
Postuar mė parė nga
chino
Ok. Persa i perket mosnenshkrimit te kushtetutes nga franca, ne nje fare aspekti ke te drejte. Sepse sipas jurisdiksionit francez parashihet nje referendum i popullit per nenshkrim te saj. Dhe sepse referendumi refuzoi nenshkrimin. Por besoj se ne rezultat kjo nuk eshte deshmi qe franca (referendumberesit, populli i saj) refuzon nenshkrimin per shkak te definicioneve "te gjera" te drejtave religjioze qe parasheh kushtetuta europiane. Sepse sic thash: monopoli mbi definicionin e te drejtave te njeriut qendron ne kompetencen e straßburgut. Dhe ate edhe sot. Kushtetuta nuk nevojitet patjeter per te vene francen juridikisht nen "protektoratin" e straßburgut. Edhe sot franca eshte e obliguar te garantoje zbatimin e te drejtave te njeriut sipas kuptimit te straßburgut. Ne te gjitha shtyllat pushtetate: legjislativ, ekzekutiv dhe judikativ. Perndryshe mund te ankohesh kunder nje ligji francez (legjislativi) ne straßburg dhe ai ligj do te deklarohet si i papershtatshem me te drejtat e njeriut. Edhe sot (qe nuk eshte nenshkruar kushtetuta europiane). E njejta vlen edhe per akte administrative franceze (ekzekutivi) apo vendime te gjyqeve nacionale franceze (judikativi).
Por sipas dijes time kushtetuta europiane kerkon te shkrije disa ceshtje te cilat deri sot kane qene kompetence e pushtetit nacional (pushtetit te shteteve perberese te BE-se). Dhe kjo disa europianeve - si popullit te thjeshte ashu edhe politikaneve apo tjereve - per momentin u shkon "teper larg". Per kete arsye nuk pranojne kushtetuten. Aktualisht.
Mendoj se eshte mendim i arsyetuar. Mund te mendosh keshtu. Nuk eshte i bazuar ne kokefortesi apo subjektivitet. Te pakten jo ne ate mase qe eshte e papranueshme.
Te thash ne fillim: Poligamia apo vrasja e apostateve (qe parashihen nga Shahria Islame, e cila nga bota muslimane besohet te kete rrenjet e saj ne mesimet e drejtperdrejta te Allahut dhe Muhamedit, pra ne boten muslimane eshte prezantues valid i Islamit) i mendova vetem si shembuj. Per te treguar se e liria e pasjes, paraqitjes dhe praktikimit te religjionit qe citove ti (nga kushtetuta europiane) sipas vokabularit te saj perfshin te drejten per te praktikuar cdo mesim religjioz. Por qe kjo nuk eshte keshtu, pra qe liria religjioze nga kushtetuta europiane nuk perfshin cdo praktike religjioze, tregon fakti qe poligamia dhe ekzekutimi i apostateve nuk jane te lejuara. Kjo tregon se liria e religjionit nuk eshte e vetmja vlere kushtetutore, por nje nga vlerat, dhe si e tille e kufizueshme nga shume vlera tjera kushtetutore. Se nga cilat vlera kushtetutore ajo mund te kufizohet/shkurtohet, kete e din nje jurist. Nje "i mire". Apo nje qe ka kohe t'i dedikohet kesaj ceshtje e cila kerkon hulumtim e studim.
Ti kur thua se ka ligj qe ndalon poligamine (kodi penal italian), por nuk ka ligj qe ndalon ferexhen, sikur mendon se vetem ligjet penale permbajne ndalesa. Kjo nuk eshte keshtu. Ka edhe kode nga e drejta publike qe ndalojne gjera. Ka edhe parime kushtetutore qe ndalojne gjera (p.sh. laiciteti, demokracia liberale, shteti i se drejtes). Kjo eshte e vetkuptime, sepse perndryshe duhet te pyetesh se cfare vlere paska nje parim kushtetutor, nese ai per qytetarin dhe njeherit per shoqerine nuk qenka i obligueshem. Shkurt: Nuk eshte ashtu qe kodi penal kufizon lirine religjioze, por vlerat kushtetutore jane ato qe kufizojne/shkurtojne lirine religjioze. Ato pa te cilat kushtetuta e humbe plotesine e saj. Ato te cilat ajo zotohet qe i garanton. Vlerat kushtetutore mbisundojne kodin penal. Jo anasjelltas.
Te jap te drejte, ndoshta eshte dashur te konkretizoj mendimin edhe me sakte. te tregoj se jo vetem madhesia e simbolit apo veshjes fetare eshte qenesore, por dukshmeria. Edhe pse ne rastin e shamise, per te cilin nder tjerash flitmin ne, keto kriterie veshtire qe mund ndahen nga njeri tjetri.
Shpresoj nuk kam harruar ndonje pike te postimit tend.
Me nderime.
*
Krijoni Kontakt