KUR VJENË PRANVERA
Kur vjenë pranvera,
Në Anadrininë time;
Anë e mbanë -
Lindin gëzime...
Ndër ara e livadhe,
Ndër kopshte t'shkruar;
Ndër kodra e male...
Çelin lule t'praruar.
Në të katër anë,
Ndihet fy'lli;
Prej blegërimave -
Jehon tërë pylli...
Bujqit me lopata...
Me gëngë e gëzim;
Me parmend e shat...
Dalin n'punë n'agim!
Fëmijët plot hare,
Lozin e këndojnë;
Plakat me tjerrthore -
Delet i lëshojnë!
Kur vjenë pranvera,
Në Anadrininë time;
Anë e mbanë -
Lindin gëzime!
08.06.1972
Krijoni Kontakt