Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 52
  1. #11
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Vuante nga pneumonia, jo gripi i derrave

    Nga N. Maxhuni më 06.05.2009 në ora 12:10
    (Update) V. D. nga Stublla e Vitisë, e cila vdiq sot në Qendrën Klinike Universitare (QKU) të Prishtinës, nuk ishte e infektuar nga gripi i derrave, sipas analizave të para të kryera në Kosovë.

    Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, besohet se ajo vuante nga pneumonia (ndezja e mushkërive).

    Sidoqoftë fjalën përfundimtare do ta thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila do të kryejë analizat kryesore.

    Dy analiza të kryera në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) kanë treguar se vdekja nuk është shkaktuar nga H1N1, tha Naser Ramadani, drejtor i këtij instituti, në një konferencë për gazetarë.

    Megjithatë, ai tha se një mostër e analizave e kanë dërguar në Londër të Britanisë së Madhe, për të vërtetuar përfundimisht dyshimet. Analizat pritet të kryhen brenda 2-3 ditësh.

    Vdes e dyshuara me grip
    Pacientja e dyshuar se ishte e infektuar me grip të derrave, ka vdekur sot në mëngjes në Qendrën Klinike Universitare (QKU) të Prishtinës, kanë bërë të ditur për Express burime mjekësore.

    Pacientja, një 27-vjeçare nga Stublla e Vitisë, thuhet se para një jave kishte ardhur nga Zvicra në vendlindjen e saj në Kosovë.

    Gazetari i Express-it raporton se Emergjenca e QKU-së, ku ishte shtruar fillimisht pacientja me simptome të gripit, është e mbyllur për pacientë të rinj dhe po dezinfektohet. Ndërsa në vendngjarje kanë dalë edhe forcat e sigurisë, të cilët mbajnë maska mbrojtëse.

    Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar një konferencë për gazetarë në ora 15, me ç’rast pritet të publikohen rezultatet e disa prej analizave të cilat janë kryer në Kosovë, lidhur me këtë rast.

    Dyshohet për grip të derrave në Kosovë

    Rasti i parë i gripit të derrave, dyshohet se ka prekur edhe Kosovën.

    Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) kanë njoftuar se janë duke pritur konfirmimin e analizave për të kuptuar nëse fjala është për gripin vdekjeprurës, që deri më tani ka marrë jetën e së paku 30 personave në mbarë botën.

    Burime të Expressit saktësuan se bëhet fjalë për një femër të dyshuar si të infektuar nga Stublla e Vitisë, e cila para një jave kishte ardhur nga Zvicra.

    Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së, konfirmoi për Express se pacientja e dyshuar është pranuar mbrëmë në Emergjencën e QKUK-së me probleme me zemër dhe mushkëri, të cilat janë simptomat karakteristike të këtij gripi vdekjeprurës.

    “Në ora 15 pritet të dalim me analiza...Tani për tani nuk mund të themi se bëhet fjalë për grip”, tha ai.




    Megjithatë, ai tha se një mostër e analizave e kanë dërguar në Londër të Britanisë së Madhe, për të vërtetuar përfundimisht dyshimet.

    ???


    Me nje fjale mezi po presin qe te dale me grip derrash? Kush i shkruan keta artikuj se na llahtariset. Duhej ta kishin shkruar:

    Megjithatë, ai tha se një mostër e analizave e kanë dërguar në Londër të Britanisë së Madhe, për të hedhur poshtë përfundimisht dyshimet.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Analizat e IKSHP-së nuk dëshmojnë prezencën e gripit të derrave në Kosovë

    06.05.2009 16:22 ET Prishtinë (KosovaLive)


    Dy analizat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) kanë treguar se vdekja e dyshimtë e një pacienteje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nuk është shkaktuar nga gripi i derrave, megjithatë analiza përfundimtare do të kryhet brenda 2-3 ditësh në Londër.

  3. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga pryll Lexo Postimin
    nga doli "gripi derrave" ke e ndjera, kur doktori thotë që s'dimë gjo? apo expressi dhe vehabistët e forumit kanë shqisa të gjashta

    e kom ne i pytje për kta vehabistët që lumturohen sa dëgjojn fjalën derr. a e dini që ky gripi derrave s'ka asi lidhje me derrat? osh grip njerëzish dhe asnji derr der më sot nuk osh i infektum me gripin "e derrave". thujani hoxhës kur të shkoni në xhami se në vt. 2009 osh turp prej zotit me qenë xhahil vallaj. mjaft pa porno në internet hoxha, msojeni të kërkojë dhe nai gjo të informohet se s'bo dom
    Nese do te flitej per Gripin e Lopeve (qe ti je vetë Lopa ) apo Semundjen e Lopeve te Qmendura ,ateher per nga arsyeja ty do te te takonte ta hapeshe Temen ,por nese ke aftesin qe te transformohesh ne Derr ateher mesiguri qe edhe ti e gjen veten ne kete teme.

    Ky Gripi nese do pyetesha une ,do ishte mire te fillohej nga Ty
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #14
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Dikush lope e dikush derr. Hajvanet mbeten hajvan. Hapin dezinformata dhe nuk lexojne deklaratat zyrtare.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #15
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Sot Nxenesit e shkollave te Mesme ne te gjithe Kosoven jan Vaksionuar per shkak te ketij Virusi. Kjo info eshte e sakt 100%.

    Dikush lope e dikush derr. Hajvanet mbeten hajvan. Hapin dezinformata dhe nuk lexojne deklaratat zyrtare.
    Perderisa ka Derra edhe ketu ne forum ,rreziku gjithnje eshte prezent ,keshtu qe kjo Teme le te Sherbej si Preventive
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Sot Nxenesit e shkollave te Mesme ne te gjithe Kosoven jan Vaksionuar per shkak te ketij Virusi. Kjo info eshte e sakt 100%.


    Perderisa ka Derra edhe ketu ne forum ,rreziku gjithnje eshte prezent ,keshtu qe kjo Teme le te Sherbej si Preventive
    kisha me kesh me ta madhe me te zan ty

    musliman me grip derrash lol


    si ka munsi kosova e paska qit vaksinen per ket virus kur asni shtet i botes nuk e ka zbulu hala lol

    shkenctar te fort kena lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Pacientja 27-vjeçare nga Stublla e Vitisë, e cila vdiq sot në Qendrën Klinike Universitare (QKU) të Prishtinës, nuk ishte e infektuar nga gripi i derrave, sipas analizave të para të kryera në Kosovë.

    Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, besohet se ajo vuante nga pneumonia (ndezja e mushkërive).

    Sidoqoftë fjalën përfundimtare do ta thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila do të kryejë analizat kryesore. /gazeta express/
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  8. #18
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Pa dasht ta ofendoj askend dua te theksoj se ne kete forum nuk shof asgje Shqiptare perveq jotoleranc fetare!Emrin ,,Gripi i derrave"nuk e shpikem ne qe i perkasim fes islame,po kjo u tha ne te gjitha mediat elektronike dhe te shkruara!Pse cdo gje e ktheni mbrapsht!Nuk e dua Shkaun fare,por nuk do ta deshiroja kete grip ne Serbi,sepse na vije shum afer,por nuk e dua ne asnje vend te botes,pa marre parasysh kombin fen apo racen.Pse gezohni ne fatkeqesi te dikujt!Edhe kete vdekje te kesaj te reje nga Kosova nuk e shpikem ne po ashtu u komunikua,ani qe ende nuk eshte e sigurt!Sipas mendimit tim nga nje pneumoni(ndezje mushkerish)te vij nga Zvicrra dhe per nje jave te vdes me duket absurde!
    Familjareve u shprehu ngushllime,lutem qe kjo te jete vetem Pneumoni??
    E ju te nderuar bini dikush thumbit e dikush patkoit,ndoshta dikur vetedijsohemi.Sejcili qe ka shpirt njerzor nuk do ofendonte ne baza fetare!
    Dhe ndoshta ky do te jete komenti ime i fundit tek cfardo teme,perveq ndoshta ndojhere tek tema qe hapa vet!Poezia!Mire mbetshi e lutem qe te jemi shum me afer njeri tjtrit!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #19
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Gripi i derrit H1N1: Vdes viktima e parë në Kosovë

    Gripi i derrit që infektoi Meksikën dyshohet se ka mbërritur në Ballkan. Edhe pse rezultatet e para të analizave kanë rezultuar negative, nuk ka mundur të mbijetojë 27 vjecarja e dyshuar me gripin e derrit në Kosovë. Pritet konfirmimi nga autoritetet, nëse kemi të bëjmë me shfaqjen e virusit.

    PRISHTINE-Kosovë, vdes pacientja e dyshuar me grip derri
    Ora: 16:01- Ka vdekur në Kosovë pacientja e dyshuar me sëmundjen e gripit të derrave. Megjithatë, pritet të bëhen edhe analizat të tjera, sepse analizat e para të saj kanë rezultuar negative.
    Zyrtarë të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik thanë se vajza 27 vjeçare nga Stublla e Vitisë, e cila është trajtuar në Qendrën Emergjente, me dyshimin se kishte probleme në mushkëri e zemër, kishte ardhur para një jave nga Zvicra.
    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka marrë të gjitha masat e sigurisë, kurse mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë këshilluar të përdorin maskat.
    I gjithë personeli i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është mobilizuar për t’u përballur me rastet eventuale të dyshuara me gripin e derrave.
    Rasti në Kosovë shton rrezikun e përhapjes se virusit H1N1 edhe në vendin tonë për shkak të hyrje-daljeve të shumta mes dy vendeve. Pas Italise ku janë shfaqur tre raste, Kosova është vendi më i afërt ku evidentohet ky virus vdekjeprurës.
    Edhe pse ka zëra se virusi është sezonal dhe po reduktohet tani për të rinisur sërish në vjeshtë, Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon të ruajë nivelin e lartë të rrezikut që i kanoset botës.

    Gripi i derrit pranë Shqipërisë. Një rast i dyshuar në Kosovë
    Ora: 15:38- Gripi I derrit që po alarmon botën është shumë praën Shqipërisë. Një rast i dyshimtë i gripit te derrit është bërë i ditur nga Kosova. Rasti i parë i dyshimtë që është prekur nga gripi i derrave është lajmëruar sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, respektivisht në Klinikën e emergjencës. Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në një konferencë për media, kanë njoftuar se janë duke pritur konfirmimin e analizave për të kuptuar nëse fjala është për Gripin A, që deri më tani ka marrë jetën e së paku 30 personave në mbarë botën.
    Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së, konfirmoi se pacientja e dyshuar është pranuar mbrëmë në njësinë emergjente të QKUK-së, me probleme me zemër dhe mushkëri, të cilat sipas tij janë simptomat karakteristike të këtij gripi. Sipas zyrtarëve të Institutit të Shëndetit Publik, analizat e para pritet të përfundojnë rreth orës 16:00.
    Pacientja e parë e dyshuar me gripin e derrave në Kosovë, është nga komuna e Vitisë, ndërkohë që dy javë më herët ajo është kthyer nga Zvicra.

    I gjithë personeli i QKUK-së, është mobilizuar për tu përballur me rastet eventuale të dyshuara me gripin e derrave.
    Ndërkohë sot Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i të sëmurëve në Botë nga virusi H1N1 apo siç quhet ndryshe gripi i derrave, ka shkuar në 1490.
    OBSH tha sot se 30 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje, dhe se të gjitha rastet, përveç njërit, janë regjistruar në Meksikë.
    Përfaqësuesi i OBSH-së, Keiji Fukuda tha se shumica e rasteve të reja të të infektuarve janë nga Meksika.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Interesant! I vika keq disave per namin e keq qe i del derrave. Ka te drejte se ky emer u prish reputacionin derrave dhe pjestareve te familjes se derrave u duhet ta ruajne reputacionin e tyre. Une per vete e ha mishin e derrit dhe me pelqen.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përse u ndalua mishi i derrit?
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 29-11-2011, 17:59
  2. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •