http://www.tokajone.com/?p=412
Para pak kohe, duke kërkuar të dhëna për historinë e përpjekjeve të Greqisë, për sundimin e trojeve shqiptare, gjetëm disa shkrime për shkollën “Arsakio”, e cila u hap nga agjenti filogrek Apostol Jan Arsaqi nga Hotova e Përmetit. Helmi anti-shqiptar i kësaj “shkolle” u ndalua më 1933, pas vendimit shtetëror për mbylljen e gjithë shkollave private të huaja në Shqipëri. Kalojnë 65 vitë.
Këtu fillon zbulimi i rrjetit grek kundër Shqipërisë. Vendosëm të gjejmë të gjitha
trillimet dhe veprat greke e filogreke për këtë çeshtje.
Në 1998 Arsakio (ri)hapet në Tiranë, si “shkollë private greke”, e cila nëpërmjet mësimit të gjuhës dhe kulturës greke, qëllon “rritjen e lidhjeve miqësore midis Shqipërisë dhe Greqisë”. Në atë kohë leja e hapjes u dha nga qeveria e PS-së.
Më 2003 fillon ndërtimi i godinave të reja të “Arsakio”, me leje të dhënë nga qeveria e PS-së. Më 2007 mbaron ndërtimi i godinave të reja, dhe merret leje e re, për vazhdimin e funksionimit të shkollës nga qeveria e PD-së. Godinat e reja të “Arsakio”-s kanë madhësi 100.000 m²(!!). Përveç madhësisë të saj, përshtypje të madhe bën dhe fakti që për ndërtimin e saj, punuan nga inxhinjerët dhe profesorët më të mëdhenjë të universiteteve greke(!). Në hapjen e re të “Arsakio” morën pjesë: ministri i arsimit i Greqisë, Neritan Çeka nga qeveria shqiptare e PD-së, Anastasios Janullatos kryepeshkop i kishës ortodokse shqiptare, ambasadori grek në Shqipëri, anëtarë të tjerë të “Filekpedeftiki Etaireia” dhe presidenti i shoqërisë së madhe greke “Aegean Airlines”. Hapja e shkollës filloi me bekim fetar nga priftërinjtë grekë.
Kjo shkollë u krijua nga shoqëria “Filekpedeftiki Etaireia”, e cila kontrollohet nga shteti grek. Nxënësit/et e “Arsakio” më 2009 vizituan ministrin e arsimit të Greqisë dhe presidentin grek, dhe i kënduan hymnin grek. Duhet përmëndur që në këtë shkollë nxënësit janë nga 429 familje që përbëjnë elitën e politikës shqiptare, kryesisht familje me lidhje me PD e PS.
Si shikojmë “Arsakio”:
1)U hapë si shkollë private, nga një shoqeri private e cila kontrollohet nga shteti grek. Kjo shkollë është një mjet i Greqisë brënda territorit shqiptar, dhe ka të njëjtin qëllim që kishte më 1933: greqizimin e Shqiptarëve.
2) Mbështetet nga politikanët shqiptarë, fëmijët e të cilëve janë nxënës e nxënëse në “Arsakio”. Si pamë PS e PD dhanë lejet për hapjen e kësaj shkolle në 1998 dhe 2007.
3)Mbështetet nga kisha ortodokse shqiptare e cila nën drejtimin e Anastasios Janullatos funksionon si “thikë greke brënda trojeve shqiptare”.
4)Mbështetet ekonomikisht nga shoqëri të mëdha greke si “Aegean Airlines”.
Sot mësove planet e armiqëve e tradhtarëve, nesër vepro kundër tyre!
Krijoni Kontakt