Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 88
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës,
    Vlora Çitaku


    Institucionet presin njohje pas anëtarësimit të Kosovës në FMN
    Çitaku: Po lobojmë!

    Politika kosovare vlerëson se Kosova ka perspektivë të fuqishme të njohjeve të reja, sidomos nga vendet anëtare të FMN-së, të cilat abstenuan në procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë financiare ndërkombëtare 24 Maj, 2009
    Tensionet e brendshme politike në shtetin e Kosovës, që ishin deri para pak kohe si pasojë e njohjeve numerike jo shumë të kënaqshme një vit pas shpalljes së pavarësisë, e që për adresë dështuese fokusohej Qeveria e Kosovës, pas pranimit të Kosovës në FMN, kanë filluar të bien ndjeshëm. Tani kjo çështje shihet me tjetër perspektivë. Sikur që dihet, me rastin e votimit për pranimin e Kosovës në FMN nga vendet pjesëmarrëse në votim, 96 kanë votuar për, 10 janë shprehur kundër anëtarësimit të Kosovës, kurse 38 vende kanë abstenuar. Në mesin e vendeve që kanë votuar për, shihet se ka shumë që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, prandaj institucionet e Kosovës dhe politika e gjerë e shohin këtë si sinjal i cili nuk duhet të lihet i pashfrytëzuar, sepse situata është shumë në favor të Kosovës.

    Pozicioni në favor të Kosovës
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku, i ka thënë gazetës se kjo ministri dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës që e kanë mbështetur deri tash lobimin për njohje të reja janë fokusuar seriozisht edhe dhe në këtë drejtim. “Dua të them paraprakisht që edhe votat pro anëtarësimit të Kosovës në FMN, nga ato shtete nuk kanë pikur nga qielli, sepse ne kemi lobuar vazhdimisht. Dhe këtë kemi bërë jo vetëm, por bashkë me partnerët tanë, të cilët na kanë ndihmuar në këtë proces”, tha Çitaku. “Ne po i mbajmë kontaktet e vazhdueshme me përfaqësues të gjitha shteteve, mirëpo më intensive me ato që na kanë dëshmuar se pozicioni i tyre mund të lëvizë në favor të Kosovës”, tha ajo.
    Si ndryshim pozitiv të vendeve që deri tash kanë hezituar ta njohin Kosovën, e vlerëson këtë lëvizje të fundit edhe anëtarët e komisionit të jashtëm në Kuvendin e Kosovës, Ardian Gjini dhe Ibrahim Gashi. “Vendet të cilat e kanë votuar Kosovën për anëtarësim në FMN, por që ende nuk e kanë njohur, me veprimin e tyre mund të thuhet se kanë mundur ta japin një shenjë se nuk janë larg njohjes së Kosovës. Kjo pozitë e tyre e tashme duhet të evidentohen nga MPJ-ja dhe të gjitha strukturat e Kosovës që të angazhohen më drejtpërdrejt të kontaktojnë me këto vendet dhe ta kërkojnë njohjen nga këto vende”, tha Ardian Gjini. Ai vlerësoi pozitiv edhe numrin e vendeve që abstenuan dhe nuk votuan kundër e që duhet të shfrytëzohet.

    Diplomacia të jetë më aktive
    Edhe Ibrahim Gashi, anëtar i komisionit të jashtëm nga AKR-ja, i sheh shumë pozitive zhvillimet e fundit. “Numri i njohjeve që ka marrë shteti i Kosovës nga momenti i shpalljes që ka arritur në gjashtëdhjetë njohje, është për ta vlerësuar”, tha ai. “Nëse i referohemi konstatimit të sipërthënë, rasti i pranimit të Kosovës në FMN është moment shumë sinjifikues që lë të kuptohet se disponimi i shteteve për të njohur Kosovën është në ngritje”, tha Gashi. Ai shtoi se tash fokusimi lobues i institucioneve të vendit duhet të jetë edhe më aktiv. “Rrjedhimisht, institucioneve të shtetit të Kosovës iu mbetet që ta kuptojnë rolin e pazëvendësueshëm që e kanë në këtë proces”, thotë ai. S. AHMETI
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shefi i diplomacisë Skender Hyseni lobon në Nju Jork

    Shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, ka udhëtuar për në Nju Jork, ku pritet të ketë takime me rreth 30 delegacione të shteteve të ndryshme të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, nga të cilat do të kërkojë që të përshpejtojnë marrjen e vendimit për njohjen e pavarësisë.
    Kosova deri më tash është njohur nga 60 shtete, ndërkaq pritet edhe njohja e shpejt e vendeve islamike.
    RTK 24 maj 2009 - 13:45:01
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #13
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Me sa kam ndi une Arabia Saudite edhe shum aleat te saj do ta kundershtojn pamvarsine e kosoves kryeministri serb po mban telelfonata te panderprera me kreret e shteteve islamike per kundershtimin e pamvarsise se kosoves vetem disa shtete do jen Pro njohjes se saj....


    Njese neve sna bohet von me ransi asht qe neve na ka pranu Amerika (qe e perfshin krejt boten) edhe shum shtete qe kan autoritet mat madh skemi nevoj per lindjen

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Behgjet Pacolli apo Ministria e Jashtme?!


    Kush po lobon më shumë për pavarësinë e Kosovës?

    Ndërmjet lideri të AKR-së, Behgjet Pacollit, dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës po bëhet një garë diplomatike në të mirë të shtetit të Kosovës: kush po sjellë më shumë njohje të reja të Republikës së Kosovës?
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Behgjet Pacolli apo Ministria e Jashtme?!


    Kush po lobon më shumë për pavarësinë e Kosovës?

    Ndërmjet lideri të AKR-së, Behgjet Pacollit, dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës po bëhet një garë diplomatike në të mirë të shtetit të Kosovës: kush po sjellë më shumë njohje të reja të Republikës së Kosovës?
    Behgjet Pacolli ma shum po lobon se sa ministria e jashtme.
    Kto u dasht me bo kryetar shteti, edhe veq lishoje me hec naper dunja, se ky ka lidhje te shumta te biznesit dhe i shfrytozon edhe per perfitime politike.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin



    Rezoluta në Konferencën Islamike

    Rezoluta është hartuar nga Shqipëria, ndërsa mbështetet nga Arabia Saudite dhe Turqia.


    Siria, Indonezia, Egjipti dhe Irani janë kundër.

    Organizata e Konferencës Islamike do të ketë në tavolinë një rezolutë në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, të hënën. Rezoluta është hartuar nga Shqipëria, ndërsa mbështetet nga Arabia Saudite dhe Turqia. Siria, Indonezia, Egjipti dhe Irani janë kundër. Nëse miratohet kjo rezolutë, do të ishte ndihmesë e madhe për njohjen e Kosovës nga vendet anëtare të kësaj organizate. Edit Harxhi beson se kjo mund të ndodhë.

    Nga Leonard Kerquki më 23.05.2009 në ora 22:40
    Organizata e Konferencës Islamike (OIC) mund të miratojë një rezolutë në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, në fund të Samitit të 36 të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të organizatës.

    Samiti ka filluar punimet të shtunën në kryeqytetin e Republikës Arabe të Sirisë, Damask, derisa Rezoluta pritet të hidhet për miratim në përmbyllje të takimit, pasditen e së hënës.

    Rezoluta është hartuar nga Shqipëria, ndërsa ka mbështetjen e Arabisë Saudite dhe Turqisë, tri vende këto anëtare të përhershme të OIC-së, të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

    Burime të Expressit nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë thonë se në rezolutë jepet një pasqyrë e shkurtër e rrethanave historike të zhvilluara në Ballkan, luftërat e përgjakshme në vendet e ish-Jugosllavisë, si dhe faktet që dëshmojnë se Kosova është një rast sui generis.
    “Rezoluta në mënyrë eksplicite u bën thirrje vendeve anëtare të OIC-së që ta përkrahin shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë një diplomat shqiptar për Express, të shtunën.

    Edit Harxhi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, nuk ka dashur të flasë rreth tekstit të rezolutës, por ka thënë se shpreson se kjo rezolutë do të përkrahet nga vendet e OIC-së.

    “Rezoluta është hartuar nga Shqipëria. Presim përkrahje nga vendet anëtare”, ka deklaruar Harxhi, për Express. “Por u takon shteteve anëtare që të vendosin se çfarë qëndrimi do të mbajnë kundrejt kësaj rezolute”, ka shtuar ajo.

    Të shtunën mbrëma, drejt Damaskut ka udhëtuar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulzim Basha, i cili pritet të negociojë me homologët e tij për përkrahjen e rezolutës për Kosovën.

    Basha, bashkë me homologun e tij nga Arabia Saudite dhe Turqia, ndërkaq, do të jenë zëri i Kosovës në këtë samit, pasi që vendi ynë nuk ka dërguar askënd në kryeqytetin sirian.

    Vlora Çitaku, zëvendësministre e Punëve të Jashtme, thotë se edhe kjo Ministri është në kontakte të vazhdueshme me OIC-në. “Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë në kontakte të vazhdueshme me Sekretariatin e Organizatës së Konferencës Islamike, si dhe me delegacionet e shteteve veç e veç”, ka thënë Çitaku, për Express, të shtunën.

    “Dhe, ndonëse nuk jemi të përfaqësuar atje si Ministri, besojmë se zëri i Kosovës do të dëgjohet”, ka shtuar. Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme nuk është deklaruar nëse ka gjasë që kjo rezolutë të miratohet të hënën.

    “Nuk do doja të deklarohesha paraprakisht. Gjithsesi e dimë që Shqipëria dhe vendet e tjera janë duke punuar intensivisht që kjo rezolutë të kalojë”, ka thënë Çitaku. Sipas saj, miratimi i kësaj rezolute do të ishte një ndihmesë për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

    “Rezultat do të ishte një ndihmesë e madhe. Por, miratimi i kësaj rezolute nuk mund të përkthehet automatikisht në njohje nga ato shtete”, ka shpjeguar ajo. Organizata e Konferencës Islamike praktikon që rezolutat e saj të miratohen me konsensus të plotë nga vendet anëtare.

    Nëse ka kundërshtime rreth një rezolute, atëherë ajo nuk hidhet fare në votim formal. Diplomati shqiptar që foli në kusht anonimiteti për Express, ka shpjeguar se Siria, Indonezia, Egjipti dhe Irani qysh tash kanë shfaqur kundërshtimin e tyre për rezolutën në përkrahje të pavarësisë së Kosovës.
    Sipas tij, kjo mund të çojë deri te ndryshimi i tekstit të rezolutës, gjë të cilën nuk e dëshirojnë sponsorët e saj.

    Po ashtu, kundër kësaj rezolute është edhe Serbia. Siç raportojnë mediat serbe, Beogradi zyrtar po mundohet që t’ua propozojë vendeve anëtare të OIC-së një amendament që ta ndryshojnë këtë rezolutë, në mënyrë që nga ai tekst të hiqet kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Sipas agjencisë serbe të lajmeve, Fonet, në Ministrinë e Jashtme të Serbisë është thënë se Vuk Jeremic ka biseduar me 15 shefa të diplomacisë të vendeve anëtare të Konferencës për këtë çështje.

    Dy ditë më parë, sekretari i punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Miliband, gjatë një fjalimi të mbajtur në Qendrën për Studime Islamike në Oxford, u ka bërë thirrje shteteve të Organizatës së Konferencës Islamike që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

    “Ka rëndësi shumë të madhe që të jemi të involvuar dhe të sigurojmë pavarësinë e Kosovës dhe kështu të largohemi nga armiqësia e viteve ‘90 dhe të ndërtojmë një të ardhme paqësore dhe me perspektivë”, ka thënë Miliband përpara të pranishëmve.

    “Ne shpresojmë shumë që në Konferencën Islamike që do të mbahet javën e ardhshme, të mbështetet me një deklaratë edhe shpallja e pavarësisë së Kosovës”, ka shtuar sekretari i Jashtëm britanik.

    Samiti i 36 i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të OIC-së po shqyrton rolin e kësaj organizate në mbështetje të paqes dhe evitimin e konflikteve në rajonet me popullsi myslimane.

    Shtetet perëndimore, por edhe disa prej anëtareve të OIC-së, edhe më parë kanë provuar t’i bindin shtetet pjesëmarrëse që ta përkrahin pavarësinë e Kosovës, por nuk ia kanë dalë.

    OIC-ja, deri më tash ka miratuar vetëm një rezolutë në përkrahje të Propozimit gjithëpërfshirës të presidentit Martti Ahtisaari.
    Rezoluta eshte perpilua nga qeveria Berisha qe ti me deshir do ta ndrroshe me udebashin edvin ramoviqin,po edhe ti nuk ja leshon rrugen se dardha ner dardh bie

  7. #17
    Shumica e botes se mjekercjapeve hedh poshte rezoluten e Arabise Saudite per pavaresine e Kosoves


    http://www.b92.net/eng/news/politics...4&nav_id=59349
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #18
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga muslimani72 Lexo Postimin
    -------------------------

    eshte e drejte demokratike qe cdo kush ka te drejte te takohem me kedo,mendoj qe shume anetare te forumit thiren ne lirin ,shprehjen dhe demokracine.

    e sa per diplomacine kosovare,skemi ca bejme aq e kane interesimin per shtetin,e shifni se me shume aktiv eshte NAIM TERNAVA me BIK se sa politikanet tane
    Epo të të japin mësime demokracie koshadhet e turkut, me t'ik zari.
    Nuk kritikova liderët arabë që i adhuron ti mor aziatik. Unë nuk pres të më ndihmojnë të huajt, qofshin aziatikë, europianë, amerikanë apo afrikanë.
    Ç'do berr varet nga këmbët e veta thoshin dikur.
    Kritikova këta tanët që presin t'u bien fiqtë nga pema në prehër. Ose më keq akoma, në mënyra indirekte pengojnë njohjet e reja.
    Po hiq perçen nga sytë se flet gomarllëqe.

    P.S. E kam parë edhe BIK-un tuaj. Hatanë ka bërë. Ka mbetur Kosova në dorë të atij plehrës së "Kosovës së re".
    -

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Rezoluta eshte perpilua nga qeveria Berisha qe ti me deshir do ta ndrroshe me udebashin edvin ramoviqin,po edhe ti nuk ja leshon rrugen se dardha ner dardh bie
    ik more shko ndihmoi jeremiqit atje
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës,
    Vlora Çitaku


    Institucionet presin njohje pas anëtarësimit të Kosovës në FMN
    Çitaku: Po lobojmë!

    Politika kosovare vlerëson se Kosova ka perspektivë të fuqishme të njohjeve të reja, sidomos nga vendet anëtare të FMN-së, të cilat abstenuan në procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë financiare ndërkombëtare 24 Maj, 2009
    Tensionet e brendshme politike në shtetin e Kosovës, që ishin deri para pak kohe si pasojë e njohjeve numerike jo shumë të kënaqshme një vit pas shpalljes së pavarësisë, e që për adresë dështuese fokusohej Qeveria e Kosovës, pas pranimit të Kosovës në FMN, kanë filluar të bien ndjeshëm. Tani kjo çështje shihet me tjetër perspektivë. Sikur që dihet, me rastin e votimit për pranimin e Kosovës në FMN nga vendet pjesëmarrëse në votim, 96 kanë votuar për, 10 janë shprehur kundër anëtarësimit të Kosovës, kurse 38 vende kanë abstenuar. Në mesin e vendeve që kanë votuar për, shihet se ka shumë që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, prandaj institucionet e Kosovës dhe politika e gjerë e shohin këtë si sinjal i cili nuk duhet të lihet i pashfrytëzuar, sepse situata është shumë në favor të Kosovës.

    Pozicioni në favor të Kosovës
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku, i ka thënë gazetës se kjo ministri dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës që e kanë mbështetur deri tash lobimin për njohje të reja janë fokusuar seriozisht edhe dhe në këtë drejtim. “Dua të them paraprakisht që edhe votat pro anëtarësimit të Kosovës në FMN, nga ato shtete nuk kanë pikur nga qielli, sepse ne kemi lobuar vazhdimisht. Dhe këtë kemi bërë jo vetëm, por bashkë me partnerët tanë, të cilët na kanë ndihmuar në këtë proces”, tha Çitaku. “Ne po i mbajmë kontaktet e vazhdueshme me përfaqësues të gjitha shteteve, mirëpo më intensive me ato që na kanë dëshmuar se pozicioni i tyre mund të lëvizë në favor të Kosovës”, tha ajo.
    Si ndryshim pozitiv të vendeve që deri tash kanë hezituar ta njohin Kosovën, e vlerëson këtë lëvizje të fundit edhe anëtarët e komisionit të jashtëm në Kuvendin e Kosovës, Ardian Gjini dhe Ibrahim Gashi. “Vendet të cilat e kanë votuar Kosovën për anëtarësim në FMN, por që ende nuk e kanë njohur, me veprimin e tyre mund të thuhet se kanë mundur ta japin një shenjë se nuk janë larg njohjes së Kosovës. Kjo pozitë e tyre e tashme duhet të evidentohen nga MPJ-ja dhe të gjitha strukturat e Kosovës që të angazhohen më drejtpërdrejt të kontaktojnë me këto vendet dhe ta kërkojnë njohjen nga këto vende”, tha Ardian Gjini. Ai vlerësoi pozitiv edhe numrin e vendeve që abstenuan dhe nuk votuan kundër e që duhet të shfrytëzohet.

    Diplomacia të jetë më aktive
    Edhe Ibrahim Gashi, anëtar i komisionit të jashtëm nga AKR-ja, i sheh shumë pozitive zhvillimet e fundit. “Numri i njohjeve që ka marrë shteti i Kosovës nga momenti i shpalljes që ka arritur në gjashtëdhjetë njohje, është për ta vlerësuar”, tha ai. “Nëse i referohemi konstatimit të sipërthënë, rasti i pranimit të Kosovës në FMN është moment shumë sinjifikues që lë të kuptohet se disponimi i shteteve për të njohur Kosovën është në ngritje”, tha Gashi. Ai shtoi se tash fokusimi lobues i institucioneve të vendit duhet të jetë edhe më aktiv. “Rrjedhimisht, institucioneve të shtetit të Kosovës iu mbetet që ta kuptojnë rolin e pazëvendësueshëm që e kanë në këtë proces”, thotë ai. S. AHMETI
    Se qma perkujtove hajrie spikericen flm

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •