Close
Faqja 5 prej 24 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 233
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Deputeti demokristian Frrok Gjini akuzon drejperdrejt Jozefina Topallin si shkaktare te drejtperdrejt me ane te krahut te armatosur te saj duke aluduar fjalimin e saj .

    "Kjo eshte gjuha e urrejtjes se Topallit" ka thene ai ne nje prononcim te shkurter teper i prekur .

    Nenkryetari i Pdk Jak Ndokaj thote se s'ka lidhje me gazin se makina ka qene fuoristrade me nafte . Kurse Nard Ndoka kreu i nuk ka deklaruar asgje per shkak te tronditjes .

    Mendohet se ka qene eksploziv C4 me telekomande pasi nuk ka pasur kontakte te tjera te mundshme ngaqe makina ka qene ne levizje .

    Fushata e pergjakshme vazhdon .

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    "Siq Shihet Të Gjithë Këta Politikanët Shqiptarë Janë Kriminel."

    Këtë gjë nuk e them unë e thonë vetë Politikanët.


    Me Rrespekt : ILMGAP

  3. #43
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    SHKODER- Policia : Shpërthimi me eksploziv, ndoshta C4
    Ora 12:42 Policia thotë se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale. Ekspertët të xhenios dhe të policisë kriminale thonë se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur nga vendosja e një eksplozivi në makinë dhe dyshohet se mund të jetë e llojit C4.
    Një pistë hetimi që është mësuar nga gazetarët në vendngjarja në këto momente është se autorët mund ta kenë aktivizuar shpërthimin nëpërmjet telekomandës.

    PDK, Jak Ndokaj: Keka u vra në atentat. Ky sulm terrorist ndaj PDK

    Ora 12:45-Deputeti i Partisë Demokristiane (PDK), Jak Ndokaj e ka konsideruar vdekjen e kryetarit të PDK në Malësinë e Madhe si atentat të pastër politike dhe sulm terrorist ndaj partisë së tyre. “Isha në një takim elektoral kur mësova ngjarjen. Është tepër e rëndë dhe PDK e konsideron këtë një akt të pastër terrorist. Ngjarje e rëndë, kërkojmë nga organet e sigurisë zbardhjen e menjëherëshme të kësaj ngjarjeje”. Ndokaj u shpreh gjithashtu se ky akt criminal është i motivuar politikisht. “Ky mbetet një akt i motivuar politikisht. Është bërë në mënyrë të studiuar. Atentati ndaj Kekës është në vazhdën e fushatës elektorale. Opinioni public ika dëgjuar tashme thirrjet kundër PDK”, tha Ndokaj duke iu referuar këtu deklaratës së kryetares së parlamentit në Shkodër, Jozefina Topalli për të mos votuar PDK, pasi votat në këtë mënyrë shkojnë tek Edi Rama.

    Deputeti i PDK-së Frrok Gjini: Vrasja politike. Topalli përgjegjëse

    Ora 12: 30 Deputeti i PDK-së Frrok Gjini deklaron se vrasja e kryetarit të PDK-së së Malësisë së Madhe është politike.
    Në një prononcim për NEWS24, Gjini drejton gishtin te nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, si përgjegjëse për klimën e tensionuar që po krijon në të gjithë qarkun e Shkodrës. “E vërteta është e qartë dhe e padiskutueshme. Kjo është vrasje politike. Jozefina Topalli ka krijuar monopol dhe kërkon që të dalë pa tjetër fituese nga qarku i Shkodrës, por tashmë PD e PDK do ti japin vendin e merituar.”- tha deputeti i PDK-së Frrok Gjini

    Demokristiani vazhdon më tej akuzat ndaj kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli se “po ndërton skena të tilla të turpshme për eliminimin e demokristianëve.“Gjuha e saj vrer që ka përdorur këto ditë ndaj demokristianëve. Më tej ai i kërkon drejtësisë zbardhjen e menjëhershme të vrasjes së Aleks Kekës, babait të tre fëmijëve.

    Fushata elektorale në qarkun e Shkodrës është shoqëruar dhe me tensione dhe rivalitet mes PD-së dhe PDK-së.
    Ditet e fundit replikat u shtuan pas deklarimit të Jozefina Topallit në Postribë, kundër partive të vogla si Partia Republikane e Partia Demokristriane.

    (s.g/BalkanWeb)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #44
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ishalla nuk eshte vrasje per politike! Ishalla eshte vrasje per pune personale! Eshte turp te vazhdojne njerezit te vriten per keto lloj gjerash.

    Ja dhe Ndoka, i coi Zoti nje dhurate, e duket sa i lumtur qe eshte.
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    • Ndoka rrëfen se bisedoi sot me Kekën, vetëm 5 minuta para se të ndodhte shpërthimi. “ E mora më pas ne telefon, 3 herë, por ai nuk mu përgjigj". Ndoka rrefen se Keka i kishte treguar se kercenohej nga eksponente te PD

    TIRANE-Kryetari i PDK-së pohoi sot se Kryetari i degës së PDK në Malësinë e Madhe, Aleks Keka që u gjet i vdekur pas shpërthimit të makinës së tij në aksin Koplik-Shkodër, është kërcënuar më parë. Në një lidhje telefonike për TVNews24, Ndoka deklaroi se Keka ishte kërcënuar dhe këtë ja kishte pohuar ketë edhe kryetarit të partisë. Sipas Ndokës, kërcënimet ndaj Kekës ishin bërë të shpeshta pas deklaratave në Shkodër të kryetares së parlamentit Jozefina Topalli për të shpërfillur PDK –në në këto zgjehdje parlamentare. Ndoka rrëfen se bisedoi me Kekën, vetëm 5 minuta para se të ndodhte shpërthimi. “ E mora më pas ne telefon, 3 herë, por ai nuk mu përgjigj. Pastaj mësova për ngjarjen, mbërrita menjëherë në vendgjarje. Dukej gjithcka se kishim të bënim me një akt të pastër terrorist”, pohon Ndoka për News24. Sipas tij, shpërthimi ka qënë i telekomanduar dhe si pasojë makina e Kekës ka dalë jashtë rruge.
    Ndoka sqaron se Keka kishte patur kërcënime të vazhdueshme. “Keka u kërcënua vazhdimisht nga eksponentë të PD-së. Për këtë le të përgjigjet policia, pasi ajo ka cdo informacion”, thotë Ndoka. Sipas tij, kërcënimet për PDK-në, nisën kur Topalli po bënte fushatë kundër partisë të tij në zonën e Shkodrës. “Dihet gjuha e Topallit, ajo është një mostër e politikës shqiptare”, shprehet Ndoka për News24.
    Ngjarja në këtë prag fushate sipas Ndokës ka domethënie, megjithatë Kryetari i demokristianëve bëri thirrje për qetësi dhe kërkoi nga Policia e Shtetit zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

    (d.b/BalkanWeb)

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    epo fushate politike shqiptare duke vrare njeri tjetrin ngelem
    prandaj sbejme kurre para dhe na shkeputen copa nga nga trupi atdheut nder shekuj e kemi ngel si nje njolle ne harte
    e prape nuk zume mend

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Fotoja e te ndjerit dhe adresa ne facebook per ngushellime te rastit familjareve .

    http://www.facebook.com/profile.php?id=1319354001

    Ju prehte shpirti ne paqe
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #48
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Vritet afër qytetit të Shkodrës kryetari i degës së Partisë Demokristiane të Malësisë së Madhe Aleks Koka. Vrasja, dhjetë ditë para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, ndodhi sot paradite afër fshatit Grilë, në aksin Koplik- Shkodër. Makina është gjetur e shkatërruar jashtë rrugës, ndërsa trupi i Aleks Kokës, babait të dy fëmijëve është gjetur jashtë makinës, në asfalt


  9. #49
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    OOO deklarate bombastike e zedhenesit te policise se shtetit Klodian Branko i cili e ka cilesuar me precedente kriminale , ja ka vene bomben per here te dyte viktimes duke e akuzuar si eksponent te theksuar te krimit te trafikimit te lendeve narkotike te mjeteve motorrike dhe lendeve plasese ( koinçidence kjo akuze ? ) .

    S'kam pare akuza te tilla per nje viktime te politikes te cilit nuk i eshte ftohur ende kufoma .

    Deklaratat e policise ngjan sikur i ka shkruar vete Jozefina , cfaredo qe te kishte bere ky njeri ai u vra ne prag fushate dhe brenda dites se sotme atij jo vetem i jepet vdekja per shkaqe politike por edhe tentohet ti hidhet turp ne vend te dheut mbi varr .

    Skandalet dhe monstruozitetet pasojne njera tjetren .
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 18-06-2009 më 08:12

  10. #50
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Nga News24 provojne telefonojne Zonjen Topalli per te marr nje deklarate prej saj, por asnje pergjigje ......... se mos na i kane bere ndonje atentat mor amani
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 5 prej 24 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •