
Postuar më parë nga
gerrard73
Sura 4:176
Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: "All-llahu ju përgjigjet për çështjen e "kelale-s" (ai që nuk ka prindër as fëmijë që e trashigojnë). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë (që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëllezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dy fish më shumë se sa femrës. All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send.
Që në vargun 11 shohim një kontradiktë. Aty thuhet që nëse është vetëm një vajzë asaj i takon gjysma e trashëgimisë, por nëse ka dhe një djalë, atëherë ai merr dyfishin e pjesës së femrave, pra ai merr 2 x ½ = 100% të pasurisë.
Kjo duhet qartë që është një kontradiktë që në fillim, por puna komplikohet kur shtohet numri i atyre që trashëgojnë pasurinë.
Le të marrim disa shembuj në bazë të vargjeve të mësipërme:
Sipas vargjeve të mësipërme, nëse një burrë vdes dhe lë një grua, 3 bija dhe 2 prindër, pjesa e trashëgimisë së gruas së tij do të jetë 1/8, e bijave 2/3 dhe secili prej prindërve merr 1/6 e trashëgimisë. Le t’i mbledhim këto shifra:
Gruaja = 1/8
Bijat = 2/3
Prinderit 2/6
Sipas ligjeve të mbledhjes së thyesave konkludojmë:
1/8 + 2/3 + 2/6 = (3 + 16 + / 24 = 27 / 24, domethënë del më tepër sesa 100% e pasurisë. Çdo fëmijë i klasës së tretë që nuk di të zgjidhë një problem të tillë nuk e kalon klasën e tretë fillore.
Le të marrim një shembull tjetër. Le të themi që burri vdes dhe le pas një grua (sepse mund të kishte deri 4 sipas Kuranit), nënën dhe motrat. Sipas ajeteve (vargjeve) të mësipërme, pasuria do ndahej në këtë mënyrë:
Gruaja = ¼
Nëna = 1/3
Motrat = 2/3
Le t’i mbledhim përsëri thyesat:
¼ + 1/3 + 2/3 = (3 + 4 + / 12 = 15/12
Përsëri e shohim se shuma del më tepër se 100%.
Nga ana tjetër shohim raste kur shuma nuk arrin 100%.
Psh, burri vdes dhe lë pas gruan dhe prindërit. Sipas vargjeve të mësipërme pasuria ndahet në këtë mënyrë:
Gruaja = ¼
Prindërit = 1/3
Shuma del në ¼ + 1/3 = 7/12, pra shumë më pak se 100%.
Ose, le të themi se burri vdes dhe lë vetëm gruan pas. Atëherë sipas ajeteve të mësipërme gruaja merr vetëm ¼ e pasurisë.
Për të shpjeguar këto kontradikta, studiuesit islamikë kanë shpikur sisteme që të rrumbullakosin shifrat për të arritur në një përfundim të 100% të pasurisë. Problemi me këtë shpjegim qëndron në dy plane. Së pari, në të njëjtën Sure (4) në ajetin (vargun) 174 thuhet se:
O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë.
Pra, Allahu këtu thotë se e ka thënë shumë qartë ato që donte të thoshte në lidhje me ndarjen e trashëgimisë, dhe së dyti një njeri duhet të ndryshojë ato që Allahu ka thënë në mënyrë që të bëjë që pasuria të dalë 100%. Këtu kemi një problem të thjeshtë aritmetike, që del huq nga cila anë ta kapësh. Prandaj pa ndyshuar ashtu siç Allahu e ka thënë (sipas tij, qartë fare), ky problem është një gabim elementar në mbledhjen e thyesave që çdo fëmijë i klasës së tretë e zgjidh për 10 minuta.
Nje liber qe vjen nga Perendia apo shkruhet edhe nga nje profet duhet te jete perfekt, dhe jo te beje gabime foshnjore. Nuk eshte as gje tjeter vetem nje liber i shkruar nga njerz dhe jo shume te ditur me sa shikohet. Pa permendur anen shkencore qe toka eshte e rrafshet apo besimi ne nje meteorit, qe te gjithe e dime se renia e meteoriteve eshte nje gje e zakonshme natyrore.
Krijoni Kontakt