Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Shqiperia: Krimi i larte, stresi dhe aksidentet pa fund - jeta e pasigurte!

    Nje prezantim me realitetin..

    Cdo dite kur ndezim televizorin, apo kur lexojme gazetat, prezantohemi me nje reportazh kur protagonistet kryesor, jane gjithnje viktima qe kane humbur jeten! Eshte e pamundur te degjosh lajmet dhe te mos lajmerohesh me vdekjen e dikujt apo disave. Shkaqet e vdekjeve jane shume-ngjyreshe, por jane edhe nje deshmi e nje shteti pa ligje, e nje shteti ku mungon autoriteti i ligjvenesave dhe ku drejtesia egziston vetem ne termiologji. Jane deshmi e nje jete te varfer, ku pjesa derrmuese luftojne dita dites me stresin e qe heret a vone gjejne edhe zgjidhjen fatale e te panevojshme prej tij, vdekjen. Jane deshmi e mungeses se ndihmes qe shteti u jep individeve, ne alternativa per punesim, ne nevojat sociale, ne luften kundra dhunes fizike e psikollogjike. Jane deshmi e shthurjes se familjes e shoqerise. Jane deshmi e shthurjes se nivelit te arsimit, ku te rinjte ne vend se te kerkojne te ardhmen e ndritur ndermjet dijes ne bankat e shkollave, preferojne te tashmen kriminale, ne rruget me fund te erret.

    Vrasjet, qofshin per motive te dobeta apo qofshin per motive politike jane nje realitet i hidhur i ketij vendi, qe ndryshe nga genjeshtrat e politikaneve ne kerkim te karrigeve, na bejne apel te gjitheve per ndryshim. Vriten adoleshente per mustaqet e Celos neper lokale apo rrugeve. Vriten grate nga burrat e vjerrat nga nuset. Vriten militante partish, per ideale apo interesa karamelesh. E me tej kryhen vrasje te organizuara, me mjete te sofistikuara te stileve mafioze, te rastin Keka apo Trebicka. E politikanet vazhdojne te mashtrojne popullin me shifra pa vlere e mashtruese. Por populli shqiptar eshte i zgjuar dhe mbi te gjitha i lodhur!

    Humbja e jetes neper aksidente automobilistike, eshte nje deshmitar tjeter makaber i realitetit ne te cilin po jeton ky vend. Nuk ka dite qe te mos degjojme ne televizor per njerez qe aksidentohen e humbin jeten. Qeveria Hesht! Aksidentet jane deshmia tjeter e mungeses se rendit e drejtesise. Jane deshmi tjeter e keq-qeverisjes. Policia nuk merr masa fare, ne parandalimin e vdekjeve qe do pasojne si rezultat i mungeses se prezences e autoritetit te saj. Njerezit kalojne semaforet me te kuq ne mes te Tiranes, ne prezencen e policit qe ben sikur nuk shikon. Vizat e bardha (zebra crossings) jane thjeshte per te zbukuruar rrugen dhe jo vetem qe nuk respektohen, por shoferat shpesh-here marrin shenjester ne qytetaret qe kalojne. Ne autostrada, ecet me shpejtesi marramendese. Parakalojne nga te dyja anet. Makinat voziten nga shofera qofshin edhe pa patente ose me patenta te marra me rryshfet. Policia vashdon te beje nje sy qorr apo vesh te shurdher. Neper pikat ku ka renie te asfaltit apo shembje te terrenit ose rrezik ndaj mbushjes me uje, nuk ka asnje tabele lajmeruese per drejtuesit e automjeteve. Ky shtet vazhdon te lihet ne shprese te fatit!

    Vdekjet si rrjedhoje e stresit jane gjithashtu te medha. Po ashtu edhe ato qe vijne si pasoje e dhunes ne familje. Degjojme vjerra te vrasin nuset e anasjelltas. Degjojme femije te vegjel te perdhunojne me te miturit. Degjojme njerez qe hidhen nga ballkoni, si rezultat i papunesise apo probleme te tjera ekonomike. E per cudi, intitucionet perkatese, jane te mbushura me profesionaliste qe punesohen si rrjedhoje e nje diplome, por jo ne saje te meritokracise. Institucionet perkatese, te cilat duhet te sulmojne keto probleme perpara se te behen madhore, thjeshte merren me statistikat dhe asgje me shume. Mjere Shqiperia qe pretendon se po ndryshon per mire. Realiteti eshte deshmitari me i mire i gjendjes se mjeruar ne te cilen ndodhet kombi yne.

    Te mendosh qe jemi vetem nje grusht popull. Pothuajse 3 milione banore, nder te cilen 1/3 mund te kete emigruar. Europa shikon, studion dhe nxjerr konkluzionet e saj. Nese do kishim shtet, ku prioritet te kishte zbatimin e ligjit, luften kundra krimit, ngritjen dhe respektimin e autoritetit te forcave blu dhe urdher te prere atyre per te zbatuar rigorozisht rregulloren. Nese ky shtet do merrte ne prioritet ndihmen sociale ndaj familjeve ne nevoje. Nese ky shtet do merrte parasysh, qofte edhe per nje vit te vetem, interesat e shqiptareve, nevojen e domosdoshme qe ato kane dhe te linte menjane interesat personale te pushtetareve...Shqiperia do rriste standartet ne nje kohe fare te shkurter. Po nuk duan miqte e mi.

    U bej apel te gjithe shqiptareve..
    Ne mungese te organeve shteterore, ne mungese te ligjit dhe respektimit te tij, ne mungese te drejtesise, ne mungese te liderave te vertete qe sot na udheheqin, sensibilizohuni me realitetin, behuni ju shembulli i nje jete me te mire, shpresoni per nje te ardhme te arte dhe mos hiqni dore, respektoni ligjin, shenjat e qarkullimit, respektoni lirine te tjetrit dhe mbi te gjitha, respektoni e dashuroni jeten!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    4.5 meleon, si thone korqarkat...lol

    Deus,

    3 kemi qon ne kohne e Abdullahit
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Xhuxhumak..

    Kjo eshte nje teme qe shpreh realitetin e hidhur, tonin!

    Cuditerisht, ty te beri pershtypje vetem nje lapsus, ne shifrat e popullsise..(!)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    deus,

    ai realitet eshte i hidhur kudo, ne bote.

    e ka pas thone Abdullaj dhe nexhmija, kto jane pasojat e kamununizmit dhe te materializmit te pafre qe ka kap popullin tone.

    une them qe te shkojne ne indi, te mesojne ca aty si hahen gjarprijte dhe te ktehehen me mend te tjera ketej...

    si thote kush robve qe ti japin makinavbe si te marre, sidomos aemigranteve qe vie dhe i japin fund jetes se tyre dhe te te tjereve duke ecur me 140 km/ore ne rruge dytesore ose fshati apo qyteti...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    xhu..

    Kur u ktheva heren e pare, ndalova para vizave te bardha (zebra crossing) dhe po prisja te kalonin njerezit. Shoku qe kisha ne makine, kishte hap syte e po me shifte gati ne te qeshur. Menjehere me tha: Ti qeke bo pall fare mer jahu! Ca t'ka bo Anglia mer daj? Apo po na bo kshu si tip me kulture tashi?! ..Nderkohe, e cuditshmja ishte se kalimtaret, te shikonin nje here ne sy para se te kalonin, sikur te matnin pulsin, dmth a po tallesh apo e ke seriozisht. Imagjino se ne c'pike ka arritur abuzimi me ligjin. Jane bere te gjithe kembesoret gjimnaste e atlete. Kur marrin te kalojne rrugen, thyejne rrekorde boterore..

    Ndersa per emigrantet, ke nje fare te drejte. Mgjt une kam pershtypjen se ato qe jane me targa Anglie, jane pak me te kujdesshem, sepse ketu i ka regjur sistemi. Ketu daje, po kalove semaforin me te kuq, te sjellin foton, gjoben e piket qe te heqin nga patenta pas dy javesh ne shtepi. Kurse ato qe vija re me targa Italie apo Greqie, shume harbut ne te ecme (kerkoj ndjese nese jam gabim, thjeshte gjykimi im ky). Por prape se prape, kjo nuk ka te beje me emigrantet fare, por ka te beje me shtetin, me sistemin dhe me ambientin ku jeton...

    Per ta shpjeguar qarte: Ne jemi produkt i ambientit! Jemi po te njejten Shqiptare qe jetojme ne vende te huaja dhe i respektojme ligjet me perpikmeri, sepse ta ben bitha terr nese nuk e ben, te hiqet patenta, si rrjedhoje ngel edhe pa pune, por te rrasin edhe brenda ne burg. Pra i pershtatemi atyre sisteme te konsoliduara me kohe. Nderkohe, kur vijme ne Shqiperi, ditet e para, gjasme me rregulla e kulture. Sapo te kene kaluar nja dy dite, fillojne edhe emigrantet duke shkelur rregullat, madje edhe me eger, sepse gjejne nje fushe veprimi (gabim fatal) per dicka qe iu eshte privuar perpara. Dmth behen produkt i nje ambienti tjeter..

    Konkluzioni? - Nuk ka ligj. Nuk ka rend! Pike, mos te merremi me pallavra..
    Si vendoset ligji?!
    Te isha une ne pushtet, e vendosja brenda dites. Pa pike hezitimi.
    Mjafton te mobilizosh forcat e rendit. Te forcosh masat e marra ndaj personave qe abuzojne me ligjin dhe ta besh publike, duke e futur ne fuqi kete vendim menjehere. Te arrestosh te gjithe personat qe kapen diten e pare. Te nesermen..ke per te pare vete daje, sesa shembullore do behen te gjithe. Jemi po te njejten njerez qe dikur rrinim ne rresh duke marr vajgurin, jemi po te njejtet njerez qe dikur nenat tona shkonin ne pune ne mes te nates dhe nuk te shkonte mendja ti cenonte njeri. Jemi po te njejtet njerez...thjeshte ne nje shtet te korruptuar, ne nje shtet pa udheheqje, ne nje shtet kaotik!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anėtarėsuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    Citim Postuar mė parė nga DeuS Lexo Postimin
    xhu..

    Kur u ktheva heren e pare, ndalova para vizave te bardha (zebra crossing) dhe po prisja te kalonin njerezit. Shoku qe kisha ne makine, kishte hap syte e po me shifte gati ne te qeshur. Menjehere me tha: Ti qeke bo pall fare mer jahu! Ca t'ka bo Anglia mer daj? Apo po na bo kshu si tip me kulture tashi?! ..Nderkohe, e cuditshmja ishte se kalimtaret, te shikonin nje here ne sy para se te kalonin, sikur te matnin pulsin, dmth a po tallesh apo e ke seriozisht. Imagjino se ne c'pike ka arritur abuzimi me ligjin. Jane bere te gjithe kembesoret gjimnaste e atlete. Kur marrin te kalojne rrugen, thyejne rrekorde boterore..

    Ndersa per emigrantet, ke nje fare te drejte. Mgjt une kam pershtypjen se ato qe jane me targa Anglie, jane pak me te kujdesshem, sepse ketu i ka regjur sistemi. Ketu daje, po kalove semaforin me te kuq, te sjellin foton, gjoben e piket qe te heqin nga patenta pas dy javesh ne shtepi. Kurse ato qe vija re me targa Italie apo Greqie, shume harbut ne te ecme (kerkoj ndjese nese jam gabim, thjeshte gjykimi im ky). Por prape se prape, kjo nuk ka te beje me emigrantet fare, por ka te beje me shtetin, me sistemin dhe me ambientin ku jeton...


    Shume dakort me ato qe kam ven ne Bold
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga DeuS Lexo Postimin

    Humbja e jetes neper aksidente automobilistike, eshte nje deshmitar tjeter makaber i realitetit ne te cilin po jeton ky vend. Nuk ka dite qe te mos degjojme ne televizor per njerez qe aksidentohen e humbin jeten. Qeveria Hesht! Aksidentet jane deshmia tjeter e mungeses se rendit e drejtesise. Jane deshmi tjeter e keq-qeverisjes. Policia nuk merr masa fare, ne parandalimin e vdekjeve qe do pasojne si rezultat i mungeses se prezences e autoritetit te saj. Njerezit kalojne semaforet me te kuq ne mes te Tiranes, ne prezencen e policit qe ben sikur nuk shikon. Vizat e bardha (zebra crossings) jane thjeshte per te zbukuruar rrugen dhe jo vetem qe nuk respektohen, por shoferat shpesh-here marrin shenjester ne qytetaret qe kalojne. Ne autostrada, ecet me shpejtesi marramendese. Parakalojne nga te dyja anet. Makinat voziten nga shofera qofshin edhe pa patente ose me patenta te marra me rryshfet. Policia vashdon te beje nje sy qorr apo vesh te shurdher. Neper pikat ku ka renie te asfaltit apo shembje te terrenit ose rrezik ndaj mbushjes me uje, nuk ka asnje tabele lajmeruese per drejtuesit e automjeteve. Ky shtet vazhdon te lihet ne shprese te fatit!

    Ne mungese te organeve shteterore, ne mungese te ligjit dhe respektimit te tij, ne mungese te drejtesise, ne mungese te liderave te vertete qe sot na udheheqin, sensibilizohuni me realitetin, behuni ju shembulli i nje jete me te mire, shpresoni per nje te ardhme te arte dhe mos hiqni dore, respektoni ligjin, shenjat e qarkullimit, respektoni lirine te tjetrit dhe mbi te gjitha, respektoni e dashuroni jeten!
    Rregulli fillon qe kur del nga dera e pallatit ne trotuar. Po ti shohesh shqiptaret, ecin ne nje menyre kaotike..ndersa ti ecen ne krahun tend, e djathta, sheh njerez qe te vijne perballe ose sheh nja 4-5 njerez qe jane kapur krah per krahu dhe as nuk e shohin si gje gabim qe ti nuk ke nga te kalosh. Pa le mo grate...sic je duke ecur, ndalen para teje dhe ia fusin muhabetit per shtate pale qefe ndersa ti pret te kalosh dhe ato pa care koken te shohin sikur ta kishin blere trotuarin. Dhe jane keta njerez qe neser marrin ne dore nje timon dhe ashtu sic ecen ne trotuar, ecin dhe ne rruge.

    Une cdo dite ndjek rregullat e ligjet e qarkullimit, por marr vetem shikime te egersuara ose habitura, dhe here pas here rrezikoj koken kur kaloj me driten e gjelber per kembesoret...megjithate vazhdoj ne te drejten time...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Une kur kam qene heren e fundit ne Tirane, nuk i kuptoja fare se si funksiononin semaforet. Nisesha me turmen dhe une. Habitesha se si nuk ndodhnin me shume aksidente me ate kaos qe ekzistonte ne rruge.
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Kishte lezet Tirona ne kohen e qoflargut ,asnje semafor ,ishte polici me dore prej ....s'po e them me mire......asnje makine rruges ,vetem Nexhi me xhaxhin ,ene ato shoket e luftes qe i kishin ngel pa vra .
    Populli kishte autobuzat e Shkodres qe te nxinin nga tymi pa shku ne pune ,lene pastaj ēfare do te behej pis ai kostumi bluxhins kinez i punes....
    Fshatrat dhe rrethet kishin gomerret dhe qerret ,me gezim po shkoj ne pune ,asnje aksident dhe asnje i stresuar me mire se kaq kishte ,buken e misrit e siguronim ne vend.....(Ta shpoje me pistolet)
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Kishte lezet Tirona ne kohen e qoflargut ,asnje semafor ,ishte polici me dore prej ....s'po e them me mire......asnje makine rruges ,vetem Nexhi me xhaxhin ,ene ato shoket e luftes qe i kishin ngel pa vra .
    Populli kishte autobuzat e Shkodres qe te nxinin nga tymi pa shku ne pune ,lene pastaj ēfare do te behej pis ai kostumi bluxhins kinez i punes....
    Fshatrat dhe rrethet kishin gomerret dhe qerret ,me gezim po shkoj ne pune ,asnje aksident dhe asnje i stresuar me mire se kaq kishte ,buken e misrit e siguronim ne vend.....(Ta shpoje me pistolet)
    Ke udhetuar ndonjehere ne rrethe me gomere ti Saura, qe thua rrethet kishin gomere? lol
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Stresi, si ta pėrballojmė atė
    Nga miki_al2001 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-08-2023, 21:25
  2. A ndikon Stresi ne Plakje ?
    Nga J@mes nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-06-2007, 07:18
  3. Rritet numri i njerezve te prekur nga stresi
    Nga EDUARDI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-04-2005, 06:45
  4. Islami dhe Mjeksia
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 18:18
  5. A jetojme ne ne ne epoken e Stresit ...
    Nga AuGuSt_ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-09-2004, 06:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •