Close
Faqja 136 prej 153 FillimFillim ... 3686126134135136137138146 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,351 deri 1,360 prej 1521
  1. #1351
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Eduard shohe qe paskan ardhur dhe disa te tjere,e mund te jete dhe nje e mire,mund te jete.

  2. #1352
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar më parë nga EDilo Lexo Postimin
    Nje shtese e vogel qe me erdhi nga nje zagorit ne e-mail kur lexoi kete artikull:
    PLAGA KUR HAPET TE PARET QE E SULMOJNE JANE KRIMBAT QE DHE E MBULOJNE. DORA E MJEKUT TE MIRE ESHTE AJO DI TA PASTROJE E PASTAJ PèRDOR ILAçIN NE SHERIM TE SAJ.......
    Bashkautori juaj ka te drejte,per plaget dhe per mjekun.
    Prandaj duhen shkruar e pershkruar,plaget,natyrisht ne fillim nga se erdhen,e kush ishin ata qe i sollen.
    Sa per mjekun,duhet te presi akoma.
    Nuk mund ti thuhet,kam ca plage por se di nga erdhen,qe mund edhe te kuptohet,se ka dhe qe thone,kam ca plage po nuk dua ti them nga se erdhen.

  3. #1353
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    Citim Postuar më parë nga Jorgo Telo Lexo Postimin
    Nuhat jo pak doze ironie, ketu, more LAKROR, por duhet ta kesh te qarte (E per kete mund te pyesesh dhe Edin vete,) se une nuk vuaj nga megallomania dhe as qe e kam per natyre grabitjen e vlerave... Kurrsesi nuk kam tentuar e nuk kam autorizuar ndokend qe ta paraqese librin "DILOIADA" vetem si produktin tim. E kete mund ta kesh ndeshur edhe ne liber edhe ne komentet e bera nga BAKI YMERI, nga KOZETA ZYLO, SERAFIM DILO, LAKRORI... e Ksenofon DILO. DOMOSDO QE FJALET E MIRA NE ADRESEN TONE NA INKURAJOJNE POZITIVISHT DHE JU SHPREHIM MIRENJOHJEN PAFUNDESISHT.

    Eshte e vertete qe Eduardi po pergatit nje liber me qemtime e mbresa per Familjen e madhe te Dilanjve me mbresa e fakte dokumentare, qe ai i grumbullon dhe i sistemon ne vazhdimesi.
    Te tere tok le ta urojme Edin, t'ia dale mbane edhe kesaj sipermarrjeje e duke pasur edhe ndihmesen e atyre qe kane c'te thone per kete familje...
    Nuk kam si te shpjegohem ndryshe, zoti Lakror!

    JORZAG.
    I NDERUAR JORGO TE PACIM SA MALET ASNJERI NUK MUND TI ULI VLERAT TUAJA SE ATO RRITEN NGA DITA NE DITE JU JENI KRENARIA E ZAGORIES. SHKRIMET TUAJA JANE VETE E VERTETA DHE E VERTETA DEPERTON NE SHEKUJ DHE NUK HUMBET KURRE.JU JENI JO VETEM NJE POET I MIRE DHE I TALENTUAR POR EDHE NJE NJERI I MIRE DHE SHUME KOMUNIKUS ME TE GJITHE KATEGORITE E NJEREZVE E CILA PASQYROHET EDHE NE FAQET E KETIJ FORUMI QE ME PJESEMARRJEN TUAJ PO BEHET CDO DITE E ME INTERESANTE. PRANDAJ EDHE NE JEMI KRENARE DHE MBURREMI ME KRAHINEN TONE PIKERISHT SE KY VEND JO VETEM KA NXJERRE POR EDHE VAZHDON TE NXJERRE NJEREZ ME VLERA INTELEKTI .VEPRA BASHKEPUNUSE DILOIADA ESHTE NJE KRYEVEPER DHE ME SHUME INTERES HISTORIK .TE ME FALESH PER KEQKUPTIMIN QE NDODHI MIDIS NESH
    ME RESPEKT LAKRORI

  4. #1354
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Pershendetje, Moj Vajze E Mikut!

    Citim Postuar më parë nga ARITI STANI Lexo Postimin
    Ju uroj shendet dhe mbaresi.Une jam ne Itali dhe nuk na ehte krijuar mundesia te komunikojme.I lexova disa shkrimet tuaja dhe gezohem qe mund te komunikojme.
    PERSHENDETJE, ARETI!
    SAPO PASHE EMRIN TEND KETU, TE KUJTOVA MENJEHERE, MOJ VAJZE E MENCUR E COMES DHE E LEFES, MOTER E PETROS DHE E ELIT.
    Shpresoj qe edhe ti te mos me kesh harruar. Nuk e dija se shfaqesh ne publik me mbiemrin tend te vajzerise. Eh, sa kujtime te ngrohta kam une nga koha kur isha mesues e punonjes kulture ne Sheper...! Kulturen ia doreziva kunatit tend e nipit te gruas sime, Maksim Perit. Edhe atje ku je detyren e shiteses kryen? Kujtoj qe me ke ndihmuar shume , kur ishe ne dyqan, fakt qe tregon respektin ndaj meje. Une ty, ndoshta te kam aktivizuar pak ne veprimtari kulturore, kurse te ndjerin Come, Elin e Bebin i kam aktivizuar shume. Shepia juaj ne Sheper ka qene nje vater bujare per mua e per gjithcka i jam teper mirenjohese asaj vatre si dhe LEFES e te mires MAMA...
    Me vjen mire qe komunikimin e pare ne kete Forum e bere me bashkefshatarin tend te nderuar, EDIN, qe prej kohesh eshte bere dhe miku im. Na kane miqesuar pikepamjet per jeten, bindjet e sidomos krijimtaria. Eshte edhe nje tjeter bashkefshatari yt ne kete forum, por ai heperhe shkruan me pseudonim. Eshe teper i afte per replika ne forum, i malluar per vendlindjen dhe i shkathet per krijimtari letrare. Them , se do jesh e zonja ta njohesh vete. Kuptohet Diktatura nuk i ka perkedhelur.
    Te ftoj te me lexosh, Areti, edhe ne kete adrese: www.jorgotelo.tk ose
    www.jorgotelo. com
    Aty do gjesh shume nga krijimet e mia.
    Deshiroj, pe deshe, te me dergosh dhe adresen tende te e-mailit, te komunikojme edhe si krushq qe jemi e sidomos per miqesine e vecante qe kam pasur me babin tend te paharruar.
    Bashkeshortin si e ke? Ndoshta mund te me mbaje mend , qe nga dasma e Elit, ku une, si baxhanaku i Pano Perit nuk isha i dores se dyte.
    Po te komunikojme, do shkembejme edhe fotografi reciprokisht:
    Adresa ime e e-mailit eshte: jorgo.telo@gmail. com ^lulja3

    Ndryshuar për herë të fundit nga Jorgo Telo : 29-05-2009 më 02:52 Arsyeja: korrektime...

  5. #1355
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anëtarësuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    [QUOTE=SERAFIM DILO;2279838]Bashkautori juaj ka te drejte,per plaget dhe per mjekun.
    Prandaj duhen shkruar e pershkruar,plaget,natyrisht ne fillim nga se erdhen,e kush ishin ata qe i sollen.

    Dihen nga te gjithe se kush i hapi e i shkaktoi plaget qe akoma nuk sherohen, se "doktori" qe duhet ti sheroje , e qe eshte vete Drejtesia , vret te drejten!

    Sa per mjekun,duhet te presi akoma.

    Sa te presi akoma mjeku; dhe valle ndonjehere mjeku do ta sheroje vertet mjekun dhe plaget qe kane shkuar per tu sheruar tek mjeku?

    Nuk mund ti thuhet,kam ca plage por se di nga erdhen,qe mund edhe te kuptohet,se ka dhe qe thone,kam ca plage po nuk dua ti them nga se erdhen.

    Jo , mor jo , i jane thene vertet se nga kane ardhe, kush i ka shkaktuar etj. etj..., por kur fjala bie ne vesh te shurdhet, s'ka kush te degjon. Apo jo?[/QUOTE]

  6. #1356
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anëtarësuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Pjesa tjeter e artikullit (FJALA E LIRE E DREJTA E BURGOSUR)



    “Peshorja” drejtèsi ,a thuaj akoma nuk di qè e drejta pèr shqiptarin èshtè JETE,èshtè SHPRESE. po, tentohet ti jepet akoma popullit njè bollèk gènjeshtrash?!
    Muaji mjaltit i atyre si Femi Avdiu qè burgosin tè drejtèn ,e komunistè qè e ndjejnè se gabojnè vetèm -kur thonè tè vertetèn ,nuk duhet tè zgjati mè! Ç’èshtja ka marrè pamjen : tè jesh a tè mos jesh. Né kètè disiplinè tè trishtueshme thuhet se jetohet,po gènjèhet. Me tè drejtè poeti shkruan:

    Kèrkova DREJTESI
    Atè nuk ma dhanè
    Mè thanè :
    S’tè takon se,ke tè drejtè:”..

    (“Paradoks shqiptare”Eduard M.Dilo)

    Del dhe ndonjè bejte:”Jeto me pèrralla ,bjeru pas èndrave !” Po, rruga mè e mirè pèr tè lexuar èndèrrat èshtè tè zgjohemi sa mè parè,qè tè lirohet e drejta nga burgu sa mè shpejt! Jeta tregoi dhe vèrtetoi se, sa mè demode behej sistemi aq mè agresiv !
    Dhe,né kètè konteks nuk duhet tè heshtet pèr ta ushqyer popullin me qumèshtin e vet aq mè tepèr pèr kontribute dinjitoze patriotike,shkencore prej gjeniu si tè PETRO ZHEJIT. A thuaj tè jetè ironi è fatit, qè memorjes politike i duhet ta lèrè né harresè e Atdheu ynè akoma tè mos njohi dhe profesorè si, Stavri Skèndi,Arshin Pipa ,Safete S. Juka, Sami Rrepishti etj. etj.? Ahere ç’èshtè kjo heshtje?! ..Pse heshtet pèr ti vènè kèta,e tè tjerè personalitete si kèta né vendin ku meritojnè te- elita e kulturès shqiptare !
    Pyetja do kthyer dhe nga ana tjetèr:sa mundèsi kanè tè vèshtrojnè drejt? Ata janè rritur duke menduar se,kèta janè” armiq tè popullit “! Kjo zgjeron zbrazètinè dhe tèrbimin e shpirtit çnjerèzor se, ndryshe si èshtè e mundur tè mos i jepet vèndi merituar prof. Isuf Luzaj qè, nderuar me medalje floriri nga parlamenti i Argjentinès,apo presidenti REGAN do ti varte né qafè medaljonin “Mèsuesi i Amerikes” .
    A nuk janè tè gjitha kèto né kurriz tè shqiptarève,né kurriz tè Atdheut è demokracisè ?Tjetèr ,s’mbetet vetèm tè pèrsèriten fjalèt e atyre qè kanè humbur pusullèn e mbahen prej shkume: dje vèndi yne :” feneri ndriçues né Europè –sot “vendi me demokratik i botès”! qè,do tè thotè tè mos lirohet njeriu prej trashgimit tè rèndè historik prej asaj“dhuratè” qè kanè lènè sundusit e kuq. Po,njeriu ka lindur tè jetojè i lirè ,e drejta tè mos jetè e burgosur,tè bèjè jetè tè vèrtetè,kètu qèndron dhe specifika dhe bukuria mè e madhe e veprès sè demokracisè.
    Ahere pse kjo babèzi “Uni” nuk lejon emra qè nxitin fuqinè e tè menduarit? po, mbulon pa aftèsinè me krime, lè “forcat e errata né shètitje” si dhe pronèn tè mos vejè tek i zoti, mpiks intriga e bèn jetèn tronditèse, shkel tè drejtèn e jetès, s’ka koncept pèr tè drejtat e njeriut ;se, ka aleat - mashtrimin komunist! . E,s’di i vuajturi shqiptar as tè gèzohet, as tè qeshè,as tè pikèllohet, as tè trèmbet para njè hène gjaku.
    Afrohet i persekutuari, (Ai , qè kurrè si thotè dot goja “UNE” por “NE” ) qè te plagèt pambarim si familje vuan mè tepèr dhimbjet e Atdheut , ai ,tek i cili jeton njè shpirt fisnik,njè inteligjencè qè i ka varur shpresat te virtyti shqiptar dhe vetèm njè pyetje e dègjon tè thotè: “SA!” Edhe sa do vazhdojnè?
    Vite e vite kaluan e ai, mbeti deri te privilegji “i marrjes sé dokumentave”..pèr persekutim,pèr prona- “ish pronari!”!! ..Dhe, mos dhènja e pronès tregon qè mbetet akoma preh e regjimit !
    I shkon ndèrmènd tèrè kèto e tè tjera si kèto e buzèqeshja i ka ngrirè ..pa shtèpi,pa tè drejtè,pa liri…me njè pension sa memzi ndan mbijetesèn nga vdekja .Sakrificat e tij,i mbytin ndjenjat mè esktreme tè agonisè. Pesha qè mban-historia çnjerèzore . Gjèn ajèr tè pastèr te demokracia perèndimore Besim te vitaliteti i popullit tonè,te shqiptarizmi. Shpresè te Amerika. Po..,ka dhe njè sèmundje tè stisur nga enveristèt , ajo i pèrmblidhet né kombinacionin e shkronjave : I DEKLASUAR !
    Vuajtjet s’ka libèr ti shkruaj! Tèrè jeta e Tij- njè Madheshti né dhimbje. Realitet ky,qè habit dhe ata qè ja shkaktuan ! Pèrbuz çdo rrezik kur,vihen né lojè interesat e ATDHEUT Idealet kombètare, janè bèrè njè me shpirtin e Tij.
    Burra tè tillè na bèjnè tè ndihemi krenarè, qè jemi tè racès shqiptare. Ata , kanè njè shèndet tè fortè shpirtèror edhe pse e drejta, u èshtè burgosur(!) “E vèrteta zhytet-thotè,mènçuria popullore- po,nuk mbytet” dhe , e nesèrmja èshtè me Ta. Vjen pa tjetèr dita , qè drejtèsia do tè ndalojè hemoragjinè e saj!

  7. #1357
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anëtarësuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Disa faqe te tera me fotografi nga Topova qe ne com. i ka hedhe "Laloshi". Nuk di ne se i ke pare dhe ti Serafim, jam i bindur qe jo, se ne te kundert do kishe kontribuar dhe ti me fotografi, apo do kishe aktivizuar dhe topovite qe njeh...
    I lumte "Laloshit" qe ka bere nje pune aq te mire. I pashe ato fotografi dhe kujtova gjithe ata njerez qe njoh nga ajo ane; por do permend ketu Xh. Golen(Gole Bane), qe ne periudhen qe une kam qene ushtar ne mrekulline qe i thone Cajup, vinte c'do mengjez e hapte klubin aty, , ku ne ushtaret e prisnim me "goje hapet " - si thone! Na sherbente ashtu goje -mjalte, shkembente shakara me te tere dhe nuk harroj sidomos ate kakaon e shijshme qe na bente.
    Gjithe zagoritet , si zhejotet dhe topovitet ishin shume te sjellur me ne ushtaret.
    Xh. Goles, i uroj jete te gjate dhe e pershendes nga larg.

  8. #1358
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    [QUOTE=EDilo;2280231]
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Bashkautori juaj ka te drejte,per plaget dhe per mjekun.
    Prandaj duhen shkruar e pershkruar,plaget,natyrisht ne fillim nga se erdhen,e kush ishin ata qe i sollen.

    Dihen nga te gjithe se kush i hapi e i shkaktoi plaget qe akoma nuk sherohen, se "doktori" qe duhet ti sheroje , e qe eshte vete Drejtesia , vret te drejten!

    Sa per mjekun,duhet te presi akoma.

    Sa te presi akoma mjeku; dhe valle ndonjehere mjeku do ta sheroje vertet mjekun dhe plaget qe kane shkuar per tu sheruar tek mjeku?

    Nuk mund ti thuhet,kam ca plage por se di nga erdhen,qe mund edhe te kuptohet,se ka dhe qe thone,kam ca plage po nuk dua ti them nga se erdhen.

    Jo , mor jo , i jane thene vertet se nga kane ardhe, kush i ka shkaktuar etj. etj..., por kur fjala bie ne vesh te shurdhet, s'ka kush te degjon. Apo jo?[/QUOTE]
    Qe dihen dihen,po i shkruajme per te mos i harruar.
    Se dhe shoqata i di,po harrojne ti shkruajne.
    Po te doje ndonje zagorit tjeter mund te na kujtoje ndonje emer qe kemi harruar.
    Se dhe harrojme ti shkuajme,jo si emera,po se cfar kane bere e sa kane bere.

    Nuk e kuptoj cfare ke me mjeket e shoqates,nuk te pelqejne.
    Keta jane mjeket qe ka partia dhe zagoria.
    (Se mos i erdhe dhe njeher tjeter ne dore,pa ta shije ti dhe une,mjeket e plaget bashke,zdo ket ilac ti mbaje).
    Nuk jane te shurdher e as memec.
    Jane gagash,u meret goja,u shkjojn por...vu.
    E si bejne as vete,ju a ben lepuri qe kane brenda.
    Per kete mjeku nuk duhet te presi.

  9. #1359
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar më parë nga EDilo Lexo Postimin
    Disa faqe te tera me fotografi nga Topova qe ne com. i ka hedhe "Laloshi". Nuk di ne se i ke pare dhe ti Serafim, jam i bindur qe jo, se ne te kundert do kishe kontribuar dhe ti me fotografi, apo do kishe aktivizuar dhe topovite qe njeh...
    I lumte "Laloshit" qe ka bere nje pune aq te mire. I pashe ato fotografi dhe kujtova gjithe ata njerez qe njoh nga ajo ane; por do permend ketu Xh. Golen(Gole Bane), qe ne periudhen qe une kam qene ushtar ne mrekulline qe i thone Cajup, vinte c'do mengjez e hapte klubin aty, , ku ne ushtaret e prisnim me "goje hapet " - si thone! Na sherbente ashtu goje -mjalte, shkembente shakara me te tere dhe nuk harroj sidomos ate kakaon e shijshme qe na bente.
    Gjithe zagoritet , si zhejotet dhe topovitet ishin shume te sjellur me ne ushtaret.
    Xh. Goles, i uroj jete te gjate dhe e pershendes nga larg.
    I pashe para disa ditesh,ne mos gaboj ishin afersisht 240 250.
    E ka bere bukur,bravo laloshit.
    Krushqi e spiuna ka plot,po ka dhe njerez te mire.
    Njeri nga keta eshte o ishte MILO JUANIDHI,(i ndritshin kockat ku eshte).
    Tamam burre zagorie,po zagorit sic duhen,zagorit per nder.
    Bravo laloshit,ne vecanti per MILO JUANIDHIN.
    (Kur te mar fotografit do tja dergoj).

  10. #1360
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    E mira e nje shkrimi eshte kuptimi.
    Ndryshe nga biseda o e folura ku njeriu mund te mbuloje o te fallsifikoje idet o mendimin e tije,kur shkruan,eshte e veshtire tja arrije qellimit,te mbuloje kuptimin e mendimit.
    Edhe se mund te jete nje kontradikt,sepse fjala eshte me e shpejte me e castit se shkrimi,pra per njeriun duhet te jete me e lehte te kuptohen idet,mendimi kur flet se sa kur shkruan.
    Mund te lexosh cdo lloje shkrimetari,gazetar o nje shkrim,dhe arrin ta kuptosh mendimin e tij,mund te flasesh per ore te tera,dhe duke e pyetur e nuk arrin ta kuptosh se si vertet e mendon.
    Pra edhe se ke kohe, mendon kur shkruan per te mbuluar kuptimin e mendimit,eshte e veshtire te korigjosh vet mendimin,prandaj e shkruan.

Tema të Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndërkombëtare
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  5. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •