryera në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) kanë treguar se vdekja nuk është shkaktuar nga H1N1, tha Naser Ramadani, drejtor i këtij instituti, në një konferencë për gazetarë. Megjithatë, ai tha se një mostër e analizave e kanë dërguar në Londër të Britanisë së Madhe, për të vërtetuar përfundimisht dyshimet. Analizat pritet të kryhen brenda 2-3 ditësh. Pacientja, një 27-vjeçare nga Stublla e Vitisë, thuhet se para një jave kishte ardhur nga Zvicra në vendlindjen e saj në Kosovë.

    Ky lajm është publikuar: 07/05/2009

    ballkan

  7. #27
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Lajmet
    Prishtinë: Në Kosovë nuk ka grip të derrave
    07.05.2009
    Valentina Demaj, ng Stublla e Epërme, nuk ka vdekur nga gripi i derrave dhe kjo tregon se në Kosovë nuk ka dëshmi se ka të infektuar nga ky virus. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet shëndësore të Kosovës, pas analizës së tretë të bërë në Londër.

    Këtë informacion, për mediat në Kosovë, e ka konfirmuar edhe ministri i shëndetësisë, Alush Gashi.

    Rezultati zyrtar i analizave nga Londra pritet të arrijë gjatë ditëve të ardhshme.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #28

    Në Kosovë, merren masa për parandalimin e gripit të derrave

    Në Kosovë, merren masa për parandalimin e gripit të derrave në institucionet korrektuese
    PRISHTINË, 7 MAJ 2009(VushtrriaPress)-Në Republikën e Kosovës janë marrë masa për parandalimin e gripit të derrave në institucionet korrektuese. Ministria e Drejtësisë njofton se pas masave të marra nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik, për të ngritur shkallën e kujdesit dhe të masave parandaluese kundër gripit të derrave, kjo Ministri gjegjësisht– Sistemi Shëndetësorë i Burgjeve, ka ndërmarr masa adekuate parandaluese. Udhëheqësi i Sistemit Shëndetësor të Burgjeve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Dr. Milazim H. Gjocaj, në harmoni me Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik dhe në harmoni me kryeinspektorin sanitar të Kosovës, kanë ndërmarr masa parandaluese për gripin e derrave në institucionet korrektuese të Kosovës. Gjocaj, njofton se mbikëqyrjen e këtyre aktiviteteve do ta bëjë Drejtoria Qendrore e Burgjeve në bashkëpunim me institucionet relevante të Ministrisë së Drejtësisë. Ai gjithashtu shton se, Drejtoria e Burgjeve obligohet që të furnizoj të gjitha institucionet korrektuese me materialin e nevojshëm për ndërmarrjen e këtyre masave.
    www.vushtrriapress.shqipo.com
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #29
    fisniku-student, edhe student e paske targen ti cuno edhe shkrun si ata fillestaret e parashkollores
    ne nje ane thua vdiq nga gripi i derrave ne anen tjeter thu nuk eshte e sakt nese pacientja ka vdekur nga gripi? ke ba naj kontroll te mjeku ti? se me shume me dukesh ti me grip se jo per gjo

    Mos bo gafa ktu me keso Temash palidhje me bo polemnika e me bo panik kot vetem sa per tu ngrit vemendjen popullit me lexu kete teme te semure.

    s'ke faj ti fajin e ka Albo qe nuk e ka fut te rregjistrimi ne forum edhe shkallen e intelegjences edhe ktu hyn e rregjistrohn edhe studentet fisnik
    Gjak MalSori

  10. #30
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Lord Lexo Postimin
    fisniku-student, edhe student e paske targen ti cuno edhe shkrun si ata fillestaret e parashkollores
    ne nje ane thua vdiq nga gripi i derrave ne anen tjeter thu nuk eshte e sakt nese pacientja ka vdekur nga gripi? ke ba naj kontroll te mjeku ti? se me shume me dukesh ti me grip se jo per gjo

    Mos bo gafa ktu me keso Temash palidhje me bo polemnika e me bo panik kot vetem sa per tu ngrit vemendjen popullit me lexu kete teme te semure.

    s'ke faj ti fajin e ka Albo qe nuk e ka fut te rregjistrimi ne forum edhe shkallen e intelegjences edhe ktu hyn e rregjistrohn edhe studentet fisnik
    Ja erdhi Pacienti me Grip Derri

    LoL Mos fol Palidhje ,Une kur e morra kete lajm ne fillim ,ishte senzacional dhe ishte mjaft kurrioz dhe shpejtova qe ta postoj ketu ne forum ,dhe tek pas disa kohesh ,u vertetua se nuk eshte i vertet ky Dyshim.

    Une i lus moderatoret qe ta mbyllin kete teme ,apo sepaku te ja ndryshojn titullin ,apo ta bashkojn me nje teme me destinim te njejt.

    Aman ku po me njef ti me 14 postime ,sigurisht hyre me nje nofk tjeter ketu ,per te ma tesh
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përse u ndalua mishi i derrit?
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 29-11-2011, 17:59
  2. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •