Me te vertete eshte kapur banda?
Mos besoni aq shume.
Me te vertete eshte kapur banda?
Mos besoni aq shume.
"Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"
Ne nje shkrim timin ne temen se si linden bandat kriminale ne shqiperi kam patur parysysh pikerisht keta autore pasi e kane filluar aktivitetin e tyre jo larg nga ku ndodhem une aktualisht dhe gjithshka kam shkruar eshte pjese e atij grupi i cili ne fillim ishte nje, por me vone sic dihet ne keto lloj punesh hyn sherri dhe vetem plumbi i rregullon hesapet prandaj dhe banda u nda ne dy pjese kjo edhe per arsye politike pasi banda e Klodian Saliut ishte mbeshtetse e PS-se ndersa ajo e Lul berishes me PD-ne.
Kete e verteton edhe fakti qe varrimin e Klodit thuhet qe morri pjese edhe Namik Dokle.
Kete e verteton edhe fakti qe Klodi u denua me burg te perjetshem por pas nje muaji u lirua mbas nje pagese te majmshme diku ne sferat e larta te politikes Shqiptare.
Krimet e tyre jane te panumurta dhe shum te pa zbuluara si brenda dhe jasht vendit.
Klodi para se ta vrisnin i ishte mbushur mendja se me para mund te behej edhe deputet.
Vrasjet , mashtrimet ,korruptimet e tyre i dinte gjith durresi sidomos lagja e tyre SPITALLE i dinte mire NARD KOKA ,TER KOKA edhe Sokol Olldashi pasi dikur kane qene shoke klase me disa prej tyre , por mungonte vetem vullneti i mir dhe forca e ligjit per ti kapur gje qe po zbatohet keto dite.
Keta njerez kishin nderlidhsit e tyre me politiken prandaj ishin edhe te pa prekshem prej ligjit.
Kjo bande eshte si oktapodi ka shume kebe neper bote qe punojne per ta si per drogen ashtu edhe per prostitucionin mund t'ju duket qesherake por edhe sot pas vdekjes Klodi vazhdon te marre te ardhura nga keto trafiqe, dhe njesoj si oktapodi aty ku ngelet nje pjese e kembes se tyre ato riperterien dhe krijojne nje trup tjeter keshtu qe loja vazhdon edhe me pas.
Po sikur te ishin vetem dy..!
Duhet te kapen te gjitha , kryesore jan ato bandat te mdha qe bejn kesi gjona sikur keta dyja qe qenkan.! njeashtu ti shikojn edhe disa Banda neper Kufi qe po jan dhe pi malltretojn njerzit ne sy te Policis... sikur qe i ka ndodh familjes time n'vitin 2001/2002..
Nejse ne at koh ka qen tjeter ligj ku krimi ka qen n'vend te pare po tani kemi tjeter politik dhe ndoshta jan ndalu pak.!
Gjith te mirat
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Arrestohet ne Maqedoni i shumekerkuari Lulzim Berisha. Biznesmeni, kreu i nje organizate kriminale
Nga Elona Mamushi
TETOVE/TIRANE (6 Prill)-Eshte arrestuar ne Maqedoni i shumekerkuari i drejtesise shqiptare Lulzim Berisha. Arrestimi i Lul Berishes, per te cilin ekzistonte nje mandat arresti nderkombetar, eshte bere mesditen e sotme ne Tetove fale nje bashkepunimi mes policise maqedonase dhe asaj shqiptare. Arrestimi i tij eshte konfirmuar edhe nga policia shqiptare, ndersa behet e ditur se policia maqedone e mbante ate nen mbikqyrje prej disa ditesh dhe ne pranga kane rene edhe disa persona qe e shoqeronin ate.
Biznesmeni Lul Berisha eshte kreu i nje organizate kriminale, 6 pjestare te se ciles u arrestuan muajin e kaluar, ndersa vete biznesmeni Berisha se bashku me 2 bashkepunetoret e tij me te ngushte u shpall ne kerkim.
Te konsideruar si “sundimtare” prej 10 vitesh te qytetit te Durresit, ata ishin vene prej kohesh nen hetime te cilat u finalizuan ne 19 mars me goditjen e kesaj organizate, te perbere nga dy krahe kundershtare; njeri i drejtuar nga biznesmeni Berisha dhe tjetri nga Indrit Dokle.
Berisha, Dokle dhe Klodian Saliu (I vrare) akuzohen per “krijim, organizim dhe drejtim te grupit te strukturuar kriminal, per vrasje, trafik nderkombetar droge, armesh dhe prostitucion".
Banda fillimisht drejtohej nga Lulezim Berisha dhe Klodian Saliu. Nga nje mosmarreveshje banda u nda. Klodian Saliu u vra ne vitin 2005, pas nje prite ne autostraden Tirane-Durres. Ekzekutoret e tij ende nuk jane identifikuar, por hetuesit hedhin dyshime mbi Berishen, i cili u ka shpetuar prangave te policise dhe mendohet se fshihet jashte shtetit. Sipas policise dhe prokurorise, “sundimtaret” e Durresit bashkepunonin mes tyre ne arste te caktuara, pavaresisht kontradiktave qe kishin.
(/BalkanWeb)
SHum mire po bjen miti e krimit me ritem shum te larte. Po ju a ulin hunden gjithe atyre qe ju kishte beri deti kos edhe benin ca te donin. Se per 8 vjet e ps luzezuan ato se ose punonin per to ose i blenin me lek individed e korruptuar.
Kjo qe ky i kerkuar i shpetoi ne shqiperi po e ndoqe kudo ku vajti, dhe e kapen eshte nje sinjal per gjithe ata te botes se krimit, se shteti te kap kudo, e demotivim per ta.
E uroj Ministri Sokol Olldashi qe me sa shikoj deri tani eshte ministri me i mire i qeverise.
O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Para se te thuash rrofte Nastradini per kapjen e milingonave te tipit Lulzim Berisha ? Hajde i çik shoku shife kush e kontrroll qendren me te madhe te prosituconit dhe droges (Soho square )? Ish bodigardet dhe bashk-fshataret e tij nga tropoja qe Berisha i njeh shume shume mire .Postuar më parë nga arturo
Ke 600 vajza shqiptare qe konsiderohen te humbura dhe shfrytezohen nga pimpat e Sales . Kshu qe mos u mundo ta kthesh Djallin - ne engjull se te gjithe e dim se kush eshte .
Ndryshuar për herë të fundit nga Moltisanti : 06-04-2006 më 16:15
Postuar më parë nga Titi
Mire e ka Tyta.
Lulzim Berisha megjithese ka qene kryetar i nje bande me 15 vrasje eshte nje milingone perpara Gramoz Rucit, Edvin Rames, Anastas Angjelit, Agron Dukes.
Gaz Demi administratori i ciftit Nano ne Sarande, e shiti dje per llogari te Nanove 12 milion dollare Hotel "Butrintin" e blere vetem me 800 000$ para 7 vjetesh.
Dhe megjithate
Olldashi meriton nje duartrokitje te fuqishme, pasi po nxjerr maksimumin nga ato cfar i lejojne kopetencat, gjykatat dhe prokuroria e mafies se kuqe.
I nderuar karafilPostuar më parë nga Antimafia
Mos zgjatem me shume
Ke zotin Basha qe ua kalon gjithe atyre qe permende me siper .
Qe politikanet vjedhin ate e di dhe nje budalla , kshu qe mos mu kap me lista te kota si ato kalamojt e çerdheve ,Demokratet thyejne rrekord. Gjitha fondet qe i dha evropa ne permisimin e ekonomise shqiptare 91-97 i mori Nastradini me shoke !!
Shife i cik mbesen e Nastradinit qe eshte akoma ne universitet dhe po depoziton mbi 100 milion euro ne bankat e zvicres , kshu kshu ti zoti tullum , sdo as laps as kalem qe ta kuptosh
hajt shnet
Ndryshuar për herë të fundit nga Moltisanti : 06-04-2006 më 17:59
Fiorentina Kotorri ka kaluar kufirin tri ditë pas Berishës. Targa e makinës së studentes nga Gramshi ndihmoi arrestimin
E dashura tradhtoi Lul Berishën
Ened Janina
TIRANË- Lulëzim Berisha, i akuzuar si ideatori i një organizate kriminale, i arrestuar paraditen e djeshme në Maqedoni është “tradhtuar” nga një femër, me të cilën ai kishte lidhje të ngushtë. Pas operacionit të dështuar të disa javëve më parë për arrestimin e Berishës, policia dhe prokuroria kanë hetuar lidhjet dhe personat e tij më të afërt. Pikërisht duke monitoruar këto lidhje, ka dalë në skenë Fiorentina Kotorri, një vajzë e re nga Gramshi. Informacionet e marra, të siguruara në rrugë operative nga policia dhe prokuroria tregonin se Lul Berisha kishte lidhje shumë të ngushtë me këtë femër. Tre ditë pas “arratisjes” së Berishës, vajza ka dalë nga Shqipëria dhe nëpërmjet Qafë-Thanës ka shkuar në Maqedoni. Ndërkohë, burimet operative të policisë dhe prokurorisë tregonin se Lul Berisha kishte shkuar në Kosovë. Në këtë moment ka filluar edhe “gjuetia” e të fortit të Durrësit në Kosovë dhe Maqedoni. Lajmi është pohuar dje nga burime të Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe Ministrisë së Brendshme.
Kërkimi
Si disa “të fortë” të tjerë, edhe Lulëzim Berisha ka rënë në grackën e policisë për shkak të një femre. Pasi i shpëtoi operacionit për kapjen e tij një muaj më parë, i forti i Durrësit është gjetur nga uniformat blu në sajë të një vajze, me të cilën kishte lidhje. Vetëm një muaj më parë, policia realizoi një operacion, gjatë të cilit u prangosën pjesa më e madhe e anëtarëve të bandës së Berishës, por vetë kreu i saj shpëtoi. Në rrugë operative policia dhe prokuroria filluan hetimet për vendndodhjen e mundshme të Berishës dhe brenda pak ditëve siguruan një informacion se ai ishte larguar për në Kosovë. Ndërkohë, hetimet e tjera nuk tregonin se ai ndodhej ende në Kosovë. Rreth dy javë më parë, prokurorët filluan një verifikim të hollësishëm të të gjithë personave që kishin lidhje të ngushta me Lulëzim Berishën. Hetuesit mundën që të zbulonin se një vajzë e re nga Gramshi, studente për Gjeologji-Miniera në Tiranë me të cilën Berisha kishte miqësi kishte lënë Shqipërinë. Vetëm tre ditë pas “arratisjes” së Lul Berishës, Fiorentina Kotorri kishte shkuar në Maqedoni, nëpërmjet pikës kufitare të Qafë- Thanës. Të dhënat për kalimin e saj në Maqedoni ishin regjistruar nga sistemi TIMS i policisë shqiptare. Kaq i ka mjaftuar prokurorëve për të nisur kërkimin e kësaj vajze. Hapi i parë i hetimit ka qenë marrja e kasetës filmike të kamerave të pikës kufitare të Qafë- Thanës, të cilat kishin regjistruar çdo lëvizje të ndodhur në datën që ishte larguar Kotorri. Në këtë kasetë dukej shumë qartë se Fiorentina Kotorri kishte shkuar në Maqedoni me një makinë, targa e së cilës është shënuar nga ana e hetuesve të prokurorisë.
Gjetja
Targa është zbuluar rreth dy javë më parë dhe menjëherë i është përcjellë policisë shqiptare, e cila ia ka dhënë homologëve maqedonas për të kryer verifikimet e rastit. Brenda pak ditëve, policia maqedonase ka zbuluar se kjo makinë ishte parë të lëvizte shumë shpesh në qytetin e Shkupit. Në këtë moment, policisë shqiptare i janë përcjellë të dhënat se vajza me të cilën kishte lidhje i forti i Durrësit, Lul Berisha, mund të ishte në qytetin e Strugës. Përveç fotografisë dhe targës së makinës së Kotorrit, policisë maqedonase i janë dhënë edhe detaje të hollësishme: një fotografi e Lulëzim Berishës si dhe vendimi i arrestit, i firmosur nga Gjykata për Krimet e Rënda. Me anë të këtyre të dhënave dhe fotografisë, policia maqedonase ka mundur që të lokalizojë vendndodhjen e Berishës. Paraditen e djeshme policët kanë gjetur një moment të mirë, kur Lulëzim Berisha dhe Fiorentina Kotorri nuk e kishin mendjen dhe ka kryer arrestimin në qytetin e Tetovës, pa i lënë kohë të fortit të Durrësit që të reagonte. Menjëherë pas kësaj, Prokuroria për Krimet e Rënda ka filluar procedurat dhe përpilimin e dosjes që do të shërbejë për ekstradimin e tij nga Maqedonia në Shqipëri.
Altin Arapi
Altin Arapi, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e shoferit të kryeprokurorit Sollaku, Genci Sina, është “tradhtuar” nga e fejuara e tij, Imelda Tasho. Policia kishte zbuluar se vajza e re, e cila punonte në Ministrinë e Jashtme, mbante lidhje të vazhdueshme me të fejuarin e saj. Nga përgjimi i telefonit të saj është bërë i mundur gjetja e numrit të telefonit të Arapit. Pasi gjetjes së numrit të telefonit është zbuluar se ai fshihej në Belgjikë. Sërish nëpërmjet telefonit, policia belge ka kryer arrestimin e tij
Aldo Bare
Kreu i bandës së Lushnjes, Alfred Shkurti (Aldo Bare) është gjetur nga Interpoli në sajë të të dashurës së tij. Në dhjetor të vitit të kaluar, një pjesë e pronave të tij kaluan në emër të një vajzë të re që studionte në Rumani. Menjëherë janë filluar verifikimet në lidhje me vajzën nga Shijaku, Denada Kodra, dhe policia arriti që të zbulonte se Aldo Bare takohej shpesh me të. Në gjurmët e të dashurës, policia ka arrestuar Baren në Ankara të Turqisë, ku kishte gjetur strehim prej rreth pesë vjetësh.
Emiliano Shullazi
Emiliona Shullazi, i njohur ndryshe edhe si “Mili i Parkut” është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi është ndjekur për shumë kohë e dashura e tij. Në rrugë operative, policia kishte mësuar se i kërkuari ndodhej gjithmonë nën shoqërinë e të dashurës së tij, Elona Fuga. Fillimisht uniformat blu kanë gjetur numrin e telefonit që përdorte vajza dhe e kanë vënë nën përgjim. Pak orë më pas, policia ka mundur që të gjejë shtëpinë se ku strehohej i kërkuari Shullazi. Në sajë të këtij informacioni, policia ka kryer arrestimin e Shullazit dhe dy personave të tjerë që ndodheshin me të
07/04/2006
shekulli
Kur linda qava dhe te tjeret qeshen......
Kur te vdes tjeret do te qajn dhe une do qesh
Jam_Ajo
Krijoni Kontakt