Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 88
  1. #31
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Me duket se edhe diplomacia e Serbise dhe ajo e Shqiperise po i bejne reklame te madhe fitoreje nje rezolute qe ka nje qendrim dyfishte. Rezoluta nuk therret ne menyre eksplicite qe anetaret e Konferences Islamike te njohin Kosoven, sikurse thote qe pershendeten arritjet e Kosoves pas shpalljes se pavaresise. Tani ec e gjeje se c'qendrim mban kjo rezolute. "Kush do, le ta njohe pavaresine e Kosoves", ky duket mesazhi me i qarte i rezolutes. Kjo gje dihej edhe pa u miratuar ajo. Kush ka dashur ka njohur pavaresine e Kosoves, cfare risie solli apo do te sjelle kjo rezolute?!
    Mua me duket se edhe kesaj rradhe bota arabe lau buzet me kete rezolute me shume kuptime, gje qe con uje ne mullirin e Serbise. Kjo eshte nje fitore e qarte diplomatike e Serbise dhe nje shans tjeter i humbur i Shqiperise dhe Kosoves.
    O i perkdheluri i Janullatosit , mjaft perhape dezinformata serbe ne forum.

    te dashur forumist , kujdes se jo te gjith ktu ja dojn te miren Kosoves , se ky pjella greke po genjen ketu .
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  2. #32
    Citim Postuar më parë nga Vista Lexo Postimin
    O i perkdheluri i Janullatosit , mjaft perhape dezinformata serbe ne forum.

    te dashur forumist , kujdes se jo te gjith ktu ja dojn te miren Kosoves , se ky pjella greke po genjen ketu .

    Ik ore taleban i debilizuar i Kosoves
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #33
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Brooklyn nuk eshte ceshtja nese bota Arabe lau buzet ose jo.Me e rendesishme eshte se Arabia Saudite qe eshte edhe vendi me me influence eshte reshtuar krah Shqiperise per njohjen e Pamvarsise se Kooves.Kjo ishte vetem mbjellja e fares dhe frutet do ti marim shume shpejt.Ky eshte me te vertete sukses i Mnistrit tone te Jashtem,por edhe i qeverise sone qe ka luajtur me vendet e Konfeences Islamike nje politike mjaft dinamike.Mbase edhe ne ekemi kritikuar deri diku hyrjen ne Konferencen Islamike, por me te vertete kemi bere mire qe kemi hyre dhe duhet te triumfojme me njohjen e Kosoves nga shumica e ketyre vendeve.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #34
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Citim Postuar më parë nga Vista Lexo Postimin
    O flm Arabis e muslimanve nga e mbar bota , ska dyshim se muslimanet kan perkrah dhe perkrahin Kosoven.
    a grekofilet , le te plasin , Serbijen e mposhtem , tani eshte ne rradhe Greqia.
    ------------------------------------------------------------------

    bashke me disa anetare te forumit ,,rrofshin arabet e turqit se bashku ,poshte serbia dhe greqia.


    ej vertet desha te pyes disa anetare te forumit ,kur do e njohin pamvarsine e kosoves vellezerit e tyre serb e grek??

  5. #35
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ministri Basha flet nga Damasku për BBC

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha në një intervistë për BBC-në ka paralajmëruar një valë të re njohjesh të pavarësisë së Kosovës nga vendet e botës islame.


    Ai e ka cilësuar shumë të rëndësishme miratimin e një rezolute për Kosovën nga Organizata e Konferencën Islamike gjatë samitit treditësh të mbajtur në Damask të Sirisë.

    Rezoluta, që u hartua nga Shqipëria, ndërsa u hodh në votim me propozim të Arabisë Saudite, u miratua me unanimitet nga 57 vendet anëtare të Organizatës, përkundër përpjekjeve të Serbisë për ta penguar miratimin e saj.

    Korrespondentja e BBC-së në Prishtinë, Violeta Hyseni bisedoi me shefin e diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha pak orë pas miratimit të rezolutës në Damask.

    BBC: Zoti Ministër, cilat janë thekset kryesore të rezolutës së Organizatës së Konferencës Islamike dhe si e vlerësoni ju miratimin e saj?

    Basha: Rezoluta e miratuar sot është një sukses i madh për Kosovën, për diplomacinë shqiptare dhe për përpjekjen tonë të përbashkët për njohjen e Kosovës në planin ndërkombëtar nga një numër sa më i madh shtetesh brenda një kohe sa më të shkurtër.

    Është rezoluta e parë që adoptohet nga Organizata e Konferencës Islamike që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008.

    Me këtë rezolutë evidentohet qartë se që nga shpallja e pavarësisë, Republika e Kosovës ka bërë progres në ndërtimin e institucioneve demokratike, ka kuadrin e saj modern ligjor, që i referohet qartësisht Kushtetutës së Kosovës, ka kontribuar në ruajtjen e paqës dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon dhe më tej.

    Ajo u bën thirrje vendeve anëtare të Organizatës dhe bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi që të vazhdojnë ta mbështesin forcimin e Kosovës dhe ekonomisë së saj.

    Rezoluta ngarkon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike që në sesionet e radhës të Ministrave të Jashtëm të raportojnë mbi agjendën e përhershme të organizatës mbi Kosovën, duke e bërë kështu Kosovën një pjesë të vazhdueshme të agjendës së përhershme të Organizatës së Konferencës Islamike.

    Miratimi i kësaj rezolute me unanimitet dëshmon për në klimë të re, një momentum të ri në marrëdhëniet e kësaj organizate me Kosovën.

    Vlen të theksohet se kjo vjen edhe pas njohjes së rëndësishme nga Arabia Saudite para disa javësh dhe njohjes nga Mbretëria e Bahreinit dhe Unioni i Komorreve vetëm pak ditë më përpara.

    BBC: Zoti ministër, ka pasur njoftime se teksti i rezolutës është ndryshuar pas presioneve që ka bërë diplomacia e Serbisë në vendet anëtare të Konferencës Islamike?

    Basha: Me këtë rezolutë theksohen qartësisht pikat kryesore, që pala shqiptare, propozuese e kësaj rezolute, dëshironte të evidentonte.

    Evidentohet shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, progresi në ndërtimin e insitucioneve demokratike, Kushtetutës moderne të Kosovës, ruajtjen e paqës dhe stabilitetit, jepet përkrahje e plotë për rikonfigurimin e shpejtë të UNMIK-ut dhe vendosjen e EULEX-it në bashkëpunim të plotë me direktivat përkatëse të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe me qeverinë dhe institucionet e Kosovës.

    Parë nga kjo pikëpamje, kjo rezolutë, e cila është miratuar nga 57 vende anëtare, ndonëse vetëm 13 e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri tani, është një mbështetje e tërthortë, por e qartë për shtetin e Kosovës, prandaj është një sukses i jashtëzakonshëm, është një sukses shumë i madh për diplomacinë shqiptare.

    Pala serbe nuk i ka kursyer përpjekjet për të ndaluar miratimin e kësaj rezolute, të cilat kanë kulmuar me vizitat e nivelit të lartë të zyrtarëve serbë në vendet anëtare ku është lobuar kundër kësaj rezolute.

    Me sa duket dështimi për të parandaluar rezolutën është në gjenezë edhe të pretendimeve që sot ngrihen, pretendime të cilat janë tërësisht të pavërteta, pasi miratimi i sotëm i kësaj rezolute, është një sukses i jashtëzakonshëm, i cili i hap rrugën një numër të madh njohjesh nga vendet anëtare të kësaj organizate.

    BBC: Pra zoti ministër, ju besoni se ndonëse rezoluta nuk i bën thirrje vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike që ta njohin pavarësinë e Kosovës, procesi do të përshpejtohet?

    Basha: Më lejoni të theksoj se kjo tezë, e cila është ngritur nga diplomacia serbe nuk qëndron.

    Do të keni parë që edhe rezolutat, edhe dokumentet apo deklaratat e Bashkimit Evropian, nga të cilat 22 vende e kanë njohur Kosovën, nuk bëjnë thirrje, pasi njohja në vetvete është një process dypalësh, gjuha e përdorur në rezolutë, mbështetja që i jepet Kosovës, mbështetja unanime e kësaj rezolute nga të gjitha vendet anëtare, të cilat dëshiroj që edhe një herë t’u shprehi mirënjohjen time dhe t’i falënderoj për kontributin e tyre është risia që sjell kjo rezolutë, është treguesi më i qartë i klimës së re që ekziston midis Organizatës së Konferencës Islamike dhe vendeve anëtare të saj me Kosovën.

    BBC: Zoti ministër gjatë qëndrimit tuaj në Damask, sigurisht që keni pasur takime me kolegët tuaj nga bota islame. Çfarë u është thënë gjatë bisedave me ta, a priten njohje të shpejta të pavarësisë së Kosovës?

    Basha: Unë kam takuar dhe kam biseduar me mbi 25 homologë të mi, ministra të jashtëm apo kryetarë delegacionesh.

    Kam kënaqësinë e veçantë dhe gëzimin të ndaj me ju se kjo klimë jashtëzakonisht pozitive që reflektohet nga rezoluta e sapomiratuar e ka zanafillën e saj tek një klimë jashtëzakonisht të përmirësuar edhe në nivelin dypalësh sa i përket përceptimit të çështjes së Kosovës nga ato vende që nuk e kanë njohur akoma.

    Unë jam shumë optimist se kapitulli i ri i njohjeve i hapur me Arabinë Saudite dhe që ka vazhduar me këto dy shtetet tjera do të vazhdojë edhe në javët dhe muajt që vijojnë dhe se kjo rezolutë dhe klima e përgjithshme pozitive, të cilën Kosova e ka ndërtuar nëpërmjet sjelljes së matur dhe të drejtë të autoriteteve të saj, qeverisë së Kosovës, shmangies së provokimeve, konsolidimit të shtetit ligjor, kuadrit ligjor në vend, duke përfshirë këtu edhe mbrojtjen e minoriteteve dhe stabilizimit tërësor të situatës brenda në Kosovë dhe në rajon, do të reflektohet padyshim me një bum njohjesh në periudhën që do të vijë.

    Lajmi

    http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2...sha-intv.shtml
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #36
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    interesant ku APYLLONI kur keta arabet qe i uren kaq shume ky ,nuk i permend qe tani ata arabet qe pranuan kosoven duhet tju thuash nje SHUKRAN TE MAAAAADH

  7. #37
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Kadale burrë, mos bën hop se hala s'kemi kërcyer.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  8. #38
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga muslimani72 Lexo Postimin
    interesant ku APYLLONI kur keta arabet qe i uren kaq shume ky ,nuk i permend qe tani ata arabet qe pranuan kosoven duhet tju thuash nje SHUKRAN TE MAAAAADH
    Un nuk urrej arabet, urrej cdo Anti-Shqiptar (perfshi ty edhe buja_20) ju sjeni Shqiptar, jeni kundra kombit tone. Mos mendo se un urrej myslimanet, se te ishte ashtu sdo kisha respekt per GV_USA, apo Fisniku_Student, Drite apo ndonje tjeter tek tuk, por komplet e kunderta sepse un kam respekt teper te madh per kta persona, un i respektoj te gjitha fete. Une ju urrej vetem juve, sepse ju fyeni krenarine e kombit tone, sic jan Nen Tereza edhe Gjergj Kastrioti. Nuk do keni asnjeher respekt nga une deri sa ju fyeni kombin Shqiptar.

    Edhe un se kam idene se cfar eshte fjala "shukran" o Iranian i dreqit. Me fol shqip nese do qe te t'kuptoj.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #39
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    edhe une nuk i urej krishteret i urej njerezit si puna jote , qe nencmon ofendon.

    kam shume miq krishter ,por ata nuk jane si puna jote,ata me respektojne shume, dhe kam nder kur bisedoj me ta ,andaj te lutem mos e prish ate mendim qe kam per njerezit e krishter

  10. #40
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Nuk jam i krishter un o injorant.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •