Close
Faqja 26 prej 27 FillimFillim ... 1624252627 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 262
  1. #251
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sa me tmerron dhe sa me trishton fakti qe dikush mprehet nen dhe dhe nuk ka dot te drejten per te pare driten,sa e padrejte eshte vdekja dhe sa mizore!
    Sa me tmerron fakti qe dikush jeton dhe nuk do te jetoje,nuk do sepse shpirti i eshte nxire dhe si i tille e shef kete parking varrezash me lakmi!!!
    Cfare te pelqen aty me thuaj?
    Eci drejt kesaj erresire dhe vajtoj per keta qe nuk mund te jetojne me e kete bote,eci dhe u flas,eci dhe i pyes..sepse e di qe me degjojne ,e di qe me kuptojne...e di sepse si une kane qene edhe vete dikur.....kane qene te gjalle!!
    U flas dhe u them__"merrmeni ju lutem ne boten tuaj"!
    Dikush ngrihet,nje engjell ngrihet dhe me thote...."Perse urren driten,perse"?
    Mendoj ate dhe te lagur,mendoj qe sa kam deshire me njerezit qe te flas,mendoj qe po te isha aty ne fund te ketij dheu nuk do kisha mundesine me te doja,nuk do kisha mundesine te shikoja,te prekja dike,te ndjehesha e lumtur ne krahet e dashurise,nuk do kisha mundesine te takoja me njerezit qe dua aq shume,nuk do mund te kendoja me,nuk do mund te shkruaja poema dhe vargje per dashurine,nuk do mund te qaja dhe te qeshja.......nuk do mund te beja asgje dhe akoma me kot dhe e zeze do ishte ......vdekja!!!
    Jam afer ketyre varreve dhe ne kulmin e deshperimit shoh njerez te afrohen,ata njerez qe kane dhimbjen si une,ata te cilet nuk besojne me te shpresa dhe te dashuria!!!!
    Kthehem dhe u them;"ju lutem jo ketu,ju lutem beni mbrapa"!
    Jam une nje engjell i humbur,nje engjell i vetmuar,jam une vete engjelli i kesaj nate..........Nuk dua tju flas per vdekjen,ju lutem mos me hidheroni,dua qe tjua flas per dicka te bukur e cila eshte jeta,dua tu flas per bukurine e botes dhe dua tu mesoj te harroni vuajtjet dhe deshperimin!

    Shikoni pak jeten............
    Me drite,me diell,me lule,me gezim....ju lutem shikojeni te tille,se dite me te mira per ne do te vijne!
    Nuk dua qe tju humb....jeten nuk dua ta dhuroni,dua qe te beheni rreshta dhe krahet fort te shtrengoni!
    Do jem engjelli juaj...do ju flas per bukurine....jeten,diellit,lulet,zemren.....do ju flas per dashurine...
    Do tju flas per kete jete...qe e shtrenjte eshte dhe e larte,do ju flas per kete bote....ju lutem,me mos derdhni lot..................!!!
    "Carpe Diem"

  2. #252
    i/e larguar Maska e ionian
    Anėtarėsuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200
    Sa do te doja te kisha pak durim dhe ti lexoja te gjitha shkrimet e kesaj Dianes.Duket qe qe ka dore per te shkruajtur. Mbase ndonjehere tjeter do te jem me i ngeshem. Te jeni mire te gjithe dhe ne radhe te pare Diana !

  3. #253
    E dua letėrsinė Maska e flutura3105
    Anėtarėsuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205

    Syte ...

    Ecja sot rruges se ketij qyteti te bukur,e mbushur me dhimbje ,lotet me rridhnin ashtu pa dashur. Lote te ngrohte mbuluan fytyren time sot,zemra me rrihte aq forte. Mu desh te ulesha qe te qetesohesha ,por prap me ze fillova te qaj ,nuk vura re nje njeri te verber qe ishte ulur afer meje dhe me shikonte ,nuk e pashe se ai i degjoi denesjet e mia....me pyeti , e sheh Liqenin? I thash po! Me tha merr keto dy lule dhe hudhi aty ,nje lule per lotet e tu e nje per syte e mi ,e habitur sdija si te reagoja mora lulet dhe i hodha ,perseri lotet me rodhen por kesaj here per syte e tij. Fshiva lotet ngadale dhe ne shpirt ndjeva nje zbraseti u pendova pse qava si e marre ne prezence te nje njeriu qe sheh vetem erresire. Me tha une s`mund te te shoh ,por mund te ndjej nje zemer kur vuan ,tha une smund te shoh por di te bej gjera te tjera, keto me ka mesuar jeta edhe ti do te mesohesh nje dite ,dhe do te kuptosh se sa bukur eshte kur mund te shijosh ato qe jeta te ofron....Eh jeta thash me vete ,jeta cfare me ofroi ajo mua??? Ajo me mori pa pike meshire gjerat e bukura, ashtu sic te mori edhe ty syte e tu!!!
    E verteta eshte e perkryer ,ajo nuk ka dy fytyra...

  4. #254
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Une pata degjuar nje fjale te urte qe thoshte:

    "Edhe pse ti je marrezisht i dashuruar dhe gjithcka per ty eshte ai njeri,bota nuk eshte ndalur duke u rrotulluar"-

    Po,mendoj edhe une,bota nuk eshte ndalur por bota ime nuk sillet me rreth diellit por rreth tij.
    Ne mbremje kur shtrihem te fle perpiqem qe te bind veten se gjumi eshte shume i rendesishem,por kam nje problem me zemren:ajo nuk eshte e te njejtit mendim.
    Qe aq shume te dua une e kam te qarte,por perse duhet te mos flej kete nuk e kuptoj.
    Ti je ne syte e mi magjike,sepse vevtvetja me duket magji kur ec neper kete parajse ndjenjash te bukura. Cfare do qe te bej ka kuptim dhe eshte e bukur vetem kur mendoj se te kam prane.Po te shihnin boten te gjithe me syte e te dashuruarve sigurisht se kurre nuk do te kishte lufte ne boten tone.Sepse ata qe dashurojne e duan boten te bukur,sepse ata nuk mund te shohin keq...
    Une mundohem qe te perkufizoj dashurine qe kam per ty,por me duket se kurre nuk do te mund ta bej nje te tille,sepse asnje fjale nuk eshte me e bukur nga ajo qe ndjej per ty.
    Po te me ofronin krejt boten,me beso do te refuzoja sepse nese ate bote nuk do te ishe ti per mua do te ishte nje hic.

    Dhe tani qe me nuk jemi bashke them me vete..... Ahh sikur lotet e mi qe derdh per ty te ishin bekim i dashurise,me siguri qe zemra te ndara nuk do te kishte ne kete bote e as vuajtje,veē paqe dashuri ...
    "Carpe Diem"

  5. #255
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Thone qe jeta vazhdon....

    Te terheq zvarre kur nuk do ta ndjekesh,tallet me dobesite e tua,te jep diellin kur mendon se ke prekur fundin. Kjo eshte jeta_peshperis me vete...

    E nesermja eshte e paparishikueshme dhe ndonjehere nuk mundem te luftoj ate qe me ka munguar me shume....Dashurine.
    "Carpe Diem"

  6. #256
    UNDERGRAUND Maska e episode
    Anėtarėsuar
    30-06-2008
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    50
    -asgje, s'dua, asgje s'pretendoj, asgje, asgje....!?
    Mengjeseve, kur egoja ime shkaterrohet, vritet, zhduket, ne enderr, apo ne proceset e fshehta psikike... jane keto fjalet qe me godasin ne koke..., ndjehem me i lumtur se gjithmone...


    p.s//
    andaj dI Ana vrite egon.....
    UNDERGRAUND

  7. #257
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga episode Lexo Postimin
    -asgje, s'dua, asgje s'pretendoj, asgje, asgje....!?
    Ku do ishte kuptimi i jetes nqs nuk do te deshnim asgje?!!
    "Carpe Diem"

  8. #258
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga episode Lexo Postimin
    -asgje, s'dua, asgje s'pretendoj, asgje, asgje....!?
    Mengjeseve, kur egoja ime shkaterrohet, vritet, zhduket, ne enderr, apo ne proceset e fshehta psikike... jane keto fjalet qe me godasin ne koke..., ndjehem me i lumtur se gjithmone...


    p.s//
    andaj dI Ana vrite egon.....
    E mesdite e darkave kur proceset normale te ndijimit dhe zgjandra nuk trazohen nga dhuna mentale, cfare ndodh?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 04-08-2009 mė 05:29

  9. #259
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga episode Lexo Postimin
    -asgje, s'dua, asgje s'pretendoj, asgje, asgje....!?
    Mengjeseve, kur egoja ime shkaterrohet, vritet, zhduket, ne enderr, apo ne proceset e fshehta psikike... jane keto fjalet qe me godasin ne koke..., ndjehem me i lumtur se gjithmone...


    p.s//
    andaj dI Ana vrite egon.....
    Ka nje kontradikte themelore ne kete shprehje.

    Lumturia nuk eshte pasoje e mungeses se egos. Madje ne nje menyre paradoksale, eshte rezultat i saj. Mungesa konstante e egos te jep paqe e serenitet deri ne momentin kur ndjehesh i/e paplotesuar (mentalisht, logjikisht, emocionialisht, ashtu qe vete natyra e ekzistences vihet ne dyshim).

    Gjendja e lumturise qe provon mengjeseve, eshte kalimi i detyruar (me ane te abstraksionit logjik) nga gjendja e kerkeses ne ate te moskerkeses se asgjeje, nga gjendja e mungeses ne ate te panevojeshmerise, nga minusi ne zero. Me pak fjale eshte lehtesimi emocional.

    Me qe cdo gje leviz dhe zhvillohet, konstantja (ne kete rast zeroja ose mungesa kerkeses), nuk eshte nje vlere absolute e vetme, por rezultantja e vektoreve plus/minus.

    Pyetja shtrohet, a eshte zeroja “prerja e arte” e stabilitetit dhe qendrueshmerise ne jete?

    Nuk mund te mos te te vije ne mend nje novele e hershme: “Njeriu ne kellef”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 14-08-2009 mė 11:19

  10. #260
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    sote,ndjej nje dhimbje ne zemer,kam lote ne sy...
    sote,kam malle,malle per ju te dy...
    une qe sa forte e doja stinen e veres,dhe mezi e prisja qe te vije ajo,sote mu kjo stine e bukur dita dites akoma me shume me lendon....!
    sec me fluturoi mendja sote 5 vite dhe pastaj 1 vite me pare....
    e si isha,si ishim ne ato kohra....sec kam nje malle,sepse para sepse deri para ketij muaji une kisha nene dhe baba...
    muaji korikm e mori babin me 2005,e gushti nenen me 2009....
    sote me erdhen ne mendje edhe mundimet e juaja,se sa vuanit nga ata semundje qe u cuan ne varre...
    sote m'u shfaqen edhe ata lotet e tua nene se sa qaje kur s'na kishe prane...
    sote dielli me dogji,e perveloj,dhe u kujtova juve,se si ne kete date te sodit,ju kishit te ftohte,ne te njeten kohe shume temperatur...
    cuditem...se si patet te njetin fate te dy...
    aq shume u deshtet qe c'do gje perjetuat bashke,biles edhe spitalin ku qendronit me jave te tera,ne te njejten dhome,perejtuat simptome te njejta,nga dy semundje te ndyshme....
    gjithc'ka,gjithc'ka njejt per te dyte,gjithc'ka te barabart...
    aq shume u deshtet qe smund te jetonit te ndare njeri ne ate bote tjeter e tjetra ketu,dhe perendia plotesoi deshiren tuaj,te u bashkoj serisht,serisht te jeni bashke...
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

Faqja 26 prej 27 FillimFillim ... 1624252627 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •