
Postuar më parë nga
Albo
Kërkesa për gjykim mbërrin në Gjykatën e Krimeve të Rënda
Banda e Lul Berishës, dosja e plotë e prokurorisë
Në Tiranë, sot më datë 16. 06. 2007.
Ne, Sokol Malaj, Anton Martini dhe Behar Dibra, me detyrë prokurorë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas përfundimit të hetimeve paraprapake për procedimit penal Nr.35, të vitit 2005, ju paraqesim për gjykim të pandehurit:
1. Lulzim Berisha, i biri i Ademit dhe i Rabijes, i datëlindjes 13.05.1971, lindur dhe banues në Durrës, më kombësi dhe shtetësi shqiptare, i martuar, me dy fëmijë, me arsim të mesëm, i padënuar më parë, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, i mbrojtur nga av.Arben Qeleshi.
Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të:
“Krijim të Organizatës Kriminale”, të parashikuar nga neni 333 i K.Penal.
- “Kryerje e Krimeve nga Organizata Kriminale”, të parashikuar nga neni 334 i K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Dritan Sallaku ndodhur më datë 17.10.1998, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me dashje kryer në bashkëpunim ngelur në tentativë” në dëm të shtetasit Ilir Nela ndodhur më datë 17.10.1998, të parashikuar nga neni 76-25-22 të K.Penal.
- “Vrasjes me dashje kryer në bashkëpunim ngelur në tentative” në dëm të shtetasit Agim Rexhepi ndodhur më datë 17.10.1998, të parashikuar nga neni 76-25-22 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim ngelur në tentative” në dëm të shtetasit Marsel Sotiri ndodhur më datë 29.10.1998, të parashikuar nga neni 78-25-22 te K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Viron Curri ndodhur më datë 29.10.1998, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Arjan Paja ndodhur më datë 29.10.1998, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Eduart Ongari ndodhur më datë 05.07.1999, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Marsel Sotiri ndodhur më datë 22.08.1999, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/2 të K.Penal.
2. Plaurent Dervishaj, i biri i i Njaziut dhe i Liljanes i datelindjes 02. 12. 1972 lindur dhe banues në Durrës me kombësi dhe shtetësi shqipetare, i martuar, me arsim të mesëm, i dënuar më parë hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”.
Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të:
-“Pjesëmarrjes në Organizatë Kriminale”, të parashikuar nga neni 333 i K.Penal.
- “Kryerje e Krimeve nga Organizata Kriminale”, të parashikuar nga neni 334 i K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Dritan Sallaku ndodhur më datë 17.10.1998, të parashikuar nga neni 78-25 te K.Penal.
- “Vrasjes me dashje kryer në bashkëpunim ngelur në tentativë” në dëm të shtetasit Ilir Nela ndodhur më datë 17.10.1998, të parashikuar nga neni 76-25-22 të K.Penal.
- “Vrasjes me dashje kryer në bashkëpunim ngelur në tentativë” në dëm të shtetasit Agim Rexhepi ndodhur më datë 17.10.1998, të parashikuar nga neni 76-25-22 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim ngelur në tentativë” në dëm të shtetasit Marsel Sotiri ndodhur më datë 29.10.1998, të parashikuar nga neni 78-25-22 të K.Penal.
- “Vrasjes me dashje kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Viron Curri ndodhur më datë 29.10.1998, të parashikuar nga neni 76-25 te K.Penal.
- “Vrasjes me dashje kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Arjan Paja ndodhur më datë 29.10.1998, të parashikuar nga neni 76-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Eduart Ongari ndodhur më datë 05.07.1999, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Marsel Sotiri ndodhur më datë 22.08.1999, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/4 të K.Penal.
3. Indrit Taullaj, i biri i Kujtimit dhe i Haties i datëlindjes 11. 04. 1975 lindur dhe banues në Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, beqar, i dënuar më parë hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë.
Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të:
- “Pjesëmarrjes në Organizatë Kriminale”, të parashikuar nga neni 333 i K.Penal.
- “Kryerje e Krimeve nga Organizata Kriminale”, të parashikuar nga neni 334 i K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Eduart Ongari ndodhur më datë 05.07.1999, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Marsel Sotiri ndodhur më datë 22.08.1999, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Dritan Disha ndodhur më datë 09.07.2000, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/4 të K.Penal.
- “Rrëmbimit ose mbajtja peng e personit” parashikuar nga neni 109/1 dhe 25 i K. Penal.
4. Endrit Dokle, i biri i Mensurit dhe i Rahimes, i datëlindjes 31.12.1983, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, beqar me arsim të mesëm, i padënuar më parë, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”.
Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të:
- “Krijim të Organizatës Kriminale”, të parashikuar nga neni 333 i K.Penal.
- “Kryerje e Krimeve nga Organizata Kriminale”, të parashikuar nga neni 334 i K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Dritan Disha, ndodhur më datë 09.07.2000, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Erion Lame, ndodhur më datë 14.01.2002, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Avni Gashi, ndodhur më datë 12.05.2005 të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim ëe kryer në bashkëpunim ngelur në tentativë” në dëm të shtetasit Lulzim Berisha, ndodhur më datë 05.04.2005, të parashikuar nga neni 78-25-22 të K.Penal.
- “Vrasjes në rrethana të tjera ciëesuese, ndaj dy ose më shumë personave” në bashkëpunim e mbetur në tentative në dëm të shtetasve Lulzim Berisha, Isuf Morina dhe Ram Haxhiaj ndodhur më datë 05.05.2005, të parashikuar nga neni 79/dh – 25 - 22 të K. Penal.
- “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim ngelur në tentativë” në dëm të shtetasit Lulzim Berisha ndodhur më datë 30.08.2005 të parashikuar nga neni 78-25-22 të K.Penal.
- “Trafikim të armëve dhe municioneve”, të parashikuar nga neni 278/a/2 të K.Penal.
- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/2 të K.Penal.
- “Rrëmbimit ose mbajtja peng e personit” parashikuar nga neni 109/1 dhe 25 i K. Penal.
5. Sardian Sulejmani, i biri i Bajramit dhe i Liljanes, i datëlindjes 01.05.1985, lindur në Tiranë dhe banues në Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqipetare, me arsim ëe mesëm, beqar, i padënuar më parë hetuar me masë sigurimi arrest në burg.
Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të:
- “Pjesëmarrje në organizata kriminale”, të parashikuar nga neni 333 i K.Penal.
- “Kryerje e Krimeve nga Organizata Kriminale”, të parashikuar nga neni 334 i K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Avni Gashi, ndodhur më datë 12.10 .2005 të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim ngelur në tentativë” në dëm të shtetasit Lulzim Berisha ndodhur më datë 30.08.2005 të parashikuar nga neni 78-25-22 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim ngelur në tentativë” në dëm të shtetasit Lulzim Berisha, ndodhur në muajin gusht të vitit 2005 të parashikuar nga neni 78-25-22 të K.Penal.
- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/2 të K.Penal.
6. Kujtim Buna, i biri i Hajdarit dhe i Fatimes, i datëlindjes 03.08.1978 lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim tetëvjeçar, beqar, i padënuar më parë, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”.
Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të:
- “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale”, të parashikuar nga neni 333 i K.Penal.
-“Kryerje e Krimeve nga Organizata Kriminale”, të parashikuar nga neni 334 i K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Avni Gashi, ndodhur më datë 12.05.2005 të parashikuar nga neni 78-25 te K.Penal.
- “Trafikim të armëve dhe municioneve”, të parashikuar nga neni 278/a/2 të K.Penal.
- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/2 teëK.Penal.
7. Altin Olloni, i biri i Llambi dhe i Elefterisë i datëlindjes 1977 lindur në Kukës dhe Banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim tetëvjeçar, beqar, i padënuar më paëe, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”.
Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të:
- “Pjesëmarjes në organizatë kriminale”, të parashikuar nga neni 333 paragrafi 1 dhe 2 të K.Penal.
- “Kryerje e Krimeve nga Organizata Kriminale”, të parashikuar nga neni 334 i K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim” të mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Lulzim Berisha të parashikuar nga nenet 78/2 – 25 – 22.
- “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave” në bashkëpunim e mbetur në tentativë ndaj shtetasve Lulzim Berisha, Isuf Morina dhe Ram Haxhiaj e parashikuar nga neni 79/dh – 25 e 22 të K.Penal.
- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/2 të K.Penal.
8. Elvin Hoxhosmani, i biri i Ismail dhe i Tushes i datëlindjes 14. 06. 1983 lindur dhe banues në Burrel, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim tetëvjeçar, beqar, i dënuar më parë, hetuar me masë sigurimi arrest në burg.
Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të:
- “Pjesëmarjes në organizata kriminale”, të parashikuar nga neni 333 paragrafi 1 dhe 2 të K.Penal.
- “Kryerje e Krimeve nga Organizata Kriminale”, të parashikuar nga neni 334 i K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim” të mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Lulzim Berisha të parashikuar nga nenet 78/2 – 25 – 22.
- “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave” në bashkëpunim e mbetur në tentativë ndaj shtetasve Lulzim Berisha, Isuf Morina dhe Ram Haxhiaj e parashikuar nga neni 79/dh – 25 e 22 të K.Penal.
- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të arëeve dhe municioneve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/4 të K.Penal.
9. Alban Neli, i biri i Aqifit dhe i Dritës, lindur më 01.01.1979 në Burrel dhe banues në Burrel, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim tetëvjeçar, beqar, i dënuar më parë, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”.
Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të:
- “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuar nga neni 333 i K.Penal.
- “Kryerje e krimeve nga organizata kriminale”, të parashikuar nga neni 334 i K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim” ngelur në tentativë në dëm të shtetasit Lulzim Berisha, ndodhur më datë 05.04.2005, të parashikuar nga neni 78-25-22 të K.Penal.
- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/2 të K.Penal.
10.Selman Heti, i biri i Besimit dhe i Aishes, i datëlindjes 15.05.1983, lindur e banues në Burrel, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim tetëvjeçar, beqar, i padënuar më parë, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”.
Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të:
- “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuar nga neni 333/2/3 i K.Penal.
- “Kryerje e krimeve nga organizata kriminale”, të parashikuar nga neni 334 i K.Penal.
- “Vrasjes në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Lulzim Berisha etj, ndodhur më datë 05.04.2005, të parashikuar nga neni 79/dh – 25-22 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim” ngelur në tentativë në dëm të shtetasit Lulzim Berisha, ndodhur në muajin gusht të vitit 2005, të parashikuar nga neni 78-25-22 të K.Penal.
- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/2 të K.Penal.
11. Spartak Kalthi, i biri i Ndues dhe i Fedies, lindur më 19.12.1988 në Burrel dhe banues në Burrel, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim tetëvjeçar, beqar, i padënuar më parë, hetuar me masë sigurimi arrest në burg.
Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të:
- “Pjesëmarrje në organizate kriminale”, të parashikuar nga neni 333 i K.Penal.
- “Kryerje e krimeve nga organizata kriminale”, të parashikuar nga neni 334 i K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim” ngelur në tentativë në dëm të shtetasit Lulzim Berisha ndodhur në muajin gusht të vitit 2005, të parashikuar nga neni 78-25 -22 të K.Penal.
- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/2 të K.Penal.
12.Altin Nikolla, i biri i Nikollës dhe i Luçies, i dtl. 17.03.1983, lindur dhe banues në fshatin Shkall, Bashkia Manëz, Rrethi Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare arsim tetëvjeçar, beqar, i padënuar më parë, hetuar me masë sigurimi arrest në burg.
Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të:
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim” të mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Lulzim Berisha, të parashikuar nga nenet 78/2– 25– 22 të K.Penal.
- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/2- 25 të K.Penal.
13.Kristian Begu, biri i Thomait dhe i Dafinës i datëlindjes 05. 06. 1976 lindur në Manzë, Durrës dhe banues në lagjen 15 Durrës, i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare me arsim 8-vjeçar i padënuar më parë hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” në mungese.
Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale të:
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim” të mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Lulzim Berisha, të parashikuar nga nenet 78/2– 25– 22 të K.Penal.
14. Bujar Gashi, i biri i Rakipit dhe i Fatimes i datëlindjes 01. 09. 1971 lindur në Kukës dhe banues në Durrës beqar, me kombësi dhe shtetësi shqipetare me arsim 8-vjeçar i padënuar më parë hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë.
Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të:
- “Pjesëmarrjes në Organizatë Kriminale”, të parashikuar nga neni 333 i K.Penal.
- “Kryerje e Krimeve nga Organizata Kriminale”, të parashikuar nga neni 334 i K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Dritan Disha, ndodhur më datë 09.07.2000, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/2 të K.Penal.
15. Dritan Coli, biri i Shabanit dhe i Nurijes, i datëlindjes 14. 03. 1971 lindur dhe banues në Durrës me kombësi dhe shtetësi shqipetare, i padënuar më parë, me arsim 8-vjeçar i martuar me dy fëmijë hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”.
Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të:
- “Pjesëmarrjes në Organizatë Kriminale”, të parashikuar nga neni 333 i K.Penal.
- “Kryerje e Krimeve nga Organizata Kriminale”, të parashikuar nga neni 334 i K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Dritan Sallaku ndodhur më datë 17.10.1998, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me dashje kryer në bashkëpunim ngelur në tentativë” në dëm të shtetasit Ilir Nela ndodhur më datë 17.10.1998, të parashikuar nga neni 76-25-22 të K.Penal.
- “ Vrasjes me dashje kryer në bashkëpunim ngelur në tentativë” në dëm të shtetasit Agim Rexhepi ndodhur më datë 17.10.1998, të parashikuar nga neni 76-25-22 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim ngelur në tentativë” në dëm të shtetasit Marsel Sotiri ndodhur më datë 29.10.1998, të parashikuar nga neni 78-25-22 të K.Penal.
- “Vrasjes me dashje kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Viron Curri ndodhur më datë 29.10.1998, të parashikuar nga neni 76-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me dashje kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Arjan Paja ndodhur më datë 29.10.1998, të parashikuar nga neni 76-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Eduart Ongari ndodhur më datë 05.07.1999, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Marsel Sotiri ndodhur më datë 22.08.1999, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim” në dëm të shtetasit Dritan Disha, ndodhur më datë 09.07.2000, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Erion Lame, ndodhur më datë 14.01.2002, të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Avni Gashi, ndodhur më datë 12.05.2005 të parashikuar nga neni 78-25 të K.Penal.
- “Vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim ngelur në tentativë” në dëm të shtetasit Lulzim Berisha, ndodhur më datë 05.04.2005, të parashikuar nga neni 78-25-22 të K.Penal.
- “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, ndaj dy ose ëe shumë personave” në bashkëpunim e mbetur ëe tentativë në dëm të shtetasve Lulzim Berisha, Isuf Morina dhe Ram Haxhiaj ndodhur më datë 05.05.2005, të parashikuar nga neni 79/dh – 25 - 22 te K. Penal.
- “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim ngelur në tentativë” në dëm të shtetasit Lulzim Berisha ndodhur më datë 30.08.2005 të parashikuar nga neni 78-25-22 të K.Penal.
- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/2 të K.Penal.
16. Ahmet Ajeti, i biri i Elmiut dhe i Xhemiles i datëlindjes 01. 02. 1983 lindur dhe banues në fshatin Magurë, komuna Lipjan Kosovë.
Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale të:
- “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim ngelur në tentativë” në dëm të shtetasit Lulzim Berisha ndodhur më datë 30.08.2005 të parashikuar nga neni 78-25-22 të K.Penal.
- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/2 të K.Penal.
17. Osman Karpuzi, i biri i Beratit dhe i Sofijes i datelindjes 19. 12. 1978, lindur dhe banues në fshatin Sedllavë, Kosovë.
Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale të:
- “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim ngelur në tentativë” në dëm të shtetasit Lulzim Berisha ndodhur më datë 30.08.2005 të parashikuar nga neni 78-25-22 të K.Penal.
- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/2 të K.Penal.
Prokuroria Për Krime të Rënda në datë 03. 04. 2005 ,ka regjistruar procedimin penal Nr. 35 për veprat penale të: Vrasjes me paramendim në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasit Kledjan Saliu “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda” dhe Grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga nenet 78 – 25, 278/4 dhe 333/a të K. Penal. Gjatë hetimeve të mëtejshme në kuader të këtij procedimi rezultoi se i pandehuri Lulzim Berisha dhe shtetasi Kledjan Saliu (aktualisht i vrarë) që nga viti 1997 e në vazhdim kanë krijuar dhe drejtuar një organizatë kriminale në të cilën bënin pjesë të pandehurit Plaurent Dervishaj, Indrit Taullaj, Adriatik Coli, Indrit Dokle si dhe shtetasit Ilir Xhunga, Arben Paja, aktualisht të vrarë. Kjo organizatë kriminale në kuadër të veprimtarisë së saj ka kryer një numër të madh veprash penale, hetimet për të cilat një pjesë ishin pezulluar për zbulimin e autorëve.
Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë më datë 09. 03. 2006 pasi ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar procedimin penal Nr.34 në lidhje me ngjarjen e datës 17.10.1998 ku ka mbetur i vrarë shtetasi Dritan Sallaku dhe janë plagosur Ilir Nela dhe Agim Rexhepi dhe ky procedim penal i është bashkuar procedimit penal Nr.35 të vitit 2005.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka regjistruar procedimin penal nr 506 në lidhje me ngjarjen e datës 29 10. 1998 në lidhje me vrasjen e shtetasve Viron Curri, Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri si dhe procedimin penal Nr.274 në lidhje me ngjarjen e datës 10.07.2000 në lidhje me vrasjen e shtetasit Dritan Disha. Për shkak të konkluzioneve të aktit të ekspertimit tekniko balistik Nr. 2154, datë 05.08.2000 ku përcaktohet se një sasi prej 30 gëzhojash të qitura në ngjarjen e datës 29.10.1998 ku janë vrarë shtetasit Arjan Paja e Viron Curri janë qitur nga e njëjta armë që ka qitur 13 gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes ku është vrarë shtetasi Dritan Disha 09.07.2002, procedimi penal Nr. 506 të vitit 1998 është bashkuar me procedimin penal Nr. 274 të vitit 2000, duke u njohur procedimi i ri me numër 506. Ky procedim penal është rifilluar në datë 09. 03. 2006 dhe është regjistruar me numër 30 dhe i është bashkuar procedimit penal Nr.35 të vitit 2005.
Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë në datë 09.03.2006 ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar procedimin penal Nr.33 në lidhje me ngjarjen e datës 05.07.1999 ku ka mbetur i vrarë shtetasi Eduart Ongari. Ky procedim penal është bashkuar me procedimin penal Nr.35 të vitit 2005.
Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë më datë 09.03.2006 ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar procedimin penal Nr.32 në lidhje me ngjarjen e datës 22.08.1999 ku ka mbetur i vrarë shtetasi Marsel Sotiri. Ky procedim penal është bashkuar me procedimin penal Nr.35 të vitit 2005.
Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë më datë 09.03.2006 ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar procedimin penal Nr.29 në lidhje me ngjarjen e datës 28. 07. 1999 ku janë vrarë me armë zjarri shtetasit Arben Paja dhe Ilir Xhunga, për veprat penale të parashikuar nga nenet 333, 334, 78 – 25 dhe 278/2 te K. Penal. Ky procedim penal është bashkuar me procedimin penal Nr 35 të vitit 2005. Pas kryerjes së hetimeve ky procedim penal është ndarë dhe është pezulluar për zbulim autori.
Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë në datë 09. 03. 2006 ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar procedimin penal Nr 28 në lidhje me ngjarjen e datës 12. 12. 1998 në lidhje me plagosjen e shtetasve Adriatik Coli dhe Rudina Tanku. Ky procedim penal është bashkuar me procedimin penal Nr 35 të vitit 2005. Duke marrë parasysh që nuk u zbuluan autorët e kësaj vepre penale materialet për këtë ngjarje janë veçuar dhe kanë marrë numër 35/1 .
Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë në datë 09. 03. 2006 ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar procedimin penal Nr.31 në lidhje me ngjarjen e datës 14. 01. 2002 ne lidhje me vrasjen e shtetasit Erjon Lame. Ky procedim penal është bashkuar me procedimin penal Nr 35 të vitit 2005.
Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë në datë 18. 03. 2006 ka regjistruar procedimin penal Nr 35 ne lidhje me ngjarjen e datës 05. 04. 2005 ku nga kontrolli i mjetit tip “Pasat” me targa SË04135 u gjetën 4 armë zjarri. Ky procedim penal i është bashkuar procedimit penal Nr.35 të vitit 2005.
Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë në datë 20. 03. 2006 ka regjistruar procedimin penal Nr.37 në lidhje me ngjarjen e datës 05.05.2005 ndodhur në lagjen 4 në qytetin e Durrësit ku janë plagosur shtetasit Lulzim Berisha; Ram Haxhia dhe Isuf Morina. Ky procedim penal i është bashkuar procedimit penal Nr.35 të vitit 2005.
Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë në datë 18. 03. 2006 ka regjistruar procedimin penal Nr 37 në lidhje me ngjarjen e datës 30.08.2005 ndodhur në lagjen 4 në qytetin e Durrësit ku është plagosur qytetari kosovar Ahmet Ajeti. Ky procedim penal i është bashkuar procedimit penal Nr.35 të vitit 2005.
Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë në datë 18. 03. 2006 ka regjistruar procedimin penal Nr.36 në lidhje me ngjarjen e datës 13.10.2005 ku gjatë këqyrjes së vendngjarjes në vendin e quajtur fshati Memaj, Durrës është gjendur i vrarë shtetasi Avni Gashi. Ky procedim penal i është bashkuar procedimit penal Nr.35 të vitit 2005.
Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë në datë 18. 03. 2006 ka regjistruar procedimin penal Nr.38 në lidhje me ngjarjen e datës 04.12.2005 ku rreth orës 21 e 30 minuta persona te pa identifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të banesës së shtetasit Lulzim Berisha në qytetin e Durrësit. Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë shtetasi Plaurent Dervishaj. Ky procedim penal është bashkuar me procedimin penal nr.35 të vitit 2005. Pas kryerjes së hetimeve paraprake për këtë procedim penal, me qenë se nuk janë zbuluar autorët e ngjarjes materialet në lidhje me këtë ngjarje janë ndarë duke marrë numër procedimi 35/3.
Nga hetimet e kryera nuk u bë e mundur që të zbulohen autorët e vrasjes së shtetasit Klodian Saliu dhe është vendosur ndarja e procedimit penal Nr.35 të vitit 2005 duke iu dhënë materialeve në lidhje me ngjarjen e vrasjes së shtetasit Klodian Saliu dhe plagosjes së shtetasit Osman Truma në datë 26. 02. 2005 e Nr 35/3
Gjithashtu, në lidhje me veprën penale të “Pastrimit te produkteve të veprës penale” të parashikuar nga neni 287 i K. Penal dhe “trafikimit të lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283/a i K. Penal, ndaj të pandehurit Lulzim Berisha megjithëse janë kryer hetime është e nevojshme që të priten letërporositë drejtuar autoriteteve të huaja pasi hetimi nuk është i plotë dhe për sa më sipër është vendosur ndarja e procedimit penal Nr 35 të vitit 2005 duke iu dhënë materialeve në lidhje me akuzen e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” të parashikuar nga neni 287 i K. Penal ndaj të pandehurit Lulzim Berisha dhe materialet hetimore në lidhje me veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283/a i K. Penal, nr 35/4.
Nga hetimet paraprake për procedimin penal Nr 35 të vitit 2005 ka rezultuar si më poshtë;
Në datë 17.10.1998 rreth orës 18.30 i pandehuri Lulzim Berisha në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Dritan Coli si dhe shtetasit Klodian Saliu dhe Ilir Xhunga (aktualisht të vrarë) kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Dritan Sallaku në qytetin e Durrësit. Viktima Dritan Sallaku ka qenë i shoqëruar nga shokët e tij, shtetasit Ilir Nela e Agim Rexhepi në oborrin e lokalit që ndodhej përballë shkolles “7 Nëntori” në qytetin e Durrësit dhe nga një makine tip “BMW” me të cilën udhëtonin të pandehurit Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe shtetasit Klodjan Saliu e Ilir Xhunga është qëlluar me armë zjarri ku është vrarë Dritan Sallaku dhe plagosur rëndë Ilir Nelaj dhe Agim Rexhepi.
Në vijim të goditjeve kriminale ndaj kundërshtarëve në qytetin e Durrësit i pandehuri Lulzim Berisha në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj, Dritan (Adriatik) Coli, dhe shtetasit e vrarë Klodjan Saliu e Ilir Xhunga kanë organizuar dhe vrarë më datë 29.10.1998, rreth orës 17.00 në fshatin Rrashbull të Rrethit Durrës shtetasit Arjan Paja e Viron Curri dhe kanë plagosur rëndë shtetasin Marsel Sotiri.
Autorët kanë përdorur për të realizuar aktin kriminal të mësipërm një automjet tip “Golf” me ngjyrë të bardhë, i cili është gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje. Objektivi kryesor i këtij sulmi kriminal ka qenë shtetasi Marsel Sotiri, i cili u plagos në vendngjarje.
Në datë 05.07.1999 i pandehuri Lulzim Berisha në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj, Dritan (Adriatik) Coli, Indrit Taullaj, dhe shtetasin Klodjan Saliu kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Eduart Ongari si bashkëpunëtor të shtetasit Marsel Sotiri dhe strehues të autorëve që vrarë shokët e tyre, Ilir Xhunga e Arben Paja. Kjo vrasje është kryer me armë zjarri më datë 05.07.1999 në qytetin e Durrësit rreth orës 12.40 ku viktima Eduart Ongari ishte duke pire kafe me dy shokët e tij, në lokalin e shtetasit Shahin Ollomani në lagjen Nr. 16, të qytetit Durrës.
Në datë 22.08.1999, rreth orës 21.00 i pandehuri Lulzim Berisha në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj, Indrit Taullaj, Dritan (Adriatik) Coli dhe shtetasin Klodjan Saliu kanë vrarë shtetasin Marsel Sotiri në vendin e quajtur zona e Plazhit në qytetin e Durrësit. Viktima po lëvizte me një autoveturë tip “BMW” dhe pasi është ndarë nga një vajzë, të cilën e ka shoqëruar deri në afërsi të shtëpisë së saj është gjendur në pritën e organizuar nga autoret, të cilët kanë qëlluar me disa lloj armësh nga drejtime të ndryshme duke shkaktuar vrasjen e tij.
Në datën 09. 07. 2000 në vendin e quajtur Shenavlash, të pandehurit Dritan Coli, Indrit Dokle, Indrit Taullai dhe Bujar Gashi kanë vrarë shtetasin Dritan Disha, i cili po udhëtonte me një makinë “BMW” në drejtim të banesës së tij. Shtetasi Dritan Disha ka qenë lidhje shoqërore e shtetasit Erjon Lame dhe Marsel Sotirit.
Tirana Observer
Krijoni Kontakt