Close
Faqja 4 prej 24 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 233
  1. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Edhe Mike Sollakovicin Jane Sa Pese Ciflqice!!!!

    Citim Postuar më parë nga AAAA
    Gjykata fal Nard Koken, lirohet ne shtator
    Elona Elezi
    E Shtune, 23 Qershor 2007


    Tirane - Leonard Koka lirohet nga qelia pas tre muajsh. Gjykata e Krimeve te Renda i ul nje vit denim te pandehurit te kontrabandes se cigareve, me vlere demi rreth 5 milione dollare, ndersa prokuroria kishte kerkuar kater vjet heqje lirie. Per momentin, Koka, i arrestuar ne vjeshten e vitit 2005, ka vuajtur 2 vjet e tete muaj burg, perllogaritur me kohen e paraburgimit dhe i kane mbetur vetem tre muaj po me kete llogari. Diten e djeshme, trupi gjykues ka dhene vendimin perfundimtar per grupin e te arrestuarve per kontrabanden e cigareve. Grupi u godit gjate muajve te pare te vitit 2005 kur u kapen kater kontejnere me cigare kontrabande, ndersa ne kerkim u shpall i akuzuari si bleres, Ndoc Gjergji. U arrestuan Nard Koka, i akuzuar si garant i mallit nga pergjimet dhe Fatmir Zotaj, pronari i anijes, me te cilen u be transporti. Arrestime te tjera pati ndaj policeve te portit dhe drejtuesve te anijeve.

    Trupi gjykues i kryesuar, nga gjyqtari Dritan Hallunaj, ka shpallur dje fajtore 21 te pandehurit, te cilet akuzohen se kane trafikuar 8563 koli me cigare kontrabande. Bazuar ne provat dhe faktet e organit te akuzes, te perfaqesuar nga Perparim Kulluri, gjykata ka vendosur te jape 5 vjet heqje lirie per Ndoc Gjergjin, 4 vjet burg per pronarin e anijes “Eni”, Fatmir Zotajn, nje vit me pak per Leonard Koken, 2 vjet e 6 muaj per kapitenin e anijes “Eni”, Bilal Kocin, kohen e paraburgimit per Gentian Kocin, 3 vjet e 4 muaj per Ardian Canin, nje vit me pak per Tahir Hoxhen dhe 3 vjet per Skender Thacin, e gjobe prej 1 milion e 500 mije lekesh per Ardian Gjergjin. Nderkohe qe per 12 policet e portit u vendos liri me kusht, qe ne rast perseritje te vepres penale te rikthehen ne qeli e te vuajne dy vjet burg. Grupi i te pandehurve moren denimin per konsumimin e vepres penale “kontrabande per mallra qe paguhet akcize”.

    Per 12 te pandehurit e tjere te grupit te mesiperm u dha denimi per konsumimin e vepres penale “shkelje te rregullave te sherbimit te rojes”. Trupi gjykues, beri te ditur se ka shpallur dhe ka denuar fajtore per kete veper 12 policet e kalates se portit. Per Ngushellim Hyzotin u dhane tre vjet, per Elmaz Stroken koha e paraburgimit, per Alfred Coben 2 vjet e 6 muaj, kurse per Telat Shehun, Shkelqim Takacin, Rexhep Hoxhen, Naun Ranxhen, Pellumb Arucin, Arben Xhixhen, Agim Moken, Behar Kasen si dhe Fran Prengen u denuan me 2 vjet liri me kusht, qe do te thote se brenda ketij kufiri kohor ata s’mund te kryejne asnje veper tjeter penale dhe ne rast te kundert do te denohen per vepren penale te ketij procesi dhe per ate tjetren qe mund te kryejne. Gjithashtu, te liruarit me kusht nuk mund te angazhohen ne detyra shteterore per nje vit.

    Leonard Koka 3 vjet

    Fatmir Zotaj 4 vjet

    Bilal Koci 2 vjet e 6 muaj

    Gentian Koci kohen e paraburgimit

    Ndoc Gjergji 5 vjet

    Ardian Cani 3.4 vjet

    Tahir Hoxha 2 vjet e 3 muaj

    Skender Thaci 3 vjet

    Ardian Gjergji 1 milion e 500 mije leke

    Ngushellim Hyzoti 3 vjet

    Elmaz Stroku koha e paraburgimit

    Alfred Coba 2 vjet e 6 muaj

    Telah Shehu 2 vjet

    Shkelqim Takaci 2 vjet

    Rexhep Hoxha 2 vjet

    Naun Ranxha 2 vjet

    Pellumb Aruci 2 vjet

    Arben Xhixha 2 vjet

    Agim Moka 2 vjet

    Fran Prenga 2 vjet

    Behar Kasa 2 vjet
    KANE PASE THENE SHQIPETARET SE :

    ME MIRE TE KESHE NJE MIKE, SE NJE CIFLIKE!!!


    EDHE MIKE SOLLAKOVICIN JANE SA PESE CIFLQICE!!!!



    1. Lulzim Berisha, i biri i Ademit dhe i Rabijes, i datëlindjes 13.05.1971, lindur dhe banues në Durrës, më kombësi dhe shtetësi shqiptare, i martuar, me dy fëmijë, me arsim të mesëm, i padënuar më parë, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, i mbrojtur nga av.Arben Qeleshi.
    Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të:
    “Krijim të Organizatës Kriminale”, të parashikuar nga neni 333 i K.Penal.
    - “Kryerje e Krimeve nga Organizata Kriminale”, të parashikuar nga neni 334 i K.Penal.
    - “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Dritan Sallaku ndodhur më datë 17.10.1998, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
    - “Vrasjes me dashje kryer në bashkëpunim ngelur në tentativë” në dëm të shtetasit Ilir Nela ndodhur më datë 17.10.1998, të parashikuar nga neni 76-25-22 të K.Penal.
    - “Vrasjes me dashje kryer në bashkëpunim ngelur në tentative” në dëm të shtetasit Agim Rexhepi ndodhur më datë 17.10.1998, të parashikuar nga neni 76-25-22 të K.Penal.
    - “Vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim ngelur në tentative” në dëm të shtetasit Marsel Sotiri ndodhur më datë 29.10.1998, të parashikuar nga neni 78-25-22 te K.Penal.
    - “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Viron Curri ndodhur më datë 29.10.1998, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
    - “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Arjan Paja ndodhur më datë 29.10.1998, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
    - “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Eduart Ongari ndodhur më datë 05.07.1999, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
    - “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Marsel Sotiri ndodhur më datë 22.08.1999, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
    - “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/2 të K.Penal.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 23-06-2007 më 14:22

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rrefime te frikshme..

    Berisha-Saliu, armiq për 600 mln liretat e heroinës

    ***

    “Shekulli” boton sot dëshminë e Adriatik Colit për vrasjet e Eduart Ongarit, Marsel Sotirit, Tan Dishës dhe Erion Lames

    Flamur Vezaj
    Sun, 02 Mar 2008 08:18:00



    Vrasje dhe trafiqe. Historia e bandës së Durrësit, e rrëfyer nga i penduari Adriatik Coli në këtë dëshmi të fundit për Prokurorinë luhatet mes ekzekutimeve për të eleminuar rivalët dhe qetesisë së shkurtër për të ngritur “në këmbë” linja të trafiqeve të të gjitha llojeve. “Shekulli” boton sot planin e vrasjes së njërit prej rivalëve më të mëdhenj të bandës, Marsel Sotirit dhe periudhën pas kësaj ngjarjeje, ku krerët e bandës e nisëm me trafik klandestinësh dhe u katapultuan në rrjetin e trafikut të drogës, prej nga erdhi edhe çarja e madhe mes Klodian Saliut dhe Lulzim Berishës. 600 milionë liretat e heroinës i kthyen miqtë në armiq të betuar të njëri-tjetrit, edhe pse në kujtesën e të penduarit, Klodian Saliu do të thoshte për Lul Berishën: “Kemi qenë shokë deri dje, ruajtëm ç’kishim për të ruajtur. Tani nuk jemi armiq, por të shikojë çdonjëri punën e vet”

    Në korrik të vitit 1999, unë shkova në shtëpinë e Lulit. Aty ishte edhe Plarenti. Luli na tha të merrnim dy armët “Skorpions” dhe një kallash që e kisha mbrapa në bagazh dhe një paruke të kuqe dhe ti çoja tek shtëpia ime, pasi do t’i binim Ed Ongarit. Unë ashtu bëra dhe po prisja gati në shtëpi. Mora edhe një Benz 240, që ma dha Luli për tapërdorur për vrasjen. Këtë makinë, ai nuk e ka përdorur më parë. E kam parë vetëm atë ditë që e mora unë. Pas një ose dy ditësh, Plarenti, Luli, Klodi dhe Indriti ishin tek shtëpia e një të afërmes së Lulit. Ai më mori në telefon dhe më tha që të marr makinën, skorpionsin dhe kallashin dhe të shkoja tek “ 5 katëshi”, në hyrje të lagjes. Shkova aty dhe gjeta Klodin, Indritin dhe Lulin. Hipëm të katërt tek Benzi jeshil. Luli hipi në timon, Klodi në vend të parë ndërsa unë me Indritin u ulëm mbrapa. Në atë moment, Luli vuri parukën e kuqe, ndërsa Klodi vendosi kapelën dhe u nisëm. Armën Skorpions e mori Klodi, ndërsa Kallashnikovin e kishim ne mbrapa, unë me Indritin. U nisëm me makinë dhe kur u afruam afër lokalit, Luli më tha që të zbrisja dhe të shikoja sa vetë ishin në lokal dhe t’ia bëja me shenjë. Kur zbrita dhe ju afrova lokalit, pashë që jashtë në karrige ishin ulur Edi me dy veta të tjerë. Në atë moment i bëra me shenjë Lulit duke i treguar me gisht që janë tre veta. Menjëherë zbriti Luli me parukën e kuqe në kokë dhe me kallash në dorë, ndërsa Klodi kishte vënë kapelën e zezë me strehë të gjatë para dhe me automatikun Skorpions në dorë. Edi ra përmbys në tavolinë, ndërsa Luli me Klodin hipën në makinë dhe u larguan. Unë ika në këmbë deri në shtëpi. Ata e lanë makinën afër rajonit të policisë në një rrugicë që të nxjerr te tregu industrial dhe më vonë erdhën në këmbë te shtëpia e ime. Në shtëpinë time s’kishte njeri dhe i pyeta gjatë muhabetit për makinën. Më treguan se ku e kishin lënë, bashkë me të gjitha armët dhe paruken. Pas disa minutash, një makinë erdhi para shtëpisë, që nuk e mbaj mend se çfarë dhe kush ishte dhe nga shtëpia ime ikën Indriti dhe Klodi, ndërsa Luli iku në këmbë. Pas disa minutash shkova për të marrë makinën, pa më thënë njeri dhe e solla afër Muzeumit mbrapa shtëpisë sime, ndërsa armët dhe paruken i mora dhe i fsheha në një ferrë aty afër. Makinën e mbylla.

    Ekzekutimi i Marsel Sotirit

    Një javë pas kësaj ngjarjeje, në korrik të vitit 1998 erdhi një djalë që nuk mbaj mend kush ishte dhe më mori te shtëpia, duke më thënë se të kërkon Luli. Shkova me të dhe më dërgoi tek një shtëpi një katëshe të vjetër, që ndodhej tek unaza e plazhit. Aty ishin Plarenti, Luli, Klodi dhe Indrit Taullai dhe një tjetër që tani është në Amerikë. Sa hyra brenda, më thanë: “Sot do palosim Marselin”. Unë i thashë “ishalla” dhe po vij po gjuaj edhe unë, se më la gjysmë njeriu. Kur u bënë planet, Luli tha të merrnim Benzin jeshil që përdorëm tek vrasja e Ed Ongarit dhe t’i çonim tek shinat e trenit, që del tek plazhi “Iliria”. “Vetë do të rrish sipër te kodra dhe kur të dëgjosh krisma, do vish menjëherë aty ku na le dhe do të bllokosh rrugën nga krahu i “Plepave” që të kemi të lirë kalimin për në Durrës pas vrasjes”,-më tha. Me t’u errësuar koha, unë mora Benzin dhe u nisëm bashkë me Lulin, Plarentin, Indrit Taullain e Klodin. Me vete morëm një mitraloz të rëndë “Kolinov”, një mitraloz të lehtë me rrotacile, ku futëm fishekët, një kundra tank dhe katër automatikë kallashnikov, ku njërin e mora unë. Shkova dhe i lash çunat të ura dhe vetë u ktheva mbrapsht dhe qëndrova buzë rrugës, në faqe të kodrës. Pas 30 minutash pritje, dëgjova krisma të shumta armësh dhe menjëherë shkova te makina te ura, ku më thanë ata. Mora kallashin, dola nga makina dhe e bllokova qarkullimin e rrugës nga drejtimi i rrugës së Plepa – Durrës, që të kishim rrugën e lirë për të ikur. Pas rreth 10 minutash, aty erdhi në këmbë Luli me Plarentin. Luli kishte në dorë kallashnikovin, kurse Plarenti nuk kishte gjë. Kur po vinin, unë i pyeta ku është Klodi. Luli thirri dy herë “o Klodo, o Klodo”. Pastaj hipëm në makinë dhe u larguam, shofer isha unë, ku me të mbërritur tek shinat e trenit tek unaza që merr për në Durrës, ata zbritën. Luli mori kallashin tim dhe më tha kthehu: merr Klodin. Ata vetë ikën mes shinave ndërsa unë nuk u ktheva, se kisha frikën e policisë, por vazhdova drejt. Kalova Nish-Gomën e re dhe vazhdova nga këneta, ku lashë makinën dhe u ktheva në këmbë.

    Çarja e parë Saliu-Berisha

    Të nesërmen, kur dola nga shtëpia pashë në afishe se kishte vdekur Marsel Sotiri dhe shkova e mora makinën. Pas dy ditësh u mblodhëm bashkë unë, Luli, Klodi e Indrit Taullai dhe biseduam për ngjarjen. Në muhabet e sipër, Klodi i tha Lulit: “po ti si ike dhe më le vetëm?. Luli i tha që unë të thirra dy herë, por ti nuk u përgjigje dhe e dija se ke ikur. Klodi kishte ikur me Indritin nga kodra dhe kishin shkuar në Spitallë. Pas disa ditësh, kur isha te shtëpia e Klodit, ky më pyeti se si ndodhi muhabeti që ikët me Lulin atë ditë. Unë i tregova që erdhi Luli dhe unë i thashë: ku është Klodi? Ai thirri dy herë dhe më tha hip në makinë dhe ec. Klodi nuk foli. Më vonë e mora vesh nga çunat se Marseli atë ditë që u vra kishte një makinë BMW të blinduar. Pastaj çunat filluan të lëviznin, se vdiq Marseli.

    Përfshirja në trafiqe

    Luli mori një anije me qira 500 tonëshe nga një fierak, që nuk më kujtohet emri dhe ia dha A.Sh. për të punuar. Ai çonte klandestinë dhe drogë në Itali. Këtë gjë unë e di, sepse e shihja atë që vinte tek shtëpia e Lulit dhe jepte çdo muaj lekët e punës. Ndërkohë, Plarenti kishte ndërtuar një shtëpi trekatëshe përballë shtëpisë së tij të vjetër në pallat dhe ne atje mblidheshim. Unë aty dëgjova për herë të parë emrin e një femre, që nuk e njihja se kush ishte. Më vonë e mora vesh nga Klodi emrin e plotë. Ajo kishte qenë e dashura e Klodit që ky e kishte përdor si karrem për ta tërhequr në pritë Marsel Sotirin. Vajza u bë e dashura e Marselit dhe njoftonte Klodin për lëvizjet e tij. Ditën e atentatit, ajo kishte qenë me Marselin dhe njoftoi Klodin kur po ktheheshin për në shtëpinë e saj që ndodhej afër vendit ku u vra Marseli. Më pas u nisën për në Itali, Luli me Klodin me anije. Pas rreth dy javësh, me të njëjtën anije ikën në Itali Plarenti, Indrit Taullaj dhe ish-e dashura e Klodit. Gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, kur iku Klodi, Indrit Taullai e zuri dashnore. Për këtë, Klodit i ngeli qejfi pak, por nuk tha gjë. Pas një muaj kur ikën çunat, edhe unë ika për në Itali. Shkova tek vëllai ku kam qëndruar tre muaj dhe kam punuar si ndihmës murator. Pastaj u ktheva përsëri në Shqipëri dhe mësova që Klodi, Luli, Plarenti dhe Indrit Taullai kishin jetuar në Ravena të Italisë. Luli kishte nxjerrë në punë si prostitutë vajzën nga veriu. Po ashtu, mësova se Klodi kishte gjetur disa lidhje për t’u marrë me drogë. Rreth muajit maj e qershor 2000, u kthye në Shqipëri Klodi. Më pas erdhi edhe Plarenti e Indrit Taullai. Dy ditë pas ardhjes së tyre në Shqipëri, Lulin e arrestoi policia italiane, për një punë droge dhe e mbajtën në burg më shumë se një vit. Gjatë kësaj kohe, unë e forcova shoqërinë me Klodin dhe në atë kohë u fut në shoqëri edhe Indrit Dokle, i cili ishte si çerr i shkathët, i vogël. Por gjatë kësaj kohe, edhe Plarenti rrinte shumë me Klodin.

    Vrasja e Tan Dishës

    Rreth fillimit të muajt korrik 2000, E. L. vrau Mehmet Saliun, këtë muhabet e mora vesh nga çunat. Ne shkuam në varrimin e Mehmetit dhe aty u bisedua që Metin e kishte vrarë një çerr i vogël, që na vajti mendja se ishte E. L. Dua të them se Lul Berisha e kishte fis të largët Mehmet Saliun. E. L. gjatë kësaj kohe shoqërohej me Tan Dishën, i cili kishte lidhje me Marsel Sotirin. Vendosëm ta vrisnim Tan Dishën, meqë shoqërohej me ata që thashë më lart dhe këtë detyrë ma ngarkuan mua dhe Indrit Dokles. Klodi më thirri një javë pas vrasjes së Mehmet Saliut, ku aty ishte Indrit Taullai që e thërrisnim Indriti i madh dhe Indrit Doklen e thërrisnim Indriti i vogël, Plarenti, Klodi. Klodi i tha një personi që kishte një furgon , që do na merrte ne dhe të na dërgonte deri në Shënavlash. Ai pranoi. Unë bashkë me Indritin e vogël morëm nga një kallash tek shtëpia e Klodit dhe u nisëm. Shkuam në Shënavlash tek shtëpia e Mehmet Saliut, ku pritëm sa u errësua pak. Kishim lënë një djalë, që nuk e di se kush ishte, për ta ruajtur tek lagja Tan Dishën se kur do të dilte Tani për në Durrës. Dolëm me makinë dhe zbritëm poshtë. Shoferi iku. Unë me Indrit Doklen dolëm dhe zumë pritë rreth 300 – 400 metra larg shtëpisë së Tan Dishës, kurse Indrit Taullai shkoi 500 metra para nesh që kur të kalonte Tani, të na lajmërojnë me një të shtënë pistolete. Ne e kishim planifikuar që kur të vinte Tani Disha të sinjalizoheshim nga dy shokët dhe të dilnim në rrugë e ta qëllonim. Pasi kemi ndenjur rreth 30 minuta aty, në të dy anët e rrugës afër një gardhi, ku kishte parkim makinash në krahun e kënetes, dëgjuam të shtënën e pistoletës që na sinjalizonte për ardhjen e Tan Dishës.

    Indrit Dokle doli në rrugë, ndërsa unë isha pak para tij, në anën tjetër të rrugës. Sa pashë dritat e makinës që po afrohej, e lashë të afrohet rreth 20 metra dhe fillova të qëlloj me automatik në drejtim të makinës deri sa mbarova karikatorin e kallashit. Makina doli nga rruga dhe ra në kanal. Unë iu afrova me karikatorinrreth 1 – 2 metra dhe e qëllova përsëri Tanin me breshëri. Pastaj ne u larguam në këmbë nga këneta dhe armët i hodhëm në kanalin e madh, që kalon aty afër. Pastaj, shkuam në Spitallë, takova Klodin, Plarentin e Indrit Taullain. Ata më pyetën: “vdiq?, Unë i thash: po, po. U shpërndamë në shtëpitë tona. Në atë kohë, Luli ishte në burg në Itali.

    Trafiku i drogës

    Pas vrasjes së Tan Dishës, ra qetësia dhe secili shikonte punën e tij. Ne vazhduam të qëndronim në Spitallë me Klodin. Dua të them se kur kishin qenë në Itali, Klodi kishte punuar fort me drogë me Lulin, Plarentin dhe Indritin e madh. Lekët, rreth 600 milionë lireta i mbanin bashkë. Pas vrasjes së Tan Dishës, Plarenti erdhi për të ndarë paratë e drogës me Klodin dhe Indritin. Unë isha tek Klodi, kur erdhi Plarenti për të kërkuar pjesën e parave. Klodi i dha rreth 5.5 kg e gjysmë heroinë dhe i tha ta shiste. Plarentit i ngeli qejfi, por e mori drogën dhe nuk tha gjë. E nisi për në Itali. Klodi i tha kur të vijë Luli, i bëjmë llogaritë përfundimtare. Klodi për pjesën e tij ishte ortak me Indrit Taullain. Pas disa ditësh, unë isha tek Klodi dhe ai në muhabet e sipër më tha: “Plarenti me Lulin fut dorën e merr. Kanë marrë lekë pa hesap te shuma që ishte bashkë, se ku shkuan për ndryshe 300 milionë lireta”. Më pas u ftohën muhabetet me Plarentin dhe ai rrallë vinte në Spitallë, tek Klodi. Pas nja një muaji e gjysmë pas vrasjes së Tan Dishës, në shtator të vitit 2000 është arrestuar Klodian Saliu. Arrestimi i tij erdhi fillimisht për çështjen e një vrasje me thikë shumë kohë më parë, rreth viteve 1992 ose 1993, por më pas u akuza edhe për vrasjen e Arjan Pajës dhe Viron Currit si dhe plagosjen e Marsel Sotirit, pasi i dolën gjurmët e gishtave në makinën “Golf” që ishte përdorur për këtë vrasje. Klodi ndenji mbi një vit në burg. Gjatë kësaj kohe, Klodin shkonim e takonin në burg unë, Indrit Taullai, vëllai i tij dhe Indrit Dokle. Indrit Dokle gjatë gjithë kësaj kohe rrinte te shtëpia e Klodit, si vëlla me Klodin.

    Vrasja e Erion Lames

    Disa muaj para se Klodi të dilte nga burgu, mbaj mend se ka qenë dimër dhe vija re se ErionLame ishte fuqizuar shumë. Ai kishte bërë shumë lekë dhe kishte blerë Benz katër fenerësh. Unë kur shkëmbehesha me Erionin më shikonte shtrembër. Një ditë, Indrit Dokle më tha që e kishte marrë në telefon Erion Lame dhe i kishte thënë që kur do pijmë kafe për t’u sqaruar. Indrit Dokle i kishte thënë që nuk pi kafe me njeri. Erioni ishte përgjigjur që: “po mirë, kush t’i këpusë kokën njëri-tjetrit pra”. Pas kësaj, unë i thashë shkojmë e i këpusim kokën. E ruajtëm të dy Erionin për tre muaj rresht, po nuk po na dilte në shteg. Pastaj një ditë, na lajmëruan vendin ku ndodhej ai. Menjëherë pas kësaj telefonate, Indriti erdhi tek shtëpia ime, ku unë e mora pistoletën dhe ai automatiku të tipit Skorpions dhe u nisëm për t’i bërë pritë poshtë rrugës së Bashkisë. Ai nuk kishte nga të kalonte dhe ishte i detyruar të kalonte andej ku ne po prisnim. Ndenjëm rreth gjysmë ore, derisa Indriti pa makinën e Erion Lames, pasi unë nuk e njihja makinën e tij. Pak metra para se te vinte tek ne, ai ndaloi makinën dhe takoi një mik të tij. Ata biseduan rreth 5 minuta dhe makina erdhi në drejtimin tonë. Kur ishte rreth tre metra larg nga ne, e qëlluam me Skorpions. Makina doli anash rrugës dhe goditi shtyllën elektrike. Unë u mundova të hapja derën e pasagjerit, pasi pashë se Erioni ishte shtrirë. Nuk e hapa dot derën se ishte me siguresë dhe dola nga ana e Erionit. Në atë kohë ai po lëvizte dhe donte të hapte derën e tij. Unë në atë çast e qëllova me pistoletë dy herë, njëherë në bark dhe njëherë në gjoks, ku ai hapi derën dhe ra. Pasi u siguruam se e vramë, ikëm me vrap në drejtim të magazinës së birrës dhe armët i hodhëm përballë ambulancës, ku po ndërtohet një pallat i madh në atë kohë dhe u ndamë secili në shtëpinë e tij. Në darkë erdhi dhe më shoqëroi policia, ku më pyetën për vrasjes së Erionit po nuk tregova, duke thënë se nuk di gjë. Aty e mësova se ai kishte vdekur. Mësova gjithashtu se të nesërmen, edhe Indritin e shoqëroi policia dhe e kishte pyetur për të njëjtën ngjarje.

    Ndarja e bandës

    Gjatë kohës që Klodi ishte në burg, unë e Indrit Dokle gradualisht u ftohëm me Indrit Taullain, pasi ky i fundit bënte pisllëqe të vogla. Në atë kohë unë shoqërohesha vetëm me Indrit Doklen, ndërsa nga ana tjetër Plarenti rrinte me Indrit Taullain dhe J. M. Dy muaj pas vrasjes së Erion Lames doli nga burgu Luli. Unë me Indrit Doklen shkuam për vizitë tek shtëpia e tij të re që e kishte ndërtuar në Spitallë. Nuk ndenjëm shumë dhe u larguam, aty ishin edhe njerëz të njohur të tij. Rreth 20 ditë pas ardhjes së Lulit nga burgu italian, doli nga burgu në Shqipëri edhe Klodi. Atë ditë, kur doli e takova pak pasi kishte shumë njerëz për vizitë. Të nesërmen po bëja xhiro me një fuoristradë të një mikut dhe pashë se Luli bashkë me Plarentin po shkonin në Spitallë, tek shtëpia e Klodit për vizitë. Pas dy ditësh më thirri Klodi dhe unë shkova në Spitallë. Ai më tha: njerëz më të afërt të kam ty dhe Indrit Doklen. Me Lulin nuk kam më punë, meqë kur isha në ditë të zeza, nuk më pa njeri. Pas tre- katër ditësh, Klodi shkoi për vizitë tek Luli, për t’i kthyer vizitën. Unë e pashë vetë këtë, pasi në atë kohë isha te shtëpia e Klodit. Unë me Indritin e pritëm rreth 30 minuta Klodin jashtë shtëpisë së Lulit, me dy makina. Që nga ajo ditë, Klodi nuk është takuar më me Lulin. Mbas takimit, Klodi u shpreh: “Kishim ç’kishim me Lulin, i pashë pisllëqet e tij dhe nuk më ka ndihmuar. Tani ai në punën e tij, unë në punën time. Kemi qenë shokë deri dje, ruajtëm ç’kishim për të ruajt. Tani nuk jemi armiq, por të shikojë çdonjëri punën e vet”. Pas ndarjes me Lulin, Klodi kishte si shok të ngushtë Indrit Doklen dhe pastaj mua. Në atë kohë filloi të afrohej edhe një çun lagjeje. Ai i rrinte në shërbim me makinë vëllait të Klodit, kur bridhte për punën e Klodit, kur ishte në burg. Pas një muaji, aty nga mesi i vitit 2002, Klodi shiti një tokë që kishte tek Plepat në Durrës dhe mori nga ai 70 mijë dollarë që i futi në punë. Klodi na tha: “çuna, ju m’u gjendet në ditë të zeza dhe ju, me kismet të na ecë puna do t’u ndihmoj dhe do të rregullohemi të gjithë”. Klodi filloi të blinte drogë, heroinë të pastër. Unë nuk e di se ku e blinte, pasi Klodi ishte shumë i zgjuar dhe nuk na tregonte se ku e merrte drogën. Ai zakonisht merrte 6 kg heroinë, ndonjëherë 12 kg dhe e sillte te shtëpia e vjetër dhe për këtë nuk dinte gjë njeri. Këtë muhabet e dinim vetëm unë dhe Indrit Dokle. Klodi na mësoi se si bëhej përzierja. Përzierja bëhej me frutatriçe. Aparatin elektrik e fusnim në prizë dhe e përziente vetë. Ne hidhnim në aparatin përzierës 150 gram heroinë të pastër dhe e përzinim me 350 gram që është pluhur apostafat dhe bëhej gjysmë kile, të cilën e paketonim dhe e stamponim. Ne e paketonim me skoç kafe, i cili është ngjitës rulo dhe e stamponim me një kallëp hekuri. Klodi pasi e bënim gati, e niste për në Itali. Dua të them se Klodi ishte shumë i kujdesëm edhe me transportimin e drogës, ku nuk ngatërronte asnjë nga ne, pasi ne vetëm e paketonim dhe e lajmëronim që ishte gati dhe iknim. Klodi niste zakonisht një dërgesë prej 20 kg drogë në muaj. Pasi merrte paratë e ngarkesës së parë, ai niste tjetrën. Paratë i merrte gjithmonë në dorë. Pasi merrte paratë e dërgesës së parë, merrte drogën e pastër që e përzienim ne. Për rreth një vit, puna eci normalisht dhe ne dërgonim nga një ngarkesë në muaj. Pas një viti që filluam këtë punë, Klodi na tha që na u kap një ngarkesë rreth 20 kg heroinë në Kroaci dhe që atëherë, puna ra pak, pasi ishte e vështirë për të gjetur transportues si dhe kishim frikë mos kapnin ngarkesën. Që atëherë dërgonim më rrallë, rreth 1 herë në dy muaj, deri pas kapjes së ngarkesës tjetër prej 15 kg drogë të llojit heroinë, e cila u kap në qytetin e Modenës në Itali. Shoferi më duket se ka qenë ose slloven ose kroat, por nuk mund të them me siguri këtë. Pasi u kap kjo ngarkesë u bënë dhe dy ose tre rrugë me heroinë dhe u la puna. Klodi më ka thënë se fitimi ishte rreth 40 mijë euro për ngarkesë.

    TË PANDEHURIT

    Lulzim Berisha,

    Plaurent Dervishaj

    Indrit Dokle

    Indrit Taullaj

    Adriatik Coli

    Sardian Sulejmani

    Kujtim Buna

    Altin Olloni

    Elvin Hoxhosmani

    Alban Neli

    Selman Heti

    Spartak Kalthi

    Altin Nikolla

    Kristian Begu

    Bujar Gashi

    Ahmet Ajeti

    Osman Karpuzi

    TË VRARËT

    Dritan Sallaku

    Viron Curri

    Arjan Paja

    Eduart Ongari

    Marsel Sotiri

    Dritan Disha

    Erion Lame

    Klodian Saliu

    Avni Gashi

    Ilir Koldashi



    ......

    nga shekulli

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    I penduari i bandes se Durresit: Deputeti i PDK-se, Aleks Keka, korrier droge

    PO shkonte nga Kopliku per ne Shkoder , dhe ne hyrje te Shkodres makina devijon paksa dhe shperthen . Nuk dihet nese ka qene vete i dyti me pare ne makine por ne momentin e shperthimit ka qene i vetem .

    Thuhet se ca deshmitare kane ndjere ere gazi ne makinen e karbonizuar nga shperthimi i fuqishem dhe policia ka dy pista :

    1 Nje shperthim me lende eksplozive e po hetohet per llojin e shperthimit dhe llojin e lendes plasese qe mund ta kete shkaktuar

    2 Thuhet se ne makine eshte gjetur nje bombul gazi dhe se makina mund te kete punuar me gaz mendon policia si nje arsye tjeter ( megjithese shperthimi i tille i nje bombule thuhet se eshte shume i rralle ) .


    Shperthimi ka qene shume i forte duke mos i lene asnje mundesi shpetimi kryetarit te demokristianeve te Malesise se Madhe , Aleks Keka

    Ngushellime familjareve !

  4. #34
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Ngushllime!Te besojm dhe lutemi qe fatkeqesin mos ta kete kurdis qellimisht ndokush!Ajo do te ishte fatkeqesi e dyfisht!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Kreu i PDK-se po udhetonte nga Kopliku ne Shkoder, dhe shperthimi ndodhi ne ne vendin e quajtur Ura e Rjollit.

    Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje per te zbardhur krimin. Nuk dihet nese ngjarja ka motive politike.Keka, pervec perfshirjes se tij ne politike eshte edhe nje biznesmen i njohur ne fushen e ndertimeve.



    Ja e panjohura reagimi i pare i kreut te demokristianeve , Nard Ndoka :


    Ndoka: Vrasje politike

    "Kjo eshte nje vrasje politike, Aleks Keka nuk kishte asnje konflikt".

    Burimi / TCH

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Pah sa i shpejtë ky Ndoka!!!!!
    Si nuk paska shprehur ngushëllimet e tij!
    Unë i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së të ndjerit!

  7. #37
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Familjes se te ndjerit i shpreh ngushellimet e mia.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Policia e Shkodres nuk flet per gaz .

    Flitet vetem per shperthim ne momentin kur makina ka dale nga rruga qe fuqia e ketij shperthimi e ka hedhur jashte automjetit ku eshte gjetur trupi Aleks Kekes i djegur krejtesisht dhe pa jete , ishte 38 vjeçar baba i tre femijeve .



    Agjensia italiane Ansa flet per nje atentat , evropa po sheh tmerr me sy .
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 18-06-2009 më 06:20

  9. #39
    Fitore Partia Demokratike Maska e amela1
    Anëtarësuar
    03-07-2008
    Vendndodhja
    tra la la world
    Postime
    172
    Sa gjynaf,ngushellime familjareve.
    Fiton Berisha!

    Votoni nr 10

  10. #40
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Shpërthen makina e kreut të PDK-së. Vdes Aleks Keka

    • Të dhënat e para bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur sot paradite afër Shkodrës. Policia, forcat RENEA dhe nje grup hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e shpërthimit. Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vullnet Topalli: ". Po hetojme shkaqet. Makina shpërtheu pasi doli nga rruga. Trupi i kryetarit të PDK-së, së Malësisë së Madhe u gjet i djegur jashtë makinës".


    SHKODER- Policia e Shkodres: Aleks Keka u gjet i djegur jashtë makinës
    Ora 11:44- Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vullnet Topalli në një prononcim për shtyp në NEWS24 deklaroi se trupi i kryetarit të degës së PDK-së është gjetur i djegur jashtë makinës së tij. “Makina ka dalë nga rruga dhe me pas ndodhi shpërthimi” – sqaron drejtori i Policisë së Shkodrës.
    Pas verifikimit eshte vertetuar se Aleks Keka po udhëtonte i vetëm në makinën e tij, kur ka ndodhur shpërthimi.

    Në momentet e para kur u mësua ngjarja, burime nga policia thanë se shpërthimi mund të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit, ose vënia e një eksplozivi në makinën e Aleks Kekës. Por në një prononcim për median drejtori i policisë së Shkodrës Vullnet Topalli nuk ka pranuar të japë detaje mbi motivin duke u shprehur se po hetohet dhe është shpejt për të dhënë një pistë hetimi.

    Shpërthen makina e kryetarit të PDK-së së Shkodrës. Vdes Aleks Keka
    Ora 11: 17 Kryetari i Partisë Demokristiane të degës së Malësisë së Madhe, Aleks Keka ka mbetur i vdekur sot në mëngjes teksa po udhëtonte me makinën e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Grilë afër qytetit të Shkodrës.

    Të dhënat e para të policisë bëjnë të ditur se viktima Aleks Keka po udhëtonte me automjetin e tij, tip fuoristradë, nga Kopliku drejt Shkodrës. Policia tha se kryetari i degës së PDK-së së kishte udhëtuar disa kilometra larg qytetit të Koplikut, dhe në fshatin Grile ka ndodhur shpërthimi.

    Policia e Shkodrës thotë se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe automjeti ka pësuar dëmtime të rënda. Ende nuk është e qartë nëse kryetari i degës së PDK-së, njëkohësisht dhe biznesmen po udhëtonte vetëm në makinë apo një person i dytë ishte në makinë.
    Policia thotë se për momentin është e vështirë të verifikohet pasi automjeti është dëmtuar shumë nga shpërthimi.

    Hetimet
    Ende nuk dihet nëse shpërthimi ka ndodhur nga një rrjedhje e gazit të makinës apo nga vendosja e një eksplozivi. Policia e Shkodrës thotë se kur i janë afruar makinës kanë ndjerë erën e gazit, cka ngre dhe versionin se shpërthimi mund të ketë ndodhur nga një rrjedhje gazi. Një grup ekspertësh të hetimit dhe forca të shumta policie, forcat RENA ndodhen në vendngjarje por është e vështirë të mësohet se nga se është shkaktuar shpërthimi i automjetit në të cilën po udhëtonte Aleks Keka.

    Kryetari i Partise Demokristiane të Malësisë së Madhe ishte angazhuar në fushatën elektorale të partisë së tij në këtë zonë.

    Faqja e Aleks Kekes ne facebook http://www.facebook.com/people/Aleks-Keka/1319354001

    (s.g/BalkanWeb)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 4 prej 24 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •