Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 88
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Se qma perkujtove hajrie spikericen flm
    e di qe te ka marr malli halito per ta edhe ate koh
    a te kujtohet kur edhe gjat emitimit te lajmeve ja dergoishe do letra
    se qfar duhet te thot ajo ne ditarin per nacionalistet e irridentistet shqiptar se si po kqyrin me e prish vllaznim-bashkimin e po doin me e shkatrrue jugosllavin
    ahh more halit po shum e pushtetin e ke pas ne ate koh te hajrie spikerices
    e qysh nuk te ka marr malli ty per te heeeee
    hiq mus mu falendero se e di
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ndryshon Rezoluta në OIC

    Nga Express më 24.05.2009 në ora 20:31

    Organizata e Konferencës Islamike (OIC) pritet të miratojë të hënën pasdite një projektrezolutë, por ku nuk bëhet thirrje e drejtpërdrejtë për njohje të pavarësisë së Kosovës.
    Burime diplomatike të afërta me Samitin e Ministrave të Jashtëm të OIC’it, që po mbahet në Damask të Sirisë, kanë thënë të dielën për Express se teksti i projektrezolutës së hartuar nga Shqipëria dhe më pas e sponsorizuar nga Arabia Saudite - që bënte thirrje për njohjen e Kosovës - nuk ka mundur të fitojë konsensus në komitetet punuese që përbëhet nga diplomatë të rangut më të ultë se Ministrat e Jashtëm.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën, pa hequr kërkesën për njohje të pavarësisë


    Organizata e Konferencës Islamike ka miratuar sot rezolutën për njohjen e pavarësinë së Kosovës. Për këtë rezolutë kanë votuar 57 vende. Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, ministri i punëve të Jashtme i Shqipërisë Lulzim Basha. Kjo rezolutë u bën thirrje vendeve anëtarë të konferencës, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, të ndërmarrin një hap të tillë.
    Ndërkohë lajmi për miratimin e kësaj rezolute nga Konferenca e vendeve Islamike është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

    Rezoluta është hartuar nga Shqipëria përderisa është propozuar për votim nga Arabia Saudite, e cila konsiderohet si vend më me ndikim tek vendet anëtare të konferencës.
    Ministri Basha ka deklaruar se rezoluta nuk ka pësuar ndryshime duke hedhur poshtë pretendimet serbe se është arritur të hiqet kërkesa për njohje të pavarësisë

    Kjo rezolutë obligon sekretariatin e Konferencës që të raportojë për zhvillimet në Kosovë.

    Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës Skënder Hyseni nga New Jorku e ka përshëndetur miratimin e kësaj rezolute që, sipas tij, do t`i lehtësojë procedurat e shume shteteve islamike për ta njohur Kosovën.

    | s.b & RTK staff |

    25 maj 2009 - 14:04:41
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Shumica e botes se mjekercjapeve cifute hedh poshte rezoluten e Arabise Saudite per pavaresine e Kosoves


    http://www.b92.net/eng/news/politics...4&nav_id=59349

    Ju doli boja fare me keto lajme.Tani po presim rradhen ta miratoje Vatikani .
    Ndryshuar për herë të fundit nga _Mersin_ : 25-05-2009 më 09:36
    "Shoku Mjekesise"

  5. #25
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Ju doli boja fare me keto lajme.Tani po presim rradhen ta miratoje Vatikani .
    Mos e ndrysho ate qe kam thene. S'me plas shume per cifutet, por mjekergjatet arabe jane me te pabese se cifutet.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #26
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Konferenca islamike miratoi Rezolutën për Kosovën

    Vendet anëtare të Konferences Islamike, gjithsej 57, votuan me konsensus një Rezolutë në mbështetje të pavarësisë së Kosovës.

    Rezoluta ishte iniciuar nga Tirana zyrtare, pas përpjekjesh të gjata diplomatike dhe e mbështetur nga Arabia Saudite dhe Turqia.

    Në konferencën e Damaskut, Shqiperia u përfaqësua me ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, i cili në një intervistë telefonike nga Damasku, e cilësoi këtë rezolutë si një moment historik për Kosovën. “Ky votim është padiskutim një sukses i diplomacisë shqiptare”, u shpreh Basha.

    Miratimi i Rezolutës konsiderohet si një nga hapat më të rëndësishëm për njohjen së shpejti të pavarësisë nga 57 vendet anëtare të Konferences Islamike, njëkohësisht anëtare me të drejtë vote në Kombet e Bashkuara.

    (B.Sina/INA)

  7. #27
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Basha: Do të ketë një bum të njohjeve të reja për Kosovën

    57 vende anëtare të Konferencës Islamike miratuan sot në mënyrë unanime rezolutën për Kosovën, e cila është hartuar nga qeveria e Shqipërisë. Ministri i jashtëm Lulëzim Basha, i cili po qëndron në Damask të Sirisë, ku zhvilloi sesioni i 36-të i Konferencës Islamike tha se pas miratimit të kësaj rezolute shumë shpejt pritet një BUM i njohjeve të reja. Angazhimin e diplomacisë serbe për të penguar kalimin e kësaj rezolute Basha e cilësoi si një përpjekje të Serbisë për ta penguar vetveten.

    Në intervistën per Radio Kosoven, shefi i diplomacisë shqiptare fillimisht flet për përmbajtjen e rezolutës, ndërsa miratimin e saj e cilëson si lajm të jashtëzakonshëm për Kosovën.

    Lulëzim Basha: Sot kemi një lajm jashtëzakonisht të mirë dhe një sukses të jashtëzakonshëm për Kosovën- miratimin e një Rezolute me unanimitet nga 57 vendet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, të njëjtën kohë vende anëtare të OKB-së, ku pasi merret në konsideratë Deklarata e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe riafirmohet interesi i fortë i kësaj organizate për Kosovën shënohet progresi drejt forcimit të institucioneve të Kosovës, paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në gjithë rajonin. Përshëndetet përshpejtimi i rikonfigurimit të misionit të OKB-së dhe vendosja e misionit të EULEKS-it në gjithë Kosovën, bashkëpunim ky edhe me kornizën ligjore dhe institucionale aktuale të Kosovës, çfarë do të thotë me fjalë të tjera Kushtetutën e Kosovës dhe qeverinë e Kosovës dhe bëhet thirrje për rritje të kontributit dhe ndihmës ekonomike për Kosovën. Pra, mendoj se kemi të bëjmë me një moment jashtëzakonisht të suksesshëm pasi përherë të parë në mënyrë të tërthortë, por të qartë, dhe me unanimitet të plotë Organizata e Konferencës Islamike mbështet Republikën e Kosovës, shtetin e pavarur të Kosovës, institucionet dhe Kushtetutën e saj.

    Radio Kosova: z. Ministër, rezoluta është hartuar nga qeveria e Shqipërisë. Është thënë që janë hequr apo janë tërhequr pjesë të kësaj rezolute. A është kjo e vërtetë?

    Lulëzim Basha: Rezoluta është propozuar nga Republika e Shqipërisë dhe është mbështetur nga të gjitha vendet anëtare. Në një aktivitet për më shumë se tre muajsh diplomacia shqiptare është angazhuar në kontakte të drejtpërdrejta me një numër të madh aktoresh, duke përfshirë këtu Arabinë Saudite, Turqinë, Sirinë, e cila presidencën radhës së OKI, Egjiptin dhe shumë e shumë vende të tjera të cila nuk do të doja t’i veçoja të gjitha me emër. Ajo që mund të them se kjo rezolutë, që sapo ju citova përmbajtjen e saj, përmban pikë për pikë kërkesat e palës shqiptare dhe në këtë kuadër është një sukses i padiskutueshëm për diplomacinë shqiptare.

    Radio Kosova: Gjatë këtij angazhimi Ju dhe qeveria e Kosovës jeni përballur edhe me një fushatë të Serbisë kundër Kosovës?

    Lulëzim Basha: Dëshiroj t’ju them me këtë rast se që nga fillimi i aktivitetit tonë diplomatik, i cili ka qenë intensiv ndonëse jo publik ka pasur një aktivitet edhe nga diplomacia e Beogradit, një angazhim nga diplomacia e Beogradit. Sot për Kosovën dhe për Shqipërinë kemi të bëjmë me një sukses të jashtëzakonshëm me miratimin e kësaj rezolute. Unë do ta citoja një dështim të madh të diplomacisë serbe, e cila u angazhua për të ndaluar këtë rezolutë. Pikërisht në kuadër të këtij dështimi nuk do të doja të merresha me atë që do të thoja është e pavërtetë është një përpjekje për të ngushtuar vetveten. Rezoluta në mënyrë të qartë dhe padyshim në mënyrë unanime, nga të gjitha vendet anëtare i jep mbështetje Kosovës dhe përparimit të mëtejshëm të saj.

    Radio Kosova: Cili ka qenë roli i Arabisë Saudite në procesin e miratimit të kësaj rezolute?

    Lulëzim Basha: Pa dyshim që Arabia Saudite krah për krah vendeve të tjera që kanë njohur Kosovën ka luajtur një rol shumë konstruktiv dhe të dobishëm edhe në punimet e kësaj konference, të sesionit të 36-të tëministrave të jashtëm. Gjej rastin të shprehu edhe njëherë mirënjohje për njohjen nga Arabia Saudite, e cila tashmë është ndjekur edhe nga dy vendet tjera të organizatës që është mbretëria e Bahreinit dhe Unioni i Komoreve dhe shprehu bindjen se ky proces do të vazhdojë edhe më tej në përkrahje e plotë të miqve që tashmë e kanë njohur Kosovën por edhe të atyre që me mbështetjen e tyre për këtë rezolutë, për këtë moment historik, duket qartë se janë shumë pran një vendimi të tillë.

    Radio Kosova: Z. Ministër kur pritet njohja nga këto shtete pas miratimit të kësaj rezolute.

    Lulëzim Basha: Unë kam pasur takime me mbi 25 kolegë ministra të jashtëm dhe përfaqësues të delegacioneve këtu në Damask dhe bazuar mbi këto takime, bazuar mbi klimën e re që krijon kjo rezolutë, momentin e ri politik, kjo është e rëndësishme të kuptohet. Për herët të parë që nga pavarësia e Kosovës kalojmë këtë rezolutë unë mendoj se do të kemi të bëjmë së shpejti me një BUM njohjesh të reja vendet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike. /Shqipmedia/


    ps: Lus moderatorin postimet me lart qe s'kan te bejn aspak me temën te fshihen.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  8. #28
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Lulëzim Basha: Pa dyshim që Arabia Saudite krah për krah vendeve të tjera që kanë njohur Kosovën ka luajtur një rol shumë konstruktiv dhe të dobishëm edhe në punimet e kësaj konference, të sesionit të 36-të tëministrave të jashtëm. Gjej rastin të shprehu edhe njëherë mirënjohje për njohjen nga Arabia Saudite, e cila tashmë është ndjekur edhe nga dy vendet tjera të organizatës që është mbretëria e Bahreinit dhe Unioni i Komoreve dhe shprehu bindjen se ky proces do të vazhdojë edhe më tej në përkrahje e plotë të miqve që tashmë e kanë njohur Kosovën por edhe të atyre që me mbështetjen e tyre për këtë rezolutë, për këtë moment historik, duket qartë se janë shumë pran një vendimi të tillë.

    O flm Arabis e muslimanve nga e mbar bota , ska dyshim se muslimanet kan perkrah dhe perkrahin Kosoven.
    a grekofilet , le te plasin , Serbijen e mposhtem , tani eshte ne rradhe Greqia.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Vista : 25-05-2009 më 11:02
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Thumbs up




    15 muaj pas shpalljes se pavaresise, Kosova ka marre mesditen e se henes nga Damasku nje nga lajmet me te mira per njohjen e saj si shtet i pavarur.
    Vendet anetare te konferences islamike, gjithsej 57, votuan me konsensus nje rezolute ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves, rezolute kjo e iniciuar nga Tirana zyrtare pas perpjekjesh te gjata diplomatike dhe e mbeshtetur nga Arabia Saudite dhe Turqia.

    Ne konferencen e Damaskut Shqiperia u perfaqesua me ministrin e Jashtem, Lulzim Basha, i cili ne nje interviste telefonike nga Damasku e cilesoi kete rezolute si nje moment historik per Kosoven.

    “Ky votim eshte padiskutim nje sukses i diplomacise shqiptare”, u shpreh Basha.

    Autoritetet shqiptare ishin perfshire prej disa muajsh ne nje gare diplomatike me Serbine, e cila, sipas ministrit Basha u perpoq pa sukses deri ne momentet e fundit te bllokonte rezoluten per Kosoven te paraqitur nga Shqiperia.

    “E folura ne nje gjuhe te perbashket eshte nje arritje qe do te kete efektin e saj ne nje bum njohjesh te tjera nga gjiri i kesaj organizate”, u shpreh Basha.

    Miratimi i rezolutes megjithese nuk do te thote njohje zyrtare e shtetit te pavarur te Kosoves, konsiderohet nje nga hapat me te rendesishem per njohjen se shpejti te pavaresise nga 57 vendet anetare te konferences islamike, njekohesisht anetare me te drejte vote ne Kombet e Bashkuara.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  10. #30
    Me duket se edhe diplomacia e Serbise dhe ajo e Shqiperise po i bejne reklame te madhe fitoreje nje rezolute qe ka nje qendrim dyfishte. Rezoluta nuk therret ne menyre eksplicite qe anetaret e Konferences Islamike te njohin Kosoven, sikurse thote qe pershendeten arritjet e Kosoves pas shpalljes se pavaresise. Tani ec e gjeje se c'qendrim mban kjo rezolute. "Kush do, le ta njohe pavaresine e Kosoves", ky duket mesazhi me i qarte i rezolutes. Kjo gje dihej edhe pa u miratuar ajo. Kush ka dashur ka njohur pavaresine e Kosoves, cfare risie solli apo do te sjelle kjo rezolute?!
    Mua me duket se edhe kesaj rradhe bota arabe lau buzet me kete rezolute me shume kuptime, gje qe con uje ne mullirin e Serbise. Kjo eshte nje fitore e qarte diplomatike e Serbise dhe nje shans tjeter i humbur i Shqiperise dhe Kosoves.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •