Close
Faqja 17 prej 54 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 539
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    te lumte penda e mendja o agim !

    shum te bukura e shum edukuese e shum feminore.. kto poezi..
    Përshëndetje i nderuar mik Brari,
    Ju falenderohem për komplimente, falemderit që më lexoni dhe më vjenë mirë se i vlerësoni shkrimet e mia për fëmijë...
    E dua letërsinë për fëmijë, ajo është më e pastër, më lozanjare, pa kalkulime, pa shantazhime, "pa hedhje të gurit e fshejes së dorës"... thjeshtë, është plotësisht e çiltërt...

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    BABI, MË PUTH NESËR


    - Babi, më jep një euro të blejë një shnallë?
    - Jo, zogëza e babit, babi ende s’e ka marrë rrogën!
    - Babi, atëherë më jep gjysmë euro për të blerë një burek!
    - Nesër të jap, shpirti i babit!
    - Po ti më thua se më do!?
    - Po, të dua shumë, shpirt! Eja të të puthi!
    - Babi!...
    - Urdhëro, pëllumbeshë!
    - Asi, puthmë nesër, babi!
    Babit i qeshi fytyra, nxori portofolin dhe ia dha Fitorëes një euro.

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Për pushim të këndshëm, po i postoj dy gjëegjëza:



    Me ekran si të lelevizorit,
    Edhe tastaturë ka;
    Nga të gjitha fushat -
    Informata ofron pa pra!

    Zgjidhja?.......................



    Është akrobate,
    Fare lozanjare;
    Me ëndje loz me top -
    Minjëve su lë vënd fare!

    Zgjidhja?..........................

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Për pushim të këndshëm, po i postoj dy gjëegjëza:



    Me ekran si të lelevizorit,
    Edhe tastaturë ka;
    Nga të gjitha fushat -
    Informata ofron pa pra!

    Zgjidhja?.......................



    Është akrobate,
    Fare lozanjare;
    Me ëndje loz me top -
    Minjëve su lë vënd fare!

    Zgjidhja?..........................
    Po i zbulojmë zgjidhjet:

    1.Kompjuteri,
    2.Maca

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    MËSUESIT TIM


    Ishe mësuesi im i parë,
    dielli i agimit me rreze t’ artë;
    me buzëqeshjen mbi çepallë-
    e nga zemra fjalë të zjarrtë.


    Gëzimin e ndaje me secilin fëmijë,
    dhembjen e merrje veç për vete;
    këshilla dhurove me dashuri-
    me sjellje pedagogjike e adete.


    Fjalori ytë kishte veç të mira fjalë,
    pa asnë thënje me zhargon;
    mirësjellja jote e pa parë-
    si princ i rallë në ne marshon.


    Me brushën tënde magjike,
    përqafoje qiltërsinë e qiellit;
    me nyansat tua idilike-
    zbrite në pëllëmbë bukurinë e ylberit.


    U bëmë burra, të gjithë ne kalamajë,
    ti nën kala, n’ pleqëri ende pikturon;
    që t’ patëm mësues, ndjehemi krenarë-
    e t’ marrim shembull në jetën tonë!

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    falenderimet ju takojn juve i nderuar agim..

    letersia per femije eshte guri i themelit.. te nje kombi.. sepse aty formohet bota e femijve e ata femije neser jan shtylla e kombit..

    cdo ishte italia pa Pinokion Cipolinon e pa ZEMRA-n te edmondo de amicis..

    me sa kam ven re.. ne kosove ka nje tuf poetesh e prozatoresh te shquar te letersise feminore..

    juve dhe atyre ju uroj pun te mbare per kte angazhim kaq kombetar e kaq njerzor..


    sa me shum femije qe lexojne letersine e bukur.. per femije.. aq me pak lahpere do kemi rrugve te kosoves.. aq me shume akademike e burra shteti te vyeshem do i vijne kosoves..


    ..

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    falenderimet ju takojn juve i nderuar agim..

    letersia per femije eshte guri i themelit.. te nje kombi.. sepse aty formohet bota e femijve e ata femije neser jan shtylla e kombit..

    cdo ishte italia pa Pinokion Cipolinon e pa ZEMRA-n te edmondo de amicis..

    me sa kam ven re.. ne kosove ka nje tuf poetesh e prozatoresh te shquar te letersise feminore..

    juve dhe atyre ju uroj pun te mbare per kte angazhim kaq kombetar e kaq njerzor..


    sa me shum femije qe lexojne letersine e bukur.. per femije.. aq me pak lahpere do kemi rrugve te kosoves.. aq me shume akademike e burra shteti te vyeshem do i vijne kosoves..


    ..
    Shumë konstatimet e sakta z. Brari...
    Të gjithë ata që mirren me shkrime, kanë për obligim kombëtarë të japin kontributin e vet në këtë drejtim dhe unë jam i bindur se nuk mungojnë rezultatet...
    Ama parashtrohet pyetja:A bëjmë mjaft për fëmijët tanë që i kemi engjujt e vëretë dhe a mund të japim më shumë?

    Unë jam i bindur plotësisht se të gjithë ne mudn të japim edhe shumë më shumë për ardhmërinë tonë - fëmijët tanë, kuptohet secili në kuadër të mundësive të veta...
    Ama, nuk është lehtë të shkruhet për fëmijë, kërkon një "zbritje shkallësh", të futesh mes fëmijëve, në lojën e tyre, në gëzimet, përjetimet, dështimet, fitoret...

    Përshëndetje i nedruar!

  8. #168
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Z.Agim!Do te pergjigjem me nje shkrim ne form poezie per leximin e poezive per femij ne kete forum!


    Nje dite mora mbesen time
    Pran monitorit e ofroj
    Hapa faqen e poezive
    Dhe i thash qe te lexoj!

    Por pas pak doli tue qa
    I thash c'ke moj e uruar
    ,,Ika halle se s'eshte per mua''
    Ktu lexoj, njerez duke u sha!

    Nje mendim pra ke nga une
    Per femij mos shkruaj ne forum
    Mos te na shofin duke u sha
    Sepse dalin vrap tue qa!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #169
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin

    Z.Agim!Do te pergjigjem me nje shkrim ne form poezie per leximin e poezive per femij ne kete forum!


    Nje dite mora mbesen time
    Pran monitorit e ofroj
    Hapa faqen e poezive
    Dhe i thash qe te lexoj!

    Por pas pak doli tue qa
    I thash c'ke moj e uruar
    ,,Ika halle se s'eshte per mua''
    Ktu lexoj, njerez duke u sha!

    Nje mendim pra ke nga une
    Per femij mos shkruaj ne forum
    Mos te na shofin duke u sha
    Sepse dalin vrap tue qa!
    Ps.Lutem qe mos te me keqkuptoni,nuk ishte mendimi ime qe sharjet vijn nga ju i nderuar,por femiun nese e kyq ne forum nga kurreshtja bene nje shetitje neper te,dhe ka cfar te shof!Kjo eshte me teper nje apel qe antaret te ken kujdes se si shprehen.Flm.per mirekuptim!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin

    Z.Agim!Do te pergjigjem me nje shkrim ne form poezie per leximin e poezive per femij ne kete forum!


    Nje dite mora mbesen time
    Pran monitorit e ofroj
    Hapa faqen e poezive
    Dhe i thash qe te lexoj!

    Por pas pak doli tue qa
    I thash c'ke moj e uruar
    ,,Ika halle se s'eshte per mua''
    Ktu lexoj, njerez duke u sha!

    Nje mendim pra ke nga une
    Per femij mos shkruaj ne forum
    Mos te na shofin duke u sha
    Sepse dalin vrap tue qa!

    Përshëndetje e nderuar e panjura, mesazh i mirë (nga ngjarja e vërtetë), është fakt i gjallë se nëpër disa tema, paraqitjet janë tepruar, herë-herë duke tejkaluar komunikim njerëzor e duke kaluar në banalitet...
    Fatbardhësisht se tek tema Vogëlushët shqiptar, kurrë në asnjë moment, fëmijëve nuk iu janë servuar diçka të tillë...
    Kam potencuar disa herë se të shkruash për fëmijë, është shumë vështirë, pastaj fëmijët janë si kamera të fshehura, inqizojnë në mënyrë tridimensionale...

    Ju përshëndes e nderuar, ju në çdo temë keni qenë vazhdimisht në nivel të kërkuar e në rastin konkret, pajtohem plotësisht me mendimin Tuaj dhe e përkrahi skajshmërisht!

Faqja 17 prej 54 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •