Bllokohen 2.6 mln euro dy vėllezėrve nga Berati
PASTRIMI I PARAVE
Prokuroria pritet t'i kėrkojė gjykatės sekuestrimin e kėtyre pasurive deri sa tė dyshuarit tė provojnė se janė tė ligjshme
Pasuritė janė bllokuar edhe pėr dy miqtė e vėllezėrve, ndėrsa paratė dyshohet se i pėrkasinė njė rrjeti tė shfrytėzimit tė femrave
TIRANĖ- Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, nė zbatim tė ligjit "Antimafia", pas relatimit tė dosjes nga njėsia e task-forcės sė Prokurorisė sė Rrethit Tiranė, urdhėroi sekuestrimin e njė sasie prej 2.6 milionė eurosh, pėr dy vėllezėr nga Berati dhe pėr dy tė njohur tė tyre, ndaj tė cilėve prokuroria po heton pėr e "pastrim parash".
Po kėshtu ėshtė kėrkuar edhe bllokimi i disa pasurive tė paluajtshme qė figurojnė nė emrat e tyre. Lajmi konfirmohet nga burimet tė njėsisė sė Antikrimit Ekonomiko-Financiar, tė Prokurorisė qė saktėsuan se hetimi ka nisur nė maj tė vitit 2009. Sipas saj po hetohen pėr "pastrim tė parave" dy vėllezėrit nga Berati Aleksandėr e Sokol Shehu, kunati i tyre Can Murataj nga Tropoja, si dhe Fatos Zeka po nga Berati.
Dy vėllezėrit Shehu, dyshohen janė pjesė e njė organizate kriminale qė merrej me "trafik dhe shfrytėzim prostitucioni" ne Greqi. Nga ky aktivitet ata dyshohet se pėrfitonin rreth 12 mijė euro nė ditė dhe mė pas me aktivitetet e tyre nė Shqipėri kryenin "pastrimin e kėtyre tė ardhurave". Nė Shqipėri, njėsia e Task-Forcės sė kryeqytetit, ka nisur hetimet ndaj tė dyshuarve pėr akuzat e mėsipėrme nisur nga bizneset e tyre tė ngritura nė vend.
"Shekulli" siguroi dy kopjet e vendimit tė sekuestrimit preventivė tė pasurisė sė katėr personave qė ndodhen nėn hetim pėr akuzėn e "pastrimit tė parave", ku jepen detaje pėr llogarit e tyre bankare dhe transaksionet e kryera nga Greqia nė Shqipėri qė kapin shifrėn e 2.6 milione eurove.
Gjithashtu, nė kėto vendime, saktėsohet se njėri nga tė dyshuarit kryente transaksione bankare nga llogaria e tij personale shuma prej 10 mijė eurosh nė llogari tė femrave tė ndryshme rezidente nė Greqi dhe personave tjerė qė mendohet se janė rusė. Veē kėtyre transaksioneve, sipas vendimeve tė gjyqtarit Gjin Gjoni tė datave 26 dhe 27 maj 2009, tė dyshuarit kanė sjellė nė Shqipėri rreth 2.6 milione euro.
Kjo nėpėrmjet disa transaksioneve bankare, nė tre raste nga 500 mijė euro dhe mė pas nė shuma mė tė vogla.
Nga kėto tė ardhura, sipas vendimeve, nė Shqipėri janė blerė dy apartamente, njė truall me sipėrfaqe 4.100 metėr katrorė nė fshatin Muēaj tė Vlorės, ėshtė ngritur njė pikė karburanti nė Vlorė, njė lokal dhe ka filluar aktivitetin kompania e tyre me emri "Shehu" sh.p.k.
Kjo shoqėri, sipas vendimeve tė gjykatės, dyshohet se pėrdorej pėr pastrimin e parave tė "pista" tė sjella nga Greqia. Sipas hetimeve, shtetasi Can Murataj ėshtė regjistruar si subjekt tatimor nė Tiranė nė fushėn e "shėrbimeve telefonike", kurse Aleksandėr Shehu ėshtė ortak dhe administrator i vetėm i shoqėrisė "Shehu" sh.p.k. me objekt tregtie me pakicė dhe shumicė karburantesh, bar-kafe, import dhe eksport tė mallrave tė ndryshėm.
Sipas burimeve, mėsohet se nė ditėt nė vazhdim, Gjykata e Krimeve tė Rėnda me kėrkesė tė njėsisė sė Sekuestrimit dhe Konfiskimit tė Aseteve Kriminale pritet tė vendosė sekuestrimin e tyre mbi bazėn e ligjit "Antimafia". Ky seksion funksionon pranė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda dhe ka brenda tij tre prokurorė.
Pas sekuestros, pritet tė kėrkohet qė tė katėr tė dyshuarit tė gjejnė prova pėr tė dėshmuar se pasuria e tyre ėshtė ngritur mbi bazėn e njė biznesi tė ligjshėm. Hetimet kanė filluar pasi Drejtoria Kundėr Krimit Financiar nė Policinė e Shtetit ka referuar njė material tė hollėsishėm tė transaksioneve bankare tė vėllezėrve Shehu dhe miqve tė tyre, duke kėrkuar ndjekjen penale ndaj tyre.
SEKUESTRO PASURISĖ, SHEHU, MURATAJ, ZEKA
Shtatė llogari bankare nė euro me vlerė 2.6 milione euro
Njė llogari bankare nė lekė me vlerė 1.078.900
Njė llogari bankare nė dollarė me vlerė 960
4.100 m2 Sipėrfaqe trualli nė fshatin Muēaj Vlorė
Pikė karburanti nė Vlorė
Shoqėria "Shehu" Sh.p.k.
Lokal "Bar Kafe"
Dy apartamente nė Tiranė
Shekulli
besoj shume nga ju do e keni lexu kete lajm
por une cuditem me nje fakt
si arrihet mu ba ky lek
shume nga ju kane ma shume pervoje se une jashte shteti(meqe thuhet jashte behet leku) e munden me shpjegu nej gja
Krijoni Kontakt