Identifikohen edhe katër raste të reja me A H1N1
Katër raste të reja me gripin e derrit janë identifikuar në Kosovë. Tre prej tyre janë nga Prishtina kurse i katërti nga Prizreni. Derisa tre të parët ndodhen në shtëpi, si të diagnostifikuar me këtë virus dhe janë në gjendje më të mirë, pacienti i katërt, nga Prizreni, ndodhet i shtruar në Klinikën Infektive në QKUK dhe është në gjendje të rëndë. ...
Postuar: 16:47:46 / 09.11.2009
Zyrtarë të MSH-së e konfirmojnë për të përditshmen Express se mostrat për këta persona janë marrë dhe tashmë priten rezultatet e tyre për të parë shkallën e infektimit.
“Rasti i katërt që është më i rëndë, është duke u trajtuar me medikamentin Tamiflu”, thotë Faik Hoti, zëdhënës i MSH-së për Express.
Ndërkohë edhe katër persona tjerë janë në rrezik për jetë nga gjithsej tetë pacientë me simptome të gripit të derrave, të cilët ndodhen në spitalin në veri të Mitrovicës, ka thënë për mediat serbe drejtori i spitalit dr. Milan Jakovleviq.
Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për dy pacientë të cilët gjatë fundjavës javës janë sjellë nga Graçanica në spitalin e Mitrovicës si dhe për dy persona të cilët tashmë kanë qenë për mjekim në këtë spital që qeveriset nga serbët.
Sipas këtij mjeku, është rritur numri i personave të cilët po kërkojnë ndihmën e mjekut me simptome të gripit. Gjatë fundjavës 329 pacientë kanë pasur shenja klinike të gripit, ndërsa numri më i madh është evidencuar në Leposaviq, pastaj në Mitrovicë dhe Zveçan.
| s.b & RTK staff |
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Konfirmohen edhe dy raste me gripin e derrit në Kosovë
Në Kosovë konfirmohen edhe dy raste të reja me gripin e derrit, të cilat po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së. Rastet janë konfirmuar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, nga pesë mostra të marra dje, prej të cilave dy kanë rezultuar pozitive, dy negative dhe një mostër është dërguar në ritestim. ...
Në një takim gjithëpërfshirës të Instituti i Shëndetit publik dhe të Ministrisë së shëndetësisë, kryeinspektori për monitorimin e pandemisë së gripit, Isuf Dedushaj tha se priten edhe raste te reja të gripit deri në fund të muajit janar. Ai bëri të ditur se janë trajnuar 350 mjekë dhe infermierë për t’u përballur me pacientët me grip. Dedushaj tha se pacienti i cili dje kishte gjendjen e rëndë sot është me gjendje më të mirë shëndetësore.
“Sot kemi dy raste të reja të verifikuara me gripin e derrit, bëhet fjalë për një person i cili ka qenë në Lubjanë, që është kthyer ditë më parë, kurse rasti tjetër është vendorë. Prej shpërthimit të epidemisë, kur gripi ka marrë karakter pandemik, në shkallë vendi janë regjistruar 11 raste të verifikuara do të thotë i kemi tri raste të reja që janë raportuar nga vendbanimet serbe, pa i llogaritur edhe 8 rastet që i kanë raportuar serbët e Mitrovicës”, ka thënë Dedushaj.
Sipas tij kjo sëmundje mund të merr karakter masiv dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm më Ministrinë e Arsimit, si dhe të gjithë qytetarët e vendit.
“Ministria e Shëndetësisë është në përpjekje që deri në fund të këtij muaji të sigurojë rreth 450 mijë doza të vaksinës kundër gripit të derrit”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi.
Ndërsa, Skënder Syla, drejtor i OBSH-së për Kosovë, tha se shtetet e zhvilluara janë të gatshme të ndihmojnë në këtë drejtim.
Ndërsa infektologu Sali Ahmeti, ka informuar rreth gjendjes së pacientëve që po trajtohen në Kliniken Infektive në Prishtinë.
“Këto ditë kemi të shtrimë dy pacient në klinikë që jemi duke i trajtuar me tamiflu. Vlen të cekët se njëri prej pacientëve, i cili ka qenë në gjendje të rendë shëndetësore, për shkak të problemeve paraprake që ka pasë me vite më mushkëri, falë punës se infektologëve fatbardhësisht pacienti është më mirë dhe është shumë shpresëdhënëse se ai do të nxirret nga një situate shumë e vështirë që ka qenë’, ka thënë Ahmeti.
Ndërkaq, ministri i arsimit Enver Hoxhaj tha se do të marrin të gjitha masat për parandalimin e gripit në institucionet shkollore.
“Republika e Kosovës ka 120 institucione shkollore, parashkollore dhe universitare dhe koncentrimi ditor në këto institucione është i madh. Rreth 500 mijë të rinj brenda një dite vijojnë mësimet në këto institucione, andaj si qeveri do ti marrim të gjitha masat e nevojshme që të parandalohet përhapja e këtij virusi”, ka theksuar ministri Hoxhaj.
Ndërkohë që sot ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, së bashku me atë të Arsimit Enver Hoxhaj, vizituan sot shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë, ku i këshilluan nxënësit që të jenë sa më shumë të kujdesshëm rreth mbajtjes së higjienës personale dhe të komunikojnë më mësimdhënësit dhe prindërit në rast se vërejnë shenja të gripit.
| s.b & RTK staff |
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se të shtunën, në vendin tonë është shënuar rasti i parë i vdekjes nga virusi i ri pandemik A H1N1.
H. A. E, i lindur më 1978, në fshatin B. të Drenasit, ka ndërruar jetë sot në orën 7 e 10 minuta në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Shenjat e para të sëmundjes, në mesin e te cilave edhe temperatura e ngritur mbi 38 shkallë celsius, tek i ndjeri ishin paraqitur me datë 25 tetor 2009, ndërsa ndihma e parë mjekësore nga ai është kërkuar te mjeku familjar në Drenas më 8 nëntor 2009.
I ndjeri është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 12 nëntor 2009 në orët e mesditës, ku i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve mjekësore dhe trajtimit me Tamiflu, ndërsa të nesërmen, Qendra Kombëtare për Grip e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka konfirmuar praninë e virusit A H1N1 tek i dyshuari për gripin e ri.
Mirëpo, përkundër angazhimit të shtuar dhe trajtimit mjekësor, pacienti ka ndërruar jetë në ditën e sotme.
Në të njëjtën kohë, tek i ndjeri ishin konfirmuar edhe probleme të tjera shëndetësore si insuficiencë kardio-respiratore, infiltrime pulmonare dhe deficiencë të shprehur imunitare.
Duke shprehur keqardhje për këtë rast dhe duke i shprehur ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e familjarit të tyre, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për vigjilencë të shtuar dhe paraqitje sa më të shpejtë te mjeku, sapo të hetojnë shenja të dyshimta të gripit, e në veçanti ngritje të temperaturës mbi 38 shkallë celsius.
Njëkohësisht, MSH ka bërë thirrje që të mos krijohet panik, duke qenë se në vendin tonë po zbatohen të gjitha masat e rekomanduara nga OBSH për menaxhimin e Pandemisë së gripit A H1N1 dhe Grupi për menaxhimin e situatës, do të vazhdojë të zbatojë secilën masë që do të jetë e nevojshme, në mënyrë që pasojat nga virusi i ri në vendin tonë, të jenë sa më të vogla.
Që nga paraqitja e rasteve të para të Gripit A H1N1 në Kosovë janë konfirmuar 32 raste me AH1N1 pozitive. /Telegrafi/
Mos lejoni që imtësitë t’ua prishin disponimin
ngushellime familjes dhe don zoti e rasti i fundit
Neser, ne te gjitha institucionet shkollore ne Kosove, neser s'do te mbahet mesim !!
Pershendetje te nderuar miq, kete teme e hapa shpejt e shpejt, ndoshta s'eshte vendi i duhur per kete megjithate e hapa :
Viktima e parë nga gripi i derrit H1N1 në Kosovë. Sot në orën 7 e 10 minuta ka ndërruar jetë H E (1978) nga fshati Baincë të Drenasit, viktima e parë në Kosovë nga gripi i derrit Ju lajmërojme se pr të hënës në të gjitha shkollat e mesme e fillore të kosoves nuk do të mbahët mesimi,Ju lutemi qe tja dergoni të gjith njerzëve që i keni ne online që ta dinë të gjith këtë lajmë..
Ngushellime familjareve te viktimes !!!
Ndryshuar për herë të fundit nga zogu dukagjinas : 15-11-2009 më 04:59
Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!
Mbreme ka ndërruar jetë një 31 vjeçar nga fshati Baincë e Drenasit, viktima e parë në Kosovë nga gripi i derrit.
Mbreme në orën 7 e 10 minuta ka ndërruar jetë H. E (1978) nga fshati Baincë të Drenasit, viktima e parë në Kosovë nga gripi i derrit. Ai është sjellë në Klinikën Infektive me 12 nëntor, kurse me 13 nëntor është konstatuar se ai është me virusin A H1N1 dhe me 14 nëntor i njëjti ka vdekur.
Shenjat e para të gripit i ndjeri i ka vërejtur që me 25 tetor të këtij viti.
Vdekja e tij është konfirmuar në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur nga zyrtarët e MSH-së, IKSHP dhe mjekët e Klinikës Infektive.
Në këtë klinikë gjithsej janë 19 pacientë, 8 prej tyre janë me gripin e derrit, derisa 11 raste të tjerë janë të dyshimta. Në mesin e këtyre 8 rasteve pozitive, është edhe një nënë me dy fëmijët e saj.
Numri i të infektuarve deri më tash me këtë virus ka arritur në 32 veta ndërkohë që janë në pritje edhe rezultatet e 15 mostrave të dyshimta.
Zyrtarët e shëndetësisë bëjnë thirrje që të mos ketë panik sepse situata është nën kontroll dhe ka doza të mjaftueshme të Tamifulsë, kurse vaksinat pritet të vijnë në dhjetor.
Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 15-11-2009 më 06:32
Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .
Po ...dhe deri sa vijn vaksinat ne dhjetor..ecin me derrin.
Krijoni Kontakt